DISA BARCOLETA TE VERTETA)
Luan Bislimi, kusheri yni, ishte nder te paret ne komunen e Vitise qe kishte diplomuar ne fakultetin ekonomik. Ishte rritur jetim, pa nene e pa babe. Ishte edhe shume shendetlig. Ishte rritur dhe shkolluar nga xhaxhai i tij, Jetish Bislimi-Vishi, i cili ishte edhe veprimtar dhe luftetar i paepur i ceshtjes kombetare. Prandaj, Ai ndiqej kemba-kembes dhe ishte denuar me shume vite burg nga Jugoserbia e Titorankovicit... Kjo ishte edhe arsyeja kryesore e shpernguljes se tij nga fshati yne, Verban, ne Kastriot. Xha Jetishi ishte edhe mesuesi i pare dhe themeluesi i shkolles se pare shqipe ne fshatin tone, Verban e me gjere (qershor 1943).
Kthehemi te barcoletat e Luanit, i cili shquhej edhe per humorin e tij te holle... Komuna e Vitise e kishte ftuar Luanin qe te vinte nga Prishtina dhe te punonte ne Viti, ne administraten komunale. Pervec zotesise se tij profesionale, Luani, edhe sot ne Viti mbahet mend dhe kujtohet per humorin-barcoletat e tij dhe ironizimin e strukturave politike-komunale te asaj kohe per te cilet nuk lodhej fort...
KRYETARI I KOMUNES DHE FINANCAT KOMUNALE
Ne kohen qe punonte Luani ne Viti, kryetar komune ishte dikush qe kishte mbaruar per gjuhe shqipe... Nje dite, ky kryetari i komunes i kishte kerkuar Luanit nje raport per buxhetin-financat e komunes. Luani e kishte bere raportin shumefaqesh dhe ia kishte derguar kryetarit, i cili kishte nisur ta shfletonte dhe lexonte raportin... Ne nje moment kishte ngritur syte nga raporti dhe i kishte thene Luanit se nuk po kuptonte asgje nga keto shifra, nga ky raport i financave... "S'ke faj kryetar, ia kishte kthyer Luani. Per ta kuptuar raportin dhe per t'i kuptuar ceshtjet ekonomike e financiare eshte dashur me shku dhe me mbaru kater vite fakultet ekonomik".
KEPURDHAT DHE KUAJT
Nje here tjeter komuna e Vitise kishte marre vendim per te prodhuar kepurdhen... Ishte mbledhur aso kohe kolektivi i Agromoraves dhe strukturat komunale ne nje mbledhje per te diskutuar per punen e kerpudhave... Pervec tjerash, ishte shtruar nevoja e domosdoshme per plehun e kuajve, i cili qenka shume i mire per rritjen e kerpudhave. Mirepo, duheshin te pakten 200 kuaj per te patur plehun e tyre... Kjo ishte ceshtje qe kerkonte zgjidhje... Luani, i cili zakonisht ulej ne fund te salles ne raste mbledhjesh, e kishte marre fjalen: "Kollaj kjo pune, kishte thene. 100 kuaj i kemi ne komune (ne administraten komunale). Mbetet me i gjete edhe 100 kuaj tjere".
DREJTORI DHE KUNGULLI
Ky kusha i yne, Luani, paska shkuar nje dite te drejtori i Agromoraves. Por, sekretaresha e tij i kishte thene se drejtori nuk ishte aty, kishte dalur... Mirepo, ne dollapin e zyres ishte nje kungull i madh, te cilin e kishte sjellur nje bujk i vyeshem i asaj kohe... Luani pa nje pa dy, me ate humorin e tij te holle, i kishte thene sekretareshes, duke shikuar nga kungulli "gjigant": "Si ka mundesi?! Drejtori paska dale, ndersa koken e paska harruar ketu"!
Familjare, shoke e miq te Luanit sigurisht qe dine edhe shume barcoleta te tij... Prandaj, i lus qe t'i shkruajne...
I paharruar kujtimi dhe nderimi per kushen tone, Luan Bislimi!
|