Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KADAREJA DYSHON TE IDENTITETI I VET
Publikuar më 26 janar, 2015 në orën 11:26 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ismail Kadare shkruan: “Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identitetit të dyfishtë …duhet të bindet se është evropian me rrënjë, gjuhë dhe histori...” Ky shkrimtar është përfshirë disa herë në debate historike, sa i përket identitetit të shqiptarëve dhe ndikimin e Turqisë myslimane në Shqipëri e Kosovë. Por e vërteta historike ka dëshmuar se, identiteti ynë është çimentuar këtu e “10 mijë vjet histori: Pellazgë > Shqiptarë”. Në qoftë se stërgjyshi i Kadaresë nuk do të ishte kthyer në mysliman, sot Kadareja do të kishte emrin “Kadareas, ose Kadaroviç” dhe nuk do të ishte më me identitet shqiptar, por do të ishte grek ose sllavo-sërb. Ky debat që bën Kadareja, u vlen grekëve dhe sllavëve.

Ismail Kadare, më 3 mars 1992, në një debat në “Le Figaro” na thotë se: “Islamizimi është një fatkeqësi kombëtare e shqiptarëve. Islamizmi është një nga pengesat kryesore që Shqipëria të integrohet në perëndim”. (Forumi horizont 28-12-2002). Të njëjtën gjë thotë dhe historiani grek Eleftherias Nikollaidhis: “Islamizimi përbën rrezikun vdekjeprurës për kombin grek”. (Janinë 1979). Me fjalën “Islamizim”, historiani grek kupton Turqinë, së cilës ia kanë frikën. Grekët nuk e harrojnë betejën e Anadollit dhe të Thrakës, që e filluan më 15-maj-1919 dhe vazhdoi deri më 9-9-1922. Duke u vërtitur si nëpër gjumë, për të mbledhur mjegullën në thes, u rrëzuan nëpër rrëpira dhe humnera aq keq, sa thyen jo vetëm turinjtë po se po, por edhe kokën. Pas 4 vjet kacafytjesh, u dërrmuan si mos më keq dhe u shkatërruan nga ushtria turke qemaliste, që i përplasi në bregdet ku gjetën vdekjen, nga deti, plumbi e zjarri dhe shpëtuan më pak se gjysma e ushtarëve të ushtrisë greke, që i tërhoqën anijet angleze.
AJO QË NUK I FALET Ismail Kadaresë: Para vitit 1990, ndodhi vizita e parë e familjes Shtraus, për t’u lidhur me Gjermaninë. Shansi për të realizuar këtë hop të ri në Shqipëri, e kanë pasur 4 njerëz: Ramiz Alia, Ismail Kadare, Fatos Nano dhe Sali Berisha. (E. Zaloshnja “ILLYRIA”, 21-12-2006, f.12). Por këta donin të vazhdonte komunizmi në Shqipëri, prandaj nuk u lidhën me Gjermanin, por u lidhën me Greqinë mjerane. Mandej këta pranuan edhe kryepriftin grek, që përpiqet ta kthejë Shqipërinë në deshqiptarizim. Pra, në një shtet grek brenda shtetit shqiptar, kundër myslimanizimit dhe ti quaj këta, kolonë turq, siç e quajtën Çamërinë, e cila tani për grekët, është “INEKZISTENTE”. Po të ishim lidhur me Gjermaninë, ku do të ishte Shqipëria Sot?... Kjo është tradhtia më e madhe që i keni bërë ju kombit shqiptar dhe si pasojë e kësaj, erdhi katrahura e luftës civile të vitit 1997, e gatuar nga greku me drejtues emisarin e saj Janullatos, që vepronin bashkërisht me qeveritaret Nano dhe Berisha dhe pse jo, edhe me ju që e shikonit me dylbi nga Parisi, i solidarizuar edhe me renegatin Kiço Mustaqi, me 400 andartë grekë, që e piketonte kufirin në jug të rrjedhjes së lumit Vjosa, si tokë të pushtuar greke.
Në atë kohë sekretaria e SHBA, Magdalena Ollbrajt, i tha Pangallosit: “Ju keni ndërmend të pushtoni Shqipërinë e Jugut, por ne nuk e ndalojmë Turqinë që tu bjerë juve”. Kryeministërja turke i dha ultimatum grekut, që të kthehej brenda kufirit të saj dhe greku u kthye me bishtin në shalë në Greqi. Kështu, z. Ismail Kadare është ruajtur identiteti shqiptar dhe s’ka nevoje të bësh debate dhe të dyshosh ndërmjet dy feve mysliman dhe ortodokës. Sepse identiteti është pasaporta e një kombi, ndërsa fetë janë pa pasaportë. Por për ne, feja myslimane u bë mur i madhe që na mbrojti kundër thithjes greko-sllave. Shqiptarët pranuan fenë islame. “Që nga dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XVI deri në gjysmën e shek XVII, pohon Gordinjano, prej popullit shqiptar 1/3 është bërë muhamedane”. (F. Gordinjano “Gjeografia kishtare e Shqipërisë, 1934). Në gjysmën e dytë të shek XVII, kemi kthime masive të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë, rreth 80 përqind e popullsisë përqafuan fenë islame.
Aristidh Kola shpjegon: “Sulltan Murati i IV, lëshoi një urdhër sipas Kuranit, ku tha: “Sa të krishterë kanë feude, të myslimanizohen dhe do ti marrin ato, në rast të kundërt do t’i humbin, përveç pasurisë u hiqet edhe liria”. Kështu shqiptarët duhej të zgjidhnin midis krishterimit dhe lirisë. Kur u gjenden në dilema të tilla, shqiptarët kanë parapëlqyer lirinë, dhe pasurinë bashkë me pushkën e shpatën. Myleri thotë: “Feja e krishtere mbështetet tek mëshira. Shqiptari nuk e do mëshirën por admirimin.”
Z. Ismail Kadare, unë, artikullshkruesi, u pyes: Si do të ishte harta politike e Ballkanit, sikur ne shqiptarët do të vazhdonim të luteshim në kishat serbe të Savës dhe në kishat greke, në gjuhët e këtyre dy kombeve?!... A do të ishim asimiluar prej tyre? . Faik Konica Thotë: “Shqiptarët po të mos ishin bërë myslimanë, Shqipëria do të ishte e madhe, por nuk do të ishim Shqiptarë.”
Shqiptarët u bënë myslimanë për të ruajtur individualitetin dhe identitetin e tyre kombëtar. Kjo është vazhdimësia e lënë trashëgim nga stërgjyshi ynë Pellazg që vazhdoi gjatë tri perandorive, të Romës, Bizantit dhe Turqisë, mbi 2000 vjet, nga viti 168 p.e.s, deri në vitin 1912.
Prof. George Shtadtmyller thotë: “Islamizimi tek shqiptarët nuk ishte religjioz, por i llojit juridik dhe ekonomik. “

Kadare vazhdon ende sipas konjukturës Janullatiste: “ Sot nëpërmjet fesë Islame, Turqia përpiqet përsëri të ndikojë dhe të modifikojë konceptin tonë të jetës sociale. Perandoria Otomane duket se po vjen në një tjetër formë”. Z. Ismail Kadare, jeni në një linjë me Janullatosin, me qeverinë Shqiptare dhe Akademinë e Shkencave. Ajo që urren më shumë kjo treshe, është Shoqata “QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE”. Janë bërë deri sot tre Simpoziume dhe asnjë nga këta, nuk respektoi ftesën për pjesëmarrje, po ashtu edhe ju. Prof. Gene Haddieburg, kryetar i shoqatës heleniste në universitetin Georgetoun: thotë:
“E kemi sajuar Greqin e lashtë”.
Kadare, në paraqitjen e fundit kishte kritikuar deputetë dhe udhëheqës të shtetit për tjetërsim të identitetit të shqiptarëve. Dhe pyetja: “ç’po ndodh? Është e natyrshme”, ka shkruar Kadare, në librin “Mëngjeset në kafe Rostand”. Gjithashtu në të njëjtin libër, ai shkruan: “Në 620 vjetorin e Luftës së Kosovës, një deputet nga parlamenti, e shpalli Gjergj Kastriotin vrasës të myslimanëve, pra tradhtar të kombit. Kryeqyteti tjetër, Tirana, shpallet e themeluar nga një oficer osman. Në një xhami të Kosovës kryeministri turk lëshoi thirrjen Kosova është Turqi”. Së fundi qershia mbeti mbi tortë”. (Gazeta 55 më 8-1-2015). Jo, zoti Kadare, deputeti që akuzon Skënderbeun gënjen, por e vlerësoni dhe ju që e shkruani në librin tuaj. Këto janë manipulimet greke. Në kohën kur ka jetuar Skënderbeu, s’ka pasur këmbë myslimani, jo në Shqipëri por as në Ballkan. Ndërsa Tirana është themeluar nga shqiptarë dhe jo nga oficerë turq. Qeveria turke, vjen pas Amerikës në përkrahje të sinqertë me vepra dhe jo me fjalë. Z. Kadare, grekët gëzohen kur ju i vendosni në Luftën e Trojës, si kundërshtarë të Trojanëve. Ndërsa grekët kanë ardhur nga Sinaj i Afrikës në Ballkan pas 600 vjetëve të Luftës së Trojës. Gjynah, a nuk është kjo një lajthitje e juaja?... Si ka mundësi shkrimtari më i përkthyer shqiptar, në më shumë se 45 gjuhë të huaja, të bashkohet në një mendim, me një deputet tej masës intrigant dhe shpifës për Skënderbeun, duke e shënuar këtë trillim në libri e tij “Mëngjeset në kafe Rostand”?!...
Përfundimisht, zoti Kadare, dua të theksoj se emri juaj mysliman “Ismail”, nuk ju ka penguar aspak të arrini këtë njohje që keni sot në letërsinë perëndimore. Por kam mendimin, se kur lexoni dhe shkruani për historinë, duhet ta kthjelloni më mirë vështrimin mbi të vërtetat e pamohueshme historike të kombit shqiptar dhe të identitetit të tij kombëtar.

Rasim Bebo

Adison, Çikago, janar 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 784 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi