Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (VI)
Publikuar më 26 janar, 2015 në orën 23:42 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E GJASHTË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

*Letër nga Suzana Gërvalla. Tiranë 30.V.1983
I dashur vëlla Faredin!
U gëzova shumë kur e mora letrën tënde, ato fotografi dhe shiritin e varrimit. Në këtë letër kam me ju shkru për shumë gjëra të reja që kanë ndodhur këtu më së pari po ju shkruaj për festën e 1 Majit. Ajo ka qenë ditë e shënur për të gjithë ne. Për 1 Maj Donika i ka dhënë lulet shokut Enver. Ajo atë ditë e ka përqafuar babain e kombit shqiptar. I ka shtërnguar dorën njeriut më të shtrenjëtë të të gjithë shqiptarëve kudo që janë nëpër botë. Shoku Enver e priti shumë përzemërsisht Donikën. Për një kohë të gjatë ai i foli në vesh për babain dhe migjën e saj. E krahasoj Jusufin me Qemal Stafën, shumë e përkëdheli e lotët e tij pikuan mbi flokët e Donikës me shokun Enver. Ja dhe një lajm të gëzuar, me datën 12 maj Donika ka dalë në koncert si soliste me flaut me një orkestër të madhe. Ajo korri shumë sukses. Shkruan të gjithë gazetat për te. Në “Zërin e popullit” të datës 13 maj ja kanë vënë edhe fotografinë në faqen e parë. Me datën 21 maj ka dalë edhe në koncertin qeveritar ku ishte edhe vetë shoku Enver. Siq po shifni në fotografitë Premtoni për këtë vit që kemi ardhur këtu është zgjatur shumë. Kur erdhëm këtu ai ishte shumë më i shkurtër se unë tash më ka arritur dhe më ka kaluar. Në shkollë kam vetëm fjalë të mira për te. Ai po mëson shumë dhe i ka aritur shokët këtu me mësime. Dita ditës veq më shumë e më shumë i përngjan babait të vet. Vetëm një gjë më brengos se ai gjithënjë është shumë i menduashëm dhe han shumë pak bukë. Ai po vuan shumë për babin dhe migjën e vet. Është bërë shumë i prekshëm, gjithë kohën e kalon me mësime. Këtu ja kam marun ni qifteli dhe kur i mbaron mësimet e merr qiftelinë dhe i bije. Premtoni ka qenë shumë i lidhur me Jusufin e Bardhoshin. Ju e dini se ata e merrshin gjithnjë me vete shpresoj se me kohë do t’i kalojë kjo mërzi. Ndoshta kam edhe unë faj me gjithëse mbahem e fortë para fëmijve, prap ka aty këtu ndonjë rast kur nuk përmbahem sa duhet. Ergoni sivjet do ta qojëm në shkollë. Ai është shumë i zgjuar dhe këtu të gjithë e dojn shumë, të gjithë i ka bë për vete. Me shëndet i kam mirë fëmijët, edhe vetë tash jam mirë, i dhash të gjitha provimet dhe e mbarova vitin.
Në fotografinë që na dërgove pamë se sa ishin rritur Besimi e Bekimi dhe shoqen e kishe mirë. Kushedi sa vjersha të reja i kanë mësuar ata të dy voglushët. U gëzuam shumë se kishin qenë nëna dhe Tusha tek ju. Bile janë qëmallur pak. Vëlla Faredin nëse ka nevojë për ndonjë gjë me ardhë unë atje më shkruaj se ka mundsi se vi edhe unë, sidomos kur është puna për teshat dhe sendet e tjera të tyre që kanë mbetur në polici si dhe për dokumenta të tjera që duhen nënshkruar. Fole ni herë me advokatin për këtë punë dhe unë vi në se është e domosdoshme. Mua para do kohe më erdhën dore do dokumenta për penzion për të nënshkruar. Mund të mi sqarojësh qka ishin ato dhe a e merni më rogën time apo e kanë ndërprerë dhe kur e kanë ndërprerë.
Unë këtu nuk kam nevoj nëse është mundsia për tu blerë kam nevoj ato që nuk janë këtu për ti bler. Më shkruaj të lutem edhe për shokë të tjerë çka po bëjn ata si janë, cilët kanë mbetur aty e cilët janë larguar. Më shkruaj për Nuhiun si u bë se u largua me gjith se unë ju thash me kohë disa fjalë për te, por prapë nuk besova se ai do të largohet prej jush. Të lutem vëlla më shkruaj më gjërsisht për të gjitha punët atje. Sa për qiftelin dhe sharkinë mbajeni, vetëm rujeni mirë se ato do të na duhen dikur. Sendet e tjera të Jusufit si gjitha shkrimet e tj., që i kan mbetur atje mi qoni se këta këtu po mi kërkojnë të gjitha artikujtë e tij e sa më parë. Shfytëzoje rastin kur vjen ndokush në pushim këtu. Mundohu me ardh edhe ti me familje. Bëje kërkesën në emrin tim e më shkruaj kur e bën se edhe unë këtu do të bëj qmos që ta rregulloj të vini këtu. Sendet si dhe letrat mund të mi dërgosh edhe nëpërmjet shokëve gjerman që po vin këtu, se ata po vin këtu dhe tek unë. Tash ju përshëndes të gjithve me radh ty familjen si dhe gjithë shokët të cilët më kan harrue.
Drita Sokoli (Suzana Gërvalla)
P.S. Faredin pyete Remziun si dhe Hysenin me Agronin a i kanë marrë letrat prej meje se nuk më kthyen përgjegje fare.
*Letër nga Suzana Gërvalla.
Tiranë 15. IX. 1983
I dashur vëlla Faredin!
Gëzohem shumë se Jeni të gjithë shëndosh e mirë dhe se punët po u shkojnë mbarë dhe ne Jemi mirë me shëndet. Tash po shkojmë të katërt në shkoll se sivjet ka hy në shkoll edhe Ergoni jon i vogël. Përgjigjen në letrën tënde të parë e shkrova menjëherë po spati kush me ta pru dhe ajo mbeti këtu që disa muaj. Po ta dërgoj tani edhe se me vones. Së bashku me letrën erdhi dhe kaseta me fotografitë dhe me ato të tjerat që i kishe shti aty. Të falemenderoj shumë. Mirë ke bërë që ma kishe dërguar adresën. Tash e mas do të shkruajmë letrat me postë vetëm që nuk do të përmenden emrat e njerzëve Po shof se ty të brengos shumë dalja e një organi të ri”puntorët”. Unë po të qetsoj sepse atë gazetë nuk e nxjerrin armiqtë por thjesht një organizatë tjetër. Për Nuhiun po quditem shumë. Ai mundet me qen edhe njeri i keq por nuk besoj se mundet me qen edhe njeri i shitur te shkijet. Por ju që jetoni atje me te dini më shumë. Unë këtu nuk kam ndigjuër as mirë e as keq për të dhe po flas vetëm me hamendje. Sa për autorizimin, unë me gjithë qejf ta qoj ty Faredin atë autorizim por ti nuk më shkrove a duhet unë ta vërtetoj atë këtu apo vetëm me e shkruar dhe me e dërgue. Të lutem më shkruaj pa vonim dhe ta mbarojm këtë punën e autorizimit. Autorizimin që e ka Nuhiu të ja merni.
Më gëzoj lajmi se do ta botoni dramën e Jusufit. Ajo është një ide shumë e mirë, mos harroni të më dërgoni edhe mua ndonjë kopje. Urime për Kosovaren e vogël. U rit me prindër dhe me shumë vëllezër dhe u bëft tamam Si Kosova jonë dhe si babai i vet. Tash po ju përshëndesim të gjithëve, mi përqafo shoqen dhe fëmit. Të lutem fotografomi tash dhe na dërgo një fotografi se kemi dëshirë ta shofim se sa janë rritur fëmija.. ne na ka marr molli shumë për Besimin dhe Bekimin dhe sidomos për ato vjershat që ata i recitonin aq bukur. Në se nuk priton mi inqizo fëmit duke recitue dhe ma dërgo atë shirit si dhe disa shirita të zbrasta që të inqizoj edhe unë këtu disa gjana për Jusufin dhe ti dërgoj ty se e di se ke dëshir me i ndigjue, gjithashtu te inqizimi shkruajëm pak edhe për Remziun, Namiun, Skënderin (Xhafer Durmishin), Hafizin, Agronin dhe shokët e tjerë











Letra e Donika Gërvallës

*Mirëdita Isha sot këtu për të marrë dokumentet e Babait, mirëpo nuk ju gjeta në shtëpi. Ju lutem m`i dërgoni dokumentet në adresën time:Donika Gërvalla –Bonn. Shpenzimet e transportit kuptohet që i marr përsipër unë. Aty ka dokumente, që janë pjesë e dosjes hetimore rreth vrasjes, prandaj ju lus që për të mos rrezikuar apo ngadalësuar këto hetime të më dërgoni të gjitha dokumentet dhe as të mos botoni diku ndonjë pjesë të tyre dhe as mos t`ia tregoni më askujt. Ato dokumente janë pronë e familjes Gërvalla, dhe i duhen kthyer asaj. Unë erdha miqësisht për të marrë dokumentet dhe për të shkëmbyer dy fjalë. Ju lutem më dërgoni dokumentet brenda 10 ditëve të ardhshme. Shumë të fala edhe familjes. Donika Gërvalla (nënshkrimi)
(Letër e lënë në kutinë e postës, në adresën time, pa emrin e personit, që i drejtohet,pra emrin tim, në Horberstr.37, 72221 Haiterbach,e hapur,pa zarf, në dy letra A5, e shkruar me shkrim dore dhe pa datë, letrën e morra në mëngjesin e të hënës, me datë, 07. 10. 2013. Shënimi im.F.T. ***
...Nga korrespondenca ime me shokët e atyre viteve te arta, dua të veçoj edhe një letër tepër të dashur për mua, nga i paharruari, Baca Jahë, të shkruar ashtu thjeshtë, me një gjuhë shqipe,që dinte ta shkruante vetëm ai bashkëveprimtari,atdhetari i orëve të para,mëse shqiptari i shqiptarëve Jahir Jahiri!...Edhe sot, shpesh i kthehem leximit të kësaj letre,qeshem e më mbushet shpirti!...
Krenohem me këta shokë ideali, me të cilët ecëm të vendosur, pa u lëkundur kurrë, ashtu sikurse u betuam, në gjurmët e të MADHIT JUSUF GERVALLA, në rrugën drejt lirisë e BASHKIMIT KOMBËTAR!

*Letër nga Baca Jahë (Jahir Jahiri) Hercog Weiler. 11.5.1978.

Mirdita shok Feradin!(Faridin)
Qe sot mora ni cop letër me ta shkrue edhe me tregue, qi jom shnoshë e mirë. Ashtu dishiroj kjo letër e jamja metxhetun shnoshë e mir si ma don dëshira ime. Feradin si je me shnet edhe si po qon apo lodhesh dhe apo murzitesh, me punë si pe kalon, se te vjen e shtir në fillim puna e re? Po na shiptart jemi msuem për gazepi.
Feradin na qi patëm fjalt për dille me ardhë, te ju në Nagolt, po puna mu bën, se nuk po vi edhe mos o mprini, se nuk kom vakt me ardhë. Tashti po tveti për Isaki, si është ma shnet.Edhe apo merni letra prej shtëpisë? Feradin, mu mfal se nuk po muj me ardhë te ju. Po kur të kish vakt dil te une dhe merre revistën ta lexoj, qetër sen nuk po di sha me të shkrue, viç priti selomat keve ju boj! Të fala vllazve shiptarve në Nagolt!Me qi kaq i jap fund. Shkrun Jahir Jahiri.
Pranon Feradin Tafallari.

*Letër nga Tefik Kallaba
Tungjatjeta i nderuari Fahredin,
Jam i lumtur dhe i gëzuar, kur dëgjoj se, edhe ju jeni nga shëndeti e puna mirë.Po ashtu edhe nga shoqëria e juaj. Posa më informoj Namiu, për shiritat shqiptar dhe unë vendosa t’ju shkruaj e të thurri një shkrim nga mërgimi, ku edhe vet jeni në mërgim, ku edhe vet e ndieni atdhedashurinë për Kosovën e dashur, ku nënat na lindën e toka e saj na rriti! E dashura tokë, tokë e atdheut tim, ku me moll e lagi zemrën e dua, të të kem gjithnjë para!
I nderuari Fahredin, edhe njëherë ju faleminderoj për shiritat!
Ju përshëndes nga zemra ju dhe tërë familjen tuaj! Tefiku me familje.
Tefik Kosova. Uracher str. Metzingen,Vula-Nënshkrimi T.K. F.Rogoçicë

*Urim për Vitin e Ri,kartolinë, marrë nga Tefik Kallaba

I nderuari z.Fahredin!E nderuara familja Tafallari!
Viti, që po e lëm mbrapa me shpresë që ky vit të na sjellë Shëndet, Gëzim në Pamvarësinë e Kosovës dhe Bashkim Mbarëkombëtar! GËZUAR 1998!
Vula dhe nënshkrimi i Tefikut

*Letër nga Qazim Malaj

Mirdita shoku Fahrudin( Faridin)!
Ja pra po ju lajmërohem me anën e kësajë letre, e cila dëshirojë që të ju bie në dorë dhe të ju gjejë shëndosh e mirë.Farudin së pari po të pyes, se si je me shëndet apo lodhesh apo mërzitesh, familjen si e ke, nga shtëpia apo merr farë lajmi si janë dhe çka i kanë punët? Shoqëria në atë rreth si janë mbarë, a ka ndonji gja të re atje nder ju? Skenderin a e ke pa, e si i ka punët? Ne Fahrudin kho, ni ket rrethin mirë të gjithë jemi dhe të gjithë ju bajnë të fala.Unë kam vendos që më 7 Prill të shkojë nji herë në Kosovë, nja tri javë e nëse ke ndojë porosi lajmërohu.Tani Farudin pranoni të fala të mija përzemerta dhe mbarë ajo shoqeri. Të fala Qazim Malaj.
P.S. nji letër e morra nga ju më 25 janar ku në letër ishin Komunikata e Nuhi Berisha e Regjep Malaj dhe thirrja për dy vjetorin e vrasjes së vëllezërve Isufit, Kadriut e Bardhit. Vonesa e kësaj letre ka qenë për në mbarë në Troisdorf një punë jo e mirë, sepse shumë nga ne kemi pasë dëshirë të marrim pjesë në këtë ditë.

*Letër nga Demë Demaj, korrik 1980

Shok Faruk(Faridin) me pa durim presi kthimin e juaj nga vendlindja. Esht nji rrugë e largët e pak a shumë e rrezikshme por besoj shumë ne vendosmërinë tuaj, prandaj besoj që do të ktheheni mirë. Unë mbërrita mirë, gjatë rrugës nuk patëm pengesa, u frigova mbasi kisha me veti shoqen. Këtu ndejta nja 10, ditë në banesë gjer më 30 shtator nuk kam, më 30 më lëshohet një (banesë) atje diku ngat (afër) Vezirit (V). Sot mora një telegram prej Dajës që punon atje në Hagen ishte shumë i sëmurë e duhej të shkoja. Kthehem javën tjetër, jam në pushim mjekësor kam vra pak dorën, gjer më20 të këtimuaji kam pushim. Husenitë (fjala për Hysen Gegën) dërgoj një telegram e thirre le të vjen me e marrë kerrin (makinën) se po i duhej të shkoi e shpërndan revistene "Bashkimi Nëntori.
Adresa e tij Hysen Gegaj, Zeppelin str.1407300 Esslingen. Mos u nis vetë se është zor ta gjesh. Pranoni përqafime vëllazrore shoku Demë Demaj.

*Letër nga Demë Demaj, korrik 1980

Shok Faridin,
Meqë koha nuk më premtoj që të ju lajmroj se po largohem nga Nagoldi për pak ditë, dajën e kisha shumë smutë harrova që këtë letër të mjekut të ju jap që të ma dërgoni në firmë, prandaj si te marrish mundësisht te qojsh dikuj.Nuk e dërgova në adresën tuaj për shkak se nuk po e dijë numrin e banesës 57 apo 75. Pranoni të fala vllazërore nga shoku Demë Demaj.
Kah 23 d.m.th të ejten kthehem.

*Letër nga Demë Demaj, për Taraboshin. (Ibrahim Kelmendi) Janar,1981

I dashtun shok Tarabosh. Jemi shumë të mërzitun për Shanton tonë. Shantoja jo që ishte shok i pa matur, por njiheri ishte dhe, si urë lidhëse e gjith shoqnisë. Këtë mund e vërtetova, dhe e vërtetoj vetë koha, që me shkuarjen e tij andej, ne nuk u morëm vesh ndërmjes veti. Esht me të vërtet dobësi të ndish këtë për arrestime nga B... por lidhjet tona ishin të pamundshme. Disa herë me Taksistin (Faridin T.) u munduem të thërrasim në telefon por e pamundur, unë një nat para ardhjes së S... tek unë mora atë lajm që më befasoj, unë do të visha menjëherë atje tek ju por me të thanë të drejtën nuk dishimë adresën.
Atë natë kur erdh tek unë ishte dhe B... me të vllaun, të nesërmen S... shkoj kah nuk i dijë. Mbas dy ditësh erdh prap kah ora 1 e natës. Nuk e pranova brenda tue i than se "Derisa të pastrohen punët nuk dëshiroj tëshof, nuk dij se nga shkoj.Për sqarime tjera urdhro eja nji ditë kemi shumë nevojë.
Po e shkruaj në prani të Taksistit. Atë çka dimë ne do ta thom gojarisht, për punën financiare flasim kur të vish, ne gjithmonë të presim. Kemi shumë nevojë. Përqafime Skelja dhe Taksi. Në këtë numër 22260 jam i porositur që mos të telefonosh kurrsesi

*Nga e djtha Selim Koca, Sefidin Tafallari, i katërti Jahir Jahiri, Isah Demi, Emrush Neziri, Faridin Tafallari dhe Sylejman Kadriu me plisë, Ramadan Pireci etj. Në demonstratën e Frankfurtit, më 7 qershor 1981

















*Letër nga Isa Demi 14.08.1981

Tungjatjeta shoku Faridin (Faruk)
...Po të lajmëroj unë Kuqi, që gjindem shëndoshë e mirë... Shkruaj për vllazërit shqiptarë, gjendja nuk po qetësohet aspak, vetëm të arrestuar çdo ditë, por kot se askush s’mundet me ndal turrin tone!
Të fala zemrave të gjithë shoqnisë sëpandarë. Bashkëatdhetarë kemi me qëndruar deri në fund. Lamtumirë. Ju përshëndet (Kuqi) Isa Demi.
Fitorja është e jona

*Letër nga Ibrahim Kelmendi 21 janar 1981.

I dashur shoku Taxist(Faridin).
Mirë jam e s'jam; mirë qofsh. Ndoshta, edhe patjetër edhe ty të ka goditur lajmi i hidhur, i burgosjes së shokut tonë, Shantos, (Hysen Gegaj). Mua më ka goditur shumë, më shumë se sa të kishte qenë vëlla i vërtetë, pse shoku i idealit është vërtetë më i afërt se vëllau "natyror". Nëse është e vërtetë se jemi goditur nga ky lajm i hidhur, ç'ka nuk ka dyshim, atëherë duhet edhe të mendohemi sa më thellë, sa më konkret, sa më përkatësisht për të gjitha ç'kanë ndodhur. Kanë ndodhur gjëra me përgjegjësi të madhe, të cilat nuk guxojnë të themi se janë fenomene natyrore, por për këtë, mbi vete do ta marrë dikush përgjegjësinë.
Pasi është S.... (Sadiku) ke Skelja,(Dem Demaj) letrat po t'i dërgoj ty, e ti ua jep të dyve, si Skeles ashtu edhe S..., mysafirit të Skeles. Por mysafirit të Skeles i thuaj se vetëm atij po i dërgoj letër, ndërsa Skeles ia jep në vetmi, duke e këshilluar që të mos dinë për këtë S... E lyp puna që në këto raste të veprojmë kështu: ti t'ia japësh edhe Skeles edhe S... letrat e tyre, duke i treguar Skeles, ku edhe unë po i shkruaj në letrën e tij, ndërsa S... këshilloje që mos ta dijë Skelja që ai ka marrë letër.
Ti shok do të na ndihmosh shumë në ndriçim të hijeve. Ke qenë në korrent (i informuar që nga fillimi, edhe pse në mënyrë sipërfaqësore, por çka është edhe më e rëndësishme, ti ke dëgjuar se çfarë ka thënë S... që kur është kthyer përsëri, pa shokun tonë, pa kryer "akcionet", të marrura përsipër nga koka e tij, por që fatkeqësisht na e "mashtroi", edhe shokun tonë (fjala është për Hysen Gegën). Nuk ka dyshim se kemi humbur shokun më aktiv të radhëve tona njëherëpërnjëherë, prandaj qëndro e vepro si të dimë dhe si të vlerësojmë. Çdo gjë që është folur nga gojë e tij, mundohu ta shkruash në letër, për të bërë krahasime me atë se çka do të shkruaj ai vetë. Për këtë konsultohu me Skelen, gjithçka që është për t'u konsultuar dhe mendoni metoda edhe më të mira që të zbulohet e vërteta e kulluar, pse kjo përgjegjësi kaq e madhe s'do të ngelë pa përgjegjës. Pra, të mbetet detyrë që ta marrësh mundin që të shkruash çdo gjë që ke dëgjuar, e që do të nandihmojë përndriçim të vërtetës; më vonë do të shohim: çdo kujt rrobat sipas shtatit! Provo sa më parë, pasi të tilla ndodhi, duhet të jemi të shpejtë, preçizë dhe të rreptë!
"Bashkimi" i ri është dalur nga shtypi. Ca numra po t'i dërgoj bashkë me këto letra, por asesi të mos i jepni S... Skelja le ta lexojë në punë, le të këshillojë se kujt duhet t'ja shpërndani, nëse ai di më shumë adresa. Të shihni edhe për një gjë: sa i përket kontributit të rregullt në formë të kuotizacionit (anëtarësisë), edhe ju të celulës suaj, të rrethit tuaj, duhet doemos ta shikoni këtë pak më ndryshe, përkatësisht se si kërkohet edhe përmes Statutit tonë.Pra, ndihmat tuaja, detyrimet tuaja t'i kuptoni si duhet, pse edhe nga ana materiale kushtëzohen shumë sukseset. Ne mendojmë se ju andej do të keni grumbulluar rregullisht dhe jeni duke i bërë të gatshme për nevojat dhe kërkesat. Tani, nëse keni tubuar përpara, do të ishte e mira së mirës, por nëse jo, atëherë bëje këtë me urgjencë, pse "Bashkimi" do të dalë më rregullisht se përpara. Po ashtu, deri sa të del edhe "Lajmëtari i lirisë", jemi dakorduar që ta ndihmojmë në financim dhe shpërndarje.Prandaj, u përgjigjeni obligimeve tuaja, duke mbledhur të holla për këto nevoja dhe nevoja të tjera. Për këtë bisedo edhe me Skelën, por edhe me militantët, anëtarët e tjerë, dhe shikoni të mblidhni ndonjë shumë edhe nga simpatizantët. Menjëherë, posa ta marrësh këtë përgjegje, më njofto në mënyrë sipërfaqësore dhe na informo, e pastaj koncentrohu në atë që tëshkruash çdo gjë që ke dëgjuar nga S... për shkuarjen e tyre,për arrestimin e Shantos,për kthyerjen e tij, etj., për të gjitha.-Ja vdekje ja Liri!- Mirëupafshim.
Vermosh Gucia.(Ibrahim Kelmendi)
Pas shkrimi: Shiko, janë kthyer shumë shokë nga pushimi.Nëse ke dëgjuar nga ata ndonjë të re, informo.Më në fund,po përfitoj rastin të përshëndes edhe familjen.
(Shënim i autorit F.T.:S.-Sadik Blakaj,Skelja-Demë Dema,Vermosh Gucia-Ibrahim Kelmendi,Taxisti-Faridin Tafallari, Shanto- Hysen Gega.)

*Letër nga Ibrahim Kelmendi.30 janar 1981

Shoku Taksist(Faridin),
Letrat tuaja, tënden dhe të Skeles i mora. Kuptova se edhe ju, ju kishte goditur arrestimi i Shantos. Por, kohë për vajtime nuk ka! Përndryshe, armiku për këtë ka shtuar terrorin në këto përmasa – ne duhet t'i përgjigjemi ashtu si e meriton! Edhe për Shanton ka për të paguar armiku, cilido qoftë! Sigurisht edhe tradhtarët, që janë armiq në katror! Më konkretisht për rastin e shokut Shanto dhe konsekuencat që duhet nxjerrur nga ky rast, do të shkruaj njëherë tjetër.
Kësaj radhe po ju dërgoj50 "BASHKIMA". I shpërndani. Gjithsesi duhet të shkoni në Mercedes, ke shokët atje, për t'u dhënë "BASHKIMAT" dhe për të biseduar për Shanton, por jo që të frigohen se u ndodh atyre si Shantos, por që t'u shtohet revolta edhe më. Nëse u duhen shokëve të Mercedesit më shumë, atëherë ma dërgoni adresën e njërit prej tyre. U thoni se konviktet e tyre duhet t'i furnizojnë ata vetë, dhe jo vetëm t'i dërgohet çdonjërit për vete, pse shpenzimet janë të mëdha. Këtë e bëjnë, kur dinë se në cilat dhoma banojnë bashkatdhetarët tanë dhe atëherë kur ata kanë ndërrimin e punës nën derë t'u shpërndahet "BASHKIMI".
Skelja do të ishte dashur të dëgjojë përreth se ku dhe te kush po rrinë S... dhe po ashtu të hulumtohet rrethi i S... në vendlindje, pra, të vijë në kontakt me dajën, duke i shkruar motrës e ajo t'ia dërgoj letrën dajës, ose përmes ndonjë forme. Gjithsesi na duhen informata nga atje, vendlindja. Ndërsa ti, provo të gjesh dikë që njeh burgun e Prizrenit, duke na siguruar ndonjë master plani, se si është i ndërtuar dhe informata përkatëse.
Besoj se së shpejti do të shihemi për të biseduar gojarisht.
Ja vdekje, ja liri! I juaji Vermosh Gucia

*Letër nga Ibrahim Kelmendi. 7 mars 1981

I shtrenjti Shok Fahredin!

Letrën tënde e mora – ishte e qartë dhe me rëndësi. (E di se ke patur vështirësi, pasi vetëm ti mund të shkruash me maqinën që ti përdor). Muegjithsesi më duhet të jem të premten në Bazel, pasi do t'i takojë ca shokë. Kështu, të shtunën do të jem andej. Kështu qëndron puna njëherë për njëherë. Unë u informova se shoku Skele ka udhëtuar për në Kosovë. Kjo letër do të ishte dashur ta gjej këndej. U çudita për guximin që ka marrë! Sigurisht që edhe u befasova, pasi nuk ka qenë e udhës dhe e kohës të bëhet një gjë e tillë. Por të shohim çfarë do të na thotë dhe si ka kaluar. Si duket Sadiku është parë prapë (para tri javësh) në Bruksel, por sinqerisht jam lodhur shumë, përndryshe nuk qëndron situata më së miri. Vetëm të bashkuar dhe të vendosur, si kurrnjëherë më parë, do ta përballojmë gjendjen, për të ecur përpara!
Po ndahemi për këtë radhë, duke të përshëndetur ty dhe familjen përzemërsisht!I juaji Vermosh Gucia.
Pas shkrimit. Po ta dërgoj një fotografi të Shantos. Nëse doni mos harroni që, ta ripunoni andej, pasi e kam filmin e kësaj fotografie, bile kam ende edhe fotografi të gatshme.
Më njofto se te kush gjendet romani "Prisja e komitëve", pasi këndej gjendet një shoqe studente, e cila do ta lexonte me andje. Po e patët andej e dërgoni menjëherë. Do ta merrni prap, po që se e keni lexuar.

*Letër nga Ibrahim Kelmendi. 19.03.1981

Shok Fahredin,
Më duket se vetëm të kam shkruar se t'i dërgojë dy numra telefonit, por s'i kam dërguar. Nëse kam harruar po t'i dërgoj me anë të kësaj kartoline; Namiu - 0711/312656 Mustafë Kelmendi (vëllau) 0209(+)/428630, pra hyrja duhet me qenë Mulheim/Ruhr, për të cilën s'po jam gjithaq i sigurt.Besoj se do të shihemi gjithsesi. Deri atëherë mirëupafshim.
Të fala Ty dhe familjes. I juaji Vermoshi

*Letër nga Ibrahim Kelmendi Maj,1982

Shoku Fahredin,
Pasi që në Mercedes janë konvikte, nuk po i dërgojmë atje askujt. Ti do të ishte dashur ta marrësh menjëherë mundin që t'ua dërgosh dhe atyre. Sa për Rrethin tuaj, dihet që do i shpërndash. Po ta keni mësuar se ku dhe kur do mbahet koncerti do të kishte qenë mirë të bisedohet se çfarë duhet ndërmmarë dhe çfarë kemi mundësi.Trakti në fjalë synon informimin e bashkatdhetarëve, që, po që se ndërmarrim ndonjë aksion, të kenë mirëkuptim dhe të mos jenë indifirent; po kështu që përpara, udbashët të dezorientohen, se ne vetëm me bojkotim kemi ndërmend t'i ballafaqojmë e pengojmë.Për të gjitha, po u duk e arsyeshme konsultimi gojor atëherë mundesh të telefonosh ose të shkruash. Mirëupafshim. Shoku

*Letër nga Ibrahim Kelmendi.Maj,1982

I dashur shok Fahredin,
(Të njejtën letër po ua dërgojme edhe shokëve tjerë.)
Traktët aktuale që po merrni duhet shpërndarë sa më parë, pse në prag është turneja, për të cilën bëhet fjalë në trakt.
Taktika e armikut po dihet. Mbi të lëzojmë edhe në traktin në fjalë, "Klika e Beogradit-"të vret natën e të këndon ditën"". Armiku po synon mashtrimin tonë përmes turneve të këtilla. Kësaj i duhet gjetur ilaçi gjegjës..., prandaj në rrethe duhet të diskutoni me shokë se cila formë është më efektivja për t'ju ndajvuar armikut. Nuk është çasti të bëjmë sehir - në njërën anë të na vrasin, në tjetrën të na mashtrojnë edhe me koncerte, është cinizëm i poshtër. Mendojmë se përmes traktit që keni në dorë është demaskuar armiku, për aq sa është e mundur përmes të një trakti. Por puna tjetër duhet bërë nga shokët në rrethe, pse përvoja na tregon se agjitacioni gojor - traditë popullore - ndihmon më së shumti për t'i sqaruar bashkatdhetarët, që të mos bien në kurthë të armikut. T'i tregojmë edhe njëherë armikut se jemi bijë e bija të popullit, që nuk biem në kurtha! Kosova-Republikë!

*Letër nga Ibrahim Kelmendi. Dhjetor,1982

Shumë i dashur shok Fahredin, me familje e shokë,
Viti i ri që po ik, pa mëdyshje, do të mbetet vit historik për popullin tonë. Ai na solli fitore të mëdha.Sidomos, fitorja më e madheqe humbja e durimit, për të ndejur në robëri si më parë. Edhe shpirti i sakrificës për lirinë e atdheun, i formuar ke shumë shqiptarë, të themi ke mbarë populli, qe fitore e madhe. Viti i Ri është viti vendimtar për fatin e ardhmërinë e popullit tonë. Revolucioni do të ketë fazën vendimtare gjatë Vitit që po vjen. Kjo do të thotë se nga ne kërkohen sakrifica më të mëdha se kurdoherë gjatë Vitit të Ri, deri në fitore të plotë përfundimtare. Prandaj më lejoni tua uroj Vitin e Ri 1982 të gjithëve, duke ju dëshiruar shëndet e sukses, sidomos në veprimtarinë patriotiko-revolucionare! Si shokë që jemi, dëshiroj që gjatë Vitit të Ri 1982 shoqëria të thellohet edhe më shumë, në baza të shëndosha revolucionare - marksiste-leniniste!
KOSOVA-REPUBLIKË!
I juaj gjer në vdekje Shoku (Ibrahim Kelmendi)

*Letër nga Ibrahim Kelmendi për Hysen Gegën. 4 qershor 1980

Shokë!
Mendojmë se kaloi një kohë e mjaftuar që kur morët në duartë tuaja Programin dhe Statutin e Frontit të Kuq Popullor me material përcjellës. Ai që ka dashur ka mundur të vendosë nëse është dakord që të jetë i organizuar në radhët e Frontit. Dhe ende nuk është hasur në të atillë që nuk janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në radhët e Frontit, pasi kan studiuar programin e punës dhe Statutin. Tani mbetet për të vendosur se si do të punohet e veprohet në çdo celulë, që do të formohen në rrethet ku nuk ekzistojnë dhe në ato rrethe ku nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për celulë, e se çfarë pune dhe aktiviteti do të ndërmarrin shokët. Para nesh qëndrojnë detyra të vështira. Organizimi i mirë dhe konsolidimi i radhëve tona duan punë dhe sakrifica, duan seriozitet dhe sidomos konspiracion rigoroz ekujdes të madh, pasiduhet të punojmë në ilegalitet. Duhet të pranojmë se radhët tona në mërgim lëngojnë në mungesë të kuadrit. Të gjithë jemi punëtorë mërgimtarë, që erdhëm për t'i bërë bukë familjes (ndonjë person ndodhë edhe të mos jetë punëtor, por kjo nuk peshon aq shumë kur dihet se të gjithë të tjerët janë punëtorë). Por një e vërtetë e tillë s'duhet të na pengojë e demoralizojë në punën tonë. Vetëm nëse punëtori politizohet dhe angazhohet, vetëm atëherë do të tronditet borgjezia në pushtet. Organizatat e tilla, të cilat përbëhen në pjesën dërmuese nga intelektualë revolucionarë, nuk mund të jenë organizata mase dhe nuk janë në gjendje të bëjnë revolucion si të tilla. Organizatat e tilla, që përbëhen vetëm nga të "diturit" vetëkënaqin veten kur ato filozofojnë në nivel të "lartë" të ngritur nga toka në qiell dhe, sa më lart ngrihen, kur të rrëzohen do thërmohen më shumë. Pa mëdyshje, rrëzohen ata që formojnë barriera me masat dhe me klasën punëtore, pse te masa fshihet forca. Por kjo e vërtetë nuk guxon të na bëjë euforik. Vetëm fakti se jemi punëtor nuk mjafton të jemi edhe patriotë revolucionarë. Duhet patur edhe vetëdija përkatëse dhe, sigurisht, për të merituar titullin patriotë revolucionar, duhet edhe me qenë i organizuar dhe, si i organizuar, të kontribuojmë atë çka kërkohet nga revolucionari. Nganjëherë formohet përshtypja te ca: në momentin kur vendosë të aktivizohet për të punuar dhe sakrifikuar për atdheun dhe lirinë e tij, u deshka të përmbyset e tërë bota evjetër, nga e cila ngrihet e reja, konkretisht menjëherë posa organizohet, ai mendon se u dashka të fillohet nga aksionet që do të trondisin klikën në pushtet, duke e detyruar të gjunjëzohet, pa qenë fare i ngritur dhe i përgatitur që t'i peshojë gjërat. Pa dyshim, një eufori e tillë është e dëmshme. Nga studimi i historive të organizatave tjera dhe historive të partive komuniste, shihet qartë se u është dashur kohë dhe mund e sakrifica që t'i konsolidojnë radhët. Nga vendosmëria, gatishmëria për sakrifica dhe organizimi i mirë është varur suksesi. Shumë nga organizatat, grupet dhe partitë kanë mbaruar në mossukses dhe janë shuar. Ato që kanë dalë fitimtare, nuk kanë ecur nëpër rrugët të shtruara në tepih. Edhe ato kanë patur rrugë të ngjashme me të tjerat, që kanë mbaruar në mossukses, por suksesi i tyre është rezultat i organizimit në nivel dhe vendosmërisë, duke i shtuar edhe ndonjë faktor tjetër, pse suksesi, si edhe mossuksesi, kushtëzohen edhe nga të tjerë faktorë, pos këtyre që po përmendim ne.
Po të analizojmë fillimin e historisë së Partisë së Punës të Shqipërisë, e cila në fillim është quajtur Partia Komuniste, çka edhe na duhet doemos ta mësojmë, kemi për të parë se Partisë Komuniste i janë dashur më shumë se dhjetë vite derisa është formuar si Parti Komuniste me kuptimin e plotë të fjalës. Ka patur grupe e grupe, ka patur suksese e mossuksese, por më në fund u gjet komunisti i vendosur dhe i aftë që t'i bashkojë ca nga ato grupe për të themeluar PKSH-në, e ky ishte shoku Enver.
Sigurisht, themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare nuk guxojmë ta lidhim vetëm me një person, qoftë ai edhe shoku Enver, Lenini, etj. Aktiviteti i përbashkët edhe i militantëve të tjerë ka mundësuar sukseset dhe, më në fund, edhe fitoret. Pra, historia katërmbëdhjetëvjeçare e grupeve komuniste dhe aktiviteti i pamohueshëm i militantëve, që jetën ia falën popullit dhe Partisë Komuniste si Ali Kelmendi, Riza Cerova e komunistë të tjerë, mundësoi themelimin e PKSH-së, duke u konkretizuar në fund nga shoku Enver me shokë të tjerë. Asgjë s'u arritë brenda natës, por ka patur histori të gjatë.
E analizuam pak historinë e PPSH-së për të parë se është i pavend demoralizimi i ndonjë shoku, kur hasim në ndonjë pengesë, e cila mund të sjellë edhe mossuksesin. Pengesat na dalin për t'i kaluar, ndërsa mossukseset për të na mësuar se si herën tjetër të korrim sukses. - Puna e përbashkët garanton suksese më të mëdha. Kjo punë duhet organizuar në celula. Për të filluar nga aktivitetet, si militantë që jemi duhet të formojmë celula të vogla. Në këto celula të ngrihemi, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe celula duke ndihmuar celulën. Celulat do të kenë aq anëtarë sa janë edhe shokët militantë të njohur.Pra, në celulë nuk do të depërtojë asnjë tjetër, i cili nuk është i njohur nga shokët e celulës. Vetëm atëherë, kur ndonjë shok në një celulë ka një shok të sigurtë dhe besnik në rrethin e celulës tjetër, i cili nuk ka mundësi të aktivizohet në celulën ku shoku është aktiv, duhet t'i propozohet celulës në fjalë që ta përcjellë kandidatin e propozuar nga militanti, pa e ditur se është duke ndenjur me anëtarë të Fronit dhe që bënë pjesë në celulën e rrethit të tij. Një kandidat i tillë nuk guxon të mësoj nga shoku i vet që ekziston një celulë në rreth.Nga anëtarët e celulës së rrethit duhet të mësoj, kur shokët të jenë të bindur, se kandidati është besnik dhe i ndershëm.Përsosja e tij emëtejme bëhet në celulë, duke punuar dy-tre anëtarë me të më shumë se në mes veti. Në këtë drejtim duhet të jemi rigoroz dhe vigjilent, pse mund të depërtojë ndonjë agjent apo provokator në celulë, kështu që do i dëmtoj të gjithë shokët e celulës.Bile asnjë shok nuk duhet të besojmë, nëse nuk kërkohet, në asnjë besim, asnjë shoku nuk është e nevojshme t'u tregohenemrat e shokëve që bëjnë pjesë në celulën tënde. Po ashtu, asnjë nga shokët nuk duhet të pretendojë të kërkojë se kush qenka anëtar në këtë apo atë celulë. Nëse këtë e bënë ndonjëri nga kurioziteti naiv, atëherë e ka dëmtuar veten, pse në këtë formë bënë të dyshimtë shokun që e ka pyetur, i cili pastaj do ta dërgoj dyshimin e tillë në diskutim në celulë për t'u ruajtur nga personi që është "viktimë" e kuriozitetit të panevojshëm.
Celula duhet të mblidhet shpesh, për të diskutuar ndonjë material që vjen nga qendra.Nëse qendra nuk ka dërguar materiale, atëherë celula prapë duhet të mblidhet, që të diskutojë rreth ndonjë iniciative apo ideje që i ka lindur ndonjë militanti. Në fund të analizave të aprovohet që t'i dërgohet qendrës, e cila do ta analizojë edhe ajo për t'ua shpërndarë celulave të tjera. Ose, nëse nuk ka material nga qendra dhe as nga ndonjë militant, nëse nuk ka ndonjë ide për ndonjë iniciativë apo aksion, prapë duhet të tubohen që t'i shpjegojnë njëri-tjetrit se çfarë ka lexuar gjatë asaj kohe, në mes të dy tubimeve. Po ashtu, aty mund të lexohen materiale të nevojshme për t'i ditur, por që nuk ia del t'i shpjegojë shoku, pastaj të diskutohet nga të gjithë, derisa të jetë kuptuar nga të gjithë.Materialet dhe "Bashkimi" duhet të përpunohen mirë dhe me kujdes.Nuk duhet të ngelë asgjë e paqartë. Për ndonjë ide, me përgjegjësi më të madhe se rëndom,për ndonjë ide aksioni, nuk do të diskutohet gjerësisht. Ai do të përpunohet nga qendra, e cila do të vendosë nëse do zbatohet. Pasi të jetë kryer,duhet të diskutohet për guximin që ka patur shoku, për rëndësinë, por kurrsesi të përmendet emri i shokut që ka kryer aksionin. Nuk ka vend për lëvdata të panevojshme dhe parakohe, pse ato sjellin dëme. Pra, lypset maturi e madhe,pse duke shitur llafe apo duke lavdëruar shokun, dëmtohet shoku dhe organizata. Nuk duhetë t'i lëmë mundësi ndonjë lëshimi, i cili do t'i ngjiste kalit hamshor, që e zgjidhë dhe pasatj s'mund ta futësh brenda deri sa të ketë plasur duke ngarë.Shoku nuk duhet të preket pse ai është rigoroz në mbajtje të sekreteve, nuk tregon diç qëai ditka, edhe pse po ta mësojë nuk i hynë në punë. Sigurisht, ndodhë që edhe po iu tregua nuk del prapë në "mazgjah" për t'i treguar njerëzimit për guximin e shokut, ama të mësohemi që të kemi durim për të mos kërkuar të dimë atë që është e tepërt dhe të rrezikohet sekreti edhe më shumë.
Që në fillim të diskutohet për vendet e tubimeve, të cilat s'do t'i bien në sy njeriut dhe s'do pengohen nga mysafiri, pse ndodh që, gjatë tubimit që po mbahet në banesë të ndonjë shoku, të vijnë mysafir të cilët ta ndërpresin punën. Duhet zgjedhur njëri nga grupi, i cili do të mbaj lidhjen me qendrën dhe do përfaqësoj shokët atje. Kriteret se, cilin duhet të zgjedhim, i dimë.Për ata militantë që nuk kanë patur rast ta lexojnë materialin temë "Çdo fillim është i vështirë", s'do të ishte e tepërt ta lexojnë, pra në atë celulë që nuk është i njohur ai material, duhet të lexohet, pasi qe përgatitur nga një shok për celulën ku ai bënte pjesë.
Kolona e pestë është vetë Kolona e Emin Fazliut e ajo,që po shpif matufi Emin. Këto ditë na ka ra në dorë "Besa shqiptare", organ zyrtar i "Besëlidhjes kombëtare demokratike shqiptare".
Në këtë qelbësirë organi,duke kërkuar falje nga Flamuri dhe figurat qendrore të historisë sonë, që janë maskë për këta banditë e që figurojnë në kapak të kësaj qelbësire, udbashi i vërtetë dhe fashisti Emin ka shpifur për organizatën tonë.Për këto shpifje duhet të jetë çdo militant i sigurt se janë trilluar dhe janë të shkruara nga "kokati" në Kosovë.Pra, pa mëdyshje, ato janë të shkruara nga ekpertët e UDB-së ose edhe nga vetë Emini, për të diskredituar Frontin. Duket se kjo është e kurdisur nga dy "krerët" e dy "organizatave".Riza Salihu, "udhëheqësi" i "grupit komunist" "Zëri i Kosovës" dhe "udhëheqësi" tjetër Emin Fazliu, i cili prezantohet me emrin "Emil Kastrioti". Mendja na thotë, edhe pse nuk kemi siguruar argumente të mjaftueshme, se të dyja "grupet" janë themeluar me urdhërin e UDB-së dhe është zgjedhur një taktikë e rafinuar: dy "grupe" të të dy kahjeve, të djathtët dhe të majtët. Punëtori i mërgimit, i ndershmi por i pavetëdije, të bëhet top tenisi në mes dy "kokave udhëheqëse", të cilave u "qakan" zemrat për robërinë e Kosovës.Pse Emini nuk sulmoi Rizahun apo Rizahu Eminin në shkrimet e tyre?!Sigurisht që,Emini ka patur njohuri më shumë për "grupin"e Rizahut.Edhe Rizahu e ka njohur mirëEminin.Ata kanë kontaktuar rregullisht. Këtu zënë fill mendimet logjike, prandaj nuk kemi nevojë të bëjmë supozime.Emini ka ditur se shoku Asllan Loshi, viktimë e pavetëdijes, mashtrimit dhe tradhtisë, ka qenë anëtar i "grupit" të Rizahut dhe se ai ka shpërndarë trakte që nuk kanë qenë aq të këqija, "të shkruara" nga Rizahu. Nëse Emini është i mbërrishëm dhe që di "shumë", si nuk e kanë njoftuar se ai, shoku Asllan, nuk ka shpërndarë "Bashkim"-a. Shoku Asllan ka shpërndarë legalisht trakte të grupit komunist "Zëri i Kosovës", e si nuk e ka njoftuar ndonjë bashkëpunëtor, si shkronjësi nga Shtutgarti, Gjon Berisha, i cili njeh aq shumë sekrete, por që s'paska parë çfarë bëhet në çarshi e ai arrin të sigurojë sekrete nga konsullata, por jo të shoh se ç'bëhet në rrugë! Atij është dashur t'ia dalë që të zbulojë se shoku Asllan është anëtar i "grupit" të Rizahut! Pse të "përgjigjet" Ibrahimi për "rolin e tij meskin" e jo Rizahu? I pari nuk e ka njohur fare dhe as që është njohur nga dikush tjetër për veprimtari të tij, pos diç sipërfaqësisht nga një militanti ynë, ndërsa Rizahu ia ka ditur edhe sa zorrë ka në bark. Këto shpifje kanë për qëllim që Ibrahimin ta qesin në kurthet e policisë gjermane, ta diskreditojnë para punëtorëve, nga të cilët, mendon Emini, do të dalë ndonjë patriotë që do t'i falë një plumb të "merituar", ndërsa veten don ta shpallë si "shpëtimtar" të kombit. Rizahu vepron ndryshe: ai rregullon "ditar" për mrekulli, ku, përpos të tjerash, Ibrahimin e akuzon për "anarshist" dhe "kriminel", i cili Kosovën mendoka ta "çlirojë përmes atentateve". Ibrahimi,ky "intelektual i degjeneruar" ngulë këmbë se Luftën çlirimtare të Kosovës do e udhëheqë PPSH-ja, derisa unë i them se "ne, përmes revolucionit do ta çlirojmë atë...". Do i uronim suksese Rizahut po ta kishte me një mendje, ndërsa Ibrahimin do e demaskonim, por a ka vepruar Rizahu me të vërtetë ashtu si ka shkruar në "ditar"? Gjëra të ngatërruara qëllimisht, që lënë të shkatërrohen dhe të analizohen se çfarë fshihet vërtetë pas një veprimtarie të tillë. Pasataj ky Emini, ky kriminel misterioz, shkruan edhe gënjeshtra të bëra qëllimisht, nën titullin: "Si vepron 'Kolona e pestë' titiste në mërgim?" Kjo është pyetje tamam me vend dhe e qëlluar, por Emini nuk qetë në dritë të vërtetën, pse "uji do ta nxirrte atë si urith mbi tokë".Ai trillon gënjeshtra me bisht, provon të demaskoj Frontin e Kuq dhe organin "Bashkimi" dhe shokët e kësaj organizate. Trillim pas trillimi, shpifje pas shpifje, të gjitha me vetëdije, pasi ai e di që janë shpifje, arrin deri atje sa thotë: "Mirëpo Ibrahim Kelmendit nuk i mjafton kjo,por ky viran vazhdoi me intrigat e tij edhe më tutje kundër Besëlidhjes sonë Shqiptare dhe udhëheqësve të saj, kështu filloi të botoj njëfarë lloji "bilteni" me titull mashtrues e bombastik "Bashkimi" në të cilin bilten, në një mënyrë shumë të ulët, mundohet të diskreditojë aktivitetin kombëtar të krejt Besëlidhjes dhe posaçërisht të kryetarit tonë të palodhshëm dhe besnik, në atdhetarizmin e të cilit nuk ka shqiptar të ndershëm që të dyshojë, me përjashtim të armiqve të kombit dhe shpirtshiturve siç është Ibrahim Kelmendi". Ai që e ka lexuar "Bashkimin" do vërtetojë menjëherë se çfarë shpifje bën Emini, kjo "kokë" që "kërkoi" Jugosllavia për terrorist... Të ndalemi në detaje,nuk do e vlente barra qiranë."Duhet bërë luftë kundër gjithë atyre që sulmojnë punën e Partisë nga jashtë",shkruante shoku Enver, "sepse duhet ta kemi të qartë se vetëm me një luftë të tillë mund të forcohet Partia.Elementët e dëmshëm duhet t'i demaskojmë para masës popullore.Derisa mos t'i demaskojmë në popull këta elementë, ata mund të mashtrojnë edhe njerëz të ndershëm".(Veprat, vëll. 1, faqe 9).Në punën dhe në diskutimet në cellule, duhet të diskutohet për dukurinë diversioniste.Se është Emini tradhtar i popullit, i kombit tonë, nuk ka dyshim, por tani duhet të punojmë që ai të njihet nga bashkatdhetarët me fytyrë të vërtetë prej udbashi fashist.Në "radhët" e tij kanë hyrë edhe mërgimtarë të ndershëm, por të pavetëdije. Të tillë anëtarë as që do të përgatiten për diçka. Ata do filtrohen mirë dhe do marrin shkollë e "mësime" të ngjashme, ose, si të interesuar që janë, pasi nga zemra janë patriotë, të "grabiten" që të mos hyjnë në radhët e tyre, në radhët e grupeve ose organizatës sonë.Aty ku mundim, duhet të bëjmë propagandë gojore për këtë, për t'i shpëtuar bashkatdhetarët nga këto kthetra fashiste. Nuk gabojmë nëse do themi se po aq është e vlefshme, nëse do ia arrijmë t'i ruajmë bashkëfshatarët që të mos infektohen nga fashizmi i Eminit. Ai, Rizahu dhe ndonjë tjetër që mund të dalë, kanë për qëllim t'i çorodisin bashkatdhetarët, duke mbjellur frikë dyshimi dhe duke i thyer ata moralisht.Nuk është larg mendjes që, të tillët të keqpërdorin guximin e shqiptarit dhe ndonjë punëtor ta ngarkojnë me ndonjë "detyrë". Kështu ka patur ndërmend të provojë Rizahu, kur ka dashur t'i mashtrojë dy bashkatdhetarë të cilët, për fat, disponuan vetëdijen në nivel, që ta likuidojnë shokun Isuf Gërvalla, intelektual revolucionar.Veprimtaria e till diversioniste ka lënë pasoja.Shoku Isuf ndoshta me arsye, ka vendosur të mbyllet në lëkurë tëvet, ose të themelojë apo edhe ka organizatë në vete.Kryesorja ai ka distancuar veten nga shokët tanë, të cilët mbanin kontakt me të dhe konsultoheshin. Nëse veprimtari të tilla diversioniste do t'i nënçmojmë, do të vijë një kohë kur "s'do njoh qeni të zonë". Se si t'i ndajvehemi këtij diversioni, duhet të mendojmë edhe më, por gjithsesi, konspiracioni ynë do t'ua bëjë të pamundur që të mësojnë diçka për radhët tona, edhe pse që më parë ata nuk kanë ditur diçka konkrete, përveç kanë shpifur e trilluar. Nëse kanë ditur diçka, prapë është faji ynë,por kryqëzimi përmes anëtarëve bëri këtë. Duke mbajtur lidhje me anëtarë të grupit komunist "Zëri i Kosovës", mundëm të mësojmë për veprimtaritë diversioniste të Rizahut, i cili tërë kohën i mashtronte anëtarët e tij, duke i qitur edhe në kurthe më së mbrami. "Më mirë është të mos punohet fare, se sa të rrëzohen gurët nga muri në ndërtim, që po ndërtohet nga të tjerët", na tha një shok kur na këshilloi.
Ta përvetësojmë këtë këshillë, por jo për të mos punuar fare, por për të punuar me mend, që të qesim gur në mur që ai të kryhet sa më parë, duke i qitur pasatj çatinë, që të hyjmë në shtëpinë tonë. Kjo do të thotë që çdo gjë që do të kryejmë dhe çdo aktivitet yni duhet të peshohet në peshore, me interesin e përgjithshëm të kombit tonë.Nuk guxojmë të kryejmë aksione për të kënaqur veten, edhe nëqoftëse në aksione të tilla jemi të gatshëm të japim jetën, por që do sjellin dëme, kur të kihet parasysh interesi i përgjithshëm kombëtar.Po ashtu nuk guxojmë të mbytemi në ngritje teorike pa kryer aksione.Një ngritje teorike pa kryer edhe aksione të menduara mirë është sterile dhe në vetëvete topitet me kalimin e kohës. Derisa nuk është vendosur kuotizacioni (anëtarësia), pasi edhe në Statut nuk është përcaktuar një gjë e tillë, se sa do të paguajë çdo kush rregullisht si anëtarësi, duhet të jemi të vetëdijshëm në këtë fushë, pse kërkesat e nevojshme që dalin duhet të përballohen nga të gjithë. Në Statut thuhet: "Puna propagandistike dhe materialet e ndryshme që hyjnë në këtë punë, implikojnë shpenzime materiale, që duhet të përballohen nga të gjithë anëtarët.Për këtë qëllim çdo anëtar duhet të japë kontribute të rregullta, sipas mundësive." "Sipas mundësive" nuk do të thotë se dikush të këputet fare dhe tjetri të brijohet.
Nëse është thënë "sipas mundësive",atëherë është menduar në ndërgjegjen e militantit, pasi ai, duke treguar gadishmëri që të bëhet anëtar i Frontit, ka treguar gadishmëri që të sakrifikoj jetën, kur ta lypë interesi i kombit e ç'është më shumë se jeta? Prandaj për të mos qitur ndonjërin në pozitë të keqe, pse mundësitë që të shpjegohemi në detaje për shumë gjëra janë të vogla, në ilegalitet të plotë është vendosur që të paguaj çdokush "sipas mundësive", në mërgim duhet të sakrifikojmë më shumë materialisht. Ndoshta do ia dalim dhe duhet të minimizohen udhëtimet e shumta dhe të shtrenjta, duke u zëvendësuar ato me shtrirjen e anëtarëve sa më gjerë, të cilët pastaj, në terrenin e vet do t'i kryejnë detyrat që kërkohen në fushën e propagandimit dhe agjitacionit. Çdo celulë, në rrethin ku ajo vepron, duhet të sigurojë sa më shumë adresa, që për çdo eventualitet, propagandën ta shpërndajmë me postë. Sa i përket ngritjes së përgjithshme kombëtare, duhet të propagandojmë te bashkatdhetarët që ata të abonohen në shtypin nga Shqipëria.Një punë e tillë është e lehtë, pasi kjo kryhet nga shokët e Ndërmarrjes së Librit dhe nuk kushton shtrenjtë. Që tani duhet t'u propozojmë dy revista: "Shqipërinë e Re" dhe "Yllin", ndërsa për ata që janë familjarë edhe "Shqiptaren e Re" për gratë dhe "Yllkat" për fëmijët. Enkas për këtë do nxjerrim trakte me të cilat, përpos që do të propagandojmë, ua lehtësojmë punën në porositje. Nëse hasim në ndonjë shok, i cili do të ketë vështirësi që t'i lexoj materialet dhe t'i kuptoj ato, duhet të provojmë përmes kasetave, duke ia inçizuar materialin e ai do ta përcjellë atë në letërgjatë të dëgjuarit, pasi do të marrë edhe në letër të njejtin material.Më vonë, pasi të jetë praktikuar kështu, ai do të mësoj të lexojë për të kuptuar.Në këtë fushë duhet të ketë solidaritet të të gjitha llojeve.Provoni përmes ndonjë shoku gjerman të merrni postën.Pra, në shumë rrethe ka celula të Partisë Komuniste Gjermane. Aty do njiheni me ndonjë shok dhe posa t'i keni qarë hallin për postën, do iu gjej shokun më të afërt, përmes të cilit mund të merrni postën.Vetëm për postën ilegale, duhet të përdoren adresa të tilla. Që të jetë praktikë dhe që të mund të bëhet një kontroll, duhet të zgjedhen emra ilegalë për të regjistruar, kush ka kontribuar e sa kontribut ka dhënë.Për emrin e zgjedhur duhet të dij vetëm ai dhe i zgjedhuri i celulës. Kurrsesi dhe askund nuk duhet të figuroj emri i vërtetë i ndonjë shoku,pse sjellë me vete rreziqe.
Ju përshëndes nga baza e përkohshme(derisa të zgjidhen shokët e rinj).
Shkrepi (Ibrahim Kelmendi)
P.S. Po dërgojmë një material për studim, të cilin duhet ta diskutoni në tubimin e ardhshëm, por secili duhet të përgatitet për vete, që diskutimet të bëhen në nivel, për t'i kuptuar sa më qartë.Në diskutim duhet të synohet të nxirren mësime për situatën e tanishme. Materiali është nxjerrë nga Vepra e shokut Enver,vëllimi I. Bisedoni po ashtu për festimin e festave të Nëntorit. Ti, shoku Shanto, (Hysen Gegaj) tregoju për idenë e Çelikut, që për kremtimin e festave të Nëntorit do të jemi në N. (Nyrnberg) Po provohet të sigurohet ndonjë film i mirë nga Shqipëria. Për rrethet e tjera, që nuk kanë mundësi të informohen nga Shantoja, (Hysen Gegaj) do të informohen më vonë konkretisht.

*Letër nga Ibrahim Kelmendi, për Jusuf Gërvallën. Bochum,16 shtator 1981
Më i dashuri shoku Jusuf!
Me vonesë jo gjithaq të madhe, pasi u ktheva nga rruga, po t'i shkruaj vetëm ca fjalë.Kalova mirë.Tani po vazhdoj jetën normale, punën time të rëndomtë.Më kanë lindur edhe telashe. Viruset provojnë të më infektojnë,kur unë kam dëshirë të jem i shëndetshëm. Por çdo virusi i është gjetur helmi,përpos atij të kancerit...
Enigmatiku Riza (për mua fare), provon të më futi në valle.Në këtë mënyrë ai ka për qëllim të më marrë kohën, duke menduar se ndoshta aventurat e tilla më pëlqejnë. Për këtë jam fajtor vetë. Është që në momentin e pare, kur pata rrezik e e njoftova, t'i tregoja që të mos luaj me zjarrin.Tani po më duket vonë. Pavarësisht, unë do të eci në rrugën time, pa patur frikë që ndonjë minak do të më leh përanash. Po ashtu kokëkrisuri Emin Fazliu, edhe pse unë nuk iu përgjigja as në letrën private, nuk pran së akuzuari. Tani më akuzon se, kam shkruar unë apo ndonjë tjetër (një kroat)letër me pseudonimin e tij dhe një letër e tillë i qenka dërguar një organizate reaksionare, që unë as që e lexoj. Sidoqoftë edhe kësaj radhe nukdo t'i përgjigjem. Kishte me pasë vetëm një përgjigje, të cilën ai e meriton, por nuk jam i thirrur për të tilla... Edhe ky po si i pari mund të vazhdojë, unë kam hallet e mia dhe ato më duhet t'i zgjidh. I treti, për çudi, çfarë nuk kam pritur nga ai, që do të shkoj aq larg me qëndrim si dy të parët. Dua të pres edhe më. Tani, pasi letrën po e dërgoj në adresë të vjetër, nuk di nëse do ta marrësh. Prandaj edhe ca libra dhe ato fotokopjet,nuk po t'i dërgoj gjersa të më dërgosh adresën e re. Ekziston mundësia që në fund të kësaj jave të dalë andej. Po munde telefono, se ndoshta letra nuk do të më arrijë dhe më trego adresën.Nëse ke kohë dhe mundësi, po ashtu nëse ke ndonjë temë (e Ti rëndomë ke çdo herë se për çfarë të shkruash, pasi edhe ka kaq shumë për të shkruar), përgatite për numrin e ardhshëm të "Bashkimit".Mua më duhet që t'i sjell artikujt që t'i korrigjosh për drejtshkrimin dhe ortografinë. Nuk do të dalë në nivel, po nuk punove edhe Ti (e kryesisht Ti) "Bashkimi". Do të kishte qenë mirë të më ndihmoni, pasi jeni më afër ngjarjes, për rastin e arrogantit Rizah. Sigurisht që Bardhi ka mundur të mësoj më shumë gjëra se unë, pasi unë pos çfarë më thanë të KRIPO-s,nuk di tjetër. Një gjë di se jam i revoltuar shumë me Rizahun për konfiskimin e postës që më ka bërë.Është kjo vepër prej udbashi.I poshtri! Sigurisht, që më ka munguar posta. Për këtë kam bërë sa herë fjalë me udhëheqësit e konviktit. Mbeç me shëndet! Mirëupafshim Ibrahimi
P.S.Përshëndete vëllaun dhe familjen,nga ana ime.

*Letër nga Ibrahim Kelmendi, për Sadik Blakajn. 21.01.1981

Sadik, po t’i shkruaj ca fjalë: Je i obliguar të raportosh në çdo imtësi mbi zhvillimin e ngjarjes, që kur keni vendosur të shkoni ti dhe Hyseni, e gjer tek kthimi yt pa Hysenin. Gjithashtu edhe për”dështimin” e ”akcioneve” dhe të tjera, duhet të raportosh saktësisht. Përndryshe ke borxh të madh ndaj meje si individ, sikur t’i kishe vrarë dy nga vëllezërit e m’i që m’i ka lindur nëna. Prandaj provo, nëse munde, një përgjegjësi kaq të rëndë t’ja shkarkosh dikujt tjetër, por jo zotit, nëse do të mundesh. Dhe jo vetëm ti, por, në fund të fundit, nëse e vërteta nuk do të ndriçohet sa duhet, të njejtën përgjegjësi do ta ndajnë me ty edhe ca njerëz tjerë. Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhendonjë gabimtë vogël nga mossdija... Sidoqoftë, do të shohim! Unë do të pres se çka do të më shkruash. Bëje sa më parë, përndryshe uji do të rrjedhë drejt kahjes së vet...Do të ishte e këshilluar që për këtë letër të mos mësoj asgjë as Dema dhe as ndonjë njeri tjetër, pse ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë çështje, së paku, njëherë përnjëherë. Më në fund letrën e shkruar, jepja Demës që ta lëshoj në postë, pse unë nuk gjendem ku isha përpara.
U pafshim si e dashtë nevoja

***Shkrimi në vijim, NGA LIBRI “LËVIZJA” I BEDRI ISLAMIT!
I. K.:(Ibrahim Kelmendi) Kadriu kishte planifikuar ta kalonte atë fundjavë në Dysseldorf. Aty kaluam natën ndërmjet të premtes e të shtunës së 16 janarit. Të shtunën paradite, ndoshta rreth orës 11.00, Mustafa na njoftoi se, Jusufi kishte telefonuar dhe na kishte ftuar për të shkuar në mbrëmje në Bernhausen, qytezë afër Shtutgartit, tek bashkatdhetari Murat Kryeziu.
Me thënë të drejtën ftesa e Jusufit më gëzoi, sepse vinte pas një ftohjeje në marrëdhëniet në mes Jusufit dhe Kadriut, por nuk ishte krejtësisht befasuese, sepse para dy javësh, në dasmën e Kadriut dhe Saime Isufit, ishim sqaruar për rrethanat, që kishin imponuar atë ftohje. Vetëkuptohet, nuk e diskutuam fare, nëse duhej të shkonim ose jo. Sylën (Nuhën,Shënimi im.F.T.) e lutëm të gjente një zgjidhje për të na dërguar me makinë, meqë ai nuk e kishte të vetën dhe kishim rreth 450 km rrugë për të udhëtuar.
Në mbrëmje arritëm në Bernhausen. Atje gjetëm Jusufin, Bardhin, Fahredin Tafallarin dhe ndoshta, më shume se 20 vetë të tjerë. Ata ishin mbledhur për të parë premierën e filmave shqiptarë, që i kishin ardhur Jusufit në videokaseta nga Tirana. Krijova përshtypje se, Jusufi e kishte organizuar këtë aktivitet dhe na kishte ftuar që ne bashkatdhetarët e rrethinës së Shtutgartit, të na shihnin bashkë. (f. 26-27)
……
I. K.: - Për një letër të Jusufit, dërguar Enver Hoxhës, sapo ju fola, për të tjera Jusufi nuk më ka informuar, ndoshta për shkak se, e pata qortuar për letrën në fjale. "Letrat" dhe "raportet", që i ka publikuar Fahredin Tafallari dhe ndonjë tjetër, përmbahem t'i komentoj, derisa origjinalet t'i dorëzohen Arkivit të Kosovës dhe të vlerësohen nga ekspertët, nëse janë të vërteta apo të falsifikuara, sepse veprimtaria subversive e disa komplotistëve të atëhershëm, po vazhdon të jetë aktive.
Sa i përket pyetjes vijuese, nuk do të thosha se, Jusuf Gërvalla ishte ideolog dhe as lider i përmasave të madhërueshme!? Ai ishte një krijues e kritik letrar, goxha brilant dhe, po të vazhdonte të jetonte, do të na kishte dhënë vepra të mira letrare, po vetëkuptohet, nëse nuk do të merrej me veprimtari politike, do të thosha. Ishte këngëtar me zë tejet melodik, instrumentist, kompozitor, gazetar e publiçist brilant, madje i talentuar edhe në artet grafike. Por ideolog e udhëheqës nuk ishte, sepse literaturën përkatëse e ka urryer dhe as ndonjë përvojë të atij lëmi nuk kishte. Në vitin 1980 pati nisur të lexonte veprat e Leninit dhe me vrull i përdorte citatet nga ato. Them se, per lider nuk mund të vlerësohet, derisa pranonte ta udhëhiqte, më saktësisht ta manipulonte një rrobaqepës gjysëmanalfabet, siç ishte Sabri Novosella, për të mos thënë dhe ndonjë sharlatan edhe më i ulët se rrobaqepësi. Letër është madhërimi dhe mitizimi, që i kemi bërë, ndër të cilët jemi dhe ne të dy, ne, për interes të hovëzimit të lëvizjes çlirimtare, disa të tjerë për ta shpërdorur për interesa egoiste e të ulta vetjake.
……
Thënë shkoqur, asnjë bashkëveprimtar nuk e kam pasur më për zemër se Jusufin, ama mitizimet dhe madhështitë deri në banalizime, që po u bëhen Jusufit dhe shumë të tjerëve, vërtet po ma zbehin admirimin për veprimtarë kombëtarë heronj. (f.39-40)
……
I. K.: Në atë "udhëheqje" nuk kemi bërë analiza se, kush mund të ishte i infiltruar nga UDB-ja. Xhafer Shatri pati bërë përpjekje, për të bindur anëtarët e tjere se, gjoja unë spiunoja "Qendrën Ekzekutive" te sigurimi shqiptar!?
Fillimisht udhëheqjen, të cilën e emërtuam "Qendër Ekzekutive", nëse ia kam qëlluar, e përbënim: dy Xhaferët, Sabri Novosella (edhe pse ishte ende në Turqi), Hasan Mala, Fahredin Tafallari, Saime Isufi dhe unë. Nuk më kujtohet nëse kam harruar edhe ndonjërin. Dy Xhaferët, pos votave të tyre individuale, përfaqësonin edhe nga katër vota të udhëheqësve, të organizatave përkatëse në Kosovë (edhe pse ato tashmë nuk duhej të ekzistonin, meqë kishte ndodhur "bashkimi" i tyre). (f.100-101)
……
Bedri Islami: Pas botimit të romanit "Atentatet" ju u ndodhët edhe një herë në dy kahe: në përgëzimin e shumë prej atyre, që i kishin përjetuar ngjarjet bashkë me ju, si Saime Isufi apo Mustafë Xhemajli, por edhe në ciklimin e radhës së sulmit ndaj jush, nëse mund ta quaj kështu. Mes të tjerave, në një material, i cili po përhapet tashti, nuk e di nëse është i saktë, bëhet fjalë për lidhjen fisnore me Ramë Nikqin ose lbërdemaj, i cili, siç e cilëson Xhafer Durmishi, me siguri "analisti" më i zellshëm i romanit tuaj, ishte agjent i UDB-së!?
……
I.K.: - Pas botimit të romanit "Atentatet" ka pasur vërtet reagime të llojllojshme dhe, me thënë të drejtën, më kanë gëzuar. Ato ishin një dëshmi se, nuk e kisha shkruar vetëm sa për ta shkruar. Pas dy muajve romani u shit dhe shpesh ndihem keq, kur të interesuarit e tjerë e kërkojnë dhe unë nuk kam asnjë kopje. Shtëpia botuese "Toena" e Tiranës ka premtuar ta ribotojë.
……
Tani ka shkruar një reagim të gjatë Xhafer Durmishi, ish-bashkëveprimtar, njëkohësisht ish-kundërshtari imi. Sa për shembullin, që sollët ju për sqarim, unë nuk do t'i isha hidhëruar fare Xhaferit, sikur të kishin qenë shpifje të tij autentike, ngaqë ndaj tyre kam krijuar imunitet. Tani më shqetëson fakti se, ato shpifje i vishen Jusufit, të cituar në bazë të një "raporti", që gjoja ai i paskësh dërguar Sabri Novosellës!? Fillimisht dëshiroj të shpreh vlerësimin se, atë "raport" nuk e ka shkruar fare Jusufi, meqë nuk është në fahun, në gërmën dhe në frymën e tij. Po ta kishte shkruar vërtet ai, nuk do të ngurroja ta diskreditoja, edhe për së vdekuri, për të pabesë e intrigant! (f.114-115)
……
I.K.: - Pasi u formua dhe u shua "Lëvizja...", që formuan Sabri Novosella dhe Xhafer Durmishi, me ca individë të "Lëvizjes së Jusuf Gërvallës", siç e emërtoi kohëve të fundit Xhafer Durmishi, na lindi edhe një "Lëvizje..." e re me ca individë përreth njeriut pa të keq, Hasan Malës dhe gjysëmanalfabetit Fahredin Tafallari!? Ky fraksion u shkëput në vitin 1986, me udhëzimet, që u kishin dhënë në Tiranë, Oficeri i Sigurimit Ajet Haxhiu dhe shkrimtari Sylejman Krasniqi, gjatë vizitës atje të Fahredin Tafallarit me disa bashkëveprimtarë. Për habinë tonë, atje i kishin këshilluar se, në demonstrata në Perëndim, duhej të dilnin me flamur të Jugosllavisë dhe fotografi të Titos, për të dëshmuar se, po kërkonin vetëm „Republikë“ për Kosovën, në kuadër të RSFJ-së. Ashtu edhe vepruan këta mjeranë në demonstratën, që organizuan në Shtutgart, por, së cilës iu bashkëngjitën shumë pak veta. Edhe këta provuan të botonin gazetën "Zëri i Kosovës" dhe meqë si adresë kontaktuese përdorën adresën e zviceranit Beat Schafer në Biel/Bienne, që e kishte përdorur edhe organi i OMLK-së "Liria", zunë ta quanin veten e tyre "Lëvizja me adresë"!? Pra, ajo adresë u mundësoi ta quanin "Lëvizjen..." e tyre "të vërtetë"!? Kjo "Lëvizje" dhe"Zëri..." i tyre u shuan shpejt,meqë nuk kishin potencial intelektual dhe njërezor. (f.123-124
……
B.I.: - Le të kthehem te një ngjarje më e hershme. Ngjarje të tilla është e natyrshme të na dalin dhe të sqarohen gjatë bashkëbisedimit tonë, aq më shumë, kur janë të ngritura nga njerëz, me të cilët ke bashkëpunuar po ti, në të njëjtën kohë, kështu që, duam apo nuk duam, nuk kanë të bëjnë vetëm me ju, por edhe me vijën e ndjekur nga organizata. Fahredin Tafallari tregon për një rast, për të cilin thotë se, ka qenë i pranishëm edhe Jusuf Gërvalla. Sipas këtij tregimi, Tafallari kujton se, ju keni marrë 50 mijë marka gjermane nga një organizatë kroate, për të blerë armë, por në të vërtetë, sipas tij, keni rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Duke marrë shkas nga ky rrëfim, i cili nuk e di nëse është i saktë apo jo, do të më interesonte të di disa të vërtetë. Ne radhë të pare, sa i saktë është ky rast dhe më tej, si ishin marrëdhëniet e Lëvizjes me organizatat e tjera, që vepronin në Perëndim, qofshin ato shqiptare, me njerëz nga Kosova apo me njerëz nga Republika e Shqipërisë? Si ishin marrëdhëniet, nëse ishin vendosmëri me organizat e tjera ballkanase, që vepronin kundër shtetit jugosllav të kohës? Pra, është një pyetje me disa drejtime, nga rasti juaj e deri te vija, që ndiqte Lëvizja me organizatat e tjera.
……
I. K.: - Mirë që ju ka rënë ndërmend, të më pyesni për këtë shpifje, të përhapur përmes Fahredin Tafallarit e "përtypur" dhe e "stërpërtypur" edhe prej disa "trashëgimtarëve" të Jusufit. Fahredini i shkretë, një gjysëmanalfabet, tashmë në delir se, ka qenë faktor i kohës, paguan njerëz, për të shkruar libra në emër të tij, në bazë të rrëfimeve dhe të "dokumenteve" të tij. Ai është një rast fatkeq, vërtet për të ardhur keq. Pavarësisht shpifjeve, që ka përhapur, jam përmbajtur, kam ruajtur respektin ndaj tij, sipas motos, që i është veshur, të ketë thënë Jezusi: "Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë!" Ai ka qenë një veprimtar i përkushtuar sa ka mundur dhe siç ka ditur. Nuk ka kursyer financa dhe angazhim fizik, ndonjëherë edhe mbi mundësitë e tij. Ne banesën e tij kemi pasur bazën kryesore, në atë anë të Gjermanisë Jugore. Në banesën e tij jam ndier i lirë, si në banesën e tim vëllai, Mustafës, si edhe në banesat e familjeve të shumë bashkëveprimtarëve. Kur ka "shkruar" libra, nuk ka hezituar të përflasë edhe lirinë e sjelljes sime, gjatë qëndrimit të shpeshtë në banesën e tij dhe të Zades, bashkëshortes së tij, e cila më ka pritur e më ka trajtuar si vëllanë e saj. Për këtë pritje i jam përherë mirënjohës dhe e falenderoj nga thellësitë e shpirtit. Por, kjo dalldi e mëpasshme, kur nuk ishim më bashkëveprimtarë të së njëjtës orgarizatë, aspak shqiptare e aspak mes miqsh, le t'i mbetet në ndërgjegje atij, meqë ka kompromentuar më vonë bujarinë e tij të atëhershme edhe përmes librave te tij, duke i numëruar një miku të dikurshëm kafshatat e bukës, që i ka shtruar. Megiithatë, ndaj librave të tij nuk kam reaguar asnjëhere, siç e thashë, kryesisht për shkak të respektit, që kisha dhe kam ndaj tij edhe tani, meqë e di se, nuk e ka kapacitetin për të qenë i ndërgjegjshëm se, ndaj ish-bashkëveprimtarit edhe mund të luftosh, kur shndërrohet në kundërshtar, por jo me shpifje të ulta, siç ka vepruar ai.
Lidhur me 50 mijë marka gjermane, të perfolura si ndihmë nga një organizatë kroate, të dhëna për të blerë armatim, edhe Jusufi, edhe Fahredini, edhe ndonjë tjetër fillimisht janë dezinformuar nga Besim Rexha, pastaj nga ca shpifarakë të tjerë. Për ato para është shpifur se, i paskësha shpërdoruar, për të ndërtuar një restorant në Pejë. Kjo shpifje konkrete, më ka shtyrë të dyshoj në sinqeritetin e dikurshëm të Fahredinit, gjatë kohës kur ishim bashkëveprimtarë.
Rasti i 50 mijë markave është si vijon: Duhet të ketë qenë viti 1979. Njëfarë Hysen Muhaxheri, nga Ferizaj, ishte dërguar nga Elekroekonomia e Kosovës për specializim në makineri të rëndë, në Gjermani. Ai kishte filluar të mblidhte ndihma nga daja i tij Nebih Reka (që atëherë e kishim kryetar klubi në Dysseldorf) dhe vëllazëria e tij (Basriu ne Bruksel, Hysriu ne Dysseldorf, që vinin nga Nerodimja e Ferizajt. Hysen Muhaxheri nuk kishte marrë ndihma dhe huazime vetëm nga dajat e tij, por edhe nga bashkëvendas të tjerë. Por Hyseni po kërkonte edhe më shumë para, me arsyetimin se, i duheshin t'i deponon si garanci në një laborator, ku duhej të eksperimentonte për të mbrojtur doktoranturën. Dhe, nëse nuk do t'i ndodhnin avari gjatë eksperimentimeve, thoshte ai, paratë e deponuara për garanci, do t'ua kthente huadhënësve. Në pamundësi që dajat dhe bashkëvendasit t'i huazonin edhe pjesën tjetër të parave, që ai kërkonte, Nebiu dhe Hysri Reka, meqë e dinin se, kisha miqësi të ngushtë me shumë kroate, m'u lutën t'i gjeja Hysenit 50 mijë marka hua. Kur më takoi edhe vetë Hysen Muhaxheri, me bindi. Vajtëm bashkë në Essen, te vëllai i bashkëveprimtarit Vinko Knezeviq, mikut që do të na i jepte paratë (fatkeqësisht, ia paskam harruar emrin). Ia paraqita lutjen dhe arsyetimin dhe ai m'u pergjigj: "Do t'ia jap dhe, nëse garancia nuk kthehet, le të çmohen 50 mijë markat e mia si ndihmë per përgatitjen e kuadrit profesional për Kosovën, kurse nëse kthehet, le të m'i kthejë të hollat!" Na i dha të hollat pa hezitim, madje me dashamiresi. Mënyra e largimit të Hysen Muhaxherit, kur i kishte të hollat në xhepin e tij, me shtynë të dyshoja se, nuk ishte i sinqertë. As dajat dhe askush tjetër nuk ia dinte adresën. Dajat dinin vetëm se, ai po specializohej në universitetin e Duisburgut. Shkova që ditën e nesërme në atë universitet. U informova se ishte angazhuar si asistent aty. Gjeta kolegët e Hysenit. Për të mos e zgjatur,u informova se u kishte marrë 300 mijë marka edhe dy kolegëve gjermane, me arsyetimin se, do të blinte fabrikën e tubave në Ferizaj. Brenda dy ditësh, bashkë me kolegët gjermane zbuluam se, Hyseni luante bixhoz në Holandë dhe atje i kishte humbur të gjitha të hollat. Atë bixhozçi mashtrues nuk e takova më. Mikut kroat ia rrëfeva giithë ngjarjen dhe ai më ngushëlloi, duke më thënë se, nuk kisha nevojë të ndihesha borxhli ndaj tij, meqë Hyseni kishte qenë usta për të na mashtruar të gjithëve. Për këtë ndodhi janë dëshmitarë shumë vetë dhe unë kam menduar gjithnjë se, duke qenë e qartë, është edhe një ngjarje e mbyllur. Por, derisa miku kroat pati mirëkuptim për atë fatkeqësi, disa zuzarë e shpërdoruan me përdredhime. Atë fatkeqësi fillimisht e shpërdoroi Besim Rexha (meqë qe informuar përmes mikut Vinko Knezoviq), pastaj Xhevat Ramabaja dhe ndonjë tjetër, që vazhduan të shpifnin, sikur një organizatë kroate m'i kishte dhënë ato të holla për të blerë armë. Pastaj shpifia u zbukurua, sikur ato unë i kisha shpërdoruar, kush thoshte për restorant, që paskëshin hapur vëllezërit e mi në Pejë, kush se ia paskësha dhënë dajës tim, Rexhep Ibërdemajt, për të ndërtuar restorant "Kalanë" në Zahaq të Pejës (pa ditur se ai e kishte mbaruar atë restorant para se te më ndodhte fatkeqësia në fjalë). (f.143-146)

(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 2,186 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi