Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nismë për ngritjen e shtatorës së heroit të kombit Xhavit Haziri (Dokument)
Publikuar më 24 janar, 2015 në orën 19:20 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një grup intelektualesh dhe bashkëveprimtar në emër të mergatës shqiptare, Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe shoqatave të tjera, kanë marrë një nismë për ngritjen e shatorës së heroit kombëtar, Xhavit Hazirit, në Komunën e Kastriotit, ish-Obliq, bëjnë të ditur burimet e Gazetës Lajm. Githashtu Gazeta Lajm, ka arritur të siguroj edhe një kopje të kërkesës dërguar kryetarit të kësaj komune, Xhafer Gashit, nga këto shoqata. Kërkesa është dërguar më datë 30.10.2014.

Më psohtë keni tekstin e kërkesë së drejtuar për kryetarin e Komunës së Kastriotit

Populli bujar me krenari di t’i nderoi heronjtë e vet, krahas këtij nderim, në Komunën e Kastriotit-ish Obiliq, u mor një iniciativa për ngritjen e Shtatores së heroit të kombit, Xhavit Hazirit, si dhe qendra e kulturës në Kastriot të pagëzohet me emrit e heroit Xhavit Haziri.

Iniciues i kësaj nisme ishte Mustafë Krasniqi, në emër të mërgatës dhe të qytetarëve të kësaj Komune, në bashkëpunim me Bedri Nezirin, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot-ish Obiliq. Kjo nismë që në fillim gjeti edhe përkrahjen e shoqatave dhe të qytetarëve që jetojnë dhe veprojnë pranë kësaj Komune, Komunës së Kastriotit-ish Obiliq, po ashtu këtë përkrahje e kishte edhe nga mërgimtarët.

Krahas kësaj kërkese, nga Mustafë Krasniqi, së shpejti do të dal në dritë monografia kushtuar heroit të kombit, Xhavit Hazirit, me titull: NGA penda në pushkë -për ta fituar lirinë- (thënie e Xhavit Hazirit).

Për ta respektuar dhe nderuar Komunën, me heroin e përmasave të mëdha të kombit, Xhavit Haziri, në bashkëpunim me të gjitha shoqatat dhe vullnetin e qytetarëve kërkesa prej katër faqesh u nënshkrua nga:

– z.Mustafë Krasniqi, në emër të Qytetarëve dhe Komunitetit të mërgatës

– z.Fehmi Mjeku, në emër të Shoqatës së dalë nga lufta e UÇK-së

– z. Arif Krasniqi, në emër të Shoqatës së invalidëve të luftës së UÇK-së

– z.Esat CURRI, në emër të Shoqatës së familjeve të dëshmorëve:

– z.Shefki Salihu, në emër të Qendrës Kulturore”Xhavit Hazir“

– z. Bedri Neziri, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve:”Fahri Fazliu”:

Kjo kërkesë në mënyrë zyrtare ju dërgua tri institucioneve më të larta të Komunës, si: Kryetarit të Komunës së Kastriotit-ish Obiliq, Xhafer Gashit, Kuvendit Komunal, po ashtu edhe Drejtorisë së Kulturës.

Pas pranimit të kësaj kërkese nga Kryetarit i kësaj Komune, Xhafer Gashi, u lëshua vendim me nr.-II-22305 të dt. 30.10.2014 për një konsultim të mëtutjeshëm me ekzekutivin e Komunës ( për lexuesin po ua ofrojmë të plotë kërkesën e shtruar nga këshilli prejn 6 anëtarësh si dhe njoftimin e Komunës. Me këtë nismë të mbar, qytetarët e kësaj Komune, shpresojnë se vullneti i tyre për ngritjen e shtatores dhe pagëzimi i Qendrës së Kulturës me emrin e heroit do të realizohet, sikur edhe së shpejti ta kenë në dorë monografinë kushtuar Xhavit Haziri.








Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 787 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi