Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PARTIA PËR PROSPERITET DEMOKRATIK
Publikuar më 29 janar, 2015 në orën 18:12 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Partia për Prosperitet Demokratik me befasi e priti lajmin e botuar në mjetet e informacionit publik për dorëhjekjen e kryetares së saj të posazgjedhur zonjës Teuta Llalla.
PPD konsideron se një akt i tillë, pa nevojë i përshpejtuar dhe i padebatuar në organet e partisë, i dëshpron delegatët e Kongresit të VI-të të cilët një javë më parë me zell ia dhanë asaj besimin ta drejtojë këtë parti në betejat e ardhëshme politike gjë që e dëshmon papërvojën e saj politike.Një veprim i tillë i pamatur dhe i dëmshëm për partinë dhe për veten e saj me siguri se i vërteton mossukseset e ecejakjes se saj të deritashme politike herë në USHT, herë në PDSH,herë në BDI e PPD dhe se fatkeqsisht paraqet një zgjidhje jo të qëlluar kadrovike për partinë.

PPD e kupton gjendjen psikike në të cilën është gjetur zonja Llalla nga presionet e njëpasnjëshme të bashkëshoriti të saj dhe atë e konsideron si viktimë politike të tij. Ajo e ka pasur tepër rëndë pas ultimatumit telefonik të bashkëshortit të saj nga selia e partisë të zgjedhë midis dy të këqiave: “Ose..ose”. Besimi i delegatëve dhënë asaj në këtë rast ka qenë kurbani që kryetarja e ka dhënë për “ose” më pak të keqe. Kështu kryetarja i solli dëmë partisë por nuk e la pa dëmtuar edhe vetëveten! Na vjen keq që ajo nuk e pati durimin të presë deri ditën e shtunë ditë për të cilën e mori obligimin të thërret konsultime në nivel të kryesisë së ngushtë dhe aty ti shpalosë planet e saja të dirigjuara nga brenda dhe jashtë dëmtuese për partinë.
Zonja Llalla nën dirigjimin e tutorit të saj, (“kryetarit alternativ” i cili nëpër kafenetë e Tetovës filloi të bëjë lista kadrovike para kohe) e nisi javën mbrapsht në PPD: e këndoi bismillah-in mbrapsht. Në vend që ajo të ulet në kabinetin e saj në PPD dhe të pres vizita e urime nuk shkeli fare aty dhe kur shkeli e shkreti. Anëtarsia e PPD-së ka pritur që ajo në takimin e parë me bashkëpartiakët e saj ta shpalosë vizionin e saj politik si të ecë më tej partia. Por atë tutori e paska ngarkuar me mision tjetër: të sheh tinëzisht, me bisht të syrit ku janë vulat, ku janë verbalet duke qenë injorante se ato në çdo parti i mban sekretari teknik. Madje në komunikatën e saj ajo me pafytyrë don ti baltosë edhe njerëzit të cilët janë më meritorit për emrimin e saj për kryetarë dhe të cilëve u thurrte lavde publike, njërëzit të cilët ia shkruajtën fjalimet, deklaratat, intervistat, njerëzit të cilët ate e ngriten deri në qiell! Ajo nga dëshira e madhe për tu bërë kryetare nuk e dëgjoi apo nuk deshi të dijë se partia në Kongresi votoi Komsionin mbikqyrës detyra e të cilit është ta mbikqyrë punën e organeve të partisë dhe të sjellë vendime obligative për të gjitha organet e partisë dhe akuzat t’ia parashtrojë këtij organi por u vu në rolin e hetuesit, Atë që e ka shkruar në tekstin e dorëhjekjes që, supozojmë se mund t’ia ketë shkruar dikush, do ta ketë tepër vështirë ta arsyetojë para organeve kompetente.
PPD nuk do ti komentojë akuzat e saja për shërbimet sekrete sepse ka shumë për të thënë në këtë lëmi, por do të veprojë atje ku duhet.
Në fund PPD e falenderon zonjën Llalla për kontributin e saj si zëdhënëse e PPD-së dhe shpreh keqardhjen e saj se Zonja Llalla në vend që të shkojë kah ujet, ( “sic itur ad astra” kanë thënë latinët) me jointelegjencën e saj dhe kokën e huaj, e futi kokën thellë në baltë!

Zyra për informim e PPD-së

Tetovë, më 29. janar 2014

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 487 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi