Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Epo, ku jemi?!
Publikuar më 28 janar, 2015 në orën 17:07 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ditët e shkuara kanë qenë ditë protestash, që e fundit edhe kaloi karakterin e një proteste, por ishte një demonstrim i mirëfilltë, ku u përplasën të dyja palët, siç thotë një fjalë e popullit, me çka u qëllonte në dorë.
Pse ndodhi kjo(?), pyetje që duhet dhënë përgjigjen, për të ardhur deri te zgjidhja e enigmës së pakënaqësisë qytetare dhe frikës të pushtetarëve sot.

Gjeneza e problemit
Viti 2004 morri rrjedha, që duhej analizuar mirë politikisht, nga faktori i brendshëm politike dhe ai ndërkombëtar, kryesisht pesëshja diplomatike, që sa herë është “atdheu” në rrezik, tubohen kokë më kokë. Pse e mora këtë vit, e jo vitet e mëparshme, siç është rasti i Rambuiles, Marrëveshja e Kumanovës, Rezoluta 1244, etj. Aktet që buruan nga këto, Kosovën e lënë si provincë, ndërsa përmes pozicionimit të KFOR-it u nda në feude, pa kurrfarë koordinimi të veprimit përbrenda tyre, pushtetin që kishte krijuar UNMIK-u e kishte shndërruar Kosovën pasuri të vetme dhe e vuri në areopak, pra mund të blejë gjithë kush çka të dojë në Kosovë, por duhet të ketë veprimtari private të asaj natyre. Kjo ia ndaloi shqiptarëve të privatizojnë ndërmarrje vitale për jetën e qytetarit, për mëkëmbjen e Kosovës, për mundësinë e krijimit të Bankës kombëtare dhe vlerësimit të pasurisë, për të pasur valutën, në një moment të caktuar. Tashmë, me pasurinë e Kosovës përkujdesen të huajt dhe asnjëherë nuk është kontrolluar, nëse janë përmbushur obligimet e privatizimit, pas një periudhe të caktuar dhe nëse jo, pse, e të ndërmerren masa për eliminimin e pasojave, duke ua marrë të drejtën privatizuese, me obligim për të kthyer ndërmarrjen në gjendjen e më parme. Këtë po e ilustrojë me dy shembuj:
“Ballkani” dhe “Vreshtaria e podrumi” në Therandë, Feronikeli në Drenas, Fabrika çimentos në Han të Elez etj..
Kjo gjendje e krijoi problemin e veriut të Kosovës dhe asnjëherë nuk u bë i zëshëm faktori i brendshëm, por ky zë doli në demonstratën e vitit 2004. Pas pak kohe, në Kuvendin e Serbisë, miratohet platforma politike për Kosovën (për të cilën edhe kam shkruar), që përcakton fatin e Kosovës duke u mbështetur në Rezolutën 1244. Mungoi zëri i arsyes së liderëve politik, mungoi zëri i arsyes së faktorit ndërkombëtar. Këtu filloi tatëpjeta politike e institucionale në Kosovë dhe tash gjendemi para një realiteti të ri, që më nuk mund të tolerohet.

Platforma serbe, përmes filo serbit- Ahtisar, bartet në Vjenë
Takimi i Vjenës,ku nga pala shqiptare do të marrin pjesë “ekspertë” e të gjitha fushave, që sot mundohen ta shfajësojnë vetën, si: AAK-ja, LDK-ja, si nismëtare të bashkëbisedimeve, e që në kolonë pas pak muajsh do të rreshtohet edhe PDK-ja dhe përfaqësues që sot e kanë krijuar Nisma për Kosovën.
Përfaqësuesit shqiptarë nuk kanë dashur, nuk kanë ditur apo janë frikuar, pranojnë tetëdhjetë përqind të Platformës serbe, me imponimin e filo serbit Ahtisari (kam shkruar më herët për këtë). Pakoja e Ahtisarit, siç është e njohur për qytetarët, për diplomacinë dhe për juridikaturën tonë, nxjerrë dy kombe të barabarta, dy gjuhë të barabarta dhe pakicat si kategori Kushtetuese (tash do t’i kemi edhe malazezët), gjuhët zyrtare regjionale. Kjo pako nxjerrë edhe eks territore, qoftë qytetare apo fetare, që juridikisht i takojnë shtetit, përkatësia e qytetarëve shumicë që është atje. Kjo krijon bazën e krijimit të komunave etnike, që në mënyrë të dhunshme i lëvizin vendbanimet nga një komunë në tjetrën për të krijuar mundësitë e krijimit të këtyre komuna.
Eks territoret fetare krijohen duke e nëpërkëmbur faktorin historik e fetar shqiptarë, por këto trajtohen si kisha ortodokse serbe dhe ju jepet juridiksion i veçantë edhe në të drejtën e shfrytëzimit, pra u ndalohet ortodoksëve shqiptar qasja në to, por edhe pronësor. Në kontestin pronësor, “ekspertet” tanë nuk e vranë mendjen dhe të paktën ta kishin pyetur Ahtisarin, ku e mbështet këtë logjikë?! Ka qenë dashtë të bëjnë krahasime në mes Vatikanit- shtete dhe seli e shenjtë për botën e katolike, selinë e autoqefalisë greke, selinë e përfaqësuesit ortodoks në Moskë e Beograd dhe asaj në Stamboll. Kjo njohuri tash del se u ka munguar “ekspertëve” shqiptar, por edhe politikës shqiptare që na përfaqësoi në Vjenë. Pra, vetëm kisha e Deçanit ka territor sa gjithë këto që u përmenden më lartë.
Se sa është mbrojtur çështja shqiptare në Vjenë ne mund të flasim përmes Pakos së Ahtisarit, që të gjithë kuvendarët e Kosovës e pranuan dhe e zyrtarizuan si të vetën. Ne edhe nuk kemi njohuri zyrtare se sa i ka kushtuar ky ekskursion delegacionit tonë në Vjenë, përveç atyre që ka mundur dikush t’i nxjerr e bëjë publike, dhe se “humanisti” Agim Çeku pranon t’ia ndërtojë një shtëpi një veterani të luftës me atë honorar.

Pakoja e Ahtisarit e bartur në Kushtetutë
Ekspertët tanë, në krye me Arsim Bajramin (se kush është ky në këtë shkrim analitik nuk do të flas, sepse kam folur në kohën e duhur) krekosën për hartimin e Kushtetutës, krekosen për bashkëbisedim me ekspert e shoqëri të interesit, që edhe e quan një lloj referendumi. Edhe atëherë edhe sot, ky mban të njëjtin qëndrim, sepse ia ka hëngër tregu i mediokritetit, i shushunjave, butakëve, dilitantëve në të gjitha fushat. Tash përmes Kuvendit ne faktorizojmë Platformën serbe, Pakon e Ahtisarit dhe kemi kurorëzuar gjithë lojën e ndytë politike e institucionale.
Për të mos qenë i veçuar problemi, kërkohet që të gjithë të nënshkruajnë Kushtetutën, e shumë prej tyre sot qojnë Pluhur kundër saj. Le të shërbehen me memoteknikë për të parë vetën si në pasqyrë. Epo, ku dinë ata se çka është memoteknika!

Shpallja e pavarësisë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
Kjo Kushtetutë fuqizohet edhe një herë përmes aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. dita e pavarësisë na i solli tre elemente, që nuk kemi ngjashmëri në asnjë vend të botës. Kuvendarëve i prezantohet flamuri, i prezantohet himni dhe në letrën e punuar me kujdes nga Shyqëri Nimani, vihen firmat e gjithë kuvendarëve, dhe një pjesë e kuvendarëve të atëhershëm kritikojnë këtë akt, të paktën nënshkrimi i tyre le të jetë pikë kujtimi për të shfrytëzuar memoteknikën, se çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës, të shndërruar në teatër, duke u shtyrë me bërryla se kush do të vë nënshkrimin i pari.
Filluan njohjet. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pranoi lëndën, të rekomanduara nga Këshilli i Sigurimit të OKB, për të parë ishte legjitime apo jo shpallja e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës. U trajtua gjerë e gjatë, nga të gjitha këndet. Përfundimi, ishte legjitim.
Ky legjitimitet nuk pranohet nga shumë vende të botës, madje edhe nga ato vende të cilat e deleguan lëndën në këtë Gjykatë.

Njohja gjysmake e shtetit të Kosovës
Njohjet e pavarësisë së Kosovës nga 208 shtete, janë njohje gjysmake dhe këtë nuk e thotë asnjë lider politik. Duhet me faktorin ndërkombëtar, sidomos me shtetet mike, tu thuhet e vërteta, të cilën ata bëhen se nuk e dinë, se nuk mjafton vetëm deklarimi i njohjes dhe lidhjes së disa marrëveshje sekondare, që shumë pakë kanë të bëjnë me problemet të cilat e kanë kapur me kthetra Shtetin e Kosovës. Ndoshta edhe nuk dinë, por unë dyshoj se u frikohen, sepse ata dalin kreator të politikës dhe si u thuhet, këta bëjnë.
Ka ardhur momenti, edhe pse shumë janë vonuar, t’i thuhet pesëshes, se ose duhet njohur pavarësinë e plotë të Kosovës, ose të tërhiqen njohjet. Ata duhet menduar, donë për të qetësuar këtë pjesë të Ballkanit, apo dëshirojnë luftë të re. Ne nuk jemi për këtë të dytën, por nëse Kosovës i merren territoret përmes kishës, i merret territori i Veriut, i merret territori përmes eksterritoreve, çka na mbetët. Ata duhet këmbëngulur që Kosova të tërhiqet nga kushtetuta e Serbisë, ata duhet këmbëngulur që për rregullimin e brendshëm të Kosovës të vendosin qytetarët e Kosovës, sipas kësaj Kushtetute gjysmake, që të fillojmë të ngrihemi në këmbë ekonomikisht, e jo të na dalin pengesa nga ku nuk i presim.

Komisioni zgjedhor dhe politika dhe politika dyfytyrëshe
Komisioni zgjedhor pranon subjekte politike të një shteti tjetër për të marr pjesë në fushatë zgjedhore. Ky është një gabim i pa falshëm. Ky komision, ndër tjerash parasheh edhe: së paku të japin adresat e veta kreu i partisë, me dokumente të vendbanimit dhe shtetit ku është ai vendbanim. Të gjithë anëtarët pastaj duhet certifikuar për kandidim, po me të njëjtat dokumente. Komisioni zgjedhor e heshtë këtë element të paraqitur nga pretendentët për kuvendar. Politika ka ndërhyrë dhe me të dyja putrat e ka shkel Kushtetutën dhe të zgjedhurit në “bazë” të Ligjit Zgjedhor, që buron nga Kushtetuta, sigurojnë ulëse në kuvend dhe pjesëmarrje në Qeveri. Në bazë të akteve të aprovuara në Kuvend, kjo kategori nuk ka qenë dashtë të jetë asnjë kuvendar, e as anëtar të Qeverisë.
Për gjithë këtë nuk u ngrit askush, për të qartësuar qytetarët, për shkelje të akteve ligjore dhe të vet Kushtetutës. Disa prej tyre vinë në Kuvendin e Kosovës me dy mandate në të njëjtën kohë, njërin në Kuvendin e Kosovës e tjetri në Kuvendin e Beogradit. Rasti më i freskët është me zgjedhjen e kryetarit të Graqanicës, ku së pari duhet të hiqte dorë nga kuvendari i Serbisë, e tek atëherë të merrte postin e Kryetarit të Komunës. A nuk flet mjaftë ky akt kundër Kushtetues?!

Sot!
Të gjitha këto janë grumbulluar në ditën e sotme. Ato që e kanë përshpejtuar e shkallëzuar situatën duhet hulumtuar në këto fenomene, që me bekimin e ndërkombëtarëve, me heshtjen e vendorëve, me qyqarllëkun e një elite politikanësh të pozitës dhe opozitës, se nuk mund të falen anbllok të gjithë ata që i kanë ngjye gishtat në këto fëlliqësira, qoftë në Vjenë, qoftë në nënshkrim të Pakos së Ahtisarit, qoftë në hartimin dhe miratimin e Kushtetutës dhe së fundit, heshtjen e Komisioni të zgjedhjeve.
Po të analizohen të gjitha, këto çfarë kanë ndodhur e po ndodhin, sot në Kosovë, qytetari nuk duhet të fle, por duhet menduar çfarë të bëjë për atdheun?
Jabllanoviqi fakt të ishte preteksti, se ky nuk ishte hera e parë që fyen historinë tonë, që fyen dinjitetin tonë, që fyen dëshmorët tonë, sepse vet ngritja e dy monumenteve, njëri në Veri e tjetri në Graqanicë flasin mjaft. I pari i ekzekutuar nga heroina shqiptare- Shotë Galica, në emër të popullit dhe i dyti, si i pari pushtues i këtyre trojeve tona. Edhe çfarë duhet bëjë e bëjnë Jablanoviçët, të dal nga shkolla e Andriqit e Qosiqit, të edukuar në frymën e Millosheviqit dhe të edukuar në ekzekutime në frymën e Rankoviqit.
Sot lypse maturi, analizë, sepse nuk duhet menduar për një ditë, nuk duhet menduar për një javë, nuk duhet menduar për një Qeveri kukull në Prishtinë, por duhet menduar për një siguri kombëtare, për të ndërprerë aeropagun, për të ndërprerë lojërat e ndyta që luhen e do të luhen në këtë tokë, e cila përbrenda ka gjenerata dëshmorësh. Mu për këtë duhet të mendojmë mirë dhe kjo nuk guxon t’i takojë një njeriu, një grupi njerëzish, një subjekti, por ky problem i ngritur duhet të merr përmasa kombëtare e ndërkombëtare. Për të vërtetën nuk është vonë kurrë, edhe pse kemi humbur kohë mjaftë. Dhe mjaft duhet thënë edhe pushtetarëve të sotëm, që në konferenca për shtyp dolën anemik, pa ujë në sy, sepse në momentin kur masa ka filluar të ulët, përdorja e forcës dhe provokimit ka qenë dashtë të ndërpritet, por dikujt i ka konvenuar kjo situatë e krijuar, por me siguri këtë kredibilitet mundohet ta merr pushteti, Kuvendi, për të treguar patriotizmin me qytetarët e vet.
Skënder Hyseni duhet ta përdor memoteknikën, për t’u kthyer në të kaluarën e vet të lavdishme, duke bërë shantazhe, sikurse sot, për UÇK-në, duke mbrojtur parimin, se kështu po na thonë miqtë, si dikur, se rebelimi duhet ndëshkuar me të gjitha mjetet në dispozicion, se kështu kemi marrë mësim nga e kaluara, kur jetonin ditët më të mira të politikës.
Sot, duhet kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, suspendimin e Kuvendit, krijimin e qeverisë teknike apo shpëtimit kombëtar, me njerëz të dëshmuar për përkushtim kombëtar e qytetar, duhet hartuar Projektkushtetutën brenda afati tremujor, të asaj qeverie dhe kjo të marri mbështetjen me referendum nga qytetarët, përmes së cilës do të eliminohen të gjitha problemet që ia kanë vështirësuar jetën qytetarit, problemet të cilat i ngritë Beogradi përmes politikës fashiste, problemet të cilat na i kanë krijuar edhe ndërkombëtarët me puthadorët tanë.

Prishtinë, 28.01.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 869 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi