Z. Blushi!
Për faktin që Albini s´ka tani kohë të merret me "Benët e Vogël", Ty dhe atyre,-po iu përgjigjem ca unë, mërgimtari që, "boll" po kam kohë të merrem me lojërat politike dhe jo politike të "Benushëve të Vegjël"!!!
1. Ke shkruar: "Albini, nuk din të bëjë llogari"- po z, Blushi- këtu, ke drejt! Albini nuk pyet për çmimin e lirisë!!!
2. Ke shkruar: Albini vrapon pas pushtetit në rrugë,-sa pak e paske njohur atdhetarin Albin Kurti- tregon vet ky keqkuptim nga ana jote mor z Ben!
Albini, po vrapon edhe pse "po rrëzohet", herë-herë, për të shpëtuar Kosovën dhe Viset tjera shqiptare nga lukunia që po iu vërsulen atyre , qarqet reaksionare përkrahëse të Serbisë dhe më tej..., dhe ato "mike ndërkombëtar!
3. Ke shkruar: "Albini i dhunshëm"!!! -paske shkruar një "mrekulli të 8-të" të botës mor, Beni I Vogël në politikë...!!!
-Të gjithë opinioni dje e pa si u maltretua Albini nga milicia pro-fashiste e Isë-Hashim-Jabllanoviqit e drjetuar nga Shpend Maxhuni, i cili është biri i ish-udbash-it, Enver Maxhuni; babai i tij, mua që po i shkruaj këto radhë -për 8 orë pa ndalë, më ka maltretuar mua demonstruesin për lirinë Kosovës dhe RIBASHKIMIN SAJ ME NËNËN SHQIPËRI; në dimrin e vitit 1981, bashkë me shumë të tjerë shqipfolës, sahanlëpirës të Serbisë në burgun e Mitrovicës!
-Pra, ti z, Blushi i ke shkruar për nge...,-nga salloni i ngrohtë Albinit:
pse nuk i mbrojte demonstruesit e rrahur nga kjo milici pro-kolaboracioniste dhe pro-fashiste "kosovare" me dirigjimet e Serbisë-dhe Euro-Rusisë putiniane.
4. Dhe, përfundimisht po të të them ca miqësisht sikur të të kisha përballë:
-Mos e sulmo pa-arsyeshëm, pa-argumente,-pa-logjikshëm me narcizëm të theksuar, birin e devotshëm të Kosovës Kreshnike,-sepse, narcisët si ti,jo rrallëherë përfundojnë të dështuar në qëndrimet e tyre të qullura;-mos u bë vasal i askujt për kurrfarë interesash partiake, lideruce,apo galuce personale...
-Mos e sulmoni kot, Drajfusin Shqiptar, GJENERALIN E IDEVE PËRPARIMTARE PËR ARDHËRINË E NDRITUR SHQIPTARE!
-MOS E SULMONI KOT, MBROJËSIN MË TË FLAKTË TË LIRISË,
IDEALISTIN E VËRTETË, TË MADHIN, ALBIN KURTI!
5. "Shqiptari 99 herë nëse rrëzohet, të 100 herë duhet të ngrihet"!
(Petro Nini Luarasi).
28 Janar. 2015
|