Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
URIM ME SHUMĖ KUPTIME
Publikuar më 05 shkurt, 2015 nė orėn 19:09 ( ) Beqir Elshani | Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kėshtu po e nisi tregimin pėr urimin e festave me shumė kuptime: “Gėzuar festat e fundvitit”, ose “Organizata Punuese… Ju uron Festat e Fundvitit!”, nė vend se tė thuhet konkretisht “Urime Krishtlindjet! dhe Gėzuar Vitin e Ri!”, urime qė zakonisht shkruhen anglisht dhe nė gjuhėt e ndryshme nė Europė. Nė anėn tjetėr “Urime festat e fundvitit”, sipas ndėrtimit sintaksor ėshtė fjali mungesore dhe e paqartė pėr qytetarėt, sepse mungojnė dy urime: e para fetare dhe e dyta tradicionale. Festa tradicionale e Vitit tė Ri ėshtė festė ndėrkombėtare qė pa dallime fetare e besimi festohet nė mbarė botėn, po bie viktimė pėr shkak tė festės fetare tė krishtlindjeve qė festohet mė 24 dhe 25 dhjetor.

Pikėrisht nė televizionin suedez nuk figuron togfjalėshi me shumė kuptime “Festat e Fundvitit“, qysh nė fillim tė dhjetorit urojnė dy festat edhe Krishtlindjet, edhe Vitin e Ri, mirėpo fill pas pėrfundimit tė kėrshėndellave urojnė vetėm Vitin e Ri. Mua aspak nuk do tė mė vinte mirė po tė mė uronte ndonjė mik “Gėzuar Festat e Fundvitit!”, nė vend se tė urohet “Gėzuar Vitin e Ri!”, sidomos pas kalimit tė kremtes sė kėrshėndellave. Kjo do tė ishte sikur qytetarit t'i urohen rrobat e reja, duke pėrfshirė setrėn, pantallonat dhe kėmishėn, gjė qė nuk ėshtė aspak etike. Sido qė tė jetė, festa e krishtlindjeve ėshtė festė krishtere nė fund tė vitit, por edhe e vetmja festė fetare nė muajin dhjetor, kurse festa ndėrkombėtare e Vitit tė Ri gjendet nė fillim tė vitit pasues, apo ditėn e parė e tė dytė dth. mė 1 e 2 janar, jo mė 31 dhjetor, ashtu siē ėshtė 1 e 2 maj Dita e Klasės Punėtore, pėr tė cilėn nuk thuhet Festa Punėtore nė fund tė muajit prill, por nė fillim tė muajit maj. Prandaj pėr nga ditėt e festimit aspak nuk kanė ndryshim Festa e Vitit tė Ri dhe Festa e Njė Majit. Tekembramja, mė 31 dhjetor nė mbarė botėn ėshtė ditė pune, tė gjithė qytetarėt vlojnė pėr furnizim shtėpiak, kurse tė nesėrmen dhe tė pasnesėrmen (mė 1 e 2 janar) ėshtė ditė feste, prandaj tė gjitha institucionet, fabrikat dhe shitoret mbyllen, kurse numri i autobusėve pėr bartjen e udhėtarėve zvogėlohet. Pėrveē kėsaj, fishekzaret e shumėngjyrta festive shpėrthejnė pikėrisht kur akrepat e orės pėrputhen nė mesnatė. Prandaj, atė ēka nuk e kanė bėrė popujt tjerė tė kulturuar nė Europė e nė botė, tė mos e bėjnė as shtypi e televizioni shqiptar, sepse edhe ashtu shqiptarėt janė nė tri konfeksione fetare myslimane, katolike dhe ortodokse.
Nė anėn tjetėr, urime pėr festat e nėntorit e ka arsyen, sepse ditėt e ēlirimit tė trojeve shqiptare gjenden pikėrisht nė muajin nėntor dhe pėrfundojnė mė 28 e 29 nėntor, qė ėshtė Dita e Flamurit Kombėtar dhe Dita e Ēlirimit tė Shqipėrisė. Megjithatė edhe nė kėtė rast, sipas traditės dhe kulturės sė gjuhės letrare, parapėlqehet tė pėmenden festat kombėtare, edhe Dita e Flamurit Kombėtar edhe Dita e Ēlirimit tė Shqipėrisė, sepse pėr tė dyja rastet ėshtė derdhur gjak: e para pėr Pavarėsine Kombėtare tė Shqipėrisė nga pushtuesi turk, dhe e dyta nga fashizmi gjerman e italian. Pikėrisht sot mbarė populli shqiptar po e feston Ditėn e Flamurit Kombėtar tė ngritur nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912, megjithatė shqiptarėt e mbetur jashtė Shqipėrisė administrative ende vazhdojnė tė luftojnė pėr ēlirimin dhe bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė Shqipėrinė Natyrale. Dihet, Flamuri Kombėtar Shqiptar me shqiponjėn dykrenore nuk ėshtė flamur i pushtimit tė tokave tė huaja, por ėshtė flamur i ēlirimit dhe bashkimit tė tokave shqiptare tė pushtuar nga fqinjėt tanė sllavė e grek.

Suedi, Janar 2015

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,378 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zgjerohet Mėsimi Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe n...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:03
„Njė njeri, i cili nuk i pėrket kombit tė tij, nuk i pėrket as njerėzimit“ Hugo Wolf Mėsuesja Fahrije Basha, nė bashkėpunim me prindėrit shqiptarė,...
FILLIMI I VITIT SHKOLLOR NĖ LANDIN E BAVARISĖ...
E dielė, 24 shtator 2017 - 18:10
Bashkėkombės-mėrgimtarė, biznese dhe shoqata, Kėshilli pėr Mėsimin Plotėsues nė Gjuhėn Shqipe e sheh tė obliguar t’ju informojė se, nė landin e Bavarisė ...
DĖSHMI TĖ VEPRIMTARISĖ SĖ MĖRGATĖS SHQIPTARE ...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 00:30
Fjalė nė pėrurimin e dy vėllimeve tė revistės Thesar kombėtar i mėrgatės shqiptare nė Suedi, 7 e 8, organ i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe tė Artistėve Shqi...
Disa konsiderata pėr shkrimtarin Bedri Tahri ...
E hėnė, 18 shtator 2017 - 22:03
Ajo se ēfarė vėrehet e konstatohet lehtėsisht nė Shqipėri dhe Kosovė nė kėto kohė moderne dhe tė pėrshpejtuara pasi qė tashmė duken dhe kanė dalė nė sipėrf...
Poezi satirike - TI, BAL, QĖ JE TOPALL…
E dielė, 17 shtator 2017 - 19:15
.
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi