Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PSE KRYEMINISTRI LEJOI TË ESKALOJ SITUATA NË AKTE TË SHËMTUARA MES POLICISË DHE PROTESTUESVE TË PAFAJSHËM...?
Publikuar më 01 shkurt, 2015 në orën 15:30 ( ) Mustafë Krasniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Kosovën e lodhur po shpërfillet gjithçka në saje të pandërgjegjshmërisë, karrierizmit, apo të dyfytyrësisë së atyre që popullit ia sollën mjerimin, qoftë në atë politik apo ekonomik. Duke u nisur nga ky element dhe vijimësia e politikës së tyre shterpe e populliste, në fakt po pëson populli dhe ndershmëria, kultura dhe imagjinata për ta gëzuar jetën e lirë në shtetin e lirë, në shtetin që i siguron qytetarit të saj të drejtën e jetës pa brenga, punësim, kulturë, vlerë dhe siguri e mos fyerje.

Me këto vështirësi të jetës së përditshme të mjerimit që po ballafaqohet popullata viteve të fundit, sikur ju ka shtuar edhe një barrë tjetër më e rëndë, ajo e ikjes dhe e fyerjes. Fyerja nga një banditët klasik i instrumentalizuar dhe i inspiruar nga politika fashiste e kriminale e Beogradit, e për fat të keq që edhe është i rëndësishëm në krye të qeverisë së republikës së Kosovës, pas kryeministrit. Ky banditi në radhë të parë jo vetëm që fyente nënat shqiptare, po me këtë fyerje fyente tërë kombin shqiptar, madje dhe prek varrën e ndjeshme të popullit që ende kullon dhimbje. E, për këtë fyerje që bëri zëvendës kryeministri, djali i shokut të kryeministrit, nënave shqiptare, nuk u tha të paktën asnjë vërejtje nga kabineti i kryeministrit, e lere më nga kryeministri i cili nuk qan fortë kokën për këto fyerje, sepse është rritur dhe frymëzuar, e i idealizuar për të qenë vegël e atyre që gjithmonë ishin dhe mbetën kundër shqiptarëve, pikërisht i serbëve.
Duke mos u marr me kryeministrin dhe Jabllanoviçin , banditin e porositur nga Beogradi, po ndalem tek protestat të cilat kishin një synim të qartë dhe mbi të gjitha të arsyeshme, e të ligjshme për të protestuar. Andaj që përmes kësaj proteste për të arritur qëllimin e ndëshkimit të Jabllanoviçit dhe në anën tjetër për t’i thënë Beogradit se Trepça ka zot që i del në mbrojtje, sikur dhe ngritjen e ndërgjegjes se populli është zot i kësaj toke edhe atëherë kur qeveria e saj rrëshqet në ujërat e turbullta, qoftë për qëllimet e saja të ultë apo të mos aftësisë për të drejtuar ashtu si duhej.
Ky kaos politik po që se do të kishte ndodhë me ndonjë politikan Gjerman që ta mohonte holokausin ndaj hebrenjve dhe t’i fyente nënat e hebrenjve, do të lind pyetja se si do të kishte vepruar qeveria dhe parlamenti Gjerman? Padyshim se kundër kësaj vepre fyese jo vetëm që do t’i kishin kërkuar dorëheqje po edhe do t’i kishin kërkuar nga drejtësia që të dënohej me ligjin për fyerje dhe urrejtje.
Ndërsa tek ne, në Kosovë, kjo jo vetëm që nuk dënohet por me ngulëm kërkohet mbrojtja e jashtëligjshme, sikur që është rasti i Jabllanoviçit. Nga ky bandit nuk është fyerja e parë që del nga epshet e shfrenuara të tij, por është një vazhdimësi fyerjeve që i bëhet Republikën së Kosovës, me fyerjen e famshme të këtij fashisti “Kosovë e Metohi”.

Protestuesit dhe policia me akte të shëmtuara

Protesta thua se kishte arritur qëllimin e idealizuar për atë të cilën ishte angazhuar, madje deri në fund kishte edhe një fije shpresë se kjo do të jetë një zë përçues deri te largimi i Jabllanoviçit, po pse dhe jo të Isa Mustafës i cili nuk bëri përpjekje që të thoshte të paktën për nënat shqiptare që u fyen, se nëse Jabllanoviçin nuk mundem ta shkarkojmë do të jap dorëheqje vet.
Ndërsa në anën tjetër skenat dhe rrjedhja e protestës ishte pak sa e habitshme dhe na bëri të mendojmë se këta protestues dhe polic kujt po i shërbejnë? Kërkesave të zëshme që edhe ishin zë i popullit, apo dëshirës së dikujt... për t’i ushqyer apetitet e veta dhe ato të Beogradit?
Dhuna dhe aktet tjera në raport me policinë dhe protestuesit ishin më tepër se sa fyerje, ku një policë e godet demonstruesin pse po kërkon të drejtën tënde dhe timen? Ndërsa në anën tjetër protestuesi e godet me gurë policinë pse më ke dalë në rrugë e nuk më len për të protestuar i lirë? Për të gjithë këto katrahura nuk është fajtor as polici dhe as protestuesi, po vet qeveria e cili nuk ka vizon dhe guxim të qartë ndaj përgjegjësive që i takojnë. E, nga tërë kjo skenë e dhimbshme dhe fyese për popullin që bijtë e saj në mes veti po grushtohen, përplasën deri me lëndime të rënda do i shkoi në dobi vetëm atyre që do të fitojnë të nder dhe të atyre që do ta tenderojnë, e në veçanti Beogradit. Në fund e tëra kjo do t’i kushtoi në kurriz të popullit, ashtu edhe të lodhur, duke mos e arsyetuar as ultimatumi prej 15 minutash, që të largohen policia nga mburoja, ky ultimatum ishte më tepër një papjekuri e organizatorëve nga fakti se policia ishin në detyrë dhe prisnin urdhra nga shefi i tyre i dirigjuar nga ministrit, kryeministrit, apo dikush tjetër. Ky ultimatum jo vetëm që ishte një ultimatum i gabuar, po do të ishte edhe më i tmerrshëm nëse policia do të kishte përfillur, nga fakti se në turmë mund të kesh edhe të atillë që dirigjohen nga të tjerët, që dhe lehtë do të kishte dalë nga qëllimi fisnik i organizatorëve, e për fat të keq pamë edhe grupin prej 100 vetave që hidhnin gur dhe gjë sendeve të rënda sikur edhe ajo që me shishe mollotovi të sulmohet policia e pafajshme, madje të shkatërrohet sheshi, kur dihej se në kohën e paraardhësit të Isës dhe në Kohën e Ises ky shesh u rregullua dhe u rirregulluar me lekun e qytetarit, e për këtë dihet se kush ka përfituar... Madje duke i parë këto skena të çuditshme, ato të policisë që pa kontroll shfryheshin mbi protestuesit, pse kërkonin shkarkimin e një banditit dhe në anën tjetër pse kërkonin që Trepça të jetë nën mbikëqyrjen e shtetit.

Kjo të bënë të mendosh se kujt po i shërbejnë këto skena?

Gjë që realisht këto skena i shërbejnë vetëm Beogradit dhe jetëgjatësisë së Isës. Kurse prononcimi i Isës jo vetëm që ishte injorante po më tepër ishte nxitëse për të provokuar popullin dhe kërkesat e arsyeshme të tyre, kur dihej se Isa ka aftësi që të dredhë e të zhdredhë në kurriz të popullit.
Pra, shkarkimi i Jabllanoviçit dhe kërkesa për Trepçën janë kërkesa që duhet të realizohet me të gjitha format demokratike, dhe protesta paqësore. Krahas kësaj kërkese duhet të shtohet edhe kërkesa tjetër që kjo kërkesë t’i drejtohet kuvendit të Kosovës që ligji për fyerje të vihej në funksion të ligjit dhe të respektohet nga ekzekutivi, po ashtu edhe për asetet tjera të rëndësishme të Republikës së Kosovës. Populli mjaftë është torturuar me premtime e gënjeshtra, si fakt janë edhe ato pasuri të pakta që i mbetën shtetit tonë u keqpërdorën deri në atë mas sa të mbetet populli pa punë dhe vullnet për të jetuar në shtetin e vet, që për të kishte dhënë përpos djersës dhe mundin dhe atë më të shtrenjtën gjakun e bijave dhe bijve të saj.
A nuk është fyerje nga kryeministër i marrëveshjes të sillej si gangster me fatin e popullit, kur dihej se kush ishte dhe kush është, nga fakti se nga u bë ky dhe të tjerët milioner?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mustafë Krasniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 569 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi