Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PĖR KOHĖN E ARTĖ... (VII)
Publikuar më 28 janar, 2015 nė orėn 18:40 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E SHTATĖ)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISĖ SIME DHE SHOKĖVE TĖ MI, QĖ NĖ MOSHĖN E RINISĖ SĖ HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QĖ NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NĖ MĖRGIM, KONTAKTET ME BASHKĖVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RĖNDĖSI TĖ VEĒANTĖ, ME TĖ MADHIN JUSUF GĖRVALLA DHETĖTJERĖT...

I. K.: - Mbase e keni fjalėn pėr njė "letėr", qė Jusuf Gėrvalla i paskėsh dėrguar Sabri Novosellės, nė tetor tė vitit 1981, publikuar si "dokument" nga Fahredin Tafallari dhe Xhafer Durmishi. Unė besoj se, kjo letėr do tė rezultojė si falsifikim flagrant, pėr qėllime goxha hileqare. Nuk besoj tė ketė dezinformuar Jusufi, qoftė edhe "udhėheqėsin“ e tij Sabri Novosellėn!?. Bashkė me Jusufin nuk kam qenė asnjėherė nė Vjenė. Pra vetėkuptohet, as nė ambasadėn shqiptare. Ai nuk kishte dokument udhėtimi dhe ilegalisht nuk rrezikonte pėr tė dalė jashtė Gjermanisė. Vetėm, nė fund tė vitit 1981 organet gjermane ia njohėn tė drejtėn e azilit, prandaj i dhanė pasaportė refugjati (traveldokument/Reiseausweis). Pėr herė tė parė, jashtė Gjermanisė Perėndimore, Jusufi udhėtoi pėr nė Zvicėr nė dasmėn e Kadri Zekės dhe Saime Isufit, mė 2 janar 1982. (f.158)
……
I. K.: Fatkeqėsisht, bashkėveprimtarėt shumėvjeēarė, tejet tė respektuar nga ana ime, Hasan Mala dhe Fahredin Tafallari, me disa miq tė tyre u shkėputen nga Lėvizja, duke themeluar LPRK-ne (tė vėrtetė, me adrese), sipas tyre. Shkėputja e tyre duhet tė ketė ndodhur pas "kėshillimeve", qė u janė bėrė nė Tiranė nga Ajet Haxhia, Sylejman Krasniqi dhe ndonjė tjetėr. Por nuk patėn potencial e energji pėr ta vazhduar gjatė. Atėhere mė ka ardhur keq pėr atė shpėrdorim, qė u ishte bėrė, dhe, sigurisht, mė vjen keq edhe tani, meqė jam i mendimit se, shumė shpejt duhet tė jenė penduar. Mbase do tė kenė kurajo ndonjėherė, pėr tė dhėnė sqarime tė sakta se, ēfarė dhe kush i ka "kėshilluar" nė Tiranė! (f.162)
……
SHKRIMET E MĖSIPĖRME I NXORRA NGA LIBRI “LĖVIZJA”, ME AUTOR BEDRI ISLAMIN...Nuk i nxorra apo veēova kėto shkrime pėr t’i komentuar, madje as qė e marr mundimin pėr kėtė,sepse koha tashmė i ka bėrė njė koment “radiografi“ tepėr tė saktė Ibrahim Kelmendit e Ibrahimave tė tjerė, bashkė me Bedri Islamin „intervistuesin“besnik tė Ibrahimit!?!
...Por askush nuk mund tė errėsojė tė vėrtetat e asaj kohe tė artė, tė vėrtetėn e figurės sė tė Madhit JUSUF GERVALLA, PRIJESIT TONĖ TĖ VEPRIMTARISĖ ATDHETARE!!!...Pėr Ibrahim Kelmendin mund tė „jem“,ashtu si mendon ai, por pėr shokėt e mi tė vėrtetė, me karakter burrėror, atdhetarė tė ndershėm e tė palėkundur, pėr Kosovėn dhe Shqiptarinė time, jam DĖSHMITARI I GJALLĖ i atyre viteve tė arta,besnik i denjė dhe i vlefshėm pėr tė nxjerrė nė dritė atė vrasje tė TRIMAVE, KU SIPAS TĖ GJITHA GJASAVE, KA GISHT TĖ DREJTPĖRSĖDREJTĖ IBRAHIM KELMENDI!!!...
Dhe ja pra pėrse emri im ja vret sytė Ibrahim Kelmendit e „simpatizantėve“ tė tij!!!

*Letėr nga Hazir Aziri. Bruksel,7.01.1983

Bashkatdhetar Besim(Faridin),
Letrėn tuej e mora para disa ditėve, tė faleminderit pėr 2 kasetat, qė i keni dėrgue,por ato ende si kemi marrė,sepse kasetat e videos kontrollohen nė kufi.Pra “Zėrin e Kosovės” e kemi marrė tė hanėn me 3.1.83.
Shoku Besim tash pra pėr gjanat tjera,ma gjatė folim nė Shtutgart, mė 15.1.83.Ju ... nė qoftėse mė gjeni aty se, unė s’muj me ju njoft mirė se, vetėm njė herė jemi pa. unė jam me shoqen time.Pra tė fala tė gjithėve shokėve atje.Rroft Republika shqiptare nė Jugosllavi. Shkruen shoku Hazir Aziri Tel: 02…

*Letėr nga Hazir Aziri. Bruksel, 25.9.1983.

I Ndershmi shok Besim (Faridin) mirėdita!
Kėtė letėr po jua shkruej unė Haziri nga Brukseli, gjinemi mirė tė gjithė, dėshira mė plotėsohet qė dhe kjo letra ime me ju gjet dhe juve mirė sikur ua don zemra e juej.
Shoku Besim para nji kohe ju bana telefon, por juve s’ju gjeta aty ishi nė punė sigurisht ju ka tregue shoqja e juej
Unė Haziri ishėm nė pushim nė Shqipri, gjatė kohės pushimit kam kalue shumė mirė dhe atje mėsova shumė gjana, tė cilat dhe pėrpara i dishėm por skam qenė i sigurtė % si tash.Atje shkum nė Tiran dhe ja bam nji vizitė motres revolucionare, Syzanės, te shpija e saj dhe ajo na tregoj do ngjarje tė vėrteta, pėr ēashtjen tonė dhe disave, qė ishin me ne aty nė visit, qė mbajnė te shpija Sadik Blakėn dhe Ibrahim Kelmendin, ju erdhi si me ju ra me shpatė tė Skenderbegut nė kokė dhe e ulėn kryet.E mora fjalėn unė Haziri dhe i thash Syzanės qė mos u mėrzit se, Isufi ka vėllazėr shumė nė Kosovė dhe jashtė jugosllavėt kanė mendue qė, me atentatin qė banė do tė ndalet revollucioni shqiptar dhe kėrkesat e popullit, por e kundėrta, ajo mori dhe ma shumė vrull si nė Kosovė dhe jashtė Kosovės.
Isufi asht gjithmonė nė zemrat tona.Ideja e shokut Isuf dhe mundimi i tij nuk do tė harrohet kurrė pėr popullin shqiptar. Sot Gazeta “Zėri i Kosovės”, kangėt e drama “Procesi” po ipet nėpėr tonė qytetet e Evropės.Vėllazėrit e Isufit po e vazhdojn rrugėn e tij deri nė fitore, rruga e jonė asht e drejt dhe s’ka forcė qė mund me na ndal.Fundi fitorja asht e jona. Masė ktyne fjalėve ato njerz, qė e ulėn kokėn ma pare, lypėn leje me dal dhe dulėn. Bisedat qė bam me Syzanen, aty te shpija e saj, ishim tė shoqnuem prej dy ministave tė PPSH, tė cilėt i njoh mirė para se me shkue te Syzana.
Shoku Besim, mbas vizitės nė Tiranė Syzana erdhi nė pushim nė Durrės dhe aty biseduem ma gjansisht me at dhe ajo mė tregoj pėr ty dhe pėr shokun Skender. Prandaj jau shkruej kėt leter me dėshir se, edhe unė jam me mendimet e njejta si ju i drejti gjithmon fiton.
Shoku Besim, mos me ēue ma gjatė se kam shumė me shkruejt, vetėm po ju dėrgoj tė fala unė, Haziri me familje, ty shoku Besim, familjes tuej dhe tanė shoqnisė tuej tė fala Skenderit e Namiut.Ju shkruen vet Haziri.

*Letra nga Kemajl Ēollaku

...Kemajl Ēollaku jo vetėm qė ishte aktivist i dalluar e i palodhur,por ishte njeri i sjellshėm, shumė miqėsor e i afėrt me shokėt, tepėr i respektuar edhe pėr mua e me mua...Kam disa letra nga Kemajl Ēollaku, kuptohet letra, qė kanė tė bėjnė me mbarėvajtjen e aktiviteteve tona tė pėrbashkėta. Letrat e Kemajlit, nė pamundėsi tė botohen tė gjitha, sepse tė gjitha e meritojnė tė botohen, kanė vlerė edhe edukative shoqėrore!...

I Nderuar Fahridin!
Me kohė e kam dėrguar shkrimin nė redaksinė e “Bota Sot”, por ndoshta nuk do ta botojnė pėr arsye se, nė konkluzat tona shihet njė qėndrim i ashpėr ndaj presidentit e qė nėnkuptohet ndaj LDK-sė! Kurse nė “Bota Sot” shkruaj ēka tė duash kundėr Qeverisė dhe Bukoshit do tė botohet, kurse po e kundėrshtove LDK-nė letra besoj se hudhet nė shport menjėherė!
Tė pėrshėndes Kemajli 3.10.1997

I Nderuari shoku Fahridin!

Jeta ėshtė e ēuditėshme,nganjėherė i ngjanė binarėve tė hekurudhės, je i obliguar tė shkosh sipas sinjaleve, qė hapen pėr rrugė tė mė tutjeshme. Edhe unė jo rastėsisht letrėn e fillova me kėtė fjali, por vėrtetė realiteti ky ėshtė!Tamam kur krijova njė rreth tė mirė tė shokėve dhe familjeve tė ndershme mė duhet tė ndahem prej tyre.Pėrcaktimin tėnd kombėtar e ēmoj lart dhe kam dėshiruar qė, mė pėrsėafėrmi tė veprojmė dhe punojmė sė bashku sepse, je nė shpirt i fortė dhe ke vullnet tė mirė! Kam qenė vėrtetė shumė i nxėnė se, kisha dėshirė por edhe e rendit ishte qė, pas dasmės sė djalit tė vijmė nė familje e tė urojmė martesėn e djalit...por kėshtu e kishte jeta!
Ndėrkohė dėgjova pėr botimin e njė libri, u gėzova shumė sepse, pres shumė gjėra interesante nga ai libėr, pra edhe kėsaj radhe desha tė tė vizitoj dhe tė uroj botimin e kėtij libri e tė bėjmė njė bisedė ashtu siē unė dėshiroja, pėr ēka shpesh herė kam folur me disa shokė, Ēerkinin, Tefikun. Deri sot s’munda t’a realizoj e me siguri se, tani e kam edhe mė vėshtirė, pasiqė unė po shpėrngulem familjarisht nė rrethinė tė Dortmundit, pėr shkak se atje mė kanė pranuar mėsues nė njė shkollė, ku pagesa ėshtė e rregulluar nga pala gjermane.Pra i nderuar, kėto ishin binarėt, qė i shkrova nė fillim tė kėsaj letre.
Pra edhe njė herė tė uroj botimin e kėtij libri dhe tė lutem ma siguro sė paku njė ekzemplar pėr mua.Rreth lirimit tim, respektivisht angazhimit tė dikujt tjetėr nė kėtė detyrė, duhet tė mendojmė dhe tė bisedojmė, sepse dihet fare mirė largėsia, pra nuk mundem tė veproj mė tutje.Unė do tė jem eventualisht 1-2 ose dhe 3 muaj mė tutje me famile kėtu ku jam, kurse punėn e kam filluar tash atje, por nė ēdo fund jave kthehem nė familje po pate pak kohė tė lirė mė lajmėro e urdhėro eja, je shumė i mirėseardhur.Pra pėr nė fund tė dėshiroj shėndet tė mirė ty dhe familjes sate nė pėrgjithėsi.Familjarisht tė pėrshėndes! Kemajli. 14.12.1997

I Nderuari shoku Fahridin,

Letrėn qė mora nga ju mė gėzoi pa masė, sidomos pėr faktin qė, kishit kaluar mirė nė Shqipėri me rastin e pėrurimit tė librit tend! Edhe njėherė tė uroj nga zemra dhe suksese mos tė jetė ky libėr i fundit! Nė pėrgjithėsi unė mirė jam, kam marrė banesė atje, ku po punoj dhe qė nga 1 janari i vitit 1998 do tė transferohem me familje atje. Adresėn dhe numrin e telefonit do tė jua dėrgoj mė vonė.Informatėn qė e dėrgova para njė muaji nė “Rilindje” u botua para dy-tri dite, edhe atė me ndėrhyrje nga Redaksia! Pse ėshtė vepruar ashtu, dihet fare mirė!? Nė fakt informata nuk guxon tė ndryshohet, duhet tė mbetet origjinal po nejse...Ti e ke origjinalin dhe bėne njė krahasim se, ēka ka mbetur pa u botuar. I nderuar ty dhe familjes sate i dėshiroj ēdo tė mirė! Ju pėrshėndes nga zemra! Kemajli

*Nė Struzhė, vendlindja ime. Nė mes tė bashkėfshatarėve tė mi (F.T.) nga e djathta Muharrem M. Tafallari, nga e majta Tosun Pireci, nė mes tė bashkėfshatarėt e mi. F.T.
















*Nga e djathta Enver Haxhillari, F. Tafallari, Ysmen Pireci, Mejdi Pireci















*Letėr nga Ysmen Pireci
I Nderuar Kryetar
Me dėshirė se kjo shkresa ime do t’ju gjej shėndosh dhe mirė tė gjithėve nė familje, mė lejoni qė, nė emėr tė struzhjanėve nė mėrgim-Itali enė veēantinė emrin tim personal, t’ju shprehi komplimentet e mija pėr veprat dhe punėn Tuaj Kombėtare.
Pėr vullnetin, vuajtjet, qėndresėn dhe patriotizmin, pėr tė mirėn e ēėshtjes sonė mbarėkombėtare, mė mirė flasin librat, qė keni botuar.
“Fondi i Struzhės” i themeluar para disa viteve, fal angazhimit tuaj personal, gjatė luftės nė Kosovė mbeti i paralizuar dhe si duket tani ėshtė moment mė i qėlluar, pėr funksionimin e tij.Ju kisha lutur qė, nė emėr tė fondit tė sipėrpėrmendur, me nė krye Ju, tė merret aksion nga ne bashkėfshatarėt e bashkatdhetarėt, qė:
1.Tė ngrihet PĖRMENDORE nė oborrin e shkollės sė Struzhės me bustin e Heroit, Mėsuesit dhe Drejtorit ANIF MUJA, ku njėherit kjo shkollė mban edhe emrin e tė ndjerit.
2.Tė ndėrtohet njė fontanė-ēezme me pllakė mermeri, ku do tė jenė tė shkruar emrat e tė gjithė viktimave tė Struzhės,tė cilėt pėsuan gjatė luftės nė Kosovė.
3.Tė rivarroset kufoma e tė ndjerit Sherefet Haxhillari.
4. T’u ndihmohet familjeve mė tė vobekta nė fshat, nė veēanti familjeve tė djemve tė Baki Karanezit.
Edhe pse nga struzhjanėt, qė punojnė dhe veprojnė kėtu nė Itali, ka interesim tė madh, nė veēanti pėr ngritjen e pėrmendores, z.Kryetar, Ju dhe drejtuesit e kėtij fondi, qė gjendeni nėpėr shtetet europiane, jeni ata, qė do tė na njoftoni pėr ēdo iniciativė, qė do tė merret.
Rastėsisht pata fatin tė marrė pjesė nė dyvjetorin e Ceremonisė Pėrkujtimore tė tė ndjerit tė sipėrpėrmendur,qė u mbajt nė Struzhė mė 30.03.2001. Aty u pėrmend edhe emri Juaj, ku mėsuesi i parė struzhjan, vėllai Juaj, Xheladin Tafallari, nė emrin Tuaj i dhuroi drejtorit tė shkollės dy librat e shkruar nga Ju.Pas pėrfundimit tė kėtij ceremoniali, nė lokalet e shkollės u organizua njė tryezė bisedash. Nė kėtė bisedė ku morrėn pjesė drejtorėt e shkollave tė Brosanės dhe Mushnikovės, Xheladin Tafallari, Fatmir Pireci, Berat Bahtiju, policija e Kosovės, si dhe kolegė tė punės dhe vendas tė tė ndjerit, ubisedua pėr punėn dhe veprėn e Heroit.Nga tė pranishmit u shikua videokaseta “Pranvera e Lirisė nė Struzhė”, me intervista tė dėshmitarėve tė 31 marsit 1999, me peisazhe dhe me njė histori tė shkurtėr tė fshatit, pėrgatitur nga Selman Pireci. Nė kėtė takim u bisedua edhe pėr ngritjen e pėrmendores, qė i vetmi burim,si u shprehėn tė pranishmit,janė bashkėatdhetarėt-fshatarėt tanė nė shtetet perėndimore. Prandaj i vetmi faktor pėr njė gjė tė tillė, jemi ne.Sapo t’ju bjerė nė dorė kjo letėr, t’u kisha lutur edhe njė herė, qė tė mė merrni nė telefon, apo t’mė shkruani nė adresėn e poshtėshėnuar.Pėr ēdo aksion tė marrė, edhe pse jam i “vogėl”,do tė jem nė shėrbimin tuaj dhe tė popullit tim.Me shpresė se do tė gjej mirėkuptim nga Ju dhe do tė kemi bashkėpunim mė tė ngushtė prej tani, e pėrfundoj kėtė letėr me urimet mė tė mira dhe realizimin e dėshirave tuaja – kthim njėherė e pėrgjithmonė nė Kosovėn SHTET TĖ PAVARUR! Tė fala tė pėrzemėrta Ju dhe familjes tuaj, por nė mėnyrė tė veēantė, kushėrirėn Zade!Me nderime dhe respekt! YSMEN MUSTAFE PIRECI, Bergamo-Itali

*Letėr nga Gėzim Ajgeraj

I Nderuari z. Faridin Tafallari,
Me urimet mė tė sinqerta dhe vllazėrore ju pėrshėndes juve dhe familjen e juaj tė gjėrė.Jam i vonuar ca, nė pėrgjigjen e materialit dhe letrės, qė e mora nga ju, por mė besoni, kam qenė shumė i nxėnė dhe i preokupuar me librin ”Masakra e Tusuz-it”, apo “Dosja T”, siē e quaj unė gjatė punės sime, dje e kam pėrfunduar dhe tani pjesėn plotėsuese do tė ja dėrgojė Dr. Selami Sylejmanit, nė Prizren, pėr shkak se jemi bashkautorė.Prandaj sot pėrpara se, tė rifilloj me librin– monografi, pėr dėshmorin e kombit Xhevat Berisha, morra pak kohė tė ju lajmėrohem juve, jo vetėm tė u falenderohem pėr letrėn, materialin pėr Remzi Ademajn, tani dėshmor, por mė besoni, ju jeni shumė i nderuar te unė dhe familja ime, sepse ky nė fund tė fundit ėshtė tipar i veēantė i karakterit tim se, njerzit, qė kanė vuajtur pėr ēėshtjenkombėtare, te unė qėndrojnė nėpiedestalin mė tė lartė tė respektit tim pėr tė! Kėtė do ta dėshmoj koha dhe puna.
Kujtimet e juaja tė paharruara pėr shokun dhe bashkėveprimtarin e juaj Remzi Ademaj,i morra,tė them tė drejtėn, u gėzova shumė, sepse sigurova edhe ca tė dhėna pėr Remziun, kėtė luftėtar dhe militant tė atdheut e tė kombit. Jam duke mbledhur material nga tė gjitha anėt, ende nuk kam filluar nė punė, mė duhet qė edhe njė herė patjetėr tė shkoj nė Zhurė pėr caktimin e detyrave, ndoshta tė ekipit, qė mendoj ta bėjmė pėr ta nxjerrė njė monografi sa mė komplete pėr Remziun.Edhe pyetjet dhe pėrgjigjet i morra, pėr ēka tė falenderohem shumė, ju kam lodhė ndoshta, por e di se, e keni bėrė me vullnetin mė tė madh. Unė, nė kėtė drejtim tė nxjerrjes sė shpejtė tė kėtij libri, nuk e besoj, sepse kam shumė punė para vetes, por, kur tė mė krijohen kushtet dhe tė bindem se, kam siguruar tė gjithė materialin, do tė filloj.Sepse, Remziu ėshtė atdhetar dhe patriot shumė i rėndėsishėm, qė duhet patjetėr tė bėhet njė libėr i mirė dhe i plotė pėr jetėn dhe veprėn e tij.
I Nderuar Faridin,mė ka bėrė shumė pėrshtypje mėnyra e evokimit tė kujtimeve tuaja pėr Remziun.Origjinaliteti, sinqeriteti, janė ato, qė e bėjnė rrėfimin tuaj tėrheqės pėr mua edhe lexuesin besoj. Kjo mė ka pėrcjellė edhe gjatė leximit tė dy librave tuaj. Ruajtja me aqė besnikėri e kujtimeve, pėr shokėt e idealit, ėshtė njė punė shumė e vlefshme,aq sa mė e vlefshme ėshtė edhe publikimi i tyre nė libėr, qė e keni bėrė ju, prandaj po them pėrsėri,puna juaj sa ėshtė e shkėlqyeshme aq edhe e vlefshme pėr studjuesit e ardhshėm, qė do tė merren me kėto ēėshtje.
Me dėshirėn dhe urimet mė tė sinqerta,ju pėrshėndes dhe uroj shėndet nė punė, pendė e nė jetė. I juaji Gėzim Ajgeraj, Grabs, 15.11.2001 - Zvicėr.

*Letėr nga Shaip Ymer Thaēi

Tungjatjeta i Nderuar Faridin!

Meqėnėse u takuam rastėsisht, gjatė homazhit tė martirėve tė Kombit dhe bashkėveprimtarėve tuaj tė devotshėm, Jusufit, Kadriut e Bardhoshit dhe meqėnėse koha ishte e programuar edhe pėr aktivitete tjera, ne nuk patėm mundėsi qė, mėpėrsėafėrmi tė shkėmbejmė biseda, ide, evokime e mendime. Megjithatė kjo aspak nuk na pengon qė, tė shkėmbejmė relacione dhe sadopak tė njihemi mes veti, rrespektivisht, tė njihesh me mua ngase unė tė njoha pėrmes librit biografik tė cilin po e rilexoj e studjoj.
Quhem Shaip(Ymer)Thaēi, nga Koretini i Kamenicės. Me profesion, profesor i letėrsisė dhe gjuhės shqipe.I diplomuar mė 28.11.83.Shtatė vite kam punuar nė shkollėn e mesme “Eqerem Ēabej” tė Prishtinės apo ish Normalen nė Gėrmi, gjermė 2 korrik 92, kur me gruan Shpresėn, po ashtu profesoreshė e letėrsisė dhe gjuhės shqipe, e punėsuar shtatė vite nė sh.f.“Mitrush Kuteli”, nė paralagjen Metiēan,tė Prishtinės dhe me vajzėn Albulenėn erdhėm nė Gjermani.Shkaku i largimit ishte i natyrės familjare e mė pak politike.Jemi vendosur nė qytezėn Wettringen, tė regjionit tė Munsterit ose nė landin e HRW-s, nė kufirin me Hollandėn.Kėtu lindėn Korabi (5) dhe Marigona (3). Po jetojmė me shpresė, dėshirė e mall qė, tė kthehemi sa mė parė nė shtėpinė e re, qė e ngritėm mė 1989 nė Metiēan tė Prishtinės.
Nė mars 98 mė ra nė dorė libri biografik me kujtime,dokumente e korrespondence:“Terror, Dhimbje, Qėndresė”,pėrmes Sylejman Muharremit, nip i vjehrrit tim. Ky libėr mė plotėsoj njė hapėsirė tė bibliotekės sime dhe kėrshėrinė e misterin e veprimtarisė sė Lėvizjes nė diasporė ma bėri tė hapshme.Tė them tė drejtėn, nė letrat tona, nė veprimtaritė letrare, libri biografik e dokumentar juaji ėshtė njė sihariq, por ėshtė fatkeqėsi qė nuk shėndrohet nė doracak pėr ēdo intelektual qė mendon politikisht nė diasporė.E kam komentuar me Sylejman Muharremin.Ai fare nuk ka vlerėsim pozitiv,duke u nisur nga disa aspekte sugjestive sa s’ėshtė dashur tė pėrmenden emrat e disave ngase, kur tė kthehen nė Atdhe do t’u ndodh hataja!Qesharake.Po ashtu, me disa anėtarė e simpatizantė tė LPK-sė qė, pėr ideal kanė I.Kelmendin.Kėta e injorojnė librin e bashkė me tė edhe juve.Edhe kėta tė LDK-s i kanė komentet e veta.
Unė kam shpresėn se, librin do ta ribotoni me plotėsime, vėrejtje, sqarime etj. me plotkuptimin e fjalės si njė libėr, qė duhet tė gjej vendin nė antologjitė dokumentare ngase ėshtė i pari i llojit tė vet, pėr veprimtarinė ilegale tė grupeve atdhetare, qė kanė vepruar nė diasporė. Mendoj qė, duhet bashkėpunuar edhe me punėtorė profesionale tė veprimtarive botuese dhe unė tė kisha propozuar tė kontaktosh me prof.Agim Vincėn ose me ndonji tjetėr, qė ti e njeh mė mirė.Meqėnėse libri pėrshkruan njė pjesė tė jetės dhe veprimtarisė atdhetare tė martirėve tė Kombit si Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit, Nuhiut, H. Gega ( akoma gjallė) H. Mala e tė tjerė si dhe disave, qė edhe unė jam takuar, takohem, dėgjohem e veproj me ta, si dhe paraqitja e vlerave tė ulta kombėtare tė disave qė i ka pėrmendur edhe me dokumente autentike, atėherė libri paraqet vlerė tė posaēme.P.sh.Bulen, S.I. unė e shoqja ime e kemi patur shoqe nga studimet, bile unė kam patur raporte tė afėrta shoqėrore, sidomos gjatė provimeve me shkrim nė fakultet, ngase unė e kam patur bazėn e fortė nė shkrime.Familjen Malaj, personalisht njihemi me ta, ngase Hogoshtin e kam afėr dhe nga studimet njihem me ta.Me H. Gagicėn jemi ballafaquar nė Kuvendet e LDK-s nė Koln.Me familjen e Metush Krasniqit po ashtu familjarisht njihemi.Na ndan njė kodėr e njė luginė,Koretinin e Dajhocin.Me Tefik Kallabėn po ashtu, ngase shoqja ime ėshtė nga familja e tij. Me Zijah Shemsiun kemi lidhje familjare, mbesa ime, vajza e motrės sime, Shyhretja, ėshtė grua e Fetahut, vėllait tė vogėl tė Zijahut.Dy bashkėatdhetarė kėrkojnė librin tuaj, po ashtu edhe unė njė.Njėriėshtė nga Frankfurti, nga Podrimja e tjetri vėllai i Zijah Shemsiut, Shabani, nė Manchenglodbach...

*Letėr nga Gani Mehmeti
I Nderuari zotėri Faridin Tafallari.

Sė pari ju pėrshėndes familjarisht,pasi edhe fėmia im 5 vjeēar e njeh punėn dhe aktivitetin tuaj, sipas diskutimeve tė mija, qė i bėj nė familjen time, pėr veprat e tua dhe punėn tuaj, qė i kryeni me entuziazėm pėr ēėshtjen kombėtare.
Pra edhe familja ime ka nderin tek unė,qė kam rastin tė kem njė bashkėpunim me njė veprimtar tė tillė, siē jeni ju.
Pra, edhe unė dėshiroj tė gėzoni shėndet familjar nė mesin tuaj. Nuk do tė zgjerohem shumė, vetėm desha tė ju pėrshėndes dhe t’ju dėrgoj kopjen e STATUTIT TĖ BSH nė Gjermani, tė cilėn e kemi marrė nga Z. Martin Ēuni.PROGRAMIN,RREGULLOREN,FLETĖVOTIMIN FTESĖN PĖR TUBIM.Nėse keni mundėsi t’i shumėzoni disa kopje tė fletėvotimeve dhe t’i sillni me vete nė ditėn e tubimit. Mbes me shpresa, qė do tė hasim mirėkuptim! Ma nė fund ju pėrshėndes!
Punė dhe suksese nė tė ardhmen, sė cilės i jemi tė obliguar nė detyrat, pėr tė cilat na pret atdheu!Ju pėrshėndes me shumė respekt.
Me nderime nga GANI MEHMETI Shtutgart,29.05.1998

*Letėr nga Dan Gashi.

I nderuari z.Faridin,

Ftesa qė mė keni bėrė,pėr mė 14.05.2000, qė tė marrė pjesė nė Tryezėn e bisedimeve, pėr Aktivitetin e tė sė kaluerės dhe pėr Sot, njashtu edhe pėr tė ardhėmen, qė e kėrkon Kosova dhe tėrė populli shqiptar i shumėvuajtur, me plot dėshirė kisha ardhur nė klubin “Fazli Graiēevci”, nė qytetin e Silimingenit,ku nė atė klub janė bėrė shumė takime, mė veprimtarė tė shquar patriotė tė vendosur dhe human pėr ēėshtjen Kombėtare. Ishin vite tė rėnda,por vullneti dhe besimi ishte shumė i madh. Pėr tė ardhmen e Kosovės dhe Liri,Kosovės Demokratike.Sot Kosova ka dhimbje dhe Lotė.Por mbi qiellin dhe Tokėn Kosovare ka filluar Liria.Ka hikur frika dhe dielli ėshtė pėr tė gjithė.
Ėshtė me vend dhe e qėlluar takimet me aktivitet pune.Ėshtė me shumė vlerė ruajtja e besimit dhe realitet, toleranca rrethė aktivitetit. E kaluara nuk do mbes jashtė nė harresė, por shpresoj se njė ditė do lidhen njerzit rrethė mirėsisė dhe sė vėrtetės dhe aty do filloj lufta me Artin. Mos ardhjen nė takim mė vie keq.Por pėr punėn dhe aktivitetin besimin dhe mirėkuptimin mes shokėve dhe njerzve, besojė qė nuk do mungojė.
Me nderime Dan Gashi-dhe Nėnshkrimi Baden-Baden 17.05.2000

*Letėr nga Tefik Ramadani

Tungjatjeta zotri Faredin.
Mė nė fund i pėrfundova pėrkthimin tėndė. Shpresoj se do tė ndahesh i kėnaqur.Kishte pasur mjaft punė dhe detyrohem me t’i llogarit shpenzimet.Normalisht ēmimi pėr njė rresht ėshtė 1 Euro, por me qė ne njihemi moti dhe kemi bashkėpunuar mirė me njėri tjetrin, mua mė lejohet qė t’i llogaris 90 Euro shpenzime. Nė se do tė duken shumė mund edhe tė mos i paguash, nuk do tė hidhėrohem. Tė hollat mund tė m’i dėrgosh me postė nė adresėn time.Kaq sa i pėrket pėrkthimit. (nuk ia kam paguar dhe kurrė nuk ka treguar ndonjė shenje hidhėrimi.shėnimi im F.T.).
Do t’i them edhe disa fjalė pėr librin. Arrita tė kaloj njėherė nėpėr librin tėnd tė ri dhe tė falenderoj pėr dėrgimin e librit.Tė shkruash kujtimet dhe mbresat e kohėve tė shkuara ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse ato mbeten gjithmonė dėshmi autentike e dorės sė parė.Dhe ėshtė shumė e rėndėsishme tė shkruhen kujtimet, sepse vetėm gjėrat e shkruara kanė jetė tė gjatė dhe nuk vdesin kurrė. Por pėr mua dy librat e tu tė parė ishin mė tė mirė me shumė tė dhėna tė bollshme nga lėvizja ilegale nė mėrgim. Unė vėrtet kam rrespekt pėr angazhimin tėnd tė vazhdueshėm pėr ēėshtjen kombėtare dhe ndoshta duke u nisur nga kjo “guxoj” tė jem paksa kritik ndaj librit tėnd tė fundit. Nė kėtė liber (“Z.K.T.J.N” shėnim.. F.T.) paksa si shumė je marr me personalitetin e individėve tė caktuar.Po mė duket se, ke treguar edhe anėshmėri politike.Tė kaluerėn duhet lėnė histories, pėr ta vlerėsuar.Zgjidhja politike e statusit tė Kosovės, ėshtė njė proces nė vazhdimėsi, i cili mvaret prej shumė rrethanave dhe fakteve.Nuk mendoj se “Rugovistėt” pe pengojnė zgjidhjen e problemit tėKosovės dhe nuk ėshtė mirė tė shkruhet kėshtu, nėse duam unitet dhe konsensus pėr ēėshtjen e Kosovės.E rėndėsishme ėshtė pėr mua marrja me ēėshtjen, me proēeset.Nė disa fjalė tė librit mė ke pėrmendur edhe mua, unė tė falenderoj pėr kėtė. Nė takimin e Ulmit tė komisionit tė 3% kuudhėtuam bashkė, pikėrisht pas diskutimit tim z. Pjetėr Coli, i tha ato qė ti ke cituar nė faqen 159/60. Unė zotri Faridin nuk kamė mbaruar degėn nė mjekėsi, por jam Defektollog i Dipllomuar, kam studiuar nė Beograd dhe e kam tė mbaruar edhe shkollėn elartė tė mjekėsisė nė Janjevė.Kam punuarqė nga viti 1976nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė nė Prishtinė.Kur jam gjykuar nė vitin 1984 pėr veprimtari armiqėsore, me mua nė bankėn e tė akuzuarėve kanė qenė edhe 4 ish nxėnės tė mi,d.m.th. kam qenė profesor i pjekur. Se pėr ēka jam akuzuar, shif aktakuzėn qė po ta dėrgoj. Ndėrsa pas ardhjes nė Gjermani, jam angazhuar kryesisht nė komisionin e 3% pėr Baden-Würtembergut, njė meritė mė takon mua besoj pėr funksionimin e komisionit tė 3% nė Badenin Verior.Ėshtė mirė qė pėr kontributin e individėve tė shkruhet nė mėnyrė meritore.
Tė kėrkoj falje pėr kėtė letėr.Tė uroj shumė sukses nė punėn e mėtejme.Ty dhe familjes ju dėshiroj ēdo tė mirė. Tefiku
...Me Tefik Ramadanin unė jam njohur kėtu nė Gjermani nė vitet e Kohės sė Artė! Gjatė aktiviteteve pėr ēėshtjen kombėtare. Tefiku ishte njė aktivist i palodhur nė kohėn mė tė nevojshme, para dhe pas luftės, qė u bė nė Kosovė dhe viset e saja tė ndara. Tefiku ka vuajtur nėpėr burgjet dhe kazamatet e ish-Jugosllavisė fashiste se, ishte luftėtar i lirisė, e donte Kosovėn tė ēliruar dhe tė bashkuar me shtetin ku i takon, pra me Shqipėrinė...
Me Tefikun edhe kemi bashkėvepruar, kemi ndenjur bashkė me orė tė tėra, si nėpėr tubime dhe aktivitete tė shumta, duke biseduar e diskutuar, se si tė veprojmė mė mirė e mė me sukses...Por nga Tefik Ramadani, kam edhe disa letra, gjė qė unė i kam veēuar, duke i ruajtur nė arkivin tim personal, ku disa nga ato letra janė edhe tė vlerėsuara nga unė, ani edhe se nuk pajtohem pėr disa gjėra nė tėrėsi me tė!? Edhe sot, nė biseda tė thella telefonike me Tefikun nuk pajtohem politikisht!Mendimet e tij nuk janė edhe tė miat. Ashtu si e vlerėson ai tė kaluarėn, por edhe atė sot pėr mua janė, jo tė gjitha, tė papranuara dhe tė dėshiruara. Gjatė bisedave telefonike bėn ai edhe njė lloj kritike shoqėrore!? Por edhe si tė tilla nuk mund t’i pranoj,tė thėna ashtu sipas versionit tė tij...
Pėr mospajtimin tim me Tefikun, nė bisedat telefonike, nuk do tė hy fare,por po pėrqėndrohem vetėm nė kėto kritikat e shkruara nė letėr. Unė pra pėr kėto kritika i vlerėsoj dhe janė tė mirėseardhura pėr mua se, vėrtet ai qė ta thotė hapur dhe nė mėnyrėn mė origjinale,pa cmirė e xhelozi s’ka si mos tė jetė e mirė dhe e sinqertė…Por edhe po tė dua tė them se, nuk ėshtė ashtu si e ka parė Tefiku, mua mė duket sikur po justifikohem! Dhe pėr tė mos menduar ashtu, unė tashmė ka kohė qė, atė libėr ja kam dhėnė nė duar lexuesit dhe lexuesit i takon vlerėsimi… Prandaj edhe e botova letrėn eTefikut nė tėrėsi nga origjinali, pėr tė treguar realisht qė, nė mes shokėsh ka mendimetė kundėrta,por ama kur kėto kuptohen drejt,atėhere ka sinqeritet dhe mirėkuptim!..

***
Sa u aktivizuan dhe ndihmuan mėrgimtarėt
pėr ēėshtjen e Kosovės,para dhe pas “ēlirimit”

Si kurrė ndonjė herė tjetėr edhe mėrgimtarėt e pėrkrahėn luftėn e UĒK-sė, sepse e donin Kosovėn tė lirė dhe tė gjitha viset ku banojnė shqiptarėt, trojet e tyre stėrgjyshore, trojet etnike, kėto toka tė mbrojtura me gjak, i donin dhe i duan tė lira e tė bashkuara me Shqipėrinė mėmė! Pėrkrahja e luftės sė UĒK-sė sė lavdishme qe jashtėzakonisht e madhe nga ana jonė, si nė ndihma monetare e materiale edhe nė pjesėmarrje direkt nė frontin e luftės, ballė pėr ballė armikut serbosllav!
Po ē’ndodhi nė atė kohė lufte, me pėrfaqėsuesit e popullit, me ata, qė kishin vendet kyēe, qė ishin nė krye tė mbledhjes sė kėtyre ndihmave e qė gjoja po stėrmundoheshin pėr popull e Kosovė?!? Ata kurrė nuk u ndalėn me mashtrime dhe gėnjeshtra, pikėrisht me ndihmat morale dhe materiale, duke i keqpėrdorur, si kurrė ndonjė herė mė parė, nė momentet kur vendit i duheshin mė sė shumti, kur vendi ua kishte nevojėn mė shumė se kurrė!!!
Kėto ndodhin se, shteti ynė nė Kosovė nuk ėshtė ashtu si duhet tė jetė shteti!!! Sepse, nėse Kosova do t’i ketė pėrfaqėsitė e veta tė rregullta,atėhere,kur tė shkohet pėr marrjen e pasaportės, ose pėr njė dokument tjetėr, tė shihet sė pari a janė paguar nga personi kėrkues detyrimet dhe obligimet, qė ishin si para dhe gjatė luftės, nė fondin e 3% dhe fondin “Vendlindja Thėrret”....edhe pse nuk dihet asgjė e saktė, se, ē’ndodhi me atė fond!? S’dihet se, ēfarė u bė me ato shuma parash e valute, nė DM e miliona euro, tė mbledhura nga djersa e punėtorėve mėrgimtarė!?! Po kujt i dhanė llogari e hesap pėr kėto Bujar Bukoshi e mashtruesi i mėrgimtarėve dhe bashkėpunėtori i tij, hajduti tjetėr i mėrgatės Isa Mustafa??! Kujt, cilit i raportuan se, ēfarė u bė me atė shumė tė madhe valute!? Pse heshtin kėta dy qenveritarė, kėta tė pabesė, bij tė dreqit!? Kėtyre hajdutėve tė djersės sonė tu kėrkohen domosdoshmėrisht edhe ēeēet apo fletėpagesat e ndihmave nė fondin “Vendlindja Thėrret”!? Sepse edhe aty ka pasur njerėz,qė i kanė keqpėrdorur dhe e kanė vjedhur djersėn e ndershme tė mėrgimtarit!?
Pra, po tė kishin punuar me korrektėsi ēdo gjė do tė ishte nė rregull!? Ndaj mungesa e institucioneve le shteg qė, kėta kriminelė tė shijnė e tė luajnė si tė duan! Kaluan mė shumė se 14 vite dhe asnjė nuk u morr nė pyetje, askush nuk dha ndonjė sqarim tė saktė, pėr gjithė atė valutė, qė nuk ishte pak, por qė kapte shifrat nė miliarda valutė tė ndryshme! Askush nuk u dėnua, askush nuk e morri si ēėshtje shumė tė ndjeshme dhe shumė serioze pėr ne mėrgimtarėt po se po, por pėr mbarė shqiptarinė!? Askush nuk u skuq nga gjithė ato spekullime, qė ju bėnė mėrgimtarėve tė djegur nga malli me dekada tė tėra, pėr vendin dhe popullin e tyre tė shumėvuajtur e tė sakrificave tė mėdha!?! Pjesa dėrmuese e mėrgimtarėve ndihmuan shumė.Tė organizuar e tė paorganizuar ata, qė e ndjenė veten shqiptarė me gjak shqiptari nuk kursyen asgjė! Dhe kjo ėshtė shumė e vėrtetė e se luan topi!
Po sot ku jemi!? Shumica thonė se, na mashtruan...na vodhėn...dhe tani na lanė nė harresė, nė heshtje, na lanė anash sikur tė mos kishte ekzistuar kjo mėrgatė dhe asgjė tė mos ishte afruar nga mėrgimtarėt! E pse mos tė thuhen ato, qė fliten pėr ēdo ditė, nė ēdo tubim, mbrėmjeve, apo nė dasma e festa tė ndryshme familjare!? Po edhe nėpėr vdekje, vende dhe ngjarje tė pikėlluara, bėhen kėto muhabete...Dikush ashtu e dikush kėshtu, herė njėri e herė tjetri, herė u jepet e drejta herė u merret e drejta, herė shahen e herė kritikohendhe ai, qė ėshtė mė i aftė, pėr tė akuzuar mė tepėr, qė i “punon” goja mė shumė, pikėrisht ai e fiton tė drejtėn!?
Por nuk dinė se, kujt dhe si t’i thuhet atyre, qė i bėnė tė gjitha kėto tė kėqija, gjitha ato tė zeza, ku janė ata spiunėt, udbashėt e djeshėm, kush dhe kur do ti dėnon ata! A do tė ka kush ti zbulojė hapur fytyrat e tyre, a ka kush ti dėnon sepse vitet po ikin, koha po kalon dhe cilėt ishin ata qė i ndiqnin bijat e bijtė sokolesh-e shqiptarėve, tė cilėt duke mos menduar pėr sakrifica, merreshin me aktivitete tė pėrditėshme, pėr lirinė, pavarėsinė, pėr ēėshtjen kombėtare. Pra ku janė ata udbashėt e shumtė,ku ikėn e ku u fshehėn!?, apo janė nė qendėr tė qeverisė dhe as kush as gjė…?!Por as nuk ikėn e as u fshehėn, por shėtisin ditėn pėr diell, duke u krekos, si gjeli majė plehut! Shėtisin se,askush nuk ju kėrkoi hesap pėr bėmat e tyre, as u arrestuan e as u dėnuan.Por ata hypėn nė pushtet dhe madje nėpėr vendet kyēe mė tė rėndėsishme tė institucioneve!? Dhe nga ky soji i lig, qė bėnė gjithfarė tė zeza mbi shqiptarėt, ka nė Prishtinė, Prizren, Mitrovicė, Gjakovė, Pejė, Gjilan, Ferizaj etj., kudo nėpėr Kosovė dhe njė pjesė e tyre ende gjendet jashtė vendit?!
Mė shumė mė habit heshtja dhe indiferenca e atyre qė, edhe natėn e bėnin ditė vetėm e vetėm tė tuboheshin, tė mblidhnin lekė pėr tė ndihmuar luftėn, popullin, Kosovėn, si para e gjatė luftės!? Po pse kjo heshtje e ky indiferentizėm nga ana e tyre? Njė fjalė e urtė e popullit thotė:”...tė mirėn dhe tė keqen, thuaja nė sy tjetrit” E pse tė kėqinjve mos t’ju thuhet?! U bėnė me dėshirė shumė e shumė aktivitete, njė veprimtari e madhe, u bė gjithė ajo punė me njė vullnet tė jashtėzakonshėm, sepse qemė tė vetėdijshėm, po ndihmonin luftėn e popullit tonė pėr ēlirim nga serbosllavėt, ushtrinė tonė, UĒK-nė e lavdishme! Na erdhi radha edhe neve, qė tė japim atė, qė e ndjenim si obligim e detyrim, si borxh i bijve tė kėsaj toke, tė shkelur e tė okupuar nga njė armik i pėrbetuar, i cili shumė e shumė here kish deklaruar me gojė e me shkrime, sesi duhet tė shfarosen shqiptarėt nga faqja e dheut!?! Serbosllavėt i lakmonin tokat tona, t’i merrnin e tė bėheshin zot, tė ishin urdhėrues e komandues tė shqiptarėve, qė ishin denbabaden, zot tė vėrtetė tė kėtyre tokave, t’i shėrbenin ardhacakut, shkjaut pushtues euzurpues!?!
Por armiku ėshtė armik dhe ai nuk tė ka pushtuar, pėr tė tė dhėnė gjėra tė mira, por pėr tė tė shtypur e vrarė, deri nė shfarosje! Por mė e keqja dhe mė tragjikja ėshtė, kur ta bėn i yti, kur tė gėnjen e tė vjedh i yti! Ėshtė pėr t’u habitur nga kėta tanėt, ku njė pjesė e tyre ishin e disa janė ende nė mėrgimdhe e dinin shumė mirė, mesa mund e djersė fitohet dhe kursehet leku jashtė! Por duhet thėnė edhe kjo se, shumica rrinin e kapardiseshin, duke e prezantuar veten si tė “parėt” e dheut, si pėrfaqėsues tė organizatave e formues tė celulave tė para, apo si “drejtues” tė organizatave, madje edhe tė luftės!? Harruan shpejt se, kur vinin nga Kosova, ishin tė paveshur e tė tharė nė trup, a thua se kishin qenė nėpėr qelitė mė barbare!? E mė vonė bėheshin si “zotėrinj”, duke i pritur e duke i nderuar bashkatdhetarėt mėrgimtarė, duke i mbajtur nėpėr banesa me tė gjitha tė mirat, si atdhetarė e patriotė tė ardhur nga vendlindja!? Bėnim shpenzime pėr ta, pa u kursyer, sikur tė na kishin mbirė lekėt nė kopėsht!
Por kjo ndodhte se, shqiptari edhe kėtu nė mėrgim e ruante me fanatizėm traditėn e mikėpritjes dhe tė bujarisė!!! Dhe nga kėta kapadainj nuk kishim asgjė tjetėr, veē rrena e mendjemadhėsi! Madje pati edhe nga ata, qė i keqpėrdorėn bamirėsitė e mėrgimtarėve atdhetarė! E keqja ishte, sepse nga mėrgimtarėt e ndershėm nuk kuptoheshin dallaveret e kėtyre horrave!!!














*NDIHMAT NĖ TĖ HOLLA DHE OBLIGIMET FINANCIARE TĖ FONDIT TĖ 3% DHE TĖ FONDEVE TĖ TJERA NĖ MĖRGIM TĖ MĖRGIMTARĖVE, TĖ DOKUMENTUARA...

*Tė ardhurat nė DM nga Redaksia e “Zėrit tė Kosovės”dhe tė ardhura tė tjera, tė dokumentuara, nga 01.01.1983 deri mė 07.07.1983.

-13.03.83 mora nga shokėt kėtė shumė nė DM-2980; Frs.100
-18.03.83 mora me postė nga ZK DM-2297
-02.07.83 mora me postė nga ZK DM-2405
-Shitja e ZK Nr.1-83 DM-ZK- Nr. 2-93 DM--171
-Pagimi “Zėrit i Kosovės” 82/83 DM-3100,
-Pagimi “Zėri i Kosovės” nr. 2/83 DM-1500
Pėrqindja e shitjeve tė biletave nė prill tė vitit 1983gjatė njė turneu, qė bėri Ansambli Kombėtar, nėpėr disa qytete tė Gjermanisė, ku kishte me shumicė shqiptarė. Kėto pėrqindje m’i kanė dorėzuar shokėt, qė kanė shiturbiletat por qė emrat e tyre, pėr fat nuk i kam shėnuar...Po ashtu edhe pėr shitjen e disa video kasetave tė Ansamblit...
-Pėrqindja e biletave prill 1983 DM--463+712=1175
-Pėrqindja e Video Kasetave DM-1700 DM-11.343+100 Frs
-Tė dhėnat (shpenzimet) pėr Janar-Korrik 1983
-Pagimi i gurėve tė shokėve (J)DM-800
-Ndihmė familjes tė shokut Islam Rafuna Korrik 1983 DM-1000

*Pėr nevoja, shokėve aktivistė u dhashė kėto ndihma:
-Skėnderi (Xh.Durmishi) 02.04.83……….DM-100
-Skėnderi (Xh.Durmishi) 06.05.83………DM-100
-Skėnderi (Xh.Durmishi) 16.06.83………DM-400
-Skėnderi (Xh.Durmishi)mepostė………..DM-200
-Ibrahim Kelmendit, idhashė nė Bruxsel..DM-200
-Ibrahim Kelmendit, me postė nė Suedi...DM-350
-Hafiz Gagicės pėr avokatin, lirimnga burgu, ndihmė..DM-1050
-Shpenzimet pėr postimin e Zėri i Kosovės, nr.1/83DM--863
-Pėr ZK nr.2/83 DM--590 Zėri i Kosovės, nr.3/83DM--304
-Njė Video Kasetė Syzanės nė Tiranė me postė……DM---57
Gjithsej nė (DM-11.214)Mė 07.07.83. Nagold……DM-11.214
DM-894
Nėnshkrimi im (F.Tafallari).

Solidariteti ynė...

Nga tė gjithė bashkėkombasit tanė, qė punonin e jetonin nė mėrgim, si dhe shoqėritė e klubet shqiptare u tregua njė solidaritet vėllazėror i paparė nė ndihmat nė tė holla, qė ofruan pėr lirimin nga burgu tė shtatėmbėdhjetė shokėve tanė, tė cilėt u burgosėn, gjatė njė pėrleshje me armikun mė 11.11.1983. nė koncertin “Kosovarja Kėndon”. Pėr kėtė ngjarje kam shkruar mė gjerėsisht nė librin “Dhimbje Krenare”...













*Kėto ndihma nė tė holla, brenda njė kohe tė shkurtėr, i mora unė, Faridin Tafallari, nė atė kohė banues nė Haiterbacherstr. 75,7202, Nagold. Po i pasqyroj tė dokumentuara kėto ndihma nė tė holla:
-Shaqir Shabani me shok (CH)………16.12.1983…DM-6234;Fr.Zvic.1100
-Shoqėria Hamburgut(Ali Ademi)……14.01.1984..DM-6100
-Klubi Shqiptar “Asim Vokshi” Laussane,..19.12.1983….DM-3740
-Klubi Kosovar, Gjenevė,…………………………………...DM-2867
-Klubi “Kosova” Bilefeld, Xh. Ramabaja,….16.01.1984…DM-2470
-Shoqėria Sindelfingen (S. Koca)……………17.11.1983….DM-2050
-Shoqėria Sindelfingen (M. Rexha)………….19.11.1983….DM-1400
-Klubi “Xheladin Zeqiri” Santgalen (CH)…..10.12.1983….DM-1495
-Shokėt Bremeni, M-Z-H-D dhe L.I, ……….14.12.1983…..DM-1200
-Kolė Paloka, ………...10.12.1983…..DM-1170
-Shoqėria Dysseldorf (Qamil Rexhepi)………14.05.1984…..DM-1500
-Shoqėria Leverkusen (H.Sadriu)……………27.04.1984…..DM-1283
-Shoqėria Dysseldorf-Dysburg (I.Qamili)…...29.12.1983…..DM-2000
-Shoqėra Dortmundit, (Q.Kryeziu)………….19.03.1984…..DM--800
-Shoqėria Esslingenit (N.Ramadani)………...05.12.1983…..DM--820
-Shoqėria Ingolstadit (N.Neziri)………………27.02.1984…..DM--760
-Klubi Pėrparimi Curich (CH)……………….10.12.1984……Frs--660
-Klubi “Ikballe Prishtina”Gjenevė…………..10.12.1983……Frs--500
-Shoqėria nga Sarlauissen (Ismail Hoxha)….17.11.1983……DM-500
-Shoqėria Kölnit, (I. Qamili)…………………..15.05.1984……DM-510
-Shoqėria Dysseldorfit (Il.Zenelji )…………...31.01.1984……DM-500
-D.Dema, Nagold………………………………15.12.1983……DM-300
-Shaip Zeqiri, Tübingen………………………17.12.1983……DM-100

*Ndihmat kanė vazhduar nga shokėt tanė, si Selim Koca e
tė tjerė. Kėtu po jap njė radhitje emrash qė nga Sindelfingeni:

-Gėzim Ramadani, Svircė-Viti,……….DM-200
-Halit Shabani, Pogragjė-Gjilan,…....DM-100
-Ilmi Ramadani, Sėrbicė, ……………DM-100
-Qazim Kajtazi, Baksit-Sėrbicė,……..DM--50
-Mevlud Zenullahu, Bujanovcė,……..DM--50
-Ruzhdi Toska, Likovė-Sėrbicė,……...DM-100
-Skėnder Feka, Sodllar-Kamenicė,…..DM-100
-Enver Ramadani, Svircė-Viti,………..DM--50
-Sami Ramadani,Viti,…………………DM--50
-Bajrush Halimi, Vali,…………………DM--50

*...Kėto ndihma nė tė holla, tė cilat janė tė dokumentuara mė poshtė u mblodhėn nga Kola nė autobus,kur ne po udhėtonim, pėr tė marrė pjesė nė demonstrate, nė Bruxsel-Belgjikė, nga shokėt pjesėmarrės si vijon:

Jusuf Prokshi,..DM-100.....Ramit Tafallari DM-50……Xhaferi DM-100
Shoku…………DM—50….Tefik Kallaba….DM-.50……Kolė P. DM-100
Avdullahi……..DM—50….Sadiku………….DM-50…….Jetishi DM-50
Hashimi……….DM--50…..Rexhepi………...DM-50……..Pajaziti DM-20
Hajredini……...DM—50….Nikollė……….....DM-50
KolėMerturi…..DM—50…..Ismaili…………DM-20……..Tefiku.B.DM-50 Hasimi………...DM—20….Shaip………….. DM-20……..Hasani DM-20
H.Krasniqi……DM---2010..Marku…………DM-50.
***

*Edhe ky grup shokėsh bashkatdhetarė, ka dhėnė ndihma nė tė holla pėr lirimin e shokėve nga burgu-Shtutgart:(ai qė nuk ka dashur me emėr e mbiemė ėshtė deklaruar shoku i bacit Selim)

Mustaf Bajraktari,……DM-500,……Shoku i bacit Selim DM-500
Shoku i Selimit,……….DM-50……...Shoku i Selimit DM-50
Hysen Komogllava,…..DM-50

***
Bashkatdhetarėt tanė, qė punojnė e jetojnė nė qytetin e Nagoldit dhe pėrreth tij, kanė ndihmuar nė Kosovė dhe viset e tjera shqiptare nėn ish-Jugosllavinė e atėhershme me ndihma materiale dhe me DM...
Meqė unė posedoj disa nga dokumentet origjinale, por edhe nė kopje tė kėtyre ndihmave e pashė tė arsyeshme qė, tė publikojė disa syresh, pėr tua bėrė me dije atyre, tė interesuarėve se, ē’bėri Mėrgata-Diaspora- Shqiptare pėr vendin dhe popullin e saj. Po e filloj me FALENDERIMIN e ATDHETARIT ADEM DEMAĒI, pėr ndihmėn tonė nė tė holla, nė DM:

ADEM DEMAĒI FALENDERIM

Vėllezėr tė dashur!
Ndihmėn, qė e solli Azem Halili e mora dhe e ndava, aty ku ma morri mendja se, ėshtė mė sė miri. Nė emėr tė tė gjithėve ju falenderoj nga zemra














*1. Salih Salihu-Podujevė…..DM-500…4. Hilmi Ramadani-Gjilan...DM-500
2. Nezir Myrta-Meqė Stag…DM500...5.Berat Luzha-f.Begracė…….DM-500
3. Zenel Beqiri-Dmoc-Deqan DM 500.6. Islam Murtezi-FushėKosovė. DM500
Ju falem nderit shumė. Gjithmonė juaji: Adem Demaēi, Dhjetor, 1990. Prishtinė.













*“Adem DEMAĒI Pėr Popullin,-Populli Pėr Adem Demaēin Nr.3945”
Ademi i tha popullit:“Shtėpia jote ėshtė Kosova.” !
Populli ia kthen Ademit:“Urdhėro nė Shtėpinė Tėnde, nė Kosovė!”

*Ndihma nė tė holla, pėr ndėrtimin e shtėpisė sė Adem Demaēit.
Shuma e tė hollave-100 DM.Shuma nė shkronja, Njėqind Marka.
Pjesėmarrėsi nė ndėrtimin e shtėpisė sė Adem Demaēit.
Emri dhe mbiemri: Faridin Tafallari.

KĖSHILLI NAGOLD Mė 25.06.1991
*Ndihma Selajdin Ajvazit 1.370 + 400=1770 DM
1. Ali Duraku…………DM-50………18. Rrustem Bajraktaraj…DM-50
2. Nasip Zeqiri………..DM-100……..19. Halil Kasolli…………...DM-20
3. Ibrahim Kryeziu…...DM-20………20. Nexhmedin Zylfallari…DM-20
4. Ruzhdi Sejdiu………DM-20………21. Sahit Sahiti…………….DM-20
5. Ali Nuhiu…………...DM-40………22. Qamil Duraku…………DM-20
6. Sefer Gashi…………DM-50………23. Mehdi Duraku…………DM-20
7. Faridin Tafallari…..DM-50……….24. Begzad Duraku…………DM-50
8. Qemajl Haxhillari…DM-50……….25. Muhamet Bajraktari…..DM-50
9. Nexhmi Halimi…….DM-50……….26. Sadik Tafallari…………DM-10
10. Imer Bajraktari…..DM-50……….27. Canė Krasniqi…………..DM-40
11. Sokol Dobraj……..DM-50………..28. Rizah Hoxha……………DM-50
12. Isa Demi Fr.-……...DM-10………..29. Reshat Kurtaj………….DM-100
13. Vezir Kelmendi…..DM-50………..30. Ahmet Muharremi……..DM-100
14. Zebil Pireci………..DM-150………31.Beqir Ahmetaj………….DM-100
15. Haki Shala………...DM-50……….32. Maliq Kurtaj…………….DM-100
16. Zymer Morina……DM-50……......33. Muharrem Dallaveraj…..DM-100
17. Avdi Morina……..DM-50VULA e Nėndegės B-W. Aktivi Nagold-
Nėnshkrimii pranuesit: Selajdin Ajvazi-22.06 91 Nagold

(VIJON...)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 1,326 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR
E hėnė, 04 shtator 2017 - 00:13
(Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Aziz Kelmendit) Njė ndėr krimet mė tė rėnda po aq edhe tronditėse, qė arriti deri te aktivizimi i lėvizjes serboē...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi