Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përse Abdullah Prapahtica duhet me qenë në krye të AKI-ut!?
Publikuar më 29 janar, 2015 në orën 23:58 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në javën që shkoi dha dorëheqje Drejtori i AIK-ut! Kaluan disa vite qe u themelua AKI-u, por puna e këtij Shërbimi nuk u shqua as njëherë për të mirë! Për AKI-un u fole vetëm kur ishte fjala për skandale!
Dihet botërisht se kudo në bote Shërbimet Informative të Zbulimit janë truri i çdo shteti.

Shtet janë te forta nëse i kanë Shërbimet Informative të Zbulimit te forta, dhe anasjelltas!
Kur pas luftes dëgjova se kush udhëheq me SHIK-un pyeta për profesionin e tij. Me treguan dhe e pash se SHIK-u kurrë nuk mundet te bëhet shërbim informativ kombëtar. Ashtu doli! SHIK-u kurrë nuk u morr me punët e Shërbimit Informative Kombëtar të Zbulimit.
SHIK-u u be shërbim informativ partiak! Mirëpo, me që PFDK ishte në pushtet, ky shërbim u akomodua brenda pushteti lokal dhe republikan, kryesisht duke u koncentrua ne vjeljen e parave nga bizneset shtetëror dhe private përmes të tenderëve shumë të errëta!
Duke qen se PDK ishte ne pushtet ne kohen shpalljes se pavarësie nga Beogradi dhe te varësisë nga Brukseli, edhe SHIK-u ishte nen hijen e këtij pushteti. Kjo ndikoi qe SHIK-u te luan role vendimtar ne themelimin e AIK-ut duke i vendos ne krye te saj kuadrot e dobëta dhe te dëgjueshme për SHIK-un!
Kjo u be me qellim qe SHIK-u te vazhdoi punën e vet duke e vu para vetes AIK-un si një trampolinë mashtruese që fare nuk vepron! Kështu AIKU-t ju besua vetëm një detyre: qe te merret me islamistët ekstremist shqiptar me porosi prej qendrave të huaja te spiunazhit.
AIK-u ju imponua një Ligj për AIK-un me te cilin AIK-ut i ndalohej të merrej me punën e vet kryesore në drejtim të mbrojtjes se Kombit dhe Atdheut nga aktivitet e spiunazhit te shërbimeve të huaj në vendin ton dhe jashtë vendit ton kunder vendit ton! Emërimi i kuadrit kryesor u vendos ne ambasada te huaja për te ju shërbyer shërbimeve të huaja te spiunazhit, si hafije vendore kunder shqiptarëve!
Kjo ilustron më se miri pse ne Republikën e Kosovës mbretëron një gjendje kaotike ku tera shërbimet e huaja veproj lirshëm sepse nuk ka kush tua bllokon rrugën dhe rrjetet e tyre te spiunazhit ne venin ton! E elaborova temën e AIK-ut nga aspekti i kuadrit dhe nga aspekti juridik!
Edhe nga aspekti hierarkik AIK-u ju ka kufizua edhe veprimi në fushen e kundërzbulimit, sepse si ka me kontrollua AIK-u veprimtarin eventuale destruktive te Kryeministrit dhe te Qeverise se tij , kur Drejtori i AIK-ut emërohet dhe përgjigjet para Kryeministrit për punën e vet!
Kjo dëshmon se ish Drejtori Bashkim Smakaj ka qen një marionetë diletante që ka veprua si forme pa esencë! Pra, ai dhe AIK-u kanë qen vetëm luaj prej shterpori! Ndërsa SHIK-u ka veprua si ka pas nevojë PDK-ja për te! Unë do te e përshëndetsha edhe ne këtë rast punën e SHIK-it sikur SHIK-u këtë te e kishte be për interesa kombetare e jo për interesa të ngushta partiake!
Emërimi për Drejtor Policie të një djali të një Oficeri të ish Shërbimit të Sigurimit Shtetëror ne kohen kur u vra Enver Zymberi, emërimi për Drejtor te AIK-ut te një amatori qe nuk e dinte se çka është detyra e tij, emërimi ne një kohe për Ministër e zv. Ministër te Punëve te brendshme të dy mjekëve me profesion nga qeveria e liderit të PDK, dëshmon se kreu i kësaj qeverie qëllimisht nuk e ka angazhua Abdullah Prapashticen dhe kuadrot tjera profesionale ne as njërën prej këtyre detyrave, sepse nuk ka pas interes qe institucionet shtetërore te sigurisë te kenë ne krye te tyre profesionsit te dëshmuar për ndershmëri dhe për patriotizëm! Sepse ky profil i kuadrove profesioniste do te bllokonin tera rrugët e manipulimeve kriminale për pasurimin e paligjshëm dhe për rrezikimin e interesave nacionale!
Jam i bindur plotësisht se në Kosovë ma shumë se Abdullah Prapashtica as kush nuk e meriton të jetë në krye të institucionit me rëndësi të veçantë si është AIK-u. Abdullah Prapashtica është i përgatitur profesionalisht, kombtarisht, moralisht dhe ka përvojën luftes dyzetvjeçare me armiqtë fqinje sllav edhe ne fushen u zbulimit , edhe ne fushën e luftes politike e ne tera drejtimet tjera! Mbi të gjitha është njeri që e meriton, duke pasur parasysh që as një herë nuk pushojë veprimtaria e tij në realizimin e aspiratave kombëtare.

Skënder Ibishi

Prishtine, me 28. 01. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 698 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi