Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROJEKTI KOMBËTAR "TREPÇA" PËR NDALJEN E SHPËRNGULJES SË SHQIPTARËVE
Publikuar më 30 janar, 2015 në orën 00:22 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Populli ka marrë ikën, po rrezikohet pa kthyeshëm e tashmja dhe e ardhmja jonë.
Vetevetiu kjo plagë nuk ndalet, duhet një projekt serioz, gjithëpërfshirës ku të merr pjese i gjithë populli, si parakusht i domosdoshëm për shpëtim.
Kurrë më parë sikurse tani, janë bërë bashk "miq" e anmiq, "shqipëtar" e ndërkombtar, për ta qitur fare(zhdukur pa zhurmë) kombin më të vjetër-SHQIPËTARËT!
A e dini pse?
Vetëm e vetëm për të na i marr pasuritë dhe pozitën tonë gjeostrategjike,
që na i ka dhuruar vetë natyra.
I dojnë, këto pasuri dhe këte pozitë, e jo neve, andaj po bashkëpunojnë të gjithë, haptas dhe fshehtas që të na heqin qafe.
Ne duke ikur, po e ndihmojmë dhe po e realizojmë vetë, projektin e tyre ogurzi!
Si mendoni ju të dashur bashkatëdhetarë gjithë ku jeni?
Po të mos ishte vendi yne i një rëndësie tepër të veqantë, a do të interesohej e tër bota për te, dje dhe sot?!
Jemi vendi më i pasur i globit me popullin më të varfër, sepse të pasurit donë të na i marrin pasuritë, e ne pastaj disa që mbeten të punojnë vetëm si rrogtar, ashtu si na kan dashur gjithëmon.
Vetëm, Trepça dhe Obiliqi, i garantojnë siguri dhe mirëqenje popullit tonë, pa i llogaritur pasuritë tjera gjithëkombtare, ujore, diellore, fushore, pyje, kullota, toka pune gjithandej, minerale nga të gjitha llojet(Krom, Bakër etj), det, lumenjë me shumë hidrocentrale(prijmë në Europë për kokë banori), liqejë, naftë, gazë,..., e çka na mungon?!

Trepça dhe Obiliqi(xehja dhe thëngjilli), garantues 100% të projektit
Cili mund të jetë projekti i shpëtimit ?
Ç'do projekt kalon nëpër disa faza kryesore,
1. Qëllimi
2. Projekti dhe analiza
3. Parapërgatitja e projektit
4. Realizimi
5. Mbyllja

1. Qëllimi
Ndalja e shpërnguljes, kthimi i besimit, vullnetit dhe sigurisë për të jetuar në vendin e vetë.
Nga ky qëllim duhet të nisemi të gjithë, sepse është interes kombëtar
Nëse ndonjë pakicë (qoftë politike apo tjetër) se përkrah, përjashtohet nga projekti kombëtar.

2. Projekti dhe analiza
Paraqet bazën e qëllimit,icili për rastin konkretë është krijimi i bazës së sigurtë që popullit t'ia heq nga koka nevojën e ikjes nga vendi.
Në rastin tonë, si pikë fillestare e sigurtë e projektit, janë gjigandët tanë industrial: Trepça dhe Obiliqi, me përbërësit e tyre, që garantojnë 100% sukse, për dy arsy themelore:
• Ua njofim fuqinë(potencialin) dhe
• Për më tepër, sepse jan pasuri të dhuruara nga natyra për popullin dhe i takojnë vetëm atij, askujt tjetër, kjo do të thotë se s'do të duhej të dilnin pengesa subjektive.

3. Parapërgatitja e projektit
Kur jemi njohur me projektin e ndaljes së shpërnguljes, që si bazë ka: Trepçën dhe Obiliqin, zbërthejm faktorët kryesor, brenda projektit që janë më të lehtë dhe të shpejtë për tu realizuar.

4. Realizimi i projektit
Nga përbërësit e projektit , komponenta e parë që mund të filloi së realizuari dhe që jep rezultate shumë të shpejta praktike është :

a) Furnizimi i popullit me thëngjill falas nga bazeni i thëngjillit.

Derisa zhvillimi i vendit të hyjë në binarë normalë dhe populli të stabilizohet, shpirtërishtë, ekonomikishtë dhe politikishtë, të nxirret ligj shtetërorë fuqiplotë , që populli në përgjithësi, të furnizohet me lëndë djegëse (thëngjill) falas, secili që ka nevojë, aq sa ka, pa as një procedurë byrokratike.
Të vuhet në funksion një vijë furnizimi vetëm për popullin, është pasuri e tija, e as kujt tjetër.

b) Trepça:

Nuk paraqet asfar problemi, është duke punuar, nevojitet vetëm rritja e numrit të punëtorëve dhe përmirësimi i teknologjisë, që nuk kushton pa përballueshëm.
Sigurishtë që ka edhe investues nga jashtë që jan të interesuar për te.

c) Obiliqi:

S'mundet të kalohet me një hapë ngritja e TC 2.000MWh , sepse ka nevojë për më tepër, por edhe realizon shumë më tepër, por, me një analizim dhe organizim të mirë, të potencialit mbarë kombtar, arrihet pa problem edhe kjo.
Detalet dhe mundësitë, sigurishtë që duhen analizuar.

Çka do të arrihet me këte projekt?-qëllimi i projektit,

Vetëm ky projekt me bazë këto dy gjigante, me një organizim normal, për interesa të popullit, sigurojnë lehtë: rrethë 300€/muaj të adhura për familje 4 anëtarëshe, në formë ndihmash, pa llogaritur fuqinë punëtore të punësuar në to dhe familjet e tyre.

Si do të arriheshin të realizoheshin këta dy hapa?
Ja një analizë aq sa e thjeshtë, po aq e lehtë për tu realizuar, vetëm për mundësitë e Trepçës dhe Obiliqit:
Trepça në kompleksin e saj, pa pjesën veriore ka realizuar pa problem vazhdimishtë në të kaluarën, rrethë 500Mil.€ të hyra vjetore, sipas qmimeve në tregun ndërkombtar të metaleve, vetëm me industri nxjerrëse, pa llogaritur ate përpunuese.
Do të mund të ndërtohen pa ndonjë problem, 2000MWh fuqi instaluese në TC-Kosova, kushtojnë rrethë 2 Miliardë ($), thëngjill kemi për 100 shekuj të paktën, vetëm në bazë të rezervave, pa llogaritur resurset që mund të jenë edhe shumë më tepër.

2000MWh x24 orë x 140 €/MWh(qmimi i rrymës në tregun ndërkombtar)=6.72Mil€/24orë
6.72Mil€ x 300ditë/vit(të paktën) =2,02 Miliardë/vit
2,02 Miliard€ Rryma + 500Milion€ Trepça = 2. 5 Miliard€
-50% shpenzime: prodhimi, mirëmbajtje, paga punëtorësh etj = 1.25Miliard€, të paktën fitim i pastërt vjetor
Nëse llogarisim rrethë 1.5 mil. banorë në Kosovë që s'kan të ardhura:
1.25Miliard/ 1.5 mil. Banorë = 830€/banor & vit ose 70€ /muaj, nga toka e vetë(pasuria e vetë).
Nje Familje e pa punë 4 anëtarëshe, do të mund të përfitoi rrethë 300€/muaj.
Kjo është kështu, si e cekëm më sipër pa llogaritur mundësitë tjera të shumta që ofron hapësira jonë kombtare.
Këto vetëm sa do ta rrisnin mirëqenjen dhe do ta shkarkonin ekonominë nga ngarkesa e këtij kontigjenti 1.5 mil. të pa punë (sa u morë si shifër e përafërt për analizë).
Vetëm kët dy hapa, krejtësishtë dhe lehtësishtë të mundshëm, do ta ndalnin 100% ikjen e popullit jashtë atëdheut(atyre që ikun nga s'kamja).
Kjo mbetet aktualishtë plaga më e rëndë kombtare (e pa shërueshme),
ndalja e saj ndërsa, do të jetë fitorja mbi këte plagë(ardhmëria e kombit).


Nga do të mund të vihej në jetë ky projekt?
Projektet serioze, nuk mbesin as një herë të pa realizuara.
Arkimedi ka thënë:
"sikur ta gjeja një pikë mbështetëse ku ta mbështesë llozin(skelen), do mund ta lëviz
Tokën.
Unë po them:
Po të hiqen pengesat artificiale politike, ka shumë bashkëmendimtarë, njohës shumë të mirë të këtyre lëmive ndër ne, që mund ta marrim përsipër, pa as një mëdyshje, realizimin e këtij projekti.
Me popullin, dhe për popullin, nuk ka projekt të vështirë dhe të pa realizuar.
Pa popullin dhe kundër tijë, edhe projekti për një kotec pulash, s'mund të realizohet.
Fundja për këto hapa që po flasim, e që janë vendimtarë për ekzistencën e kombit, kanë mundur qysh kohë, të arrihen suksese të mjaftueshme, e që të mos vijmë në këte gjendje të rëndë!(ka mundur qysh kohë të realizohej ky projekt).
Shifni si:
Po të derdheshin mjetet e derdhura në lloq dhe në gjepa hajdutësh dhe burokratësh kombëtarë dhe të huaj (duke rrasur popullin dhe vendin borgj deri ne fyt), për të ashtuquejturën "rrugë e kombit" (e Sërbisë), tani do i kishim 2.000MWh fuqi instaluese në TC Kosova, do kishim Trepçën plotësishtë në funksion, me të paktën 20mi të punësuar (gjithësejt) dhe qindra mijëra familje të siguruara.
Sa rrugët kombëtare dhe ndërkombëtare, do të mund të bëheshin pastaj me këta hapa zhvillimorë, dhe ç'far do të mundej t'i ofrohej tregut kombëtar dhe ndërkombëtar me zhvillimin që do të pasonte?! këte mendojeni ju vetë, nuk e keni vështirë ta dini.
"Rruga e kombit" për interesa të gjithanëshme të Serbisë, e qiti kombin rrugëve të botës, duke ikur nga vendi më i pasur i globit, se s'kanë ç'farë të hanë!!!

Por populli thotë:"Më mirë vonë se kurrë"
Për të i'a dalë projektit TREPÇA ka mundësi reale.

Në vazhdim një njoftim publikë për një përpjekje të suksesëshme, për projektin Trepça disa vite më parë, por fatëkeqësisht të pa sukses
Në vitin 2010, me kërkesë kolegiale të strukturave udhëheqëse të Trepçës, që mundësishtë ta gjejmë ndonjë firmë Gjermane për shitjen e Koncentratit dikund rrethë(60.000 ton.Pb & Zink ate kohë) dhe bashkëpunim afatgjatë, kolegu im Inxh. Xhafer Murseli dhe unë Abdullah Begolli, që të dytë më herët të punësuar në Trepçë, pas hulumtimeve dhe me ndihmën e miqëve Gjerman, arritëm ta kontaktojmë, një kompani (Gjermane-Amerikane-Angleze), me bazë në Gjermani dhe kemi biseduar për 3-4 orë në Frankfurt, mbi bazën e të dhënave origjinale, që na i kishte dërguar vetë udhëheqja e Trepçës.
Gjatë bisedimeve ne u njoftuam nga udhëheqja e kompanisë, se ata i dinin në detale të gjitha të dhënat mbi prodhimin në Trepçë, me përbërësit e kualitetit, ngase ata edhe ishin duke marr koncentratin nga Trepça përmes sërbisë.
Porë me dëshirë që ta ndihmojnë Kosovën, pasi që ishin të njoftuar mirë me zhvillimet, shprehën gatishmërinë, që koncentratin ta marrin drejtëpërsëdrejti nga Kosova, me qmimet e tregut“bursës“ ndërkombtare, duke u pajtuar s'bashku, për të caktuar portin e Durrësit si vend mbushjeje të anijeve transportuese, me destinim portin ndërkombëtar „Antwerpen“-Belgjikë, pasi qe të gjithë ishim të vetëdijshëm, për pengesat që i bënë srbija, për transport hekurudhor përmes teritorit të saj.
Pra diskutohej mundësishtë për gjithëçka, në mënyrë që marrëveshja të mund të funksionalizohet.
Të dy palët ishim të një mendjeje, për një marëveshje korrekte, që do të ishte në funksion të një bashkpunimi të sinqertë dhe të shëndoshë, në interes të popullit tonë (jo grupeve mafioze), me as më të voglën mundësi keqëpërdorimi nga kushdo qoftë, duke garantuar sipas nevojës organet kompetente shtetërore të të dy vendeve.
Ata u pajtuan gjithashtu, që ta bënin një vizitë në Kosovë, me qëllim njohjen për së afërmi me strukturat udhëheqëse të Trepçës dhe të Kosovës, si dhe për të parë mundësinë e diskutuar në takim, për ngritjen e një shkrietorjeje të re në pronësi të Trepçës , pasi qe u informuan se shkrietorja e vjetër në Zvecan ishte uzurpuar nga sërbia.
U njoftua udhëheqja e Trepçës me rezultatin e bisedimeve, ju pëlqeu qmimi i ofruar e tj. por për „arsye“ të pa "njohura" për ne, marrëveshja nuk shkoi më tutje.
Ndoshta sepse do të fitonte Kosova dhe populli e jo individ në pozitat „udhëheqëse“ në Kosovë.
Më von u muar veshë se sërbija e merrte si gjithëherë metalin e Trepçës.
Kush ja kishte mundësuar dhe ja mundëson srbisë këto përparësi, në gjithë hapësirën tonë kombtare, pas një gjenocidi mbi shekullorë mbi popullin dhe vendin tonë?!, besojmë se këte pyetje do ta gjejnë protestat gjithë popullore në mbrojtje të dinjitetit, pasurive kombëtare dhe integritetit teritorial të vendit tonë, të përkrahur nga opinioni përparimtarë demokratike botërore.
Përveq kësaj kemi pasur kontakte dhe bisedime edhe me RWE, ABB e ndonjë tjetër që gjithashtu kan pasur ato kohë interesim bashkëpunimi në baza interesash të dy anëshme me vendin tonë, në fushën e energjetikës, por gjithashtu, kan mbetur vetëm dëshira.
Kjo s'do të thotë dhe s'duhet kuptohet kurrsesi nga kusho dhe kurdo, se bazë e zhvillimit është investimi i huaj! përkundrazi, baza gjithëmonë dhe gjithëkund gjendet në vendin që investohet, në të kundërtën s'ka sukses.
Siguri mbi siguri, garancion mbi garancion, për zhvillimin tonë vetanak, është populli yne punëdashës, i ditur dhe i ngritur, me të gjitha llojet e kuadrove, krejtë të reja, në të gjitha kontinentet, që duhet të ftohen publikishtë nga vendi i origjinës për punë-bashkëpunuese, dhe duhet të ftohen pa u vonurë!, sepse shumica nga këto kuadra janë të reja në moshë dhe largimi fizikë nga vendlindja për kohë të gjatë, e sjellë edhe humbjen e interesimit me pasojë asimilimin.
Është baza jonë e fuqishme natyrore ekonomike, që sa të ketë jetë, do të na përcjellë, nëse dijmë ta ruajmë, në të kundërtën do t'i vijnë të tjerë dalazotës.
Mbajeni mend mirë, nese ju dhimbset vendi dhe vetja: me këto ikje, kombi s'mundet kurrsesi të ekzistoië!
Realizimi i projektit TREPÇA, do të jetë parakusht i mbijetesës dhe zhvillimit të mëtejmë të Kosovës në veqanti dhe popullit shqiptarë në përgjithësi.

Abdullah Begolli

Inxh. i Dipl. i Termoenergjetikës
Energiemanager
Solarteur

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 677 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi