Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (V)
Publikuar më 24 janar, 2015 në orën 21:18 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
(PJESA E PESTË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

*INTERVISTË E JUSUF GËRVALLËS, BOTUAR ME 20 JANAR
TË VITIT 1982, NË GAZETËN GJERMANE
“TAGISCHE ZEITUNG”
ASHTU SIÇ KAM QENË, JAM DHE DO TË JEM DERI NË VDEKJE SHOKU BESNIK I IDEALIT TË JUSUFIT TË MADH, ASHTU SIÇ JAM PËRPJEKUR E KAM SHKRUAR, DO TË VAZHDOJ TË LUFTOJ ME TË GJITHA MUNDËSITË DHE AFTËSITË E MIA, PËR TË SJELLË, ME FAKTE DHE ARGUMENTA KONKRETE, FIGURËN REALE TË LISIT JUSUF GËRVALLA! KUSH ISHTE DHE CILI QE IDEALI I LUFTËS DHE PËRPJEKJEVE TË JUSUFIT, DERI NË FLIJIM, ME VËLLANË DHE SHOKUN E TIJ TË IDEALIT,NË ATË 17 JANAR OGUREZI TË VITIT 1982!?
NË GAZETËN GJERMANE “TAGISCHE ZEITUNG”, MË 20 JANAR TË VITIT 1982 U BOTUA NJË INTERVISTË E JUSUF GËRVALLËS, INTERVISTË, TË CILËN KJO GAZETË, JA KISHTE MARRË TRIMIT JUSUF GËRVALLA DY VITE MË PARË, POR QË DERI ATË DITË NUK ISHTE BOTUAR, INTERVISTA, PËR TË CILËN E KISHTE VËNË NË DIJENI EDHE ENVER HOXHËN, DHE KU BASHKËNGJITUR ME INTERVISTËN, GAZETA GJERMANE E BERLINIT, NJOFTONTE LAJMIN OGURZI PËR VRASJEN E TRE YJEVE TË PAVDEKËSISË!!! NË KËTË INTERVISTË FLET JUSUF GËRVALLA! FLET IDEALI I LUTËTARIT PËR LIRI! FLET LUFTËTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR, I BASHKIMIT TË TROJEVE SHQIPTARE ME SHQIPËRINË AMË!
CILIDO QOFTË, QË MUNDOHET TË TJETËRSOJË IDEALIN DHE FIGURËN E TIJ, DO TË MPOSHTET NGA VETË FJALA E THËNË DHE E SHKRUAR E JUSUF GËRVALLËS, NGA VEPRA E TIJ E PAMOHUESHME!
LISAT I KANË RRËNJËT E FORTA! LISI JUSUF GËRVALLA I KISHTE RRËNJËT E THELLA NË KOSOVËN E TIJ, NË KOMBIN E TIJ, NË MBARË SHQIPTARINË...E ASKUSH, AS DJE E AS SOT, NUK MUND TË MATET ME TE!!!
REGJIMI TITIST EKSPERIMENTONTE DISKRIMINIMIN
NË KOSOVË
Më 1946 Jugosllavia e ndaloi përdorimin e flamurit shqiptar në emër të “Internacionalizmit Proletar”.Më 1968 në Kosovë pati trazira studentore,të cilat vërtetë kanë arritur ca suksese. Gazeta alternativa politike e Berlinit “Tagishe Cajtung” më 20 janar 1982, në gjithë faqen e saj të shtatë, botonte lajmin për vrasjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, si edhe një intervistë me Jusuf Gërvallën, intervistë, të cilën kjo gazetë e kishte bërë dy vjet më parë, por që nuk e kishte botuar deri më këtë datë.
Në tekstin hyrës të intervistës redaktori i gazetës “Tagishe Cajtung” ndër të tjera shkruan: “...Regjimi me dorë të gjatë...Jusuf Gërvalla bashkë me të vëllanë ishin anëtarë të Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës.Ai erdhi në fillim të vitit 1980 në redaksinë e gazetës sonë në Shtutgart me qëllim që, të na informonte për Lëvizjen Shqiptare për Pavarësi në Kosovë.
Jusuf Gërvalla ishte arratisur nga Kosova, aty nga mesi i dhjetorit të vitit 1979.Vëllai i tij, Bardhoshi jetonte në Republikën Federale Gjermane qysh nga viti 1974.Ai punonte si punëtor social në Arbeiter Wohlfart në Ludvigsburg.
Pasi Jusuf Gërvalla nuk e dinte fare gjermanishten, përktheu vëllai i tij.Ne bëmë një intervistë prej katër orësh, ku ata me durim shpjeguan gjendjen në Kosovë.Ata e dinin se, regjimi jugosllav ka dorë të gjatë, prandaj pyetën nëse “Tagishe Cajtung” është gazetë e pavarur,që nuk ia varë asaj dore të zgjatur.Pastaj Jusuf Gërvalla na foli për biografinë e tij.Ai e paraqiti veten si letrar, i cili ka qenë i punësuar në një gazetë shqipe në Jugosllavi.Jusuf Gërvalla ka botuar tri vëllime me poezi dhe ka bërë përkthime të shumta nga gjuha serbokroate në gjuhën shqipe. Sipas të dhënave të tij, ai ka qenë i aktivizuar që prej pesë vjetësh, në Lëvizjen Çlirimtare në Kosovë.Ai qe arratisur gjatë një fushate të burgosjeve në këtë rajon. Vëllai i tij ishte arrestuar në Pejë më 15 dhjetor 1979, për shkak të “veprimtarisë kundërpopullore”.Banesa e Jusufit në Prishtinë në të njejtën kohë u bastis në mungesë të tij. Ai thoshte se, shërbimi sekret jugosllav gjatë viteve të kaluara e kishte marrë disa herë në pyetje, duke provuar ta detyronte për bashkëpunim.
Jusuf Gërvalla arratiset në Gjermani dhe paraqet kërkesën për azil.Ndërkohë janë shpeshtuar arrestimet në Kosovë.Jusufi fliste për një shifër prej 2000 të burgosurish, që ne na dukej atëherë e pabesueshme për çka ndërkohë është vërtetuar. Në këta dy vjet gjendja në Kosovë është ashpërsuar shumë.Janë bërë burgosje masive, është vendosur gjendja e jashtëzakonshme. Gjatë kësaj kohe Bardhosh Gërvalla kishte shkuar në qendrën sociale në Shtutgart, për ta lutur atë, që të lajmërojnë, për një demonstratë solidarizuese pranë Entit për Rendin Publik.
Bardhosh Gërvalla e ndjente veten gjithnjë të përndjekur nga Shërbimi Sekret jugosllav.Gjatë demonstratës, sidomos kah dritaret e konsullatës jugosllave u bënë me zell fotografi.Por edhe në rrugë nga shumë janë parë shumë fotografë duke fotografuar.Kur demonstruesit provuan t’ua nxirrnin filmat nga aparatet fotografëve, ndodhën zënka dhe arrestime nga ana e policisë.Edhe Bardhosh Gërvalla ishte njëri nga të arrestuarit.
Jusuf Gërvalla dhe vëllai i tij e vlerësonin gjendjen e popullsisë shqiptare në Jugosllavi si gjendjen e një populli të mjeruar,i cili lufton për liri si popujt e tjerë të botës.Jusufi donte ta njoftonte opinionin në Republikën Federale Gjermane për këtë luftë.
Ai bashkë me të vëllanë dhe të njohurin e tij janë vrarë.Çdo gjë flet se, këtë vrasje do ta ketë bërë Shërbimi Sekret Jugosllav...” thuhej në këtë hyrje të këtij artikulli, të emituar mbrëmë në radion “Dojçe Vele”, ku në vazhdim të tij jepet edhe një intervistë e gjatë, e botuar më 20 janar 1982 në gazetën alternative politike “D.Cajtung”
INTERVISTA:
*Ju keni bashkëpunuar me një organizatë ilegale të“minoritetit shqiptar” në Jugosllavi, në Lëvizjen Çlirimtare.Si paraqitet puna e kësaj organizate përgjithësisht?
Jusuf Gërvalla: Lufta ka disa faza.Fillimisht kemi të bëjmë me njohjen e historisë dhe me njohjen e së vërtetës.Hapi tjetër është që, këto njohuri t’i përhapim në popull.Kjo është faza e iluminizmit përmes trakteve, gazetave, parullave e në mënyra të tjera.
Në fazën e dytë shumëçka mvaret nga relacionet në botë, në Evropë dhe në vend.Faza e dytë përmban luftën e armatosur.Siç duket kalimi në të po përshpejtohet, për shkak të terrorit të sforcuar jugosllav mbi popullin shqiptar.Por në këtë moment ende nuk jemi të përgatitur për këtë.
*Çfarë mbështetje ka kjo lëvizje tek “pakica shqiptare”?
Jusuf Gërvalla: Është shumë vështirë të jepen Shifra konkrete.Por mund të thuhet se shumica e popullit shqiptar qëndron pas qëllimeve të kësaj lëvizjeje por, askush nuk deklarohet hapur pasi ka frikë nga pasojat.
*Si është e ndërtuar kjo lëvizje në aspektin organizativ?
Jusuf Gërvalla: Kjo lëvizje ka bazat e veta, kudo ku jetojnë shqiptarët brenda kufijve politik të Jugosllavisë.Ajo përbëhet nga një Komitet Qendror prej pesë vetësh.Pastaj janë komitetet e rretheve të cilat dërgojnë përfaqësuesit në Komitetin Qendror.Bazat janë celulat, që përbëhen nga tre anëtarë dhe që, punojnë në mënyrë konspirative. Kosova është vend i pasur që e eksploaton Serbia...
*Si paraqitet politika e Beogradit, përkatësisht në hapësirën e rajonit autonom të Kosovës dhe çfarë ndikimi ka ajo në politikën gjyqësore e kulturore?
Jusuf Gërvalla: Diskriminimi kombëtar bëhet në shumë aspekte. Më 1946 Jugosllavia e ndaloi përdorimin e flamurit shqiptar në emër të ”Internacionalizmit Proletar”.Një vit më vonë, përkatësisht në vitin 1947, u morr vendimi për dorëzimin e tepricës së drithërave në emër të njëfarë solidariteti. Kështuqë vetë shqiptarët u detyruan të jetojnë edhe pa bukë gjatë atij viti.Disa vjet më vonë u bë kolektivizimi bujqësor, eksperiment, që është bërë vetëm në Kosovë.Qëllimi ishte që, tokat e shqiptarëve të përzihen me ato të serbëve. Në vitin 1956, derisa Rankoviqi ishte akoma në pushtet, vetëm në Kosovë u bë një aksion për mbledhjen e armëve.Me këtë rast shumë burra shqiptarë u burgosën dhe u torturuan.Kjo ka ndodhur atëherë gjatë dimrit.Thuajse gjithë natën i kanë detyruar të qëndrojnë në kanale me ujë ose të lidhur lakuriq pas trungjeve të pemëve.Përsa i përket politikës ekonomike, Kosova është një vend shumë i pasur, përsa i përket bujqësisë edhe pasurisë me xehe.Në popull flitet për një Kaliforni të dytë. Kosova përmban 64 për qind të të gjitha rezervave të nikelit e kromit, 65 për qind të rezervave të zinkut dhe plumbit, 28 për qind të rezervave të magnezit.Të gjitha, këto të dhëna, janë publikuar në gazetat jugosllave.Përkundër kësaj, në Kosovë nuk ekziston industria përpunuese.Të gjitha produktet nga këto përsëri i shiten Kosovës me përfitime të shumëfishta. Dy emigracione të Kosovës.....
*Kjo do të thotë se Kosova është më e prapambetura në krahasim me mesataren e Jugosllavisë?
Jusuf Gërvalla: Po.Kjo mund të dëshmohet edhe me të ardhurat mesatare bruto për frymë.Të ardhurat e një banori të Kosovës në vitin 1953 kanë qenë 43 për qind më të vogla, se sa të një banori të Sllovenisë, republikës më të zhvilluar në Jugosllavi.Njëzet vjet më vonë,në vitin 1977,ato ranë në 37 për qind.Edhe pse Kosova është furnizuese kryesore me energji elektrike,250 fshatra nga 1300, që ka gjithsej Kosova, janë ende të paelektrifikuara.Që, thënë shkurtimisht, zhvillimi dhe funksionimi i Kosovës është i orientuar për furnizimin e Jugosllavisë.Ky diskriminim i madh ekonomik ka për pasojë papunësinë e madhe.Sipas të dhënave të pranuara zyrtarisht, papunësia në Kosovë është mbi 20 për qind.Kjo ka për rrjedhojë emigrimin e brendshëm dhe emigrimin e jashtëm.Emigracioni i brendshëm do të thotë brenda Jugosllavisë, kurse ai i jashtëm në shtetet evropiane.Midis viteve 1968-1978,p.sh.gjysma e popullsisë fshatare u detyrua të emigrojë.
*Po në planin gjuhësor dhe kulturor si duket politika e Beogradit?
Jusuf Gërvalla: Fillimisht ka pasur diskrimin përmes injorimit të historisë kombëtare.Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe janë populli më i vjetër i Ballkanit.Deri në vitin 1968 shqiptarët kanë qenë të detyruar ta mësojnë historinë sllave,gjë që do të thotë historinë e dinastive të ndryshme serbe.Historinë tonë nuk guxonim ta mësonim.Pas Luftës së Dytë Botërore, aty këtu, u formuan shkollat ku mund të mësohej gjuha shqipe.Përmes presionit të intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë numri i atyre shkollave u shtua, kështuqë u bë shkollimi masiv në gjuhën shqipe.Por, ata njerëz më vonë u dënuan me shumë vjet burg. Fillimisht u formuan vetëm shkollat fillore,më vonë edhe shkollat e mesme.Në vitin 1965 pranë Universitetit të Beogradit u hap Fakulteti i Albanologjisë.Ndërsa më 1968 në Kosovë pati trazira studentore,të cilat vërtetë kanë arritur ca suksese.Kështu që atëherë gjuha shqipe u njoh si gjuhë zyrtare në Prishtinë dhe u themelua Universiteti në gjuhën shqipe.Përdorimi i gjuhës amtare nuk ka qenë i lejuar dhe aty kanë qenë të punësuar kryesisht serbët.Tani rajoni zyrtarisht është dy gjuhësh, serbisht dhe shqip.Madje është përcaktuar me ligj që, ndokush që, nuk e di gjuhën shqipe nuk mund të punësohej fare, por në praktikë thuajse askush nuk i përmbahet këtij ligji.MASAKRI ME QËLLIM TË ASIMILIMIT!
*Por cili është qëllimi i Lëvizjes Çlirimtare
Jusuf Gërvalla: Qëllimi jo vetëm i Lëvizjes Çlirimtare, por edhe i të gjitha forcave përparimtare është shkëputje nga Jugosllavia dhe Bashkimi me Shqipërinë Amë!
*A arsyetohet kjo vetëm me përkatësi nacionale apo ka edhe aspekte shoqërore e politike.A do të kërkonit ju bashkimin pavarësisht se, në Shqipëri mbretëron sistemi radikal komunist, radikal demokratik ose një sistem i së drejtës?
Jusuf Gërvalla: Pamvarësisht nga çfarëdo sistemi!
*Një bashkim i tillë i këtyre hapësirave të Shqipërisë natyrisht se mund të vlerësohet hegjemonizëm shqiptar. Të paktën në disa pjesë të kësaj hapësire, shqiptarët janë pakicë dhe ta zëmë në Greqinë Veriore nuk ka lëvizje nacionaliste si në Jugosllavi?!
Jusuf Gërvalla: Në këtë supozim fshihet një thelb i vërtetë.Në Greqi p.sh.u arrit të asimilohet një shumicë e madhe e shqiptarëve.Në Maqedoninë Perëndimore popullsia e fshatrave është krejtësisht shqiptare, kurse qytetet kanë arritur t’i sllavizojnë.Edhe në Serbinë Jugore brenda 100 vjetëve serbët kanë arritur përmes terrorit dhe masakrave, të dëbojnë shqiptarët drejt Jugut.Ndonëse pjesa më e madhe në ato hapësira janë shqiptarë, brenda popullsisë shqiptare një numër i vogël i shqiptarëve është asimiluar.
*Lëvizja Çlirimtare po lufton për bashkim me Shqipërinë,
a ka lidhje ajo me Shqipërinë?
Jusuf Gërvalla: Një përgjigje e kësaj pyetjeje do të ishte e dëmshme për interesat e LËVIZJES!
*E çfarë dallimi ka bashkimi me Shqipërinë me një statut autonomie, i cili ua mundëson lirinë e plotë në aspektin ekonomik, kulturor e gjuhësor?
Jusuf Gërvalla: Një statut autonomie për ne është në dobi vetëm përderisa të forcohemi për të imponuar bashkimin.Ndonjë alternativë përveç bashkimit nuk ekziston.
*Si po reagon shteti jugosllav ndaj rezistencës përbrenda pakicës shqiptare?
Jusuf Gërvalla: Nga viti 1945 janë ndaluar 47 organizata shqiptare.Pjestarët e tyre kanë përfunduar në burgje.Këtu nuk janë bashkënumëruar burgosjet e fundit masive.Këto burgosje të fundit tregojnë nervozizmin e Jugosllavisë ndaj një sulmi të mundshëm të Bashkimit Sovjetik.Burgosje kaq të mëdha nuk ka pasur ndonjëherë. Këto janë duke u bërë vetëm në hapësirat shqiptare dhe tregojnë gjithashtu se, Jugosllavia në këtë situatë kritike po vetëdijësohet për fundin e erës së Titos dhe se, problemi shqiptar akoma nuk është zgjidhur!?
*Atëherë këto burgosje masive, mesa duket, duhet të kuptohen si rrjedhojë e arsyeve të politikës së jashtme dhe jo për shkak të forcimit të lëvizjes për rezistencë, të “pakicës shqiptare” kohëve të fundit?
Jusuf Gërvalla: Të dy komponentët janë të përzier.Ju përkujtoj 47 organizata të ndaluara.Njëlëvizje e rezistencës çdoherë ka qenë e pranishme.Por, në situatën e tashme është e menduar se aktivitetet e saj dhe ndjeshmëria shtetërore ndaj tyre janë rritur.Por, aktivitetet gjithsesi nuk i kanë ato përmasa,që Jugosllavia do të detyrohet të ndërmarrë këto masa.
*Qysh dhe ku janë duke u bërë burgosje masive dhe sa njerëz janë të goditur nga këto?
Jusuf Gërvalla: Nga pranvera e vitit 1978, kur unë u arratisa, në mes të dhjetorit të vitit 1979, kisha një të dhënë të saktë për 750 të burgosur, në mes të të cilëve, ishin edhe 73 femra. Tani po kthehen punëtorët emigrantë dhe po na sjellin informata të reja sipas të cilave, numri i të burgosurve ka arritur në 2000 vetë!?
*Cilat shtresa të popullsisë janë më shumë të goditura dhe çfarë akuzash konkrete u bëhen atyre?
Jusuf Gërvalla: Kryesisht të rinjtë. Ndër ta studentët e intelektualët, por edhe punëtorë e fshatarë. Fajësimi përmban veprimtari politike “kundër qeverisë” dhe “veprimtari armiqësore kundër popullit”
*A keni përshtypjen se, burgosjet po bëhen sipas parimit të rastësisë, apo në bazë të të dhënave e informatave konkrete?
Jusuf Gërvalla: Pjesa më e madhe nuk kanë të bëj aspak me këto fajësime.Po bëhen përpjekje për ta zbuluar Lëvizjen e Rezistencës.Por, kësaj nuk ia kanë arritur akoma.Përvoja nga shumë organizata të ndaluara ia mundësoj Lëvizjes Çlirimtare, të veproj në mënyrë konspirative dhe me sukses. Organet jugosllave të sigurimit po gjuajnë në errësirë dhe shpesh po kapin kuturu pjesëtarë të shqiptarëve!?
***
...Dhe në shkurt të vitit 2013, Presidenti Bujar Nishani i akordon Donika Gërvallës, bijës së HEROIT TË KOMBIT JUSUF GËRVALLA, “Medaljen e Mirënjohjes”, për pjesëmarrjen e saj, në përmbysjen e sistemit komunist...dhe “përmbysjen” e VEPRËS SË PAVDEKËSHME, TË BABAIT TË SAJ, JUSUF GËRVALLËS,VEPËR E VEPRIMTARI REVOLUCIONARE,TË CILËN NUK MUND TA “PËRMBYSË” E TA TJETËRSOJË KURRË, AS DONIKA E ASKUSH TJETËR, QË DO TË MARRË GUXIMIN TA PROVOJË!?!
"Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi zonjës Donika Gërvalla-Schwarz “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për vetëmohimin e treguar në pjesëmarrjen në grevën heroike të urisë në Qytetin Studenti, në shkurt 1991, vendimtare në përmbysjen e sistemit diktatorial komunist”."
(Presidenti Nishani dekoron zonjën Donika Gërvalla-Schwarz me “Medaljen e Mirënjohjes”, http://president.al, 20 shkurt 2013)

KUSH E TRADHETOI JUSUF GËRVALLEN???
Nuk mund të jem kurrë i qetë përderisa vrasja e JUSUF GËRVALLËS, vrasja e TRIMAVE, nuk është zbuluar ende.Edhe sot, përmbi 32 vite, kjo vrasje vazhdon të mbetet enigmë! Prandaj i mllefosur në kulm, dua të ndalem pambarimisht aty,ku më mundon e më dhëmb më shumë se,cili ishte ai, që e tradhëtoi JUSUF GËRVALLËN??? Kush i vrau TRIMAT???
Shpesh humbas në kujtimet e asaj kohe të artë...Më kujtohen bisedat e takimet tona dhe e shoh të arsyeshme,që të sjell disa nga ndodhitë e atëhershme, si rrodhën ato ngjarje, që ngjajnë shumë me tradhëtinë!?Cili qe tradhëtari shqipfolës,që bëri këtë tradhëti ndaj kombit, atdheut, Kosovës e Shqipërisë?!Kush tjetër, pos ai, që ishte dorë e djathtë e armikut, ata, që kishin zili aftësinë dhe mençurinë e Jusufit, ata shpirtëzinj, që i silleshin si shok e pas shpine i futën plumbin!!! 17 janari i 1982-së, do të mbetet një natë ogurzezë, e paharruar për mbarë shqiptarinë!
...Një natë para vrasjes ishim së bashku në banesën e Murat Kryeziut,në Bernhaussen, duke parë filmat shqiptarë “Plumbat Perandorit”, “Gërsheti i Luftës” etj.Aty nga ora 02.30 pas mesnate, dolëm për të shkuar nëpër shtëpitë tona.Unë,duke menduar se, Jusufi mund të kishte edhe mysafirë të tjerë, i thashë Kadriut të vinte tek unë. Kadriu qe dakort dhe i thotë Jusufit se, unë po shkoj tek Faridini. Por Jusufi kishte pas dëshirë ta merrte me vete Kadriun, në banesën e tij.Aty, bashkë me ne ishin dhe të tjerë e midis tyre edhe Ibrahim Kelmendi.Ibrahimi e dinte fort mirë se, Jusufi e ndali Kadriun, për të biseduar rreth situatës së krijuar në atë kohë, një situatë jo e lakmueshme në mes të Jusufit e Kadriut, për shkak se, kohë më parë, Jusufi kishte nxjerrë “Zërin e Kosovës”, organ i “Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ), organ të cilin shokët e “Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës” (OMLK-së) nuk e mirëpritën dhe as kishin pranuar ta shpërndanin në Zvicër“!??...Kjo ishte tema kryesore e bisedimeve!!! Dhe këtë e them me bindje të plotë!!! Sepse, më kujtohet që, kur u takuam në haimet,banesat e punëtorëve shqiptarë, në firmën “Daimler Benz”, në Sindelfingen, në natën e Vitit të Ri 1981/82,ku ne, disa shokë më të afërm, na mblodhi Jusufi, edhe për të biseduar për vajtjen tonë në dasmën e Kadriut, dasëm që do të bëhej më 2 janar 1982.Jusufi, si njeri tepër i kujdesshëm që ishte, na tha se:”... me ata të OMLK-së nuk i kemi punët aq mirë, por ne do të shkojmë në dasëm të Kadriut dhe ju kurrsesi nuk duhet të hyni në ato biseda, sepse është dasëm dhe ne do të jemi tamam si në dasëm e sa për ato punë, siç e thashë më lart, do t’i rregulloj unë me Kadriun...”
Kadri Zeka, ato ditë pas martesës së tij, në fillim të janarit të vitit 1982, ndodhej në Gjermani.
Saime Isufi: "Më 12 janar 1982, Kadriu u nis në Gjermani për të kontaktuar me veprimtarë. Ndër ta edhe me Vëllezërit Gërvalla. Me vete mori edhe materialet e numrit 6-të të 'Lirisë' për t'i botuar si dhe 'Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës'. Tezat do t'i konsultonte edhe me vëllezërit Gërvalla. Numri i 6-të i 'Lirisë' doli pas rënies së Kadriut. Kadriu duhej të kthehej më 17 janar, pikërisht atë natë që e vrau dora gjakatare, sepse të nesërmen do të fillonte punë." (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f.101-102)
Në bazë të deklaratave dhe librave të botuar viteve të fundit kur edhe është bërë analizimi e zbërthimi i letrave të Jusuf Gërvallës pothuajse fjalë për fjalë rrjedh se Kadri Zeka niset nga Zvicra të marten më 12 janar. Ai nuk e njofton Jusufin se po vjen në Gjermani as para nisjes, as të marten, as të mërkuren, as të enjtjen e as të premten. Për këtë nuk njoftohet as nga Ibrahim Kelmendi. Kadri Zeka shkon tek Ibrahim Kelmendi në Dyseldorf duke kaluar nëpër qendrën e Shtutgartit. Atij (Kadriut) i vijnë ditë me u kthye në Zvicër dhe vendosë me u kthye të shtunën, dhe prej Dyseldorfi rruga më e shkurt për në St. Gallen kalon përmes Shtutgarti. Jusufi pa i ditur këto, pa pasur asnjë kontakt me ta prej fillimit të javës më 11 e 12 janar 1982, as të hënën, as të martën, as të mërkurën, as të enjten, as të premten, të premten, më 15 janar, u dërgon (adreson) letra Kadriut në Zvicër, në kohën kur ai është në Dyseldorf dhe Ibrahim Kelmendit. Në letrat e Jusufit shihet qartë si drita e diellit se ai nuk ka pasur asnjë ide dhe asnjë planifikim se do të takohet me Kadri Zekën apo Ibrahim Kelmendin të nesërmen (të shtunën e 16 janarit apo të dielen e 17 janarit 1982).
***
Bisedimet, që u bënë në Turqi në mes Kadri Zekës, Sabri Novosellës dhe Bardhosh Gërvallës nuk sollën rezultat pozitiv dhe ajo mosmarrëveshje u ndie shumë rëndë edhe tek ne, shokët, pra nuk u arrit asgjë për çështjen e bashkimit të ish-organizatave!?
Ibrahim Kelmendi thotë se, atë natë kanë biseduar edhe për bashkim dhe e paskan formuar LPRK-në!??
Përfundimi faktik dhe real i Frontit të Kuq është si pasojë e rastit të Hysen Gegës. Fundi faktik i Frontit të Kuq është janari 1981. Fundi formal i Frontit të Kuq është më 17 tetor 1981 kur Kadri Zeka i thotë Jusufit se Organizata e tij është bashkuar me Frontin e Kuq. Çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë se në janar 1982 nuk ka ekzistua Fronti as formalisht pasi Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi kanë qenë në të njejtën organizatë. Të gjithë letrat e Ibrahim Kelmendit që janë botuar vërtetojnë se ideja për me e paraqitë veten si palë që ka biseduar me Jusuf Gërvallën për bashkim, nipit të vojvodëve të Serbisë i ka lindur në vitin 2007, e shprehur për herë të parë në librin Atentatet.
E kam të shkruar në ditarin tim gjithçka mbi TRIMAT, që nga njohja, kontaktet, marrëdhëniet, bisedat me ta.Kanë shkruar edhe të tjerë, por disa kanë shkruar kot me hamendje, siç ka shkruar dramën e tij shkarravinë Sabri Sulltan Hamiti, apo sipas informimeve të ndryshme, të cilat i kanë marrë nga shkrimet e të tjerëve, me qëllime të mbrapshta!?
Por për shkrime të sakta dhe mjaft të vërteta, do të veçoj Kadri Rexhën dhe sidomos Xhafer Durmishin.Unë me Xhaferin kemi qenë shumë pranë Jusuf Gërvallës dhe kemi shkruar e do të shkruajmë, për tu lënë një pasuri të patundëshme brezave dhe historisë kombëtare për figurën e të MADHIT JUSUF GËRVALLA. Xhafer Durmishi ka shkruar njëzet libra me fakte dhe argumente të sakta dhe me shumë vërtetësi, ku i ka bërë një analizë të thellë reale dhe mëse të vërtetë, JUSUFIT DHE VEPRIMTARISË SË TIJ ATDHETARE, ashtu siç ka qenë në realitet, si askush tjetër deri më sot, që do të provonte ta bënte dhe kurrë nuk do ta arrinte ta bënte!?! Madje duhet thënë dhe është tepër e rëndësishme kjo, që të dihet botërisht dhe të mos mohohet nga askush që, Xhafer Durmishi ka qenë krahu i djathtë i Jusuf Gërvallës!!! Ai di shumë dhe ka qenë në dijeni për shumë gjëra, të cilat me shumë përgjegjësi morale e burrërore, i ka treguar dhe evidentuar me dokumentime reale në librat e tij!
Xhafer Durmishi, pa hezituar aspak, me shumë vërtetësi e ndershmëri, me atë analizë të shkëlqyer, të bërë në librat e tij, për të madhin Jusuf Gërvalla, për jetën e veprimtarinë e tij atdhetare, këtyre kalemxhinjve, ju ka nxjerrë në shesh fytyrat e vërteta të mashtruesave, të fallsifikatorëve e të gënjeshtarëve, që mundohen ta heqin veten si “shokë” të JUSUFIT, KADRIUT e BARDHOSHIT!!!
Në librat e Xhafer Durmishit shihet mjaft qartë se, si vepruan ata maskarenj bastardë që, kishin cmirë aftësinë dhe frikë nga mençuria e Jusuf Gërvallës! Ata besëthyerit, tradhëtarët batakçinj e sahanlëpirës bënë çdo gjë të poshtër e të ulët, vetëm e vetëm të likuidohej Jusuf Gërvalla!? Dhe ja arritën qëllimit të tyre! E vranë JUSUFIN E MADH, së bashku me vëllanë Bardhoshin dhe shokun e ngushtë Kadri Zeka!!!
***
Nuk kam as më të voglin dyshim se, është menduar e vepruar me çdo kusht për vrasjen e TRIMAVE.Unë i njoh të gjithë këta horra, që në atë kohë i bënin këto poshtërsira me prapaskena të rrezikshme, duke u fshehur si kurva nga Jusufi, por edhe nga unë!? Unë kam qenë njëri nga më të afërmit e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut dhe e kam informuar Jusufin se, UDB-a ka përgatitur vrasjen tënde ndaj të kesh kujdes, meqë në atë kohë, flitej shumë për vrasjen e Jusufit...!? Siç e kam thënë edhe më parë, po e përsëris se, këto informata m’i ka sjellë edhe vëllai im, Sefidini i ndjerë sepse, udbashët në Prizren, sa ishte në burg im vëlla i kanë thënë se,” Jusufin do ta vrasim atje, në Gjermani, meqë i kemi njerëzit tanë atje...e vëllain tënd, Faridinin, do ta sjellim të gjallë këtu në Kosovë!?” Por kanë ardhur porosi edhe nga Metush Krasniqi, nëpër mes Isah Demit, i cili i çoi fjalë Jusufit që, të ruhej se, UDB-a ka përgatitur vrasjen tënde! Unë, në të dy këto informime, kam shkuar me tim vëlla, Sefidinin dhe me Isah Demin në Untergruppenbach, në banesën e Gërvallajve dhe ja kam thënë gojarisht vetë, direkt Jusufit!? Në atë moment, ai, mu kthye me këto fjalë:-”... Pse Faridin, ti po frigon?”- Unë, pa hezituar aspak, ju përgjigja: “Jo, nuk frigohem për veten time, por po flitet për ty!!!”
Kam qenë shumë afër edhe me Ibrahim Kelmendin, Hysen Gegën dhe nëpërmjet Dem Demajt e kam njohur edhe udbashin kriminel Sadik Blakajn! Ndaj, këta të lartpërmendurit dinë më së miri për vrasjen e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit!?! Nuk ka të tjerë dhe tek këta duhet kërkuar e vërteta, e asaj vrasje të shekullit! Cili nga këta ja bëri me gisht vrasësve, apo ndoshta njëri nga këta zagarë e ngrehi këmbëzën e armës!?
Por mjerisht, kurrë nuk e kanë marrë seriozisht zbulimin e vrasësve të TRIMAVE as qeveria dhe as Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi...I takonte drejtësisë të gjente se, cili nga këta ka gisht në vrasjen e TRE YJEVE TË PASHUAR, megjithëse të gjithë janë të përzier e të zhytur në këtë krim makabër!!! Cili ishte ai, që ju dha sinjalin dhe adresën e saktë se, ata TRE YJET, atë natë ishin bashkë, cili pra, Ibrahim Kelmendi, Sadik Blakaj, Demë Demaj, apo Hysen Gega??? Këta janë ata, që e ndihmuan 99.9% këtë vrasje makabre, që për kohën, kur ndodhi ai krim, i solli një dëm të pallogaritshëm Kosovës, kombit dhe mbarë shqiptarisë!?!
E kam shprehur dhe po e them sërish dyshimin tim se, për këto kam fakte, por edhe pse jam dëshmitari i gjallë, më i afërt i ngjarjeve! Kam qenë jo vetëm shok i idealit me ta, por edhe si vëllai i tyre! Më takon e drejta të di se, cili qe ai qen i pabesë, që kreu krimin makabër, që tradhëtoi JUSUF GËRVALLËN?!
Po unë dyshoj dhe jam këmbëngulës në disa ngjarje të dyshimta, të cilat i kam thënë e shkruar edhe më herët,prandaj faktet dhe arsyet e dyshimeve të mia, po i shtroj në mënyrë kronologjike...
Sikurse e kam thënë edhe më herët, Ibrahim Kelmendin e kam njohur në verë të vitit 1979.Në atë kohë punoja me taksi në stacionin e autobusëve.Atë ditë Ibrahimi ishte me Dem Demajn në Nagold.M’u afrua një njeri dhe më foli në gjuhën gjermane. Kërkoi lekë të metalta, se i duheshin për të telefonuar, meqë në atë kohë telefonat funksiononin vetëm me lekë (pfening) të metalta...Pas pak personi në fjalë,së bashku me Dem Demajn erdhi drejt meje...dhe Dema ma prezantoi, duke më thënë se, ai ishte Ibrahim Kelmendi, për veprimtarinë patriotike të të cilit më kishte folur edhe më parë...Madje kopjen e parë të gazetës “Bashkimi”,organ i „Frontit të Kuq“ (emri "Fronti i Kuq" në bazë të dëshmisë së Ibrahim Kelmendit, është zgjedhur nga UDB-a), botuar nga Ibrahim Kelmendi e kam marrë nga Demë Demaj!?Dhe me thënë të vërtetën, u gëzova shumë sepse, për herë të parë kisha në dorë një gazetë ilegale për Kosovën, gjë që në Gjermani, në atë kohë ishte legale.Më vonë u njoha edhe me Hysen Gegën po ashtu nëpër mes Dem Demajt.Edhe ai u tregua si një patriot i flaktë. Kështu shoqëria jonë vazhdonte...Po si do të ecin punët më tej dhe ku do të kuptohet hilja e disa hienave, që do të nxirrte krye në mes të kësaj shoqërie?!...
Hysen Gegaj donte të shkonte për pushime në vendlindje, por kishte rënë në sy të spiunëve udbashë, për veprimtarinë e tij atdhetare, bile nuk kishte as vizë në pasaportë, sepse në Konsullatën e ish-Jugosllavisë, në Shtutgart, nuk ja zgjasnin vizën!? Atëherë Demë Demaj e merr përsipër këtë “detyrë”!Dhe me të vërtetë Dema e çoi Hysenin në Kosovë dhe e ktheu pa i hyrë asnjë therrë në këmbë!? Me këtë veprim të “guximshëm”, ai fitoi besimin tek Hysen Gega!? Ibrahim Kelmendi tashmë kishte hyrë mirë në shoqërinë tonë dhe filloi të vinte shpesh në Nagold!
Në verën e vitit 1980 do të kisha fatin e madh të jetës sime, të njihja JUSUF GËRVALLËN! Tek i MADHI JUSUF gjeta një shok të përsosur, një shok të shtrenjtë të idealit,që ishte tepër i veçantë nga të tjerët!? Ndihesha shumë i gëzuar, i lumturuar, që u njoha me JUSUF GËRVALLËN.Vëllezerit Gërvalla Jusufi me Bardhoshin, vëllanë e tij, që ishte më i ri në moshë se ai, vinin shpesh nga Untergruppenbachu në Nagold, aty ku banoja, edhe me familjet e tyre, kështu që, shoqëria jonë u thellua dhe takimet tona u bënë më të shpeshta!?
Jusufi e ndihmoi Ibrahim Kelmendin në shumë drejtime, si dhe në botimin e gazetës „Bashkimi“.Ai më vonë, botoi edhe vetë gazetën „Lajmëtari i Lirisë“.Nga Zvicra në atë kohë, na vinte gazeta „Liria“, kështuqë, këto tri gazeta, nga ne, punëtorët e Shtutgartit, shpërndaheshin pa dallim!?Jusuf Gërvalla na sillte „Lajmëtarin e Lirisë“, na jepte edhe „Bashkimin” e “Lirinë“ dhe na thoshte, t’i shpërndanim që të tria njësoj, pa bërë asnjë dallim në mes tyre, sepse, ai vetë kishte punuar në të tria ato gazeta. Por siç e thashë edhe më lart, kur Jusufi botoi „Zërin e Kosovës“, ata në Zvicër nuk e shpërndanë dhe pikërisht këtu do të zinte fill, ajo mosmarrëveshja në mes Jusufit e Kadriut!? Ndërkohë Ibrahim Kelmendi ishte shkrirë me OMLK-së dhe tashmë ai shkonte vetëm e vetëm për t’i përcjellur...!?
Në nëntorin e vitit 1980 erdhi krimineli udbash Sadik Blakaj!? Edhe këtë e solli Demë Demaj, prandaj mendoj se, për ardhjen e tij, ka qenë në dijeni dhe Ibrahim Kelmendi!?! Sadik udbashi, të cilit i vinte era shkja, na e bëri shoqërinë lesh e li! Që nga momenti që hyri ai, nuk ishte më ajo shoqëria jonë e mëparëshme, sikur i rra një hije e zezë...Mbi të gjitha humbi besimi...filloi të zbehej shoqëria... Demë Demaj u shndërrua në dyfytyrësh...E mbante në banesën e tij këtë kriminel dhe na e lëvdonte shumë, duke na e ngritë në qiell për aftësitë e tij!?
Ishte ky farë udbashi që, i pari e sabotoi dramën „Procesi“të shkruar nga Jusuf Gërvalla.Ne, shokët e Shtutgartit këtë dramë e përgatitëm mirë e bukur, që të shfaqej për festën e 28 nëntorit.Për këto përgatitje bëmë shumë prova dhe ato i bënim në një sallë të cilën na e siguroi Bardhoshi.Salla ishte në Ludwigsburg, pranë zyrës ku punonte ai.Disa herë gjatë provave vinte për t’i parë edhe Ibrahim Kelmendi!? Por Sadik udbashi, gjithë atë dëshirë, gjithë atë mund e punë na e çoi dëm, sepse atë ditë që do të shfaqej drama, ai e ndaloi Demë Demajn, që të mos vinte në Nyrenberg, për shfaqjen e dramës!? Kështu Dema nuk erdhi dhe për shkakun e tij nuk erdhi as Isah Demi!?...Munguan dy “aktorë”, që duhej të ishin pa tjetër.Dema nuk erdhi se, kishte udbashin Sadik në shtëpi!?
Në dhjetor po të vitit 1980, Sadik udbashi sesi ia bëri, një zot e di e ja arriti qëllimit...E morri Hysen Gegën me syçelë...dhe e çoi drejt e në burg!!? Kjo vërtet na ka habit, sepse edhe vetë Hyseni e dinte se, me çfarë udbashi po udhëtonte...po shkonte për të kryer aksione tepër të rrezikshme për kohën, atentate ndaj Dushan Ristiqit dhe Mahmut Bakallit (në atë kohë kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës) si dhe një varg atentatesh të tjera!?!
Kur ra në duar të milicisë,Hysenit ju kapën të gjitha adresat e shokëve, që i kishte marrë për rast strehimi!!! Hysen Gega i zbuloi shokët dhe kështu ndaj tyre, familjeve e shtëpive të tyre filluan bastisjet nga milicia serbo-shqipfolëse në Kosovë.Për këtë udhëtim Hysenin e kam kundërshtuar me forcë.I kam thënë se, e di me kë po shkon dhe kryesorja a e di Jusufi, e ke bërë me dije Jusufin për vajtjen tënde në Kosovë, për këto punë me rëndësi?! Hyseni më tha se,Jusufi, jo vetëm që nuk e di, por edhe nuk do t’i tregoj, sepse ai nuk do të më lejojë të shkoj...po as Ibrahimi nuk e di...dhe as duhet ta dijë për këtë udhëtim!?” Më 19 dhjetor, me Demën shkuam në Esslingen për tu përshëndetur dhe për t’i dhënë 4000 DM nga xhepi ynë se, kështu i premtuam ditë më parë, meqë do t’i nevojiteshin gjatë qëndrimit në Kosovë, deri sa t’i kryente atentatet!? Hymë në banesën ku Sadiku ishte vendosur përkohësisht, banesë të cilën ia sigurova unë nëpërmjet një shokut tim. Sapo hyra u befasova, kur pashë aty prezent Ibrahim Kelmendin!?!U habita së tepërmi, bile u revoltova, sepse Hyseni më gënjeu!? Ai qen më pat thënë që, as Ibrahimi nuk e di për udhëtimin tim në Kosovë!?
Atë mbrëmje Hyseni udhëtoi me Ramadan Ramadanin, babanë e Nami Ramadanit nga Tetova dhe me Sadik udbashin. Makina e tyre ishte e mbushur plot e përplot me programin e “Frontit të Kuq Popullor” të Ibrahim Kelmendit!?E përcollëm Hysenin...dhe ai, pas arritjes në Kosovë, ashtu siç thashë më lart, e futi në kurth Hysenin,i cili ra në burg, ndërsa Sadiku u kthye shëndoshë e mirë, si kokrra e mollës!?Erdhi me porosinë që,tash kishte në plan të merrte Jusufin se, Jusufi ishte bash ai, që ju duhej!? Sadik udbashi i thoshte Jusufit se, me ty jam shumë i sigurtë...dhe vetëm me ty mund t’i kryej atentatet! Dhe unë të garantoj se, do të çoj pa të hy asnjë therrë në këmbë!? Eu sa e sa herë isha matur e bëhesha gati t’i mëshoja për vdekje atij Sadik qenit! Por më mbante fjala,që i kisha dhënë Jusufit e s’kisha si t’ja bëja!?Sepse, para se ta takonim atë qen, Jusufi, si përherë i matur e i kujdesshëm, më kërkoi fjalën e burrit që, unë nuk do të reagoja dhe as nuk do të ndërhyja fare! Unë i premtova dhe ashtu u bë!!!
Hysen Gega e ka për obligim dhe detyrë që, këto nyje t’i zgjidhë në mënyrë konkrete dhe korrekte, sepse atij ju dha arma për të vrarë JUSUF GËRVALLËN! Pra cili ja dha revolen Ibrahimi apo Rizahi?! Dhe si ka mundësi që, ai shkoi në Kosovë, për të kryer atentate të rrezikshme, me atë kriminel, udbashin Sadik Blakajn!? Hysen Gega shkoi ”si cjapi te kasapi” sepse, padyshim që ai e ka njohur mirë Sadikun, për ato dy javë sa ndenjën bashkë!? Por edhe e ka kuptuar qëllimin e tij djallëzor, të tradhëtisë!?
Po cili qe qëllimi i Hysenit se, qëllimi i Sadikut kuptohej?! Dhe ai qen e kreu detyrën e udbashit!?Pse të binte Hyseni viktimë e tij!? Hysen Gega justifikohet se, gjoja na qenka bërë kurban i Jusuf Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit!?! Por jo, kurrë jo!!! Nuk është e vërteta ashtu siç po thotë zotnia e tij, Hysen Gega!!!Sepse, gjatë gjithë kohës është folur që, UDB-a ka përgatitë plane për qëllimin final të saj, të vriste Jusuf Gërvallën!!!Dhe në asnjë rast nuk është përmendur kurrë emri i Ibrahim Kelmendit! Prandaj o Hysen Gega i mbajsh me shëndet tërë ato vite burgu nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë! Sepse i bëre për t’i shërbyer kriminelëve, si dhe për përfitimet e tyre! Poshtërsia më e madhe, që bëre, sa as toka nuk e mban, është se,tradhëtove shokët!...
Në gjithë këto bëma, nuk mund të lihet anash as Demë Demaj, që ka luajtur rolin e dyfytyrëshit, bile shumëfytyrëshit!? Edhe zotëria e tij Demë Demaj e ka për obligim të tregojë shumë gjëra të dyshimta!? Dema e mbante Sadikun në banesën e tij dhe aty, mu aty u bënë planet, për të gjitha këto, që ndodhën!? Ai duhet të tregojë se, për çfarë e kishte fjalën Sadiku, kur te stacioni i trenit në Nagold, posa u nisë treni ai i tha:”... ei, Demë, për atë bisedën, që bëmë bashkë nuk guxon ta dijë askush tjetër, pos unë dhe ti!?” Dema duhet të tregoje se, sa herë e ka çuar Sadikun deri tek banesa e Jusufit në Untergruppenbach???
Edhe Dem Demaj, pas rënies në burg të Hysenit, shkoi në Kosovë pa pëlqimin e Jusufit, por me porosinë e kujt dhe pse ai duhej të shkonte patjetër?! Dema, para se të nisej, i kërkoi mendim Jusufit, të shkonte apo të mos shkonte...Dhe Jusufi nuk ja aprovoi. Dema madje i kërkoi të merrte shtypin ilegal si „Lajmëtarin e Lirisë“, për t’i futur brenda në Kosovë, por Jusufi nuk ia dha, duke i thënë prerë:”... as ti mos shko, përndryshe, unë nuk mbaj përgjegjësi, për çfarëdo që të ndodhë, sepse po tregohesh i pa disiplinuar...!”
Dema shkoi në Kosovë dhe u mundua ta fusë Isah Demin në burg, duke i përgatitur disa herë kurthin se, gjoja po i kërkon ndihmë, për të kryer atentate!? Por këto atentate, jo t’i kryejë Dema me Isahin, por të fusnin në këto “valle” vëllezërit e tyre! Isahi ishte i gatshëm dhe i propozon Demës që, atentatet t’i kryejnë ata vetë, Isahi e Dema dhe jo me i futë vëllezërit në ato punë!? Dhe kur Dema nuk pranon, Isah Demi e kuptoi se, Dema kishte qëllim tradhëtie dhe atëhere ai u largua prej tij e prej poshtërsirave të Demës!
Në kohën, kur shpërthyen demonstratat në Kosovë, Dema ndodhej atje...dhe u lajmërua pas disa ditëve!? E herë thoshte jam në Kosovë, pastaj dilte në Lubjanë...dhe kërkonte ndihmë se, gjoja ja paskëshin marrë pasaportën policia!? Më kërkonte mua pasaportën time, për t’ia çuar unë, bashkë me Bardhoshin, deri në Slloveni...!? Jusufi i revoltuar më tha që:” as Bardhoshi as ti nuk do të shkoni, mos i dërgo as pasaportën se, ai u tregua shumë i lig!!!

*Katër aktivist të dalluar. Majtas Isuf Aliu, Shaban Bobaj, Tefik Kallaba, i katërti Avdyl Muqiqi
















*Nga e majta Kolë Merturi, Nami Ramadani, Faridin Tafallari, Murat Kryeziu, Fatime Kryeziu, Zade Tafallari, Emine Ramadani, Lajde Mërturi.















*Nga e djathta Nami Ramadani, Kolë Mërturi, Selim Koca, …? Në mes Xhafer Leci dhe F. Tafallari. Në Kircheim Tek, për festën e Flamurit 28 nëntor 2010















*Nga e majta Adyl Miqiqi, Tefik Kallaba dhe Faridin Tafallari, shok të pa ndarë aktiviteteve-Mërgim















*Nga e djathta Nexhmije Hoxha me Suzana Gërvallën dhe Ergoni i vogël në mes


















KORRESPONDENCE...
Letra, që më kanë dërguar Suzana dhe e bija e tij


Donika Gërvalla, bashkëshortja dhe e bija e JUSUF GËRVALLËS, gjatë viteve 1982 – 1983.
Në këto letra, të atyre viteve, të cilat ishin aq të dëshiruara dhe shumë të mirëpritura si për mua, ashtu edhe për shokët e Shtutgartit, nga që Suzana së bashku me fëmijët e saj, tashmë ishte larguar nga Gjermania dhe jetonte në Tiranë, vërehej ende një flakë rrezatuese e interesimit dhe e respektit për shokët e IDEALIT dhe njëherësh bashkëveprimtarë të JUSUFIT të Shtrenjtë, të asaj kohe në Gjermani!?...
...Porse, ç’ka ndodhë...dhe pse u dobësua kjo flakë rrezatuese... sa sot mund të them, deri në “shuarjen” e saj...është një çështje, që nuk kam tashmë pse e komentoj...por edhe duke menduar gjithashtu që, lexuesi i vëmëndshëm, do të jetë në gjendje të komentojë vetë, për të kuptuar domethënien e këtyre letrave, të botuara nga ana ime, si bashkëveprimtari i ngushtë i JUSUFIT, me të drejtën dhe qëllimin tim të lartë e fisnik, për të vërtetën e figurës patriotike e atdhetare të HEROIT TË PAVDEKSHËM!!!
...Jeta i ka shtigjet e shumta, kahet dhe drejtimet e ndryshme të saj. Secili në këtë jetë e ka rrugën e vet! Eshtë e qartë se edhe largësitë gjeografike dhe ato në kohë, në vite e dekada e bëjnë të vetën!? Por ama, kurrë nuk duhet harruar se, dhe FJALA E SHKRUAR, E VËRTETË, E PAFALSIFIKUAR e bën dhe do të duhej ta bëjë EDHE AJO DOMOSDOSHMËRISHT TË VETËN, DUKE PËRFORCUAR TË VËRTETËN, ATË TË VËRTETË, QË JU VRET SYTË, ATYRE, QË NDRYSHOJNË E JANË TË LËKUNDUR NË KARAKTER...DHE E KTHEJNË “GUNËN NGA FRYN ERA”! Për mua, atdhetarin dhe luftëtarin e BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR, BESNIKËRIA NDAJ IDEALIT ËSHTË KARAKTER I NJERIUT TË NDERSHËM E TË DEVOTSHËM!!!

LETRAT...
*Letër nga Suzana Gërvalla për shokët në Shtutgart. Tiranë 7 prill 1982

Shokë të dashur,
Po jau shkruaj këtë letër të shkurtë nga Tirana, ku ndodhem tani. Këtu na kanë pritë shumë mirë. Na kanë vendosë në banesë të re me shumë pajisje. Kanë ardhë shumë njerëz të njoftun për të cilët veç keni ni atje. Ata të gjithë ishin njerëz shumë të thjeshtë dhe të dashun. Nuk na kanë lanë fare me u mërzit. Këta këtu nuk e heqin Jusufin tonë nga goja. Kësaj radhe nuk po shkruaj më shumë se ashtu e do puna, por radhën tjetër ju shkruaj një letër të gjatë dhe ju shpjegoj gjithçka dhe gjansisht. Më shkruani për gjana, të cilat e dini se më interesojnë shumë. Më shkruani si ju shkon puna? A i keni ndigjua këshillat që ja u kam dhënë? A është Tusha ende aty dhe si i ka punët? Për shëndetin e juaj dhe shumë të tjera.
Tash ju përshëndes të gjithëve me radhë.Të jeni shëndosh e mirë dhe të punoni shumë. M’i përqafoni Mirjetën dhe Visarin, nëse janë ende aty.

*Letër nga Suzana Gërvalla për shokët në Shtutgart.
Tiranë maj 1982
Vllezër dhe djem të mi të dashur,
Megjithse ende nuk e kam asnjë përgjigje prej jush unë po ju shkruaj edhe ni letër. Mos ma nxini për të madhe se më së pari po ju pyes për kunatën. Si është ajo, si i ka fëmijët, si e ka voglushen dhe si e ka emrin? E pastë me ymër dhe me nafak dhe u bëftë si baba i vetë. A po e lyp qika jeme Abën apo më ka harrue? M'i thoni kunatës që të bëhet e fortë dhe krenare si na ka hije neve, që i kemi dhënë burrat tonë për lirinë e Kosovës tonë shumë të dashur.
Shokë! Unë kam dëshirë me e ditë shkakun, pse kunata ende nuk ka shku në Kosovë. Shumë po mërzitna se ajo mbetë qe gati dy muaj aty pa mua.Tash, djem të mi po ju pyes si jeni ju me shëndet dhe me punë? A jeni ende ashtu të fortë dhe të shëndosh? Me ditë ju sa shumë brengosna unë për juve, sa pa durim pres ndonjë lajm prej juve. Por ato lajme nuk po vinë kurrë. Nuk po di a nuk po shkruani ju apo nuk ka kush me i sjell ato lajme deri këtu. Kam ni si keni kalue në Bon. Urime edhe shumë suksese. Edhe ajo që e patëm punuar së bashku pak pa u nisë unë këndej ka dalë shumë mirë dhe me shumë pak. Ju uroj edhe shumë asi suksese tjerë. Kam dëshirë me ditë për secilin veçmas, si jeni me shëndet? A jeni të gjithë së bashku, si ju kam lanë, apo ka farë ndryshimi atje. Kam qejf me ditë pak ma shumë, për djalin tem N. (Naim Haradinajn) të madhin, që e kam lanë atje. Si i ka punët aty dhe në shtëpi. Sa shpesh flasim me fëmijët për juve. I përmendim lotët që i keni derdhë ato ditë, kur na keni përcjellë. Unë këtu në letër nuk ja u përmeni emnat por ju e dini vetë, për cilët po mendojmë ne. Kur jam nisë këndej e kemi pasë një marrëveshje, por ju si duket e keni harrua atë. Në takimin e fundit jemi marrë vesh që, të më informoni për secilën punë, që do ta bëni atje dhe që do këshillohem për gjithçka. Por ajo nuk ndodhi. Me hesap e patët veç sa me më hjek prej atjehit. Me pas ditë se këtu do ta qoj një jetë krejtësisht të shkëputun nga lufta jonë e përbashkët, nuk isha nisë këndej sepse më duket se e kam tradhtu burrin dhe kunatin tim, sepse nuk ja kam qu amanetin në vend, se në momentet e fundit ma ka thënë disa herë që të vazhdoj punën, që e kemi ba bashkë e unë nuk e vazhdova punën, që e lam aj dhe unë përgjys. Mu po më vran ndërgjegjja që erdha për vete në vendin amë të shqiptarëve e juve ju lash në atë vend të huaj dhe aq të idhtë për neve. Por tash është vonë. Tash veç të mos pritojmë t'i shkruajmë njëri tjetrit sa më shpesh dhe dijeni se unë edhe këtu ku jam jetoj bashkë me juve.
Në letrën tjetër do t'ju shkruaj pak më shumë për mua dhe fëmijët dhe për nderimet e mëdha, që m'i kanë ba këtu. Muj me ju thanë se mas disa dite do të shkojmë unë dhe fëmija tek njeriu më i dashtun prej të gjithë shqiptarëve, tek ai njeri rrugën e të cilit e ndjekim të gjithë shqiptarët. Kisha pas dashur me e ditë, çka u ba me varrezat? A i ndreqët apo janë ende ashtu? Më shkruani pak edhe për ato. Unë këtu e kam një shoqe kosovare, me të cilën edhe banojmë bashkë. Është shumë shoqe e mirë. Prej 20 korriku deri më 20 gusht jemi në plazh. Ish kanë mirë me ardhë edhe ju po në atë kohë aty dhe me e kalu kohën bashkë. A thua a vjen ajo ditë, kur do të rrimë bashkë dhe do të ju flas herë njërit e herë tjetrit sikur nana kur ju flet fëmijve.
Tash po e përfundoj letrën dhe po ju përshëndes të gjithëve me radhë. Ju bani të fala të gjithëve se, tashmë nuk ka nevojë me e mshef se ku jam.
Kosova-Republikë!

*Letër nga Suzana Gërvalla për shokët në Shtutgart.
Tiranë qershor 1982
Vllezër e djem të mi të dashur! Sot e mora letrën që ma keni shkruar dhe gëzimi ynë nuk pati kufi. E mora edhe orën dhe e njoftëm se e kujt ka qenë. Edhe Ergoni e diti se kush e ka qu atë orë, të cilën do ta ruajmë si kujtim shumë të vlefshëm. Në letrën e Skenderit po më kërkoni falje, pse e keni vonuar letrën. Unë jam nanë e keqe dhe nuk i pranoj lehtë arsyetimet. Ju jeni shumë vetë atje, çdo javë me më shkrua ndonjë prej jush më duket se nuk është aq zor. Ashtu ju bjen çdo njëri me më shkrua një letër në dy muaj. Shqyrtoni pak këtë propozimin tim dhe e shihni se është shumë i realizueshëm. Ju nuk mundeni me e marrë me mend çka do të thotë një letër e juaja për mua. Ju mundeni me më shkrua drejt për së drejti në adresën time: (Lagjja 10, Rruga "Bajram Curri", Pallati 10/1, apartamenti 6") dhe ma qoni një adresë atje ku me ju shkrua. Në ato letra, që m'i shkruani drejt për së drejti nuk duhen shkruar emra dhe gjëra që janë të mshefta kurse në letrat, që ia dorëzoni njeriut tonë mund të shkruani çdo gjë. Këto gabime besoj se do t'i rregullojmë. Me këtë rast po ua qojë edhe letrën time, të cilën nuk e paska quar njeriu, që ia kam dhënë para do kohe. I lexoni tash dy letrat së bashku. Po kthehem prapë tek letra,të cilën ma keni que ju. Me anë të kësaj letre po e shoh se po punoni shumë. Për demonstratat më kanë folur (por krejt shkurt). Mos u dëshproni për demonstratën në Vjenë. Ajo ka bërë jehonë shumë të madhe. Urimet e mia për bashkimin. Ashtu të bashkuar jeni më të fortë. Ju shkoftë puna mbarë! Në letrën tjetër më sqaroni pak punën e Ibrahimit dhe Bules. Më intereson shumë. Hagjiut urime për martesë. Mos të më preket se, po e këshilloj, por e kam për detyrë t’i them mos ta lerë punën anash. Kur martohet, për neve gjëja kryesore është puna pastaj vijnë të tjerat (megjithatë ai i din mirë detyrat e veta). Edhe për këtë martesë më shkruani pak më shumë. Më vjen mirë që po ju ndihmon Ahmeti. Qe edhe unë po i nënshkruaj ato letra, që m'i keni quar dhe po ja u kthej menjëherë. Për kunatën kam ni menjëherë që ka lindë vajzë, vetëm nuk e disha emrin e voglushes. Ju lumtë që ia keni dhënë një emër shumë të mirë dhe të përshtatshëm. E trashëgoftë atë emër me nder. U gëzova shumë se ma në fund ka shkua në shtëpi. Ju lutem më shkruani shkakun e kësaj vonese. Po e shoh prej letre se gurët (e varreve për Jusufin e Bardhoshin dhe Kadriun) i keni porositë, por nuk më shkruat se kur do të bëhen ata. Kemi ni se ju kanë telefonua, se i kanë vjedhë kufomat. Çka janë ato fjalë, shkruani edhe për këtë. Do të ishte mirë për gjashtëmujorin e dëshmorëve tanë të shkoni pak ma shumë vetë te varret dhe shënoni këtë ditë. Unë këtu do të bëjë një darkë përkujtimore me atë radhë. Kur të shkruani letra, shkruani për secilin shok veçmas se unë ju dua dhe ju nderoj të gjithëve. Më shkruani sa vetë po punoni, a mundeni me u ba idare. A po ju ndihmojnë këta shokët tanë të ngushtë, që punojnë me letra, apo po brengosen vetëm për familjet e veta. Le të kujtohen pak se edhe dikush ka pasur familje, por është brengosur edhe për juve pa punë dhe ju kanë ndihmuar sa kanë mundur. Tash është koha e luftës dhe njeriu në luftë duhet të sakrifikon çdo gjë. Familja tash vjen në radhë të tretë. Në rend të parë është lufta, pastaj shokët e luftës dhe në fund familja. Unë po mundohem që t'ju ndihmoj prej këtuhit. Shirita (televiziv dhe magnetofonik) do t'ju qoj shumë, (me ata të televizionit kam folë). Më kanë dhënë premtime të forta se do të më sigrojnë tesha kombëtare për të gjithë juve dhe shumë flamuj. Kam shikuar edhe për punë të pushimeve që t'i kaloni këtu. Më kanë dhënë disa premtime. Kërkoni ju prej atjehit (vetëm jo të gjithë përnjëherë por ka 2-3 vetë) dhe ndoshta do t'ua mundësojnë ardhjen. Do t'ju qojmë vazhdimisht edhe fotografi (vizatime dhe panorama) të mira për numrat e ri të "Zërit" tonë. Ju më mësoni çka muj unë tjetër me bërë prej këtuhit se unë nuk pritoj asgjë me ba për idealin, për luftën dhe Kosovën tonë trime. Veten po e ndiej si fajtore. Ju tradhtova të gjithëve. U rahatova për veti e juve ju lash në zjarr. Si u bëra për një moment më shumë nënë se revolucionare dhe e lash luftën vetëm për me i shpëtu fëminë. Vetë kam veprua krejtësisht në kundërshtim me fjalët e mija, me këshillat që po ua jap të tjerëve. Unë vetes s'ja fali kurrë këtë agjamillak që e kam bërë. Unë jau mbylla edhe të vetmen shpi ku mujshit me ardhë, kur mërziteshit shumë. Me ardhë kur ju merrke malli për leqenik, pite ose pasul të shpisë. Qe sa luftëtare e mirë jam unë, ju lash në kohën më të vështirë. Por tash është vonë. Tash muj vetëm me ju këshillue si me punue atje në ato kushte aq të vështira. Po ja u qoj këtë pako me disa cikrrime që kam mund me i grumbullue dhe me i ble. Më së pari po ju qoj të gjithëve nga një plis. E bajshit me nder dhe me gëzime. U mundova të gjej sa më shumë flamuj, po kaq mujta me bërë. Këto stema ua shpërndani shokëve gjatë demonstratave dhe manifestimeve të tjera. I kam mbledhë edhe disa fotografi që ma mori mendja se do të ju hyjnë në punë. Edhe fëmija jau kanë shkrua këto kartolina dhe ju përshëndesin të gjithëve. Nuk e di u ju kanë ra në dorë. Këto libra me vjershat e Jusufit për ate po ua qoj edhe ato. Në numrin e 4 të "Nëntorit" ka disa grafika shumë të bukura. I shfrytëzoni edhe ato. Tash është në botim romani i Jusufit dhe një përmbledhje poezish. Kur të dalin jau qoj menjëherë. Djema, kur mi shkruani letrat mi shkruani me dorë dhe jo me maqinë se më dukeni më të afërt. U gëzova shumë se do të ma qoni Qiftelinë dhe Sharkinë. U deshta me i marrë edhe vetë, por më erdhi keq prej juve. Ish kanë mirë me mi que do shkrepsa me shqiponjë, se shumë njerëz më kanë ndihmue me i bërë këto, që unë po ua dërgoj. Duhet disa me ua kthye të mirën. Qe edhe disa revista për voglushat, që i keni atje, për Besimin, Bekimin, Rexhepin, Enverin dhe Arbenin. U rritshin dhe u bëfshin trima. Këtë vjershë që po ua qoj e ka shkrua Adem Istrefi, por mos ia qitni emrin. Përveç këtyne sendeve, që i ka que në pako, ju kam que edhe unë të tjera të cilat i merrni nga shok E. (Engjëll Kolaneci). Më kaq po e përfundoj letrën. Po ju përshëndes të gjithëve me radhë. Ju përqafoj si nëna fëminë e vetë e edhe si motra vëllezërit. Ishalla shifemi sa më parë. Mos na harroni. Drita

*Letër nga Donika Gërvalla, për “vëllezërit” në Shtutgart Tiranë, 02. 06. 1982

Vëllezër të dashur,
Sot mora këtë copë të vogël letre për t'ju shkruar dy tri fjalë. Së pari para se të filloj së shkruari po ju pyes si jeni me shëndet dhe si shkoni me punë. Na tregoi ai djali i ansamblit si ishte takuar me Hafizin. Ne këtu jemi të gjithë mirë me shëndet dhe shkollë. Mami do të vazhdoj studimet për histori-gjeografi, Premtoni do shkojë në shkollë për gjuhët e huaja dhe aty do të vazhdojë si gjuhë të huaj gjermanishten kurse unë do të vazhdoj në Liceun artistik për flaut.

*Nexhmije Hoxha (bashkëshortja e Enverit) dhe Donika Gërvalla















Ergoni gjithë ditën vetëm juve ju përmend. Sillet nëpër dhomë dhe fillon të pyesë për të gjithë me radhë se kur do të vini. Nuk pyet vetëm ai por pyet e gjithë familja. Ne të gjithë dëshirojmë që të vini sa më shpejtë. Të gjithëve na ka marrë malli për ju dhe besoj se edhe ju ju ka marrë për ne dhe shpresoj se do të vini patjetër shumë shpejt. Po te varret keni shkuar? A i keni rregulluar? Keni vënë lule të kuqe? U gëzuam shumë që kishit bërë demonstrata të reja. Edhe ne donim të merrnim pjesë në këto dy demonstratat e fundit, por ja që ndodhi kështu dhe nuk mundëm. Na falni që u larguam pa ju treguar se ku do të shkonim por kështu ishte puna. Unë do të shkruaj prapë por edhe ju mos u kurseni por shkruani sa më shpesh sepse baci Engjëll (Kolaneci) ka thënë se çdo letër do ta sjellë menjëherë si ta shkruani. Të fala keni nga të gjithë por më së shumti nga motra juaj e vogël Donika. Kosova-Republikë!

*Letër nga Tusha Gërvalla, bashkëshortja e
Bardhosh Gërvallës, për shokët në Shtutgart. Kosovë, vjeshtë 1982

*Djathtas Nëna Ajshe Gërvalla dhe Tushë Gërvalla, bashkshortja e Bardhoshit, Faridin Tafallari, shoku dhe bashkëveprimtari më i ngusht i Jusuf Gërvallës, në vizit te varret e shokëve JUSUF Bardhosh dhe Kadri, në Bad Canstadt, verë 1983 Shtutgart



















Mirë dita shok e vllazenë.
Po ju lajmrona të gjithve se na imi mir tanë shnosh e mir po mërzitem kapakë po ju si ini tanë me shnet ashtu edhe me punë si po kaloni, a po mërzitni. Letra e juj sot me erdh shum faleminderes prej jush. Edhe fotografit me erdhën shum mir ishin kan marue. Shok po ju veti për Isufin edhe Bardhin se qysh janë a po mërziten. Të fala spo na qojne asniher Për varrezat e tyne më tregut se kur po i nreqshin veq fotografoni e qonaj fotografit e vorreve të nrequne. Tash po ju ves për teshat e tyne vrasjes a jau kthynë policija hala apo qato tesha si tjau kthejnë na i qoni për Miftarin kur të kthehet heren tjetër. Per Suzanën me tregut se ashtë mir dhe thmin se i ka mir. Per suksese te thmive shum u gzova edhe për Suzanën si po studjojke më gzut. Me shnet si ashtë a po merzitet apo ju shkrun shpesh. Edhe për pare po ju tregoj se erdhën ju rrit nera. Si ndihma mos kini dert me que kurr ni dinar se asht gjynah me e hangër njersen e huj. Edhe për paketa si më kerkut falje per vones nuk prishet kurgj kur të muni i qoni e falje po ju kerkoj une se e teprum me të gjitha veq ma bani hallall. Tash po ju ves për pension qka u ba a po del gja apo jo dhe a po duhet me nreq edhe unë kha gja a jo a vetem ju atje. Përkthyesit pagujani qdo punë si ta kryen. Pensioni kur te del e qoni nëpërmjet Miftarit e kurkuj tjetër. Visari, Mirjeta ashtu edhe Bardhja mir janë rrit shum. Tash spo ju lypi diqka. Ne mujshi me më que do sod të teshave bukur shum se hiq spo gjinet. E qoni per Miftarin heren tjeter. Qetash nuk po dij se qka me ju shkrue. Suzanës bani shum të fala ashtu edhe thmive. Mos t merzitet fat e patëm. Shyqyr qe ashtë rahatue dhe po te ves a mundet me na shkrue drejt për drejt ajo. Me tregon se une letrën ia ktheva. Veq ishalla nuk ma nxini për të madhe ndoni gabim e kam ba pa qellim po kam gabue se sm ka ra qaq shum me shkrue. E tash pritni të fala prej të gjithve e shume prej meje të gjithë shoktë e shoqetë të fala. Tusha























*Letër nga Suzana Gërvalla,për Sabri Novosellën(Turqi).Tiranë,10shkurt 1983
I dashur vëlla Mërgim,
Letra juaj më erdh bash më datën 17 janar kur unë kisha shumë mysafirë që më erdhën për përvjetorin e dëshmorëve tanë. Atë ditë erdhën rreth 300 veta, të gjithë me fjalë të mira dhe me lot në sy. Po atë ditë doli prej shtypi edhe libri i poezisë "Bekimi i nënës" i J. dhe në gazetën "Drita" u botua tregimi i tij "Vazhdim". Siç po shifni edhe këtu e kanë shënuar përvjetorin e tyre me veprat e J. E di se edhe ju shokët në mërgim nuk e keni lënë pa e përmendur këtë ditë me ndonjë shkrim ose manifestim. Më së pari po ju kërkoj falje për vonesën e kësaj letre. Njëherë pata shumë njerëz (kanë ardhë dy javë rresht) pastaj unë i kisha dy provime (të cilat i dhash me sukses) dhe më duhej të mësoj ditë e natë. Por në të ardhmen nuk do t'ua vonoj më letrat aq shumë. Prej shtëpije kam marrë dy letra. Po më shkruan kunati i madh. Ata të gjithë janë shëndosh e mirë dhe janë të fortë. Edhe kunata, e cila shkoj në Kosovë me tre fëmijët është mirë, nuk e kanë ngacmua ende asnjëherë.Fëmijët i kam mirë me shëndet dhe me shkollë. Në gjysmëvjetorin e parë kanë kalua shkëlqyeshëm. Djali ka pak vështirësi me gjuhën tonë por me punën e përditshme ai edhe atë po e përvetëson mirë. Vajza ka me dalë në paradën e majit me flamur. Do ta përcjellë orkestra e madhe. Atë program e transmeton edhe televizioni ashtu që ka mundësi ta shohin edhe në Kosovë. Do të gëzohen të gjithë shumë. Tash po ju pyes si janë shokët të tjerë, a janë shëndosh e gjallë të gjithë. Unë nuk di asgjë për ta, sepse ata nuk më shkruajnë kurrë megjithëse unë ju qoj letra rregullisht. Nuk di a mos ju ka ndodhur gjë apo vetëm pritojnë me shkru. Ata më premtuan se do të më qojnë çdo numër të asaj (reviste) që po e punojnë atje por unë qysh se erdha këtu nuk pash asnjë numër (përveç atë numrin). Unë kam dëshirë të shof se si e kanë vazhduar punën. Por ndoshta unë po kërkoj tepër. Ndoshta më nuk kam të drejtë t'i shof ato të cilat kanë dalë prej duarëve të mia edhe të burrit tim. Ata nuk më kanë dërgua asnjë fotografi të varrezave. Më premtuan se do të m'i qojnë edhe qiftelinë e sharkinë e burrit tim si dhe disa shirita (videofoni) por edhe ato mbetën premtime.Shumë shpejt më harruan e ajo më dhemb shumë se i kam mbajtur si fëmijët e mi. Më falni se po ju shkruaj kështu. Unë e di se sa probleme keni ju e tash po ju a shtoj edhe një. Në letrën tjetër do të ja u qoj edhe një fotografi. I kam bërë gati disa sende për të ja u dërgue por nuk gjej njeri që t'ua sjell atje. Tash ju përshëndes juve, shoqen dhe gjithë shokët. I bëni të fala ati shokut që më kujtoj me pakon që ma keni dërguar.
Ju nderon dhe ju respekton Drita me fëmijët.
***
Unë Faridin Tafallari, Sabri Maxhun Novosellën, e kam njohur që herët, nëpër mes korrespondencës së heroit Jusuf Gërvalla, dhe me shumë dëshirë dhe kënaqësi të gjitha ato letra, pa më të voglin ndryshim, ia kam botuar në librat e mi si dhe në portalin e mirënjohur mbarëkombëtar te Albaniapress-it. Jusuf Gërvalla, Metush Krasniqi, Sabri Maxhun Novosella, janë të mbdhej si tre lisa të lart që nuk u lëkundën kurrë…Ata ishin në krye të “Lëvizjes Nacional Çlirimtare për Çlirimin dhe Bashkimin Mbarëkombëtar”. Prandaj, Sabriun e nderoj e respektoj si një nga veprimtarët më të afërt të të madhit Jusuf Gërvalla, ndaj edhe Sabriu krah Jusufit është i madh.
Me plot të drejtë e ka thënë Xhafer Durmishi për Sabriun.
“...Është meritë e Sabri Novosellës, që e organizoi në Lëvizje Jusuf Gërvallën, i cili i vuri aftesitë e tija fizike mendore dhe intelektuale në shërbim të atdheut, në mënyrë të organizuar...”
….Ndërsa përsa i përket anës së biznesit, Jusufi e ka njohur mirë, se kush është Sabri Novosella, prandaj kjo jo që e ka penguar por edhe më tepër e ka përforcuar dashurinë dhe respektin për Sabriun, dhe kjo po duket fare mirë në bazë të korrespondencës së Jusufit. Jusufi i ka njohur mirë karakterin dhe aftësitë e tija, së pari si një burrë zotëri dhe e dyta si një ekonomist korrekt, i shkathtë dhe i zgjuar. Kjo nuk do koment, sepse Sabriu, si një atdhedashës patriot dhe ish i përndjekur, ish i burgosur politik, ku dhe pas daljes nga burgu përsëri i përndjekur politikisht, ka shumë merita! Ai ka bërë aq shumë sa që janë të rrallë këta atdhetarë si Sabri Novosella, që i dhanë kaq shumë këtij populli dhe atdheut, për këtë liri që po e gëzojmë sot! Ai ka aq shumë merita sa edhe me ndërtimin e Kosovës, sepse ka punuar me shumë përkushtim. Nuk po hy më thellë se, për Sabriun ka shumë për të shkruar, por po ndalem vetëm në një pikë, siç është Banja e Kllokotit “Nëna Naile”, ku Sabriu jo vetëm e ka futë Kllokotin (ata që e dinë, e dinë mirë se ku është Kllokoti…) nën sqetullat e tija, në shërbim të popullit, por edhe ka punësuar mijëra njerëz, që sot ata e kanë një vend të siguruar të punës dhe nuk mendojnë të ikin nga Kosova, si shumë e shumë të tjerë, burra, gra fëmijë, të rinj e të reja, të cilët vendbanim i kanë bërë nën urat e atyre shteteve për të mbijetuar e mos të vdesin për bukë!
Ja pra ky është Sabri Maxhun Novosella, i cili ishte njëri nga krahët e fortë të të madhit Jusuf Gërvalla...

*SABRI MAXHUN NOVOSELLA

Këtë letër, të dërguar nga Suzana Gërvalla, Sabri Novosella ia përcolli Xhafer Durmishit në Gjermani, përmes meje, (F.T)duke i bashkangjitur edhe një letër të shkruar prej tij:
I dashur vëlla, po ua dërgoj këtë letër të Dritës, ashtu që mos t'i përsëriti fjalët e saj, pasi edhe mua po më duket se ka të drejtë deri dikund në ankesat që i ka cekë në këtë letër. Ia dërgon të gjithë numrat e ZK (Zërit të Kosovës) që kanë dalur që nga koha që është larguar dhe videofilmat edhe të demonstratave tjera dhe të kremtimeve të festave. Nëqoftëse nuk ke mundësi ti të shkojsh në Vjenë e dërgoni një shok që ka mundësi të shkoj. Edhe mua letra moti nuk më ke shkruar, nuk po e di se për çfarë arsye. Kisha pasë dëshirë të më njoftosh edhe për Naimin, Hafizin e të tjerët. Edhe për Nuhiun më tregon çdo gjë që ndien për te. Prej Aliut a ka ndonjë lajm dhe për Korierin a e dinë a është ende në hotel apo ka dalë. Ndërrimi i vendit të teknikës duhet të jetë i arsyeshëm, pasi ju i dini ato punë më mirë atje. Po ti duhet gjithsesi të jesh i angazhuar direkt në te. Ndoshta ta dërgojnë me e bërë thyerjen teknike, pasi ty nuk mundet aq lehtë me të zavendësua tjetërkush. Vazhdimisht shkruaj, pasi ti ke prirje, por edhe përvojë në punë të tillë e këtë duhet vazhdimisht të e specializojsh.
Me U. (Xhafer Shatrin) vazhdimisht jam në korespondencë dhe ai si zakonisht, optimist, por po i duket se po mungojnë në numër të duhur organizatorët. Po thotë se ekipi i të penës është plotësuar bukur mirë gjë që edhe pas tashit ka me pasur për çdo ditë e më tepër. Formimi i K. (Këshillit) Ekzekutiv, po më duket se është vonuar pak. Nuk di për çfarë arsyesh.Besoj se edhe kjo punë do të kryhet së shpejti.
Të fala S. dhe F. Mër. (Mërgimi-Sabri Novosella)
P.S.Dritës, organin (revistën) dërgoja me postë, ashtu si në të gjitha anët e botës.
*Letër nga Suzana Gërvalla, për Faridin Tafallarin dhe Nuhi Sylejmanin.
Tiranë 22.//.1983
Vllëzër të dashur Faredin e Nuhi!
U bë një vit që u largova ndaj jush dhe ende nuk morra asnjë letër prej jush. Unë letër drejt për së drejti nuk ju kam dërguar, por përshëndetje ju kam que disa herë. Nuk më besohet se e haruat aq shpejtë shoqen e luftës, e cila i ndau të mirat e të këqijat me ju atje në mërgim. Ju na latë tash kur ne na duhet përkrahja e juaj më së shumti, tash kur mbetëm pa Jusufin e Bardhin e pa asnjë antarë të familjes.
Ne me të vërtetë këtu kemi shoqëri të re dhe përkrahje të madhe por mendë i kemi atje te ju te varrezat e Shtutgardit, se atje i lam ata ma të afërmit. E tash nuk dimë as si duken varrezat e tyre, spati kush me na que asnjë fotografi prej atjehit. Tash unë mo nuk e shof as organin tonë, gazetën për të cilën e ka dhënë jetën burri dhe kunati im e të cilën e punova unë me këto duar pse ika kush me ma que prej atjehit.
Ta dini se jam prekur shumë prej jush. As ata djemtë të tjerë nuk shkruajnë por ata janë të rinj e agjami dhe nuk jua nxo për të madhe por prej jush kam pritur më shumë. Po qaj unë që nuk qajta në ato momente më të vështira të jetës sime, po qaj unë që ju jepsha gajret të gjithëve por atëhere e kisha gjithë shoqërinë e Jusufit me vete e tash më latë të gjithë. Unë nuk e di pse na lat kështu, a nuk dita me ju dasht si vëllëzër apo nuk dita me ju bë hizmet sa duhet. Apo shkoj Jusufi e gruaja e fëmija e Jusufit nuk ekzisojn më. Unë e di se ju keni shumë punë por e di edhe se keni kohë me e shkrue një letër më të cilën do t’i gëzoni tre jetimat e Jusufit dhe gruan e tij, të cilët kanë mbetur këtu krejtësisht të harruar nga shoqërija e vjetër. Ndoshta do të më nxoni për të madhe që ju shkruaj kështu por nuk mujta me duru më, nëse e teprova ju kërkoj falje. Nëse ju intereson për neve ne jemi shëndosh e mirë, me shkollë po shkojmë shumë mirë. Fëmija u ambientuan këtu. Edhe unë i kamë dhënë disa provime në fakultet. Para nja dy muajsh e pata një krizë nervore po tash jamë më mirë. Po jua qoj këtë libër të Jusufit i cili ka dalë me rastin e përvjetorit të vdekjes së trimave tanë, si dhe këtë fotografinë tonë.
Tash kur të vijë ansambli jonë me dhanë koncert atje unë do të ju qoj disa përshëndetje me kangëtaren Valdete Hoxha, të cilën e kam shoqe, ofrojuni asaj dhe ajo do të ju tregoj çka ju intereson për neve. Nuhi këtu më thonë se teshat e Jusufit edhe Bardhit i ke mar prej policie, të lutem mi qo si dhe senet e tjera që i ke mar në polici. Ma qo edhe ditarin e Jusufit dhe shiritin e varimit, të cilin ta lash atëhere. i bonë të gjithë një pako të mshelme mirë dhe aty e shkruan emrin tim dhe kur ata kthehen do të ma bin. Ose ma qoni drejt në adresën time, të cilën shpresoj se jau ka dhën Skënderi (Xhafer Durmishi)
Tash ju përshëndes të dyve si dhe familjet e juaja. Mi përqafoni fëmijët. I bëni të falura edhe bacit Jah si dhe shokëve tjer.
Drita Sokoli (Suzana Gërvalla)

(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 2,170 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi