Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letër grrithëse
Publikuar më 29 janar, 2015 në orën 17:49 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dita fillon me zgjimin. Ditë e zgjim në i thënçin. Duke braktisur shtratin. Ora mund të jetë nëntë, dhjetë, më herët, më vonë. Hap derën, e para pragut merr tri letra. Njëra është fatura e rrymës. Tjetra letër reklamuese e njërit prej supermarketeve të mëdhenj. Një letër tjetër informuese nga komuna për regjistrimin e pronës.
Faturën e lëmë diku në ndonjë dollap dhe vazhdojmë me komentimin e saj. E me dy letrat tjera bëj dy aeroplanë dhe loja me ta fillon. Kushedi se kush mund të nxjerr jashtë mureve, një zile a një thirrje telefonike a një ftesë nga facebooku. Vazhdojmë me ecje, a ndeja të (pa)planifikuara si pjesëtarë të këtij mozaiku që pos tjerash me dy fjalë mund ta quajmë: tollovi kaotike. Fjalë, fjalë, vetëm fjalë çfryese e psherëtima vullkanike. Me pak fjalë neveria është e gjallë e po lulëzon si kurrë më parë . Orë të tëra nëpër kafene, pranë ekraneve të televizioneve, kompjuterëve, telefonëve, herë herë sytë në ndonjë gazetë a libër. Copra ngjarjesh, ankimesh, lajmesh, kronikash, serialesh, thëniesh, fotosh e motosh qarkullojnë kokave e qenieve tona dhe gjaku na është përzier me to. I përdorim ndejë pas ndeje, bisedë pas bisede…Ç’të bësh e ç’të bëjmë? Mbase ky është roli i spektatorëve që s’kanë gjë në dorë përpos asaj që iu ofrohet. Sytë përtej dritareve shohin një grumbull pensionistësh para degës së një banke…Eh, ç’pritje të gjata burokratike…Vjen përsëri një kohë kur shqyrton mundësinë për t’ia dërguar një letër vetvetes. Kjo mund të bëhet lehtë nëse ke dy adresa në email. Mund ta shkruani dhe në letër dhe ta lexoni me zë a pa të. Dhe çohesh e merr një copë të tepruar letër grrithëse në shpajz dhe kësaj cope letre i jep edhe kuptim figurativ…

Dhe ditët rrjedhin, jeta vazhdon, ikje autobusësh nga Kosova, lëvizje, fjalë, protesta. Realiteti hedh valle. Kërkohet shteg për kaosin, shteg për status quonë…

Blerim Rrecaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 398 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi