Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PËR KOHËN E ARTË... (VII)
Publikuar më 28 janar, 2015 në orën 18:40 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E SHTATË)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISË SIME DHE SHOKËVE TË MI, QË NË MOSHËN E RINISË SË HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QË NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NË MËRGIM, KONTAKTET ME BASHKËVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RËNDËSI TË VEÇANTË, ME TË MADHIN JUSUF GËRVALLA DHETËTJERËT...

I. K.: - Mbase e keni fjalën për një "letër", që Jusuf Gërvalla i paskësh dërguar Sabri Novosellës, në tetor të vitit 1981, publikuar si "dokument" nga Fahredin Tafallari dhe Xhafer Durmishi. Unë besoj se, kjo letër do të rezultojë si falsifikim flagrant, për qëllime goxha hileqare. Nuk besoj të ketë dezinformuar Jusufi, qoftë edhe "udhëheqësin“ e tij Sabri Novosellën!?. Bashkë me Jusufin nuk kam qenë asnjëherë në Vjenë. Pra vetëkuptohet, as në ambasadën shqiptare. Ai nuk kishte dokument udhëtimi dhe ilegalisht nuk rrezikonte për të dalë jashtë Gjermanisë. Vetëm, në fund të vitit 1981 organet gjermane ia njohën të drejtën e azilit, prandaj i dhanë pasaportë refugjati (traveldokument/Reiseausweis). Për herë të parë, jashtë Gjermanisë Perëndimore, Jusufi udhëtoi për në Zvicër në dasmën e Kadri Zekës dhe Saime Isufit, më 2 janar 1982. (f.158)
……
I. K.: Fatkeqësisht, bashkëveprimtarët shumëvjeçarë, tejet të respektuar nga ana ime, Hasan Mala dhe Fahredin Tafallari, me disa miq të tyre u shkëputen nga Lëvizja, duke themeluar LPRK-ne (të vërtetë, me adrese), sipas tyre. Shkëputja e tyre duhet të ketë ndodhur pas "këshillimeve", që u janë bërë në Tiranë nga Ajet Haxhia, Sylejman Krasniqi dhe ndonjë tjetër. Por nuk patën potencial e energji për ta vazhduar gjatë. Atëhere më ka ardhur keq për atë shpërdorim, që u ishte bërë, dhe, sigurisht, më vjen keq edhe tani, meqë jam i mendimit se, shumë shpejt duhet të jenë penduar. Mbase do të kenë kurajo ndonjëherë, për të dhënë sqarime të sakta se, çfarë dhe kush i ka "këshilluar" në Tiranë! (f.162)
……
SHKRIMET E MËSIPËRME I NXORRA NGA LIBRI “LËVIZJA”, ME AUTOR BEDRI ISLAMIN...Nuk i nxorra apo veçova këto shkrime për t’i komentuar, madje as që e marr mundimin për këtë,sepse koha tashmë i ka bërë një koment “radiografi“ tepër të saktë Ibrahim Kelmendit e Ibrahimave të tjerë, bashkë me Bedri Islamin „intervistuesin“besnik të Ibrahimit!?!
...Por askush nuk mund të errësojë të vërtetat e asaj kohe të artë, të vërtetën e figurës së të Madhit JUSUF GERVALLA, PRIJESIT TONË TË VEPRIMTARISË ATDHETARE!!!...Për Ibrahim Kelmendin mund të „jem“,ashtu si mendon ai, por për shokët e mi të vërtetë, me karakter burrëror, atdhetarë të ndershëm e të palëkundur, për Kosovën dhe Shqiptarinë time, jam DËSHMITARI I GJALLË i atyre viteve të arta,besnik i denjë dhe i vlefshëm për të nxjerrë në dritë atë vrasje të TRIMAVE, KU SIPAS TË GJITHA GJASAVE, KA GISHT TË DREJTPËRSËDREJTË IBRAHIM KELMENDI!!!...
Dhe ja pra përse emri im ja vret sytë Ibrahim Kelmendit e „simpatizantëve“ të tij!!!

*Letër nga Hazir Aziri. Bruksel,7.01.1983

Bashkatdhetar Besim(Faridin),
Letrën tuej e mora para disa ditëve, të faleminderit për 2 kasetat, që i keni dërgue,por ato ende si kemi marrë,sepse kasetat e videos kontrollohen në kufi.Pra “Zërin e Kosovës” e kemi marrë të hanën me 3.1.83.
Shoku Besim tash pra për gjanat tjera,ma gjatë folim në Shtutgart, më 15.1.83.Ju ... në qoftëse më gjeni aty se, unë s’muj me ju njoft mirë se, vetëm një herë jemi pa. unë jam me shoqen time.Pra të fala të gjithëve shokëve atje.Rroft Republika shqiptare në Jugosllavi. Shkruen shoku Hazir Aziri Tel: 02…

*Letër nga Hazir Aziri. Bruksel, 25.9.1983.

I Ndershmi shok Besim (Faridin) mirëdita!
Këtë letër po jua shkruej unë Haziri nga Brukseli, gjinemi mirë të gjithë, dëshira më plotësohet që dhe kjo letra ime me ju gjet dhe juve mirë sikur ua don zemra e juej.
Shoku Besim para nji kohe ju bana telefon, por juve s’ju gjeta aty ishi në punë sigurisht ju ka tregue shoqja e juej
Unë Haziri ishëm në pushim në Shqipri, gjatë kohës pushimit kam kalue shumë mirë dhe atje mësova shumë gjana, të cilat dhe përpara i dishëm por skam qenë i sigurtë % si tash.Atje shkum në Tiran dhe ja bam nji vizitë motres revolucionare, Syzanës, te shpija e saj dhe ajo na tregoj do ngjarje të vërteta, për çashtjen tonë dhe disave, që ishin me ne aty në visit, që mbajnë te shpija Sadik Blakën dhe Ibrahim Kelmendin, ju erdhi si me ju ra me shpatë të Skenderbegut në kokë dhe e ulën kryet.E mora fjalën unë Haziri dhe i thash Syzanës që mos u mërzit se, Isufi ka vëllazër shumë në Kosovë dhe jashtë jugosllavët kanë mendue që, me atentatin që banë do të ndalet revollucioni shqiptar dhe kërkesat e popullit, por e kundërta, ajo mori dhe ma shumë vrull si në Kosovë dhe jashtë Kosovës.
Isufi asht gjithmonë në zemrat tona.Ideja e shokut Isuf dhe mundimi i tij nuk do të harrohet kurrë për popullin shqiptar. Sot Gazeta “Zëri i Kosovës”, kangët e drama “Procesi” po ipet nëpër tonë qytetet e Evropës.Vëllazërit e Isufit po e vazhdojn rrugën e tij deri në fitore, rruga e jonë asht e drejt dhe s’ka forcë që mund me na ndal.Fundi fitorja asht e jona. Masë ktyne fjalëve ato njerz, që e ulën kokën ma pare, lypën leje me dal dhe dulën. Bisedat që bam me Syzanen, aty te shpija e saj, ishim të shoqnuem prej dy ministave të PPSH, të cilët i njoh mirë para se me shkue te Syzana.
Shoku Besim, mbas vizitës në Tiranë Syzana erdhi në pushim në Durrës dhe aty biseduem ma gjansisht me at dhe ajo më tregoj për ty dhe për shokun Skender. Prandaj jau shkruej kët leter me dëshir se, edhe unë jam me mendimet e njejta si ju i drejti gjithmon fiton.
Shoku Besim, mos me çue ma gjatë se kam shumë me shkruejt, vetëm po ju dërgoj të fala unë, Haziri me familje, ty shoku Besim, familjes tuej dhe tanë shoqnisë tuej të fala Skenderit e Namiut.Ju shkruen vet Haziri.

*Letra nga Kemajl Çollaku

...Kemajl Çollaku jo vetëm që ishte aktivist i dalluar e i palodhur,por ishte njeri i sjellshëm, shumë miqësor e i afërt me shokët, tepër i respektuar edhe për mua e me mua...Kam disa letra nga Kemajl Çollaku, kuptohet letra, që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e aktiviteteve tona të përbashkëta. Letrat e Kemajlit, në pamundësi të botohen të gjitha, sepse të gjitha e meritojnë të botohen, kanë vlerë edhe edukative shoqërore!...

I Nderuar Fahridin!
Me kohë e kam dërguar shkrimin në redaksinë e “Bota Sot”, por ndoshta nuk do ta botojnë për arsye se, në konkluzat tona shihet një qëndrim i ashpër ndaj presidentit e që nënkuptohet ndaj LDK-së! Kurse në “Bota Sot” shkruaj çka të duash kundër Qeverisë dhe Bukoshit do të botohet, kurse po e kundërshtove LDK-në letra besoj se hudhet në shport menjëherë!
Të përshëndes Kemajli 3.10.1997

I Nderuari shoku Fahridin!

Jeta është e çuditëshme,nganjëherë i ngjanë binarëve të hekurudhës, je i obliguar të shkosh sipas sinjaleve, që hapen për rrugë të më tutjeshme. Edhe unë jo rastësisht letrën e fillova me këtë fjali, por vërtetë realiteti ky është!Tamam kur krijova një rreth të mirë të shokëve dhe familjeve të ndershme më duhet të ndahem prej tyre.Përcaktimin tënd kombëtar e çmoj lart dhe kam dëshiruar që, më përsëafërmi të veprojmë dhe punojmë së bashku sepse, je në shpirt i fortë dhe ke vullnet të mirë! Kam qenë vërtetë shumë i nxënë se, kisha dëshirë por edhe e rendit ishte që, pas dasmës së djalit të vijmë në familje e të urojmë martesën e djalit...por kështu e kishte jeta!
Ndërkohë dëgjova për botimin e një libri, u gëzova shumë sepse, pres shumë gjëra interesante nga ai libër, pra edhe kësaj radhe desha të të vizitoj dhe të uroj botimin e këtij libri e të bëjmë një bisedë ashtu siç unë dëshiroja, për çka shpesh herë kam folur me disa shokë, Çerkinin, Tefikun. Deri sot s’munda t’a realizoj e me siguri se, tani e kam edhe më vështirë, pasiqë unë po shpërngulem familjarisht në rrethinë të Dortmundit, për shkak se atje më kanë pranuar mësues në një shkollë, ku pagesa është e rregulluar nga pala gjermane.Pra i nderuar, këto ishin binarët, që i shkrova në fillim të kësaj letre.
Pra edhe një herë të uroj botimin e këtij libri dhe të lutem ma siguro së paku një ekzemplar për mua.Rreth lirimit tim, respektivisht angazhimit të dikujt tjetër në këtë detyrë, duhet të mendojmë dhe të bisedojmë, sepse dihet fare mirë largësia, pra nuk mundem të veproj më tutje.Unë do të jem eventualisht 1-2 ose dhe 3 muaj më tutje me famile këtu ku jam, kurse punën e kam filluar tash atje, por në çdo fund jave kthehem në familje po pate pak kohë të lirë më lajmëro e urdhëro eja, je shumë i mirëseardhur.Pra për në fund të dëshiroj shëndet të mirë ty dhe familjes sate në përgjithësi.Familjarisht të përshëndes! Kemajli. 14.12.1997

I Nderuari shoku Fahridin,

Letrën që mora nga ju më gëzoi pa masë, sidomos për faktin që, kishit kaluar mirë në Shqipëri me rastin e përurimit të librit tend! Edhe njëherë të uroj nga zemra dhe suksese mos të jetë ky libër i fundit! Në përgjithësi unë mirë jam, kam marrë banesë atje, ku po punoj dhe që nga 1 janari i vitit 1998 do të transferohem me familje atje. Adresën dhe numrin e telefonit do të jua dërgoj më vonë.Informatën që e dërgova para një muaji në “Rilindje” u botua para dy-tri dite, edhe atë me ndërhyrje nga Redaksia! Pse është vepruar ashtu, dihet fare mirë!? Në fakt informata nuk guxon të ndryshohet, duhet të mbetet origjinal po nejse...Ti e ke origjinalin dhe bëne një krahasim se, çka ka mbetur pa u botuar. I nderuar ty dhe familjes sate i dëshiroj çdo të mirë! Ju përshëndes nga zemra! Kemajli

*Në Struzhë, vendlindja ime. Në mes të bashkëfshatarëve të mi (F.T.) nga e djathta Muharrem M. Tafallari, nga e majta Tosun Pireci, në mes të bashkëfshatarët e mi. F.T.
















*Nga e djathta Enver Haxhillari, F. Tafallari, Ysmen Pireci, Mejdi Pireci















*Letër nga Ysmen Pireci
I Nderuar Kryetar
Me dëshirë se kjo shkresa ime do t’ju gjej shëndosh dhe mirë të gjithëve në familje, më lejoni që, në emër të struzhjanëve në mërgim-Itali enë veçantinë emrin tim personal, t’ju shprehi komplimentet e mija për veprat dhe punën Tuaj Kombëtare.
Për vullnetin, vuajtjet, qëndresën dhe patriotizmin, për të mirën e çështjes sonë mbarëkombëtare, më mirë flasin librat, që keni botuar.
“Fondi i Struzhës” i themeluar para disa viteve, fal angazhimit tuaj personal, gjatë luftës në Kosovë mbeti i paralizuar dhe si duket tani është moment më i qëlluar, për funksionimin e tij.Ju kisha lutur që, në emër të fondit të sipërpërmendur, me në krye Ju, të merret aksion nga ne bashkëfshatarët e bashkatdhetarët, që:
1.Të ngrihet PËRMENDORE në oborrin e shkollës së Struzhës me bustin e Heroit, Mësuesit dhe Drejtorit ANIF MUJA, ku njëherit kjo shkollë mban edhe emrin e të ndjerit.
2.Të ndërtohet një fontanë-çezme me pllakë mermeri, ku do të jenë të shkruar emrat e të gjithë viktimave të Struzhës,të cilët pësuan gjatë luftës në Kosovë.
3.Të rivarroset kufoma e të ndjerit Sherefet Haxhillari.
4. T’u ndihmohet familjeve më të vobekta në fshat, në veçanti familjeve të djemve të Baki Karanezit.
Edhe pse nga struzhjanët, që punojnë dhe veprojnë këtu në Itali, ka interesim të madh, në veçanti për ngritjen e përmendores, z.Kryetar, Ju dhe drejtuesit e këtij fondi, që gjendeni nëpër shtetet europiane, jeni ata, që do të na njoftoni për çdo iniciativë, që do të merret.
Rastësisht pata fatin të marrë pjesë në dyvjetorin e Ceremonisë Përkujtimore të të ndjerit të sipërpërmendur,që u mbajt në Struzhë më 30.03.2001. Aty u përmend edhe emri Juaj, ku mësuesi i parë struzhjan, vëllai Juaj, Xheladin Tafallari, në emrin Tuaj i dhuroi drejtorit të shkollës dy librat e shkruar nga Ju.Pas përfundimit të këtij ceremoniali, në lokalet e shkollës u organizua një tryezë bisedash. Në këtë bisedë ku morrën pjesë drejtorët e shkollave të Brosanës dhe Mushnikovës, Xheladin Tafallari, Fatmir Pireci, Berat Bahtiju, policija e Kosovës, si dhe kolegë të punës dhe vendas të të ndjerit, ubisedua për punën dhe veprën e Heroit.Nga të pranishmit u shikua videokaseta “Pranvera e Lirisë në Struzhë”, me intervista të dëshmitarëve të 31 marsit 1999, me peisazhe dhe me një histori të shkurtër të fshatit, përgatitur nga Selman Pireci. Në këtë takim u bisedua edhe për ngritjen e përmendores, që i vetmi burim,si u shprehën të pranishmit,janë bashkëatdhetarët-fshatarët tanë në shtetet perëndimore. Prandaj i vetmi faktor për një gjë të tillë, jemi ne.Sapo t’ju bjerë në dorë kjo letër, t’u kisha lutur edhe një herë, që të më merrni në telefon, apo t’më shkruani në adresën e poshtëshënuar.Për çdo aksion të marrë, edhe pse jam i “vogël”,do të jem në shërbimin tuaj dhe të popullit tim.Me shpresë se do të gjej mirëkuptim nga Ju dhe do të kemi bashkëpunim më të ngushtë prej tani, e përfundoj këtë letër me urimet më të mira dhe realizimin e dëshirave tuaja – kthim njëherë e përgjithmonë në Kosovën SHTET TË PAVARUR! Të fala të përzemërta Ju dhe familjes tuaj, por në mënyrë të veçantë, kushërirën Zade!Me nderime dhe respekt! YSMEN MUSTAFE PIRECI, Bergamo-Itali

*Letër nga Gëzim Ajgeraj

I Nderuari z. Faridin Tafallari,
Me urimet më të sinqerta dhe vllazërore ju përshëndes juve dhe familjen e juaj të gjërë.Jam i vonuar ca, në përgjigjen e materialit dhe letrës, që e mora nga ju, por më besoni, kam qenë shumë i nxënë dhe i preokupuar me librin ”Masakra e Tusuz-it”, apo “Dosja T”, siç e quaj unë gjatë punës sime, dje e kam përfunduar dhe tani pjesën plotësuese do të ja dërgojë Dr. Selami Sylejmanit, në Prizren, për shkak se jemi bashkautorë.Prandaj sot përpara se, të rifilloj me librin– monografi, për dëshmorin e kombit Xhevat Berisha, morra pak kohë të ju lajmërohem juve, jo vetëm të u falenderohem për letrën, materialin për Remzi Ademajn, tani dëshmor, por më besoni, ju jeni shumë i nderuar te unë dhe familja ime, sepse ky në fund të fundit është tipar i veçantë i karakterit tim se, njerzit, që kanë vuajtur për çështjenkombëtare, te unë qëndrojnë nëpiedestalin më të lartë të respektit tim për të! Këtë do ta dëshmoj koha dhe puna.
Kujtimet e juaja të paharruara për shokun dhe bashkëveprimtarin e juaj Remzi Ademaj,i morra,të them të drejtën, u gëzova shumë, sepse sigurova edhe ca të dhëna për Remziun, këtë luftëtar dhe militant të atdheut e të kombit. Jam duke mbledhur material nga të gjitha anët, ende nuk kam filluar në punë, më duhet që edhe një herë patjetër të shkoj në Zhurë për caktimin e detyrave, ndoshta të ekipit, që mendoj ta bëjmë për ta nxjerrë një monografi sa më komplete për Remziun.Edhe pyetjet dhe përgjigjet i morra, për çka të falenderohem shumë, ju kam lodhë ndoshta, por e di se, e keni bërë me vullnetin më të madh. Unë, në këtë drejtim të nxjerrjes së shpejtë të këtij libri, nuk e besoj, sepse kam shumë punë para vetes, por, kur të më krijohen kushtet dhe të bindem se, kam siguruar të gjithë materialin, do të filloj.Sepse, Remziu është atdhetar dhe patriot shumë i rëndësishëm, që duhet patjetër të bëhet një libër i mirë dhe i plotë për jetën dhe veprën e tij.
I Nderuar Faridin,më ka bërë shumë përshtypje mënyra e evokimit të kujtimeve tuaja për Remziun.Origjinaliteti, sinqeriteti, janë ato, që e bëjnë rrëfimin tuaj tërheqës për mua edhe lexuesin besoj. Kjo më ka përcjellë edhe gjatë leximit të dy librave tuaj. Ruajtja me aqë besnikëri e kujtimeve, për shokët e idealit, është një punë shumë e vlefshme,aq sa më e vlefshme është edhe publikimi i tyre në libër, që e keni bërë ju, prandaj po them përsëri,puna juaj sa është e shkëlqyeshme aq edhe e vlefshme për studjuesit e ardhshëm, që do të merren me këto çështje.
Me dëshirën dhe urimet më të sinqerta,ju përshëndes dhe uroj shëndet në punë, pendë e në jetë. I juaji Gëzim Ajgeraj, Grabs, 15.11.2001 - Zvicër.

*Letër nga Shaip Ymer Thaçi

Tungjatjeta i Nderuar Faridin!

Meqënëse u takuam rastësisht, gjatë homazhit të martirëve të Kombit dhe bashkëveprimtarëve tuaj të devotshëm, Jusufit, Kadriut e Bardhoshit dhe meqënëse koha ishte e programuar edhe për aktivitete tjera, ne nuk patëm mundësi që, mëpërsëafërmi të shkëmbejmë biseda, ide, evokime e mendime. Megjithatë kjo aspak nuk na pengon që, të shkëmbejmë relacione dhe sadopak të njihemi mes veti, rrespektivisht, të njihesh me mua ngase unë të njoha përmes librit biografik të cilin po e rilexoj e studjoj.
Quhem Shaip(Ymer)Thaçi, nga Koretini i Kamenicës. Me profesion, profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe.I diplomuar më 28.11.83.Shtatë vite kam punuar në shkollën e mesme “Eqerem Çabej” të Prishtinës apo ish Normalen në Gërmi, gjermë 2 korrik 92, kur me gruan Shpresën, po ashtu profesoreshë e letërsisë dhe gjuhës shqipe, e punësuar shtatë vite në sh.f.“Mitrush Kuteli”, në paralagjen Metiçan,të Prishtinës dhe me vajzën Albulenën erdhëm në Gjermani.Shkaku i largimit ishte i natyrës familjare e më pak politike.Jemi vendosur në qytezën Wettringen, të regjionit të Munsterit ose në landin e HRW-s, në kufirin me Hollandën.Këtu lindën Korabi (5) dhe Marigona (3). Po jetojmë me shpresë, dëshirë e mall që, të kthehemi sa më parë në shtëpinë e re, që e ngritëm më 1989 në Metiçan të Prishtinës.
Në mars 98 më ra në dorë libri biografik me kujtime,dokumente e korrespondence:“Terror, Dhimbje, Qëndresë”,përmes Sylejman Muharremit, nip i vjehrrit tim. Ky libër më plotësoj një hapësirë të bibliotekës sime dhe kërshërinë e misterin e veprimtarisë së Lëvizjes në diasporë ma bëri të hapshme.Të them të drejtën, në letrat tona, në veprimtaritë letrare, libri biografik e dokumentar juaji është një sihariq, por është fatkeqësi që nuk shëndrohet në doracak për çdo intelektual që mendon politikisht në diasporë.E kam komentuar me Sylejman Muharremin.Ai fare nuk ka vlerësim pozitiv,duke u nisur nga disa aspekte sugjestive sa s’është dashur të përmenden emrat e disave ngase, kur të kthehen në Atdhe do t’u ndodh hataja!Qesharake.Po ashtu, me disa anëtarë e simpatizantë të LPK-së që, për ideal kanë I.Kelmendin.Këta e injorojnë librin e bashkë me të edhe juve.Edhe këta të LDK-s i kanë komentet e veta.
Unë kam shpresën se, librin do ta ribotoni me plotësime, vërejtje, sqarime etj. me plotkuptimin e fjalës si një libër, që duhet të gjej vendin në antologjitë dokumentare ngase është i pari i llojit të vet, për veprimtarinë ilegale të grupeve atdhetare, që kanë vepruar në diasporë. Mendoj që, duhet bashkëpunuar edhe me punëtorë profesionale të veprimtarive botuese dhe unë të kisha propozuar të kontaktosh me prof.Agim Vincën ose me ndonji tjetër, që ti e njeh më mirë.Meqënëse libri përshkruan një pjesë të jetës dhe veprimtarisë atdhetare të martirëve të Kombit si Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit, Nuhiut, H. Gega ( akoma gjallë) H. Mala e të tjerë si dhe disave, që edhe unë jam takuar, takohem, dëgjohem e veproj me ta, si dhe paraqitja e vlerave të ulta kombëtare të disave që i ka përmendur edhe me dokumente autentike, atëherë libri paraqet vlerë të posaçme.P.sh.Bulen, S.I. unë e shoqja ime e kemi patur shoqe nga studimet, bile unë kam patur raporte të afërta shoqërore, sidomos gjatë provimeve me shkrim në fakultet, ngase unë e kam patur bazën e fortë në shkrime.Familjen Malaj, personalisht njihemi me ta, ngase Hogoshtin e kam afër dhe nga studimet njihem me ta.Me H. Gagicën jemi ballafaquar në Kuvendet e LDK-s në Koln.Me familjen e Metush Krasniqit po ashtu familjarisht njihemi.Na ndan një kodër e një luginë,Koretinin e Dajhocin.Me Tefik Kallabën po ashtu, ngase shoqja ime është nga familja e tij. Me Zijah Shemsiun kemi lidhje familjare, mbesa ime, vajza e motrës sime, Shyhretja, është grua e Fetahut, vëllait të vogël të Zijahut.Dy bashkëatdhetarë kërkojnë librin tuaj, po ashtu edhe unë një.Njëriështë nga Frankfurti, nga Podrimja e tjetri vëllai i Zijah Shemsiut, Shabani, në Manchenglodbach...

*Letër nga Gani Mehmeti
I Nderuari zotëri Faridin Tafallari.

Së pari ju përshëndes familjarisht,pasi edhe fëmia im 5 vjeçar e njeh punën dhe aktivitetin tuaj, sipas diskutimeve të mija, që i bëj në familjen time, për veprat e tua dhe punën tuaj, që i kryeni me entuziazëm për çështjen kombëtare.
Pra edhe familja ime ka nderin tek unë,që kam rastin të kem një bashkëpunim me një veprimtar të tillë, siç jeni ju.
Pra, edhe unë dëshiroj të gëzoni shëndet familjar në mesin tuaj. Nuk do të zgjerohem shumë, vetëm desha të ju përshëndes dhe t’ju dërgoj kopjen e STATUTIT TË BSH në Gjermani, të cilën e kemi marrë nga Z. Martin Çuni.PROGRAMIN,RREGULLOREN,FLETËVOTIMIN FTESËN PËR TUBIM.Nëse keni mundësi t’i shumëzoni disa kopje të fletëvotimeve dhe t’i sillni me vete në ditën e tubimit. Mbes me shpresa, që do të hasim mirëkuptim! Ma në fund ju përshëndes!
Punë dhe suksese në të ardhmen, së cilës i jemi të obliguar në detyrat, për të cilat na pret atdheu!Ju përshëndes me shumë respekt.
Me nderime nga GANI MEHMETI Shtutgart,29.05.1998

*Letër nga Dan Gashi.

I nderuari z.Faridin,

Ftesa që më keni bërë,për më 14.05.2000, që të marrë pjesë në Tryezën e bisedimeve, për Aktivitetin e të së kaluerës dhe për Sot, njashtu edhe për të ardhëmen, që e kërkon Kosova dhe tërë populli shqiptar i shumëvuajtur, me plot dëshirë kisha ardhur në klubin “Fazli Graiçevci”, në qytetin e Silimingenit,ku në atë klub janë bërë shumë takime, më veprimtarë të shquar patriotë të vendosur dhe human për çështjen Kombëtare. Ishin vite të rënda,por vullneti dhe besimi ishte shumë i madh. Për të ardhmen e Kosovës dhe Liri,Kosovës Demokratike.Sot Kosova ka dhimbje dhe Lotë.Por mbi qiellin dhe Tokën Kosovare ka filluar Liria.Ka hikur frika dhe dielli është për të gjithë.
Është me vend dhe e qëlluar takimet me aktivitet pune.Është me shumë vlerë ruajtja e besimit dhe realitet, toleranca rrethë aktivitetit. E kaluara nuk do mbes jashtë në harresë, por shpresoj se një ditë do lidhen njerzit rrethë mirësisë dhe së vërtetës dhe aty do filloj lufta me Artin. Mos ardhjen në takim më vie keq.Por për punën dhe aktivitetin besimin dhe mirëkuptimin mes shokëve dhe njerzve, besojë që nuk do mungojë.
Me nderime Dan Gashi-dhe Nënshkrimi Baden-Baden 17.05.2000

*Letër nga Tefik Ramadani

Tungjatjeta zotri Faredin.
Më në fund i përfundova përkthimin tëndë. Shpresoj se do të ndahesh i kënaqur.Kishte pasur mjaft punë dhe detyrohem me t’i llogarit shpenzimet.Normalisht çmimi për një rresht është 1 Euro, por me që ne njihemi moti dhe kemi bashkëpunuar mirë me njëri tjetrin, mua më lejohet që t’i llogaris 90 Euro shpenzime. Në se do të duken shumë mund edhe të mos i paguash, nuk do të hidhërohem. Të hollat mund të m’i dërgosh me postë në adresën time.Kaq sa i përket përkthimit. (nuk ia kam paguar dhe kurrë nuk ka treguar ndonjë shenje hidhërimi.shënimi im F.T.).
Do t’i them edhe disa fjalë për librin. Arrita të kaloj njëherë nëpër librin tënd të ri dhe të falenderoj për dërgimin e librit.Të shkruash kujtimet dhe mbresat e kohëve të shkuara është shumë e rëndësishme, sepse ato mbeten gjithmonë dëshmi autentike e dorës së parë.Dhe është shumë e rëndësishme të shkruhen kujtimet, sepse vetëm gjërat e shkruara kanë jetë të gjatë dhe nuk vdesin kurrë. Por për mua dy librat e tu të parë ishin më të mirë me shumë të dhëna të bollshme nga lëvizja ilegale në mërgim. Unë vërtet kam rrespekt për angazhimin tënd të vazhdueshëm për çështjen kombëtare dhe ndoshta duke u nisur nga kjo “guxoj” të jem paksa kritik ndaj librit tënd të fundit. Në këtë liber (“Z.K.T.J.N” shënim.. F.T.) paksa si shumë je marr me personalitetin e individëve të caktuar.Po më duket se, ke treguar edhe anëshmëri politike.Të kaluerën duhet lënë histories, për ta vlerësuar.Zgjidhja politike e statusit të Kosovës, është një proces në vazhdimësi, i cili mvaret prej shumë rrethanave dhe fakteve.Nuk mendoj se “Rugovistët” pe pengojnë zgjidhjen e problemit tëKosovës dhe nuk është mirë të shkruhet kështu, nëse duam unitet dhe konsensus për çështjen e Kosovës.E rëndësishme është për mua marrja me çështjen, me proçeset.Në disa fjalë të librit më ke përmendur edhe mua, unë të falenderoj për këtë. Në takimin e Ulmit të komisionit të 3% kuudhëtuam bashkë, pikërisht pas diskutimit tim z. Pjetër Coli, i tha ato që ti ke cituar në faqen 159/60. Unë zotri Faridin nuk kamë mbaruar degën në mjekësi, por jam Defektollog i Dipllomuar, kam studiuar në Beograd dhe e kam të mbaruar edhe shkollën elartë të mjekësisë në Janjevë.Kam punuarqë nga viti 1976në shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë.Kur jam gjykuar në vitin 1984 për veprimtari armiqësore, me mua në bankën e të akuzuarëve kanë qenë edhe 4 ish nxënës të mi,d.m.th. kam qenë profesor i pjekur. Se për çka jam akuzuar, shif aktakuzën që po ta dërgoj. Ndërsa pas ardhjes në Gjermani, jam angazhuar kryesisht në komisionin e 3% për Baden-Würtembergut, një meritë më takon mua besoj për funksionimin e komisionit të 3% në Badenin Verior.Është mirë që për kontributin e individëve të shkruhet në mënyrë meritore.
Të kërkoj falje për këtë letër.Të uroj shumë sukses në punën e mëtejme.Ty dhe familjes ju dëshiroj çdo të mirë. Tefiku
...Me Tefik Ramadanin unë jam njohur këtu në Gjermani në vitet e Kohës së Artë! Gjatë aktiviteteve për çështjen kombëtare. Tefiku ishte një aktivist i palodhur në kohën më të nevojshme, para dhe pas luftës, që u bë në Kosovë dhe viset e saja të ndara. Tefiku ka vuajtur nëpër burgjet dhe kazamatet e ish-Jugosllavisë fashiste se, ishte luftëtar i lirisë, e donte Kosovën të çliruar dhe të bashkuar me shtetin ku i takon, pra me Shqipërinë...
Me Tefikun edhe kemi bashkëvepruar, kemi ndenjur bashkë me orë të tëra, si nëpër tubime dhe aktivitete të shumta, duke biseduar e diskutuar, se si të veprojmë më mirë e më me sukses...Por nga Tefik Ramadani, kam edhe disa letra, gjë që unë i kam veçuar, duke i ruajtur në arkivin tim personal, ku disa nga ato letra janë edhe të vlerësuara nga unë, ani edhe se nuk pajtohem për disa gjëra në tërësi me të!? Edhe sot, në biseda të thella telefonike me Tefikun nuk pajtohem politikisht!Mendimet e tij nuk janë edhe të miat. Ashtu si e vlerëson ai të kaluarën, por edhe atë sot për mua janë, jo të gjitha, të papranuara dhe të dëshiruara. Gjatë bisedave telefonike bën ai edhe një lloj kritike shoqërore!? Por edhe si të tilla nuk mund t’i pranoj,të thëna ashtu sipas versionit të tij...
Për mospajtimin tim me Tefikun, në bisedat telefonike, nuk do të hy fare,por po përqëndrohem vetëm në këto kritikat e shkruara në letër. Unë pra për këto kritika i vlerësoj dhe janë të mirëseardhura për mua se, vërtet ai që ta thotë hapur dhe në mënyrën më origjinale,pa cmirë e xhelozi s’ka si mos të jetë e mirë dhe e sinqertë…Por edhe po të dua të them se, nuk është ashtu si e ka parë Tefiku, mua më duket sikur po justifikohem! Dhe për të mos menduar ashtu, unë tashmë ka kohë që, atë libër ja kam dhënë në duar lexuesit dhe lexuesit i takon vlerësimi… Prandaj edhe e botova letrën eTefikut në tërësi nga origjinali, për të treguar realisht që, në mes shokësh ka mendimetë kundërta,por ama kur këto kuptohen drejt,atëhere ka sinqeritet dhe mirëkuptim!..

***
Sa u aktivizuan dhe ndihmuan mërgimtarët
për çështjen e Kosovës,para dhe pas “çlirimit”

Si kurrë ndonjë herë tjetër edhe mërgimtarët e përkrahën luftën e UÇK-së, sepse e donin Kosovën të lirë dhe të gjitha viset ku banojnë shqiptarët, trojet e tyre stërgjyshore, trojet etnike, këto toka të mbrojtura me gjak, i donin dhe i duan të lira e të bashkuara me Shqipërinë mëmë! Përkrahja e luftës së UÇK-së së lavdishme qe jashtëzakonisht e madhe nga ana jonë, si në ndihma monetare e materiale edhe në pjesëmarrje direkt në frontin e luftës, ballë për ballë armikut serbosllav!
Po ç’ndodhi në atë kohë lufte, me përfaqësuesit e popullit, me ata, që kishin vendet kyçe, që ishin në krye të mbledhjes së këtyre ndihmave e që gjoja po stërmundoheshin për popull e Kosovë?!? Ata kurrë nuk u ndalën me mashtrime dhe gënjeshtra, pikërisht me ndihmat morale dhe materiale, duke i keqpërdorur, si kurrë ndonjë herë më parë, në momentet kur vendit i duheshin më së shumti, kur vendi ua kishte nevojën më shumë se kurrë!!!
Këto ndodhin se, shteti ynë në Kosovë nuk është ashtu si duhet të jetë shteti!!! Sepse, nëse Kosova do t’i ketë përfaqësitë e veta të rregullta,atëhere,kur të shkohet për marrjen e pasaportës, ose për një dokument tjetër, të shihet së pari a janë paguar nga personi kërkues detyrimet dhe obligimet, që ishin si para dhe gjatë luftës, në fondin e 3% dhe fondin “Vendlindja Thërret”....edhe pse nuk dihet asgjë e saktë, se, ç’ndodhi me atë fond!? S’dihet se, çfarë u bë me ato shuma parash e valute, në DM e miliona euro, të mbledhura nga djersa e punëtorëve mërgimtarë!?! Po kujt i dhanë llogari e hesap për këto Bujar Bukoshi e mashtruesi i mërgimtarëve dhe bashkëpunëtori i tij, hajduti tjetër i mërgatës Isa Mustafa??! Kujt, cilit i raportuan se, çfarë u bë me atë shumë të madhe valute!? Pse heshtin këta dy qenveritarë, këta të pabesë, bij të dreqit!? Këtyre hajdutëve të djersës sonë tu kërkohen domosdoshmërisht edhe çeçet apo fletëpagesat e ndihmave në fondin “Vendlindja Thërret”!? Sepse edhe aty ka pasur njerëz,që i kanë keqpërdorur dhe e kanë vjedhur djersën e ndershme të mërgimtarit!?
Pra, po të kishin punuar me korrektësi çdo gjë do të ishte në rregull!? Ndaj mungesa e institucioneve le shteg që, këta kriminelë të shijnë e të luajnë si të duan! Kaluan më shumë se 14 vite dhe asnjë nuk u morr në pyetje, askush nuk dha ndonjë sqarim të saktë, për gjithë atë valutë, që nuk ishte pak, por që kapte shifrat në miliarda valutë të ndryshme! Askush nuk u dënua, askush nuk e morri si çështje shumë të ndjeshme dhe shumë serioze për ne mërgimtarët po se po, por për mbarë shqiptarinë!? Askush nuk u skuq nga gjithë ato spekullime, që ju bënë mërgimtarëve të djegur nga malli me dekada të tëra, për vendin dhe popullin e tyre të shumëvuajtur e të sakrificave të mëdha!?! Pjesa dërmuese e mërgimtarëve ndihmuan shumë.Të organizuar e të paorganizuar ata, që e ndjenë veten shqiptarë me gjak shqiptari nuk kursyen asgjë! Dhe kjo është shumë e vërtetë e se luan topi!
Po sot ku jemi!? Shumica thonë se, na mashtruan...na vodhën...dhe tani na lanë në harresë, në heshtje, na lanë anash sikur të mos kishte ekzistuar kjo mërgatë dhe asgjë të mos ishte afruar nga mërgimtarët! E pse mos të thuhen ato, që fliten për çdo ditë, në çdo tubim, mbrëmjeve, apo në dasma e festa të ndryshme familjare!? Po edhe nëpër vdekje, vende dhe ngjarje të pikëlluara, bëhen këto muhabete...Dikush ashtu e dikush kështu, herë njëri e herë tjetri, herë u jepet e drejta herë u merret e drejta, herë shahen e herë kritikohendhe ai, që është më i aftë, për të akuzuar më tepër, që i “punon” goja më shumë, pikërisht ai e fiton të drejtën!?
Por nuk dinë se, kujt dhe si t’i thuhet atyre, që i bënë të gjitha këto të këqija, gjitha ato të zeza, ku janë ata spiunët, udbashët e djeshëm, kush dhe kur do ti dënon ata! A do të ka kush ti zbulojë hapur fytyrat e tyre, a ka kush ti dënon sepse vitet po ikin, koha po kalon dhe cilët ishin ata që i ndiqnin bijat e bijtë sokolesh-e shqiptarëve, të cilët duke mos menduar për sakrifica, merreshin me aktivitete të përditëshme, për lirinë, pavarësinë, për çështjen kombëtare. Pra ku janë ata udbashët e shumtë,ku ikën e ku u fshehën!?, apo janë në qendër të qeverisë dhe as kush as gjë…?!Por as nuk ikën e as u fshehën, por shëtisin ditën për diell, duke u krekos, si gjeli majë plehut! Shëtisin se,askush nuk ju kërkoi hesap për bëmat e tyre, as u arrestuan e as u dënuan.Por ata hypën në pushtet dhe madje nëpër vendet kyçe më të rëndësishme të institucioneve!? Dhe nga ky soji i lig, që bënë gjithfarë të zeza mbi shqiptarët, ka në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Gjilan, Ferizaj etj., kudo nëpër Kosovë dhe një pjesë e tyre ende gjendet jashtë vendit?!
Më shumë më habit heshtja dhe indiferenca e atyre që, edhe natën e bënin ditë vetëm e vetëm të tuboheshin, të mblidhnin lekë për të ndihmuar luftën, popullin, Kosovën, si para e gjatë luftës!? Po pse kjo heshtje e ky indiferentizëm nga ana e tyre? Një fjalë e urtë e popullit thotë:”...të mirën dhe të keqen, thuaja në sy tjetrit” E pse të këqinjve mos t’ju thuhet?! U bënë me dëshirë shumë e shumë aktivitete, një veprimtari e madhe, u bë gjithë ajo punë me një vullnet të jashtëzakonshëm, sepse qemë të vetëdijshëm, po ndihmonin luftën e popullit tonë për çlirim nga serbosllavët, ushtrinë tonë, UÇK-në e lavdishme! Na erdhi radha edhe neve, që të japim atë, që e ndjenim si obligim e detyrim, si borxh i bijve të kësaj toke, të shkelur e të okupuar nga një armik i përbetuar, i cili shumë e shumë here kish deklaruar me gojë e me shkrime, sesi duhet të shfarosen shqiptarët nga faqja e dheut!?! Serbosllavët i lakmonin tokat tona, t’i merrnin e të bëheshin zot, të ishin urdhërues e komandues të shqiptarëve, që ishin denbabaden, zot të vërtetë të këtyre tokave, t’i shërbenin ardhacakut, shkjaut pushtues euzurpues!?!
Por armiku është armik dhe ai nuk të ka pushtuar, për të të dhënë gjëra të mira, por për të të shtypur e vrarë, deri në shfarosje! Por më e keqja dhe më tragjikja është, kur ta bën i yti, kur të gënjen e të vjedh i yti! Është për t’u habitur nga këta tanët, ku një pjesë e tyre ishin e disa janë ende në mërgimdhe e dinin shumë mirë, mesa mund e djersë fitohet dhe kursehet leku jashtë! Por duhet thënë edhe kjo se, shumica rrinin e kapardiseshin, duke e prezantuar veten si të “parët” e dheut, si përfaqësues të organizatave e formues të celulave të para, apo si “drejtues” të organizatave, madje edhe të luftës!? Harruan shpejt se, kur vinin nga Kosova, ishin të paveshur e të tharë në trup, a thua se kishin qenë nëpër qelitë më barbare!? E më vonë bëheshin si “zotërinj”, duke i pritur e duke i nderuar bashkatdhetarët mërgimtarë, duke i mbajtur nëpër banesa me të gjitha të mirat, si atdhetarë e patriotë të ardhur nga vendlindja!? Bënim shpenzime për ta, pa u kursyer, sikur të na kishin mbirë lekët në kopësht!
Por kjo ndodhte se, shqiptari edhe këtu në mërgim e ruante me fanatizëm traditën e mikëpritjes dhe të bujarisë!!! Dhe nga këta kapadainj nuk kishim asgjë tjetër, veç rrena e mendjemadhësi! Madje pati edhe nga ata, që i keqpërdorën bamirësitë e mërgimtarëve atdhetarë! E keqja ishte, sepse nga mërgimtarët e ndershëm nuk kuptoheshin dallaveret e këtyre horrave!!!














*NDIHMAT NË TË HOLLA DHE OBLIGIMET FINANCIARE TË FONDIT TË 3% DHE TË FONDEVE TË TJERA NË MËRGIM TË MËRGIMTARËVE, TË DOKUMENTUARA...

*Të ardhurat në DM nga Redaksia e “Zërit të Kosovës”dhe të ardhura të tjera, të dokumentuara, nga 01.01.1983 deri më 07.07.1983.

-13.03.83 mora nga shokët këtë shumë në DM-2980; Frs.100
-18.03.83 mora me postë nga ZK DM-2297
-02.07.83 mora me postë nga ZK DM-2405
-Shitja e ZK Nr.1-83 DM-ZK- Nr. 2-93 DM--171
-Pagimi “Zërit i Kosovës” 82/83 DM-3100,
-Pagimi “Zëri i Kosovës” nr. 2/83 DM-1500
Përqindja e shitjeve të biletave në prill të vitit 1983gjatë një turneu, që bëri Ansambli Kombëtar, nëpër disa qytete të Gjermanisë, ku kishte me shumicë shqiptarë. Këto përqindje m’i kanë dorëzuar shokët, që kanë shiturbiletat por që emrat e tyre, për fat nuk i kam shënuar...Po ashtu edhe për shitjen e disa video kasetave të Ansamblit...
-Përqindja e biletave prill 1983 DM--463+712=1175
-Përqindja e Video Kasetave DM-1700 DM-11.343+100 Frs
-Të dhënat (shpenzimet) për Janar-Korrik 1983
-Pagimi i gurëve të shokëve (J)DM-800
-Ndihmë familjes të shokut Islam Rafuna Korrik 1983 DM-1000

*Për nevoja, shokëve aktivistë u dhashë këto ndihma:
-Skënderi (Xh.Durmishi) 02.04.83……….DM-100
-Skënderi (Xh.Durmishi) 06.05.83………DM-100
-Skënderi (Xh.Durmishi) 16.06.83………DM-400
-Skënderi (Xh.Durmishi)mepostë………..DM-200
-Ibrahim Kelmendit, idhashë në Bruxsel..DM-200
-Ibrahim Kelmendit, me postë në Suedi...DM-350
-Hafiz Gagicës për avokatin, lirimnga burgu, ndihmë..DM-1050
-Shpenzimet për postimin e Zëri i Kosovës, nr.1/83DM--863
-Për ZK nr.2/83 DM--590 Zëri i Kosovës, nr.3/83DM--304
-Një Video Kasetë Syzanës në Tiranë me postë……DM---57
Gjithsej në (DM-11.214)Më 07.07.83. Nagold……DM-11.214
DM-894
Nënshkrimi im (F.Tafallari).

Solidariteti ynë...

Nga të gjithë bashkëkombasit tanë, që punonin e jetonin në mërgim, si dhe shoqëritë e klubet shqiptare u tregua një solidaritet vëllazëror i paparë në ndihmat në të holla, që ofruan për lirimin nga burgu të shtatëmbëdhjetë shokëve tanë, të cilët u burgosën, gjatë një përleshje me armikun më 11.11.1983. në koncertin “Kosovarja Këndon”. Për këtë ngjarje kam shkruar më gjerësisht në librin “Dhimbje Krenare”...













*Këto ndihma në të holla, brenda një kohe të shkurtër, i mora unë, Faridin Tafallari, në atë kohë banues në Haiterbacherstr. 75,7202, Nagold. Po i pasqyroj të dokumentuara këto ndihma në të holla:
-Shaqir Shabani me shok (CH)………16.12.1983…DM-6234;Fr.Zvic.1100
-Shoqëria Hamburgut(Ali Ademi)……14.01.1984..DM-6100
-Klubi Shqiptar “Asim Vokshi” Laussane,..19.12.1983….DM-3740
-Klubi Kosovar, Gjenevë,…………………………………...DM-2867
-Klubi “Kosova” Bilefeld, Xh. Ramabaja,….16.01.1984…DM-2470
-Shoqëria Sindelfingen (S. Koca)……………17.11.1983….DM-2050
-Shoqëria Sindelfingen (M. Rexha)………….19.11.1983….DM-1400
-Klubi “Xheladin Zeqiri” Santgalen (CH)…..10.12.1983….DM-1495
-Shokët Bremeni, M-Z-H-D dhe L.I, ……….14.12.1983…..DM-1200
-Kolë Paloka, ………...10.12.1983…..DM-1170
-Shoqëria Dysseldorf (Qamil Rexhepi)………14.05.1984…..DM-1500
-Shoqëria Leverkusen (H.Sadriu)……………27.04.1984…..DM-1283
-Shoqëria Dysseldorf-Dysburg (I.Qamili)…...29.12.1983…..DM-2000
-Shoqëra Dortmundit, (Q.Kryeziu)………….19.03.1984…..DM--800
-Shoqëria Esslingenit (N.Ramadani)………...05.12.1983…..DM--820
-Shoqëria Ingolstadit (N.Neziri)………………27.02.1984…..DM--760
-Klubi Përparimi Curich (CH)……………….10.12.1984……Frs--660
-Klubi “Ikballe Prishtina”Gjenevë…………..10.12.1983……Frs--500
-Shoqëria nga Sarlauissen (Ismail Hoxha)….17.11.1983……DM-500
-Shoqëria Kölnit, (I. Qamili)…………………..15.05.1984……DM-510
-Shoqëria Dysseldorfit (Il.Zenelji )…………...31.01.1984……DM-500
-D.Dema, Nagold………………………………15.12.1983……DM-300
-Shaip Zeqiri, Tübingen………………………17.12.1983……DM-100

*Ndihmat kanë vazhduar nga shokët tanë, si Selim Koca e
të tjerë. Këtu po jap një radhitje emrash që nga Sindelfingeni:

-Gëzim Ramadani, Svircë-Viti,……….DM-200
-Halit Shabani, Pogragjë-Gjilan,…....DM-100
-Ilmi Ramadani, Sërbicë, ……………DM-100
-Qazim Kajtazi, Baksit-Sërbicë,……..DM--50
-Mevlud Zenullahu, Bujanovcë,……..DM--50
-Ruzhdi Toska, Likovë-Sërbicë,……...DM-100
-Skënder Feka, Sodllar-Kamenicë,…..DM-100
-Enver Ramadani, Svircë-Viti,………..DM--50
-Sami Ramadani,Viti,…………………DM--50
-Bajrush Halimi, Vali,…………………DM--50

*...Këto ndihma në të holla, të cilat janë të dokumentuara më poshtë u mblodhën nga Kola në autobus,kur ne po udhëtonim, për të marrë pjesë në demonstrate, në Bruxsel-Belgjikë, nga shokët pjesëmarrës si vijon:

Jusuf Prokshi,..DM-100.....Ramit Tafallari DM-50……Xhaferi DM-100
Shoku…………DM—50….Tefik Kallaba….DM-.50……Kolë P. DM-100
Avdullahi……..DM—50….Sadiku………….DM-50…….Jetishi DM-50
Hashimi……….DM--50…..Rexhepi………...DM-50……..Pajaziti DM-20
Hajredini……...DM—50….Nikollë……….....DM-50
KolëMerturi…..DM—50…..Ismaili…………DM-20……..Tefiku.B.DM-50 Hasimi………...DM—20….Shaip………….. DM-20……..Hasani DM-20
H.Krasniqi……DM---2010..Marku…………DM-50.
***

*Edhe ky grup shokësh bashkatdhetarë, ka dhënë ndihma në të holla për lirimin e shokëve nga burgu-Shtutgart:(ai që nuk ka dashur me emër e mbiemë është deklaruar shoku i bacit Selim)

Mustaf Bajraktari,……DM-500,……Shoku i bacit Selim DM-500
Shoku i Selimit,……….DM-50……...Shoku i Selimit DM-50
Hysen Komogllava,…..DM-50

***
Bashkatdhetarët tanë, që punojnë e jetojnë në qytetin e Nagoldit dhe përreth tij, kanë ndihmuar në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavinë e atëhershme me ndihma materiale dhe me DM...
Meqë unë posedoj disa nga dokumentet origjinale, por edhe në kopje të këtyre ndihmave e pashë të arsyeshme që, të publikojë disa syresh, për tua bërë me dije atyre, të interesuarëve se, ç’bëri Mërgata-Diaspora- Shqiptare për vendin dhe popullin e saj. Po e filloj me FALENDERIMIN e ATDHETARIT ADEM DEMAÇI, për ndihmën tonë në të holla, në DM:

ADEM DEMAÇI FALENDERIM

Vëllezër të dashur!
Ndihmën, që e solli Azem Halili e mora dhe e ndava, aty ku ma morri mendja se, është më së miri. Në emër të të gjithëve ju falenderoj nga zemra














*1. Salih Salihu-Podujevë…..DM-500…4. Hilmi Ramadani-Gjilan...DM-500
2. Nezir Myrta-Meqë Stag…DM500...5.Berat Luzha-f.Begracë…….DM-500
3. Zenel Beqiri-Dmoc-Deqan DM 500.6. Islam Murtezi-FushëKosovë. DM500
Ju falem nderit shumë. Gjithmonë juaji: Adem Demaçi, Dhjetor, 1990. Prishtinë.













*“Adem DEMAÇI Për Popullin,-Populli Për Adem Demaçin Nr.3945”
Ademi i tha popullit:“Shtëpia jote është Kosova.” !
Populli ia kthen Ademit:“Urdhëro në Shtëpinë Tënde, në Kosovë!”

*Ndihma në të holla, për ndërtimin e shtëpisë së Adem Demaçit.
Shuma e të hollave-100 DM.Shuma në shkronja, Njëqind Marka.
Pjesëmarrësi në ndërtimin e shtëpisë së Adem Demaçit.
Emri dhe mbiemri: Faridin Tafallari.

KËSHILLI NAGOLD Më 25.06.1991
*Ndihma Selajdin Ajvazit 1.370 + 400=1770 DM
1. Ali Duraku…………DM-50………18. Rrustem Bajraktaraj…DM-50
2. Nasip Zeqiri………..DM-100……..19. Halil Kasolli…………...DM-20
3. Ibrahim Kryeziu…...DM-20………20. Nexhmedin Zylfallari…DM-20
4. Ruzhdi Sejdiu………DM-20………21. Sahit Sahiti…………….DM-20
5. Ali Nuhiu…………...DM-40………22. Qamil Duraku…………DM-20
6. Sefer Gashi…………DM-50………23. Mehdi Duraku…………DM-20
7. Faridin Tafallari…..DM-50……….24. Begzad Duraku…………DM-50
8. Qemajl Haxhillari…DM-50……….25. Muhamet Bajraktari…..DM-50
9. Nexhmi Halimi…….DM-50……….26. Sadik Tafallari…………DM-10
10. Imer Bajraktari…..DM-50……….27. Canë Krasniqi…………..DM-40
11. Sokol Dobraj……..DM-50………..28. Rizah Hoxha……………DM-50
12. Isa Demi Fr.-……...DM-10………..29. Reshat Kurtaj………….DM-100
13. Vezir Kelmendi…..DM-50………..30. Ahmet Muharremi……..DM-100
14. Zebil Pireci………..DM-150………31.Beqir Ahmetaj………….DM-100
15. Haki Shala………...DM-50……….32. Maliq Kurtaj…………….DM-100
16. Zymer Morina……DM-50……......33. Muharrem Dallaveraj…..DM-100
17. Avdi Morina……..DM-50VULA e Nëndegës B-W. Aktivi Nagold-
Nënshkrimii pranuesit: Selajdin Ajvazi-22.06 91 Nagold

(VIJON...)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 51 vizitorë
Lexuar: 2,426 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi