Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ÇFARË I MBETA BORXH MUSTAFA NANOS?
Publikuar më 24 janar, 2015 në orën 18:59 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ka kohë që njihem me shkrimet e tij kritike, por, nuk kisha pasë rast ta takoj dhe të njihem personalisht me të. Rastësisht, mbrëmjen e 21 janarit 2015, ishte ftuar në një intrevistë tek ZONA-B e Klan-Kosova, dhe patëm rast ta ndjekim atë pjesërisht. M’u duk racional dhe kritik për atë që i mundon dhe preokupon aktualisht shiptarët dhe Shqipërinë që lëngon të zezat e “shqiptarëve” në pushtet.

Mustafa Nano
Më 22 janar, në orën 12:00 dëgjova se do mbahej një përurim i librit të tij të ri “PAX ALBANICA” dhe, të jem shumë i sinqertë mezi prisja që ta takoja dhe të njihesha me të. U takuam në holin e Bibliotekës ku do të mbahej përurimi. Iu afrova, ju prezantova kush jam dhe kur pashë disa kuislingë shqiptaro-titistë që ferkoheshin për tij, i thashë: Erdha të të nderoj ty, por, nuk do të rri në përurimin e librit tënd. E pashë pakëz të befasuar nga thënia ime…

Ngjita shkallët dhe hyra në sallën ku do mbahej përurimi teksa po shpalosnin një afishe, ku shkruante se organizatore ishte e ashtuquajtura “Shoqata e Botuesve të Kosovës”. Cila është ajo “shoqatë” dhe kush udhëheq më tëtash e gjashtëmbëdhjetë vjetë të plota? Mbi ç‘baza e “kritere” funksionon? A është ajo e ashtuquajtur dhe e vetëquajtur “shoqatë” , apo, jo? Këtë nuk ka pasur se si ta dijë Mustafa Nano.

Më erdhi keq, vërtetë, edhe pse shkova ,sinqerisht, për ta nderuar një shqiptar. Por, pyetjet që ia shtrova vetvetes, automatikisht, dhe përgjigjet në to, më bënë që ta bëjë këtë shkrim të shkurtër. Ndër pyetjet që ia bëra vetvetes sime shqiptare, ishin: Si ka mundësi që vëllezërit tanë shqiptarë të mashtrohen kaq keq dhe të binë pre e rehabilitimit që po u bëjnë udbashëve shqiptaro-titistë? Si ka mundësi që, kur shkon ta nderosh një shqiptar, në të njëjtën kohë t’i nderosh edhe renegatët shqiptaro-titistë që kishin organizuar përurimin e librit të tij, ose edhe të debatiit për librin?...

Unë, personalisht, do shkoja në anë të botës për ta nderuar një shqiptar, por, shqiptar në kuptimin e plotë të fjalës, shqiptar me gjuhë e me gjak, shqiptar për qëndrimet e tij shqiptare, por asnjë shqiptar, për të gjallë timin nuk mund të më bëjë e të më detyrojë t’i nderojë dhe repektoj me praninë time edhe renegatët e deridjeshëm shqiptaro-titistë, të cilët janë të pranishëm në jetën tonë kulturore, me “kulturën” e tyre socrealiste, “patriotike” dhe “kombëtare”.

Mendoj, që, në radhë të parë, është koha që në rang kombëtar ta ndajmë shapin prej sheqerit, pikërisht, në fushën e kulturës dhe jo të biem kryengul pre e “kulturës” së kuislingëve e renegatëve të deridjeshëm shqiptaro-titistë e udbasho-kosistë, që kanë pushtuar të gjitha fushat shoqërore, siç po ndodhë këto vitet e pasluftës së lavdishme të UÇK-së. A e di Mustafa Nano, se shqiptarët në “Republikën e Kosovës” kanë qenë dhe mbesin të përndjekur dhe të linçuar po prej shqiptaro-titistëve dhe larvave të tyre “patriotike” e “shqiptare”, pakës më keq e më zi se në kohën e Rankoviçit, Titos e Millosheviçit?...

Prandaj, duhet ta dijë ai (M. Nano) dhe secili shqiptar tjetër, se askush nuk mund të nderohet kur mohon nderimin me praninë e e renegatëve shqiptaro-titistë nëpër përurime, panaire e aktivitete tjera për librin dhe sferat tjera të kulturës shqiptare dhe kjo është arsyeja themelore që unë, nuk qëndrova në atë përurim të organizuar nga “patriotët” dhe “shqiptarët” e sistemit të shkuar antishqiptar në “Republikën e Kosovës”… Vetëm këtë desha të ta sqaroja, z. Mustafa Nano.

Burojë, 23 janar 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 683 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi