Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LB: Të ndërpritet financimi i jashtëligjshëm i Listës Serbe
Publikuar më 04 shkurt, 2015 në orën 19:03 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me vendimin e datës 13.1.2015 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që nga Buxhetit i Republikës së Kosovës, përmes Fondit për Mbështetjen e Subjekteve Politike, Listës Serbe t’i ndaj buxhet për vitin 2015 në lartësi prej 315.000.00 Euro. Ky vendim parqet shkelje flagrante të Ligjit Nr.03/L-174, ligj për financimin e subjekteve politike, përkatësisht nenit 9 të këtij ligji; gjithashtu paraqet shkelje të Ligjit Nr.03/L-073, ligj për zgjedhjet e përgjithshme, përkatësisht nenit 19, pika 1 dhe 2 të këtij ligji, si dhe shkelje të Rregullores Nr.01/2008 të KQZ-së, përkatësisht neni 2, pika 2.4 të kësaj rregulloreje.

Lista Serbe përmes kësaj forme të shkeljes së ligjit nga Buxheti i Kosovës për mandatin katërvjeçar do të përfitojë 1.260.000.00 Euro.

Lista Serbe është certifikuar për zgjedhjet e përgjithshme 2014, por ajo nuk është regjistruar si subjekt politik, sepse nuk e njeh Republikën e Kosovës e as institucionet e simbolet e saj.

Kur t’i shtohen kësaj veprimet politike të Listës Serbe kundër Kosovës dhe pavarësisë së saj, atëherë ky shpërdorim i Buxhetit të Kosovës vjen e bëhet edhe i rrezikshëm politikisht.

Andaj, Lëvizja për Bashkim kërkon nga KQZ-ja që ta rishqyrtojë vendimin e datës 13.1.2015, vendim ky për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për Financimin e Subjekteve Politike dhe ta marrë vendimin meritor, në përputhje me ligjet në fuqi, - ta largojë Listën Serbe, si Nismë Qytetare, nga Regjistri i Partive Politike, ku ka hy jashtë çdo procedure ligjore, e, rrjedhimisht, t’ia ndërpres financimin e paligjshëm.

Në të kundërtën, ftojmë Prokurorinë e Kosovës që me urgjencë t’i hetojë këto shkelje të ligjit dhe t’i konstatojë motivet e vërteta të këtij shpërdorimi të Buxhetit të Republikës së Kosovës.

Lëvizja për Bashkim

Prishtinë,
4.1.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 615 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi