Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MEDIET E PRISHTINES VAJTOJCA TE QEVERISE
Publikuar më 26 janar, 2015 në orën 11:05 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kur degjon, shikon dhe lexon mediet e shkruara dhe ato elektronike te Prishtines te duket se po degjon dhe po shikon VAJTOJCAT qe vajtonin, sipas zakonit, te vdekurin! E kuptoj fare mire poziten e veshtire te medies, e cila gjendet midis "kudhres dhe cekanit". E kuptoj edhe varesine e tyre nga politika dhe nga financat publike dhe ato qe vijne mbas dore nga te gjithepushtetshmit e ketij vendi dhe nga "dhuratat" qe japin here pas here miqte e tyre te huaj!

Megjithate, as une dhe asnje qytetar i ketij vendi nuk mund ta arsyetoj shnderrimin e tyre ne vajtojca te qeverise e te politikes aspak dinjitoze dhe aspak te dobishme per Republiken tone!
Pas protestes, po shikoj, po degjoj e po lexoj shkrime, pamje, komente, "analiza" nga medie dhe autore te ndryshem per protesten e djeshme ne Prishtine. Ka shkrime e reagime (me shume sharlataneske) edhe ne rrjetet sociale...!
Nje vend dhe ndikim te rendesishem ne kete marredhenie te medies me qeverine, me shtetin dhe me politiken, pervec nevojes per para, ka zene edhe "tradita". Nje pjese e mire e medies (sikur edhe e politikes, kultures, artit...) jane te drejtuara ose te ndikuara nga gazetaret dhe drejtuesit e gazetarise titiste ne Kosove! Kjo edhe per arsye se clirimi i Kosoves nuk u perfundua dhe, per pasoje, nuk u be as "lustrifikimi" i gazetarise, i politikes dhe i shoqerise sone, e cila vazhdon edhe sot te terhiqet zvarre pas vajtojcave te "bashkim-vellazerimit" dhe te Titorankovicit...!
Prandaj, ky soj mediesh, mbeshteten prapa nje lisi dhe nuk e shohin malin! Ky lloj mediesh dhe gazetaresh llomotisin tash njezete ore per dy xhama te thyere te qeverise dhe per disa qytetare (djem te rinj) qe i thyen ata xhama e jo per arsyet, shkaqet e verteta ekonomike, politike, sociale, psikologjike... qe mobilizuan mbare Kosoven per te protestuar ne Prishtine para qeverise! Ketu me duhet te sqaroj se ne keto pozita nuk jane te gjitha mediet, por kryesisht ato me te fuqishmet, ato qe jane te mbeshtetura nga qeveria dhe politika, ato qe jane shnderruar ne zedhenese-vajtojca te qeverise! Demagogjia behet edhe me e tejdukshme kur keto medie servile dhe hipokrite nisin e vajtojne pronen publike dhe demtimin e saj..! Pjese e ketij vajtimi, krejt pavetedijshem, po behen edhe disa shqiptare te mire, qe vertet e duan kete vend, por jane bere viktima te manipulimit politik dhe medial!

A duhen shume mend dhe a duhet shkolle e madhe per ta kuptuar te verteten e kesaj pakenaqesie mbarepopullore me qeverisjen dhe me klasen politike te ketij vendi? A duhen shume mend per te kuptuar se ata dhjetra mijera shqiptare te ardhur nga cdo ane e Kosoves nuk ishin ardhur ne Prishtine per t'i hedhur ca gure dhe per t'i thyer dy xhama te pallatit te qeverise? Prandaj, mos u mundoni kot t'i shitni dushk per gogla ketij populli te pakenaqur deri ne deshprim me politikat dhe me qeverisjen e kesaj Republike! Mediet, pse jo edhe inteligjencia apartiake, do te duhej te angazhoheje dhe te lodheje shume ne kete kohe per t'i hulumtuar, analizuar dhe prezantuar shkaqet e sakta te kesaj pakenaqesie e jo te prodhoje tyme e mjegull me ata xhama te thyer nga disa qytetare, te cilet, per habine tone, nuk u penguan fare nga njisite e policise!! Ata pak qytetare hodhen gure deri sa u lodhen dhe u larguan pa ferre ne kembe! Policia hodhi ca gaz-tym lotsjelles sa per t'u shfryetzuar nga mediet dhe politika si gjendje "alarmante"!

Si mund te fshihen dhe a mund te fshihen demet kolosale qe kjo klase politike (kryesisht PDK-LDK) i ka shkaktuar Kosoves shqiptare?! Kot e keni. Shkaterrimi dhe rrenimi ekonomik qe kjo klase politike i ka bere Kosoves dhe popullit te saj nuk mund te fshihet dhe as te mbulohet me thyerjen e dy xhamave dhe as te te gjithe xhamave qe jane ne Kosove! Vetem vjedhja, grabitja, trafikimi dhe shkaterrimi i pasurive te Trepces per keto pesembedhjete vite eshte dem me i madh se thyerja e krejt xhamave qe jane ne Kosove. Jo vetem Trepca, por e gjithe prona, pasuria dhe ekonomia-industria e Kosoves eshte uzurpuar, eshte pervetesuar, eshte garbitur, eshte trafikuar dhe eshte bere rrush e kumbulla nga kjo klase politike zuzare dhe nga prania nderkombetare, e cila ka pjesen e fajit dhe te pergjegjesise se saj, por pa kete klase injorantesh, grabitsish dhe matrapazesh nuk mund te ishte aq i "suksesshem" as UNMIK-EULEX-i!

Demet ne arsim, ne shendetesi, ne kulture, ne art... jane po aq te medha sa edhe demet ne ekonomi. Cenimi dhe rrezikimi i teresise territoriale, i sovranitetit dhe pavaresise se Republikes eshte edhe me i madh se te gjitha demet tjera... Eshte kjo klase politike-profitere qe ka miratuar dhe ka pranuar me veprimet dhe mosveprimet e saj ndarjen-krijimin e nje "Veriu" serb ne territorin e Republikes...! Jo vetem kaq. Jane krijuar dhjete komuna serbe, dhjetra zona te mbrojtura dhe eksterritore serbe ne Republiken tone! Sovraniteti, pavaresia, liria, teresia, siguria, drejtesia, pasuria, arsimi, shendetesia, policia dhe cdo gje tjeter e Kosoves eshte ndare me Serbine! Serbia eshte bere ortake ne Kosove! Ky eshte demi, ky eshte rreziku dhe kercenimi i Kosoves e jo ata qytetare qe thyen dy xhama te qeverise. Demi dhe kercenimi me i madh i keti vendi eshte bere nga vete kjo klase politike-mafioze dhe qeveria e saj! Shkaku themelor i kesaj gjendje te pashprese, i kesaj pakenaqesie totale, i keti depresioni politik, ekonomik, shoqeror dhe popullor eshte vete kjo klase politike e korruptuar, e kapur, e shantazhuar dhe e perfshire kembe e krye ne krim te organizuar!

Dem per Kosoven shqiptare dhe te ardhmen e saj eshte ikja masive e shqiptareve permes Serbise neofashiste dhe rrallimi i popullsise...! Cilat jane shkaqet e kesaj ikjeje nga shtepite dhe nga vendi i tyre?! Pse kjo klase mafioze politike po heshte dhe po e miraton, madje edhe po e ndihmon, kete ikje?! Sepse, eshte shkaktarja themelore e kesaj gjendjeje te pashprese. Sic po duket kjo klase hajdutesh, qe kane kapur shtetin dhe institucionet e tij, po i ferkojne duart kur po shohin ikjen dhe vazhdimin e ikjes-shpernguljes se shqiptareve...!! Keshtu do ta kene ma lehte t'i shfryezojne dhe gezojne pasurite e ketij vendi dhe te qeverisin pa telashe! Sa me pak shqiptare aq me e lehte qeverisja-sundimi i Kosoves me "Listen serbe"-Serbine! Keto dhe shume tjera jane problemet e Kosoves dhe te popullit te saj shqiptar e jo xhamat e atij pallati nga i cili sundojne, e zhvatin dhe e rrezikojne perdite e me shume teresine territoriale, sovranitetin, pavaresine, lirine, pasurine... dhe te ardhmen e Kosoves. Per mbrojtjen e lirise, te pavaresise, te sovranitetit, te tersise tokesore, te pasurive... dhe te krenarise kombetare jo xhamat, por i gjithe pallati le te behet rrafsh me toke... Qe te mos behet kjo, qeveria e Isahashimit duhet te ndrroje kursin e saj anti-Kosove ose te terhiqet me "deshire"... Gje qe s’behet, sepse keta nuk e kane dore as te « drejten » e doreheqjes. Edhe per kete duhet te marrin pelqimin diku…


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 395 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi