PRAVNA DRZAVA |
Publikuar më 28 janar, 2015 në orën 17:02 ( ) |
Opinion | |
|
|
istemi Jugosllav, përmes mediave që kishte nën kontrollë, pra përmes gazetës, librave, radios dhe televizionit, bënin cmos që demonstratat e shqiptarëve të Kosovës t'i karakterizonin si të dhunshme, agresive e të «jashtligjshme». Sipas pushtetit të kohës, shqiptarët kishin «sulmuar» policinë e shtetit dhe se kishin shkelur ligjin dhe kushtetutën e shtetit jugosllav,...
E, kështu po bënë, sot, edhe ky pushtet.
Në vitin 1968 Serbët, mediat serbe dhe Rankoviqi, demonstratat e shqiptarëve, që ishin organizuar për të fituar të drejtën për përdorim zyrtarë të falmurit kombëtar, i quajtën të dhunshme, të egra dhe vandale,...
E, kështu njëjtë, po thot sot, media e Isa Mustafës dhe e Hashimit.
Në vitn 1981, Jugosllavia e asaj kohe, dhe mediat e saja, përsëri, demonstratat gjithpopullore i quajti «barbare» dhe se këto demonstrata «të dhunshme», kishin shkatëruar pronën publike dhe atë private,
E, kështu po propagandon edhe gazetaria e Jabllanoviqit e Ises.
Në vitin 1989, qeveria serbe, minatorët grevist shqptarë, që u ngujuan për dinjitet e për shtet, i quajti të « manipuluar » dhe, se këta po dëshirojnë të bëjnë grushtshtet,...
Epo, kështu po thot sot media, gazetaria dhe Televizionet e Isës dhe të Hashimit,
Në vitin 1997, Sllobodan Millosheviq, protestat e studentëve i quajti të « dhunshme », « antikushtetuese », dhe, se këta po donin të « rrëzonin kushtetueshmërinë » e Jugosllavisë dhe Serbisë. Demonsruesit i quajti « huligan », « bandit », « të dhunshëm », dhe se duhej të burgoseshin sepse kishin sulmuar policinë serbe,
E, kështu, mu si në sistemin Jugosllav, po gënjen, sot, media e Isës, Jabllanoviqit dhe e Hashimit,
Edhe at’herë pshteti detyronte dhe paguante gazetarët, "intelektualët" dhe opinionistët që të shkruajnë, të thonë, të denojnë dhe të gjykojnë demonstratat e popullit shqiptar, sikurse sot që bënë Isa, Hashimi dhe Jabllanoviqi,
Në vitin 2015 kemi të njetin fjalor, të njejtën propagandë, të njejtën dhunë, biles, edhe gjaku është i njëjtë: i popullit e i rinsië shqiptare!
Po, në vitin 2015 kemi të njëjtin kërcnim e fjalorë, të njejtën retorikë, të njejtën propagandë e strategji, të njejtën dhunë e krim, por dicka po ndryshon: tani gjuha e kërcnimit dhe mediat e censuruara, nuk jane serbe, por janë shqipe.
Diktatura nuk ka komb, gjuhë, e as identitet vetanak: Dhuna, krimi dhe dominimi është e përbashkëta e tyre.
Gëzim Mekuli
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 39 vizitorë |
Lexuar:
485 herë
|
|
|
|
|
|
|