Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FARIDIN TAFALLARI: PĖR KOHĖN E ARTĖ... (XII)
Publikuar më 06 shkurt, 2015 nė orėn 01:28 ( ) Faridin Tafallari | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
PJESA E DYMBĖDHJETĖ)

FARIDIN TAFALLARI

KUJTIMET E VEPRIMTARISĖ SIME DHE SHOKĖVE TĖ MI, QĖ NĖ MOSHĖN E RINISĖ SĖ HERESHME, VEPRIMTARI ATDHETARE, E NISUR QĖ NGA VENDLINDJA DHE DUKE VAZHDUAR NĖ MĖRGIM, KONTAKTET ME BASHKĖVEPRIMTARE, KORRESPONDENCA IME ME RĖNDĖSI TĖ VEĒANTĖ, ME TĖ MADHIN JUSUF GĖRVALLA DHETĖTJERĖT...

…E PO DHE ANA E ARTĖ E KA EDHE ANĖN E ERRĖT!? DHE AS KĖSAJ NUK DO T’I SHMANGEM PA E THĖNĖ TĖ VĖRTETĖN, EDHE PSE E VĖRTETA QENKA GJĖJA MĖ E HIDHURĖ SE ĒDO GJĖ TJETĖR, POR ĖSHTĖ E VĖRTETĖ DHE DO TA THEM, ASHTU SIĒ KA QENĖ!!!
…JETA VAZHDON E BOTA NUK KA FUND…!? NDAJ E MIRA DHE E KEQJA ĖSHTĖ NJĖ DOMOSDOSHMĖRI, E CILA KĖRKON TĖ THUHET E TĖ PARAQITET E VĖRTETĖ DHE VETĖM E VĖRTETĖ, REALE, QĖ T’JU SHERBEJĖ BREZAVE TĖ ARDHSHĖM! SEPSE, PO E THEM ME KEQARDHJE TĖ MADHE, MADJE ME DHĖMBJE NĖ SHPIRT QĖ, GJATĖ LUFTĖS SĖ UĒK-SĖ, ISHIM TĖ BASHKUAR, TĖ LIDHUR FORT ME NJĖRI TJETRIN, PĖR LIRINĖ E PAVARĖSINĖ E DĖSHIRUAR…POR PAS LUFTĖS Ē’NDODHI??! PĖRSĖRI U PĖRĒAMĖ! DHE ĒDO DITĖ PO BĖHEMI “KASHTĖ E KOQE”, SI E THOTĖ POPULLI FJALĖN E URTĖ…KJO U BĖ E PO BĖHET SIDOMOS NGA INDIVIDĖT ME PUSHTET DHE RRETHIN E TYRE TĖ NGUSHTĖ E FAREFISNOR, PĖR INTERESA VETJAKE NĖ KURRIZ TĖ POPULLIT!?
NDAJ SOT NĖ KOSOVĖ, DIKUSH HA ME LUGĖ TĖ ARTĖ E DIKUSH TJETĖR PRANĖ TIJ, JETON I ZHYTUR NĖ VARFĖRI TĖ TEJSKAJSHME, AQ SA I MUNGON BUKA…BUKA E GOJĖS…!!!
”BUKĖN E PĖRDITSHME FALNA O ZOT”SHKRUANTE I MADHI MIGJEN…VALLĖ KOSOVA IME PO PĖRJETON KOHĖN E MIGJENIT??!

“LIBRAT JANĖ PASURI, TRASHEGIMI DINJITOZE
PĖR BREZAT” (Volter)

Edhe nė mesin tonė ka pasur xhelozira dhe inate, qė dukeshin nė sjelljet e shokėve, tė cilat nuk ishin nė realitet ashtu si dukeshin nė sipėrfaqe…!? Por mua kjo nuk mė pengonte, sepse unė kisha idealin tim, pikėpamjet dhe mendimet e mia, ndaj vazhdoja t’i qėndroja besnik punės dhe veprimtarisė sime, duke e ditur fort mirė se, e kisha dhe e kam pėr obligim tė veproja pėr ēėshtjen madhore tė popullit dhe kombit tim, i cili ishte i okupuar dhe vuante nėn thundrėn e egėr serbosllavo-fashiste. A kishte vallė gjė mė tė rėndė se kjo, qė tė bėheshe skllav i sllavit serbo-jugosllavė.!!! Prandaj, pėr shokėt e mi, shumė herė bėja sikur nuk kuptoja asgjė nga ato, qė dukeshin. Vazhdoja mė tutje, i pėrkushtuar nė rrugėn e qėllimit tim, pėr ku isha nisur…
Ato dukuri filluan tė dukeshin qė kur u formua dega e Lidhjes Demokratike nė Gjermani-Shtutgart, sidomos qė kur lindi LDK-ja, dhe partia pėr “Prosperitet Demokratik” pėr Baden-Wyrtemberg. Nė degėn e LDK-sė u zgjodh kryetar Hafiz Gagica, kurse nė degėn e partisė pėr “Prosperitet Demokratik” u emėrua Nami Ramadani, qė tė dy ish-bashkėveprimtarė tė Jusuf Gėrvallės.
Por sikur kėto dy parti vėrtet tė ishin demokratike dhe mos tė ishin tė brumosura nė kuzhinat e Beogradit, por ja qė rrėnjėt e LDK-sė, ishin nė Beograd dhe degėt sundonin mbi Kosovė dhe trojet etnike shqiptare nė atė tė quajturėn Jugosllavi dhe ai qėllim ishte dhe akoma po vazhdon tė jetė me kėtė projekt, i cili ishte studiuar me shumė interes me mjeshtrit mė antishqiptare nė Beograd…Nė kohėn e Millosheviēit u ngrit populli pėr tė kėrkuar mė shumė tė drejta nga ato pak qė i kishin nėn thundrėn serbosllave…Po kur kjo shkoj aq larg, sidomos pas pranverės sė vitit 1981, ku edhe pse kėto demonstrata u pritėn me plumba dhe tanke ato nuk u trembėn,nuk u ndalėn por vazhduan. Kjo fuqi u pa mirė se nuk do tė ndalej, por do tė vazhdonte se, kishte vetėm dy rrugė, tė cilat ishin ose dorėzim e mjerim, ose “O liri, O vdekje”, dhe kjo qe rruga mė e ndershme pėr atdhetarėt patriotė dhe pėr mbarė popullin shqiptar liridashės!…Por edhe armiku kishte planifikuar mirė e me shumė dhelpėri, duke bėrė planet e tij tė mbrapshta qė, edhe neve tė na gėnjente pėr tė satėn here!?
Kėshtu qė i gjeti njerėzit, tė cilėt ishin shėrbėtorė besnikė tė tij, si Ibrahim Rugova, Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja e tė tjerė, qė ishin nė atė kohė nėpėr institucionet kyēe tė Kosovės dhe i lejoi qė, ata tė formonin kėtė LDK-kakėn, me tė cilėn do t’i ēorientonin shqiptarėt qė, ta harronin “Republikėn e Kosovės”, duke i kėnaqur me njė demokraci “rugoviane”!?!…Dhe kjo LDKaka e Rugovės, sikur shumė “patriotė”, qė ishin tė luhatur, iu pėlqeu se, ishte shumė mė e kollajshme…dhe e pėrqafuan me kėnaqėsi!? Madje pati edhe nga ata, qė dikur ishin me Jusuf Gėrvallėn dhe tash u bėnė me Rugovėn dhe LDKakėn e tij…!!!
Po ėshtė shumė vėrtetė dhe e faktuar se, kryesisht ata, qė nė kohėn e Jusuf Gėrvallės, ishin aktivistė tė dalluar dhe guximtarė dhe po kėta i dolėn nė ballė edhe LDK-ės…Por ama edhe pse ndodhi kėshtu, asesi nuk duhej tė harrohej e kaluara!!!…Sepse ato, qė i kishin bėrė gjatė aktiviteteve, nė organizatėn ilegale tė LNĒKVSHJ, nė tė cilėn kishim vepruar sė toku, nuk duheshin nėnēmuar nė asnjė mėnyrė!!! Ato, qė i bėre deri dje me shumė vetmohim e tash tė kthehesh kundėr tyre, do tė thotė tė kthehesh kundėr vetvetes, kundėr idealit tėnd!!!
Dhe nė kėto veprime tek Hafiz Gagica, Nami Ramadani, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, qė ishin shokėt e afėrt tė Jusuf Gėrvallės, filluan tė dukeshin qė, ata e kishin pėrqafuar qė nė fillim “Lidhjen Demokratike tė Kosovės”, pra LDK-nė, duke e harruar dhe pėrbuzur tė kaluarėn!? Qė kėtu filloi tė tregohej hapur, sepse kėta e panė qė, LDK i mblodhi tė gjithė ata, qė deri dje, por dhe sot ende janė me shokun Tito dhe nė “Lidhjen Demokratike tė Kosovės”, e cila i futi qė tė gjithė nė njė thes bash ashtu, siē e thonė nė njė humor Leci, Cima dhe Qumili, humoristėt tanė tė talentuar se, LDK i mblodhi si Kombai tė gjithė ata, ēka i kishte pėrpara…!?.
...Njė ditė nėntori tė vitit 2003, po udhėtoja pėr nė Heilbronn me shokėt e mi, Nami Ramadani dhe Murat Kryeziu.Qė tė tre ishim shokė mėrgimi, aktivistė, shokė e bashkėveprimtarė tė Jusuf Gėrvallės, tė pandarė kurrė nga njėri tjetri, duke e vazhduar aktivitetin pėr njė kohė edhe gjatė ndryshimive politike, siē u bė reformimi nga ish-organizatat ilegale dhe qė jemi edhe sot…por sot e dimė mirė se cilėt jemi e ku jemi…
LDK, kjo pjellė e lindur nė kuzhinat e Beogradit, me njerėz qė dihen mirė se, cilėt ishin ata, bile ai kryesori, siē e thash mė lart ishte “historiani” shkrimtari Jusuf Buxhovi, dhe disa “pejgamberė” tė tjerė!? Pra kjo pjellė shumė shpejt u pėrhap nė mbarė Kosovėn.
Ne, si shokė qė kishim qenė, vazhdonim tė merrnim pjesė nė tubime, aktivitete, demonstrata, aksione si atėhere, kur ishim anėtarė tė “Lėvizjes Nacional Ēlirimtare tė Kosovės dhe Viseve tė tjera Shqiptare nė ish-Jugosllavi”, e udhėhequr nga Jusuf Gėrvalla. Pra edhe tash ne ishim pėrsėri nė krye tė aktiviteteve. Ndaj para se tė niseshim pėr nė Heilbronn, i telefonova edhe Tefik Kallabės, njė shok i yni, aktivist, bashkėveprimtar i hershėm me ne, edhe ai qė nė kohėn e Jusuf Gėrvallės...Ne kishim biseduar nė telefon mė parė me Namiun dhe Muratin tė shkonim sė bashku tek Sadik Ukė Zeneli pėr ngushėllim. I thashė Tefikut se, unė Namiu dhe Murati, do tė shkojmė tek familja e Sadik Ukė Zenelit nė Heilbronn pėr ngushėllim, a po vjen edhe ti tė shkojmė bashkė...Tefiku mu pėrgjigj nė telefon se, nuk mund tė vinte...ishte i sėmurė mbasi kishte lėnduar kėmbėn nė punė...!?
Sadik Ukė Zeneli i ndjerė, ishte njė patriot atdhedashės i ndershėm, qė kishte kontribuar gjatė kohė kėtu nė mėrgim pėr ēlirimin e Kosovės. Mbas luftės, Sadiku kthehet pėr pushime nė vendlindje dhe pėr fatin e tij tė keq, njė ditė prej ditėsh debaton me njė tė afėrmin e tij polic. Por debati u kthye nė njė zėnkė aq tė ashpėr, saqė polici nxjerrė revolen dhe e vret Sadikun!?! Unė nuk e dija nė detaje dhe as me saktėsi se, ēfarė i kishte ndodhur nė tė vėrtetė Sadikut, por mė vinte shumė keq pėr vdekjen e tij tragjike dhe ndjeja njė detyrim moral, njė obligim njerėzor, pėr bashkėkombasin tim, pėr njė atdhetar tė pėrkushtuar, i cili i hapi zemrėn dhe derėn gjithė atyre mėrgimtarėve, qė kontribuan pėr ēėshtjen kombėtare.
...Por Tefik Kallaba, si u pa, mezi kishte pritur ta merrja nė telefon!? Sapo dėgjoi zėrin tim, papritur, duke e ndryshuar temėn e bisedės…filloi tė flasė rreth librit tim, ku pak kohė mė parė ishte botuar libri im i tretė “Zot tė Kėsaj Toke Jemi Ne”...duke mė thėnė se, e ka lexuar, por jo nė tėrėsi...ashtu, shkarazi!?...Dhe kishte renditur nė mėndjen e tij, disa “vėrejtje”, tė “meta” e “gabime”…qė unė i paskam bėrė ato gabime...E ja nisi me diktime se, unė nuk kisha shkruar pėr tė ndjerin Fehmi Aganin, i cili paska qenė nė Rambuje gjatė marrėveshjes pėr Kosovėn... e tė tjera “akuza” fare pa baza!?! Unė, me shumė kujdes, u mundova ta bindja Tefikun, sepse e kisha shok dhe jo shaka dhe kurrėsesi nuk doja tė hidhėrohem me tė, e qoftė larg tė shkėputem, se me Tefikun si dhe shumė shokė tė tjerė kisha bėrė sa e sa kilometra rrugė, sa e sa vizita e ishim angazhuar nė organizimin e demonstratave, qė nga pranvera e kuqe e vitit 1981, nė Kosovė e viset e tjera tė okupuara nėn ish-Jugosllavinė fashiste. Tė dy sė bashku nuk kishim lėnė vend pa iu shkuar bashkatdhetarėve te dera pėr ēdo gjė, qė kėrkohej nga atdheu ynė. Kėshtu qė me Tefikun mė duhej tė tregohesha i durueshėm dhe i qetė nė ato “kritikat” e tij tė kota...Po ai vazhdonte me “akuza”, qė nuk qėndronin aspak ashtu, por po habitesha pėrse ai kėmbėngulte nė tė tijėn...duke vazhduar se, unė nuk kisha shkruar pėr rivarrosjen e Vėllezėrve Gėrvalla dhe tė Kadri Zekės...Po i them, o Tefik, ti nuk e paske lexuar librin, ku nė faqen...nė mėnyrė tė qartė e tė saktė, kam shkruar pėr rivarrimin e shokėve dhe bartjen e eshtrave pėr nė vendlindje!?... O do tė shkruaja unė pėr TĖ MADHIN JUSUF dhe pėr ēdo ēėshtje, qė kishte dhe ka lidhje me VĖLLEZĖRIT GĖRVALLA e KADRI ZEKĖN, si shoku e bashkėveprimtari mė i ngushtė i tyre, o askushi!!!...Po i them o shok, ti nuk e paske lexuar librin... paske rendit vetėm tė “meta” pa asnjė vlerė!?! Por Tefiku vazhdonte nė tė tijėn, duke thėnė, pse e ke nxjerrė emblemėn e AKSH, “Armata Kombėtare Shqiptare” po kjo, po ajo...?! Po i them miqėsisht, o ti shok, e nxorra dhe bėra mirė se, qoftė sot apo mė vonė, Bashkimi do tė ndodhė! Me kėtė emblemė apo me njė tjetėr formė nuk ka rėndėsi, por rėndėsi ka se, njė ditė nuk ka ēare pa shkuar drejt Bashkimit Mbarėkombėtar!!! Dhe kėtė do ta bėjė vetė populli, ndaj emėrtimet nuk kanė rėndėsi...
Pėr mua Tefiku ishte njė shok i mirė dhe njė aktivist i dalluar i orėve tė para, tė cilin e doja dhe e vlerėsoja, prandaj i pėrgjigjesha i matur dhe i qetė se, nuk doja tė hidhėrohesha me kėto ēka mi thoshte vend e pa vend. Por, dikur fillova tė ndjeja nė shpirt njė dhėmbje!?... Eh them, tė tolerosh kur vėrtet je nė gabim s’ka asgjė tė keqe, qė t’i kėrkosh tjetrit falje...por kjo hėėė!? I kthehesha fjalės sė popullit qė, “shok tė vėrtet e ke atė, qė tė ruan edhe kur je nė gabime...” ndaj unė nuk u nguta pėr asnjė fjalė timen, sepse e doja dhe e ruaja Tefikun…
Eh thashė me vete, shokėt e mi, me tė cilėt kisha udhėtuar me mijėra km, nėpėrmes vėshtirėsive e rreziqeve tė kohės, pėr ēėshtjen e madhe kombėtare, pėr Kosovėn e dashur, bashkimin e tė gjitha trojeve stėrgjyshore shqiptare me Shqipėrinė mėmė?! Pse o shokėt e mi bashkėveprimtarė, ē’po ndodh me ju, cila ėshtė arsyeja?! Nė tėrė veprimtarinė time, kisha punuar me ndershmėri dhe korrektesėn mė tė madhe. Sė bashku me familjen time edhe me Tefikun, kemi marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet, si nė protestat, demonstratat, tubimet, kudo si nė Gjermani, Belgjikė, Francė, Hollandė, Austri, Zvicėr, madje duke dhėnė kontribut tė ēmuar edhe nė tė holla!? Duke qenė si pėrgjegjės e organizator, punova me pėrkushtim e pėrgjegjėsi tė madhe, as pėr emėr e as pėr dekorata, as pėr para e as pėr pasuri, por vetėm pėr popull e pėr liri, pra gjithandej nėpėr organizime e protesta nėpėr qytetet e shteteve perėndimore, qė nga marrja e lejeve nė polici e deri tek mbarėvajtja e tyre, deri tek arritja e qėllimit, pėrse bėheshin kėto protesta. Nuk i kisha kėrkuar askujt asnjė pfening apo cent, pėr librat e mi! I kisha paguar personalisht vetė, tė gjitha shpenzimet, sepse nuk doja t’i ngushtoja shokėt pėr librat e mi, kisha kursyer nga djersa ime, pėr tė shkruar e pėr t’i botuar librat e mi! Detyrėn fisnike, qė i vura vetes, pėr shkrimin dhe botimin e librave tė mi, qė pėr mua ėshtė detyrė patriotike, nė shėrbim tė kombit e atdheut, e arrita me shumė mund e sakrifica. Kisha shkrirė mbi 40 vjet tė jetės sime! Kurrė nuk kisha menduar se, kėto libra, qė janė JETA DHE VEPRIMTARIA IME ATDHETARE, ku kishim vepruar sė toku, tek disa “shokė” do tė shiheshin me xhelozi!?...
...Ėshtė e vėrtetė, siē e thashė edhe mė lart qė, edhe ne nuk ishim pa xhelozi pėr njėri tjetrin, po po ka pasur edhe inat edhe xhelozi!? Ato dukeshin nė sjelljet e shokėve se, diēka po i nxiste pėr tė menduar ndryshe dhe jo ashtu si dukej nė sipėrfaqe, jo ashtu si dukej nė pamje. Edhe pse nuk besohet aq lehtė, por kishte edhe mes nesh inate dhe ēfarė inate!? Nuk e kam menduar mė parė se, qė ėshtė xhelozia por me kohėn edhe ato i pashė dhe i pashė te shokėt mė tė mirė, kėshtu i vlerėsoja por edhe vazhdoj t’i vlerėsojė deri sa nuk besojė se ka tė bėjė me ndonjė tradhėti, por ėshtė nė pyetje xhelozia…!? Po bėnim gabime se siē thotė njė fjalė e popullit, aty ku punohet edhe xhelozohet... e kur xhelozohet pėr tė mirė ėshtė pozitive sepse, herė herė edhe shkon nė favor tė mirė, por nė kėtė rast nuk do ta quaja tė mirė. Edhe xhelozia ka brenda saj njė lloj kritike, por kur ėshtė nė tė mirė tė shokut tė shokut tė vėrtetė e nė veēanti, kur jemi pėr njė ēėshtje madhore, qė nuk mund tė tolerohet, apo kur i kalon kufijtė e normales atėhere bėnė edhe kritikė ama tė drejtė e me vend e jo nga inati!!! Kritikėn, kur shoku e ka nga inati apo xhelozia, kuptohet se, nuk mund ta pranosh pėr tė mirė…Pra aq edhe mė e rėndė ėshtė, kur nuk e pret nga shoku yt i afėrt, nga shoku yt i mirė. Pra nuk e kam menduar se, tė tilla “kritika” xhelozie e cmire, do tė kisha nga shokėt, bashkėveprimtarė tė mi e tė pandarė...
...Mė kishin thėnė disa syresh qė, edhe ata do tė shkruanin e do tė botonin libėr!? E nga ata kanė qenė Tefiku, Murati dhe tė tjerė, kam pritur se njė ditė do tė kem fatin qė librin e tyre ta marrė nga vetė dora e tyre, por ja qė fatkeqėsisht deri mė sot nuk ka…!? E kur i dėgjoja shokėt pėr kėtė, me thėnė tė vėrtetėn gėzohesha shumė dhe ua miratoja me shumė dashamirėsi! Ndaj kėto, qė po i dėgjoja, mė befasonin...Dhe po pyesja veten, vallė a jam nė mes tė shokėve, apo ...?!?
…Jemi nė makinė, unė, Nami Ramadani dhe Murat Kryeziu, edhe me kėta tė dy ishim shokė tė pandarė, tė palodhur, pa u shkėputur pėr asnjė moment nga aktivitetet, si nėpėr demonstrata, tubime, diskutime, si nė marrjen e vendimeve, qė duhej tė bėnim ne me shokė tė tjerė mė tė afėrt, pas rėnies sė Jusufit tė Madh…Pra ēdo gjė e bėnim me marrėveshje dhe me mirė kuptim pėr tė mirė tė ēėshtjes mbarėkombėtare, dhe pėr tė vazhduar amanetin e shokėve! Ishte vėrtet kėnaqėsi tė veproje me kėsi shokėsh qė, kurrė nuk ditėn tė lodhen apo tė mėrziten nga gjithė ato aktivitete e tubime, rrugėtime tė gjata e besa ndonjėherė i ngrinim edhe zėrat e “ziheshim” mes vete...”ziheshim” se, si ta bėjmė mė mirė e tė arrinim sukses nė veprimtarinė tonė, por ēdo gjė bėhej pėr tė mirė dhe me shumė qėllime tė mira...Kėshtu inatet tek ne nuk zgjateshin fare, sepse na prisnin shumė punė tė tjera tepėr mė tė rėndėsishme nė rrugėn tonė tė lirisė sė atdheut...Ne ishim shokė tė fjalės, tė punės dhe tė besės... ishim ata qė nuk bėnim gabime tė kėtij lloji sepse, ishim BETUAR pėr IDEALIN E SHENJTĖ! Kurse sot ka ndryshuar, nuk ėshtė ashtu si dikur?! Eh them vall a ndoshta kėshtu e paska demokracia, ani edhe se e rėndon shokun, ani se e ofendon rėndė!?! E hall e hall po them me vete, kėta shokėt siē po shihet, ende nuk i kanė lexuar librat e mi dhe vetėm po xhelezojnė...!?Pėr njė moment mu bė sikur mė nuk isha mė me ata shokė, qė ishim kohė mė parė...Njėri rrinte nė heshtje e here herė mundohej tė thoshte diēka, si t’i leverdiste atij!? E kuptoja dhe e dija, se atij mė shumė i konvenonte tė heshte pėr debatet, qė po bėnim nė makinė…!? Dhe kjo shihej fare qartė, sepse, ai po i aprovonte fjalėt, qė i thoshte tjetri...
Eh si vinė punėt e kohėt, unė nuk e kisha besuar dikur, kur Y.K. mė tha qė, ruhu Faridin nga filani, duke ma thėnė me emėr e mbiemėr,...ti e din si shok tė mirė tėndin, por ai ka ardhur nė konsullatė dhe tė ka spiunuar...!? Po edhe sot e kėsaj dite se di pse nuk e besoj atė qė ai ma tha!? Po si ta besoj, kur me kėta kishim bėrė gjithė ato aktivitete, duke shkuar derė mė derė, nga njėri tek tjetri bashkatdhetar, pėr t’i kėrkuar ndihma, ndihma pėr ēėshtjen e madhe mbarėkombėtare. Por mund ta them fuqishėm se, asqė kisha dėgjuar ndonjėherė pėr kėtė lloj spiunazhi nga kėta shokė...Madje akoma habitem, sesi pati guxim tė ma thoshte kėtė ai Y.K.?!? Eee po ku dyshohej te kėta shokė…, me tė cilėt na lidhi ideali i shenjtė...ne na afroi rreth tij Jusuf Gėrvalla! U bėmė anėtarė tė Lėvizjes sė tij dhe u betuam se, do te jemi besnikė tė idealit dhe ashtu do te mbetemi deri nė vdekje!!!
…Pas ardhjes sė “demokracisė”, para luftės sė UĒK-sė, ky shoku shkonte nė vendlindje nėpėrmes Serbisė, sikur tė mos kishte pasė asgjė me ne shokėt e Jusuf Gėrvallės, me shokėt e aktiviteteve pėr njė dekadė!? Nuk i kėrkonte llogari askush se, ku je, nga vjen e ku shkon!? Shkonte lirshėm, pa i hyrė asnjė therrė nė kėmbė!...Tani gjithnjė e mė shumė po mė afroheshin dhe po i kujtoja fjalėt e JUSUF GĖRVALLĖS, kur mė kėshillonte qė, tė kisha kujdes se, UDB-a titiste ka arritur deri aty, sa tė verė nė dyshim edhe gruan me burrin, pra tė fusė spiunazhin nė mes bashkėshortėve!? Po edhe ky shoku im, qė m’i thoshte tani, nuk ka qenė mė parė kėshtu, por ka ndryshuar qė nga ajo ditė, kur shkeli nė dyert e UDB-sė!!! Dhe dikur po ky edhe mua mė thoshte qė, tė ndalesha sė vepruari, se kisha bėrė boll pėr Kosovėn...dhe tani duhet tė ”pushoja”!?...Eh sa herė kėto porosi “kėshilla”, m’i kishin dhėnė kryeudbashėt Vesel Krasniqi, Asllan Skenderi e tė tjerė derra udbashė, tė cilėt m’i kanė dėrguar kėto porosi merre me mend edhe nėpėrmes vėllezėrve tė mi, Sefidinit dhe Xheladinit, qė tė hiqja dorė nga kėto aktivitete, se pėr ndryshe vėllain tuaj do ta vrasim aty, nė Gjermani, ose do ta sjellim kėtu, nė Kosovė! Sepse, ne nė Gjermani i kemi njerėzit tanė, qė i kryejnė kėto punė...!?!
…Ky mė tregonte, ēfarė i kishin thėnė nė SUP-in e…pėrēka e kishin pyetur disa herė, pikėrisht pėr mua...e kishin pyetur se, a ka shokė, qė mendojnė pėr vrasjen e ndonjė nėnpunėsi tė konsullatės… se, sė shpejti do t’i hapim edhe ne konsullatat tona, dhe i kishin kėrkuar, qė t’i sigurojė ata, duke qenė garanti i tyre…!? Ndonjėherė mė thoshte pėr aktivitetet tona se, po bėjmė punė kot se, kėto punė i kanė tė tjerėt dhe ne sillemi e mundohemi kot e aq mė keq i kishin folur shumė keq edhe pėr tre shokėt tanė qė ata i vranė nė Untergruppenbach nė janarin e vitit 1982…!
...Ai vazhdonte me tė tijėn, gjė qė tė linte tė dyshoje me disa fjalė jo tė kjarta… O shok, i them po unė isha shok i afėrt i Jusufit, ti nuk e di se, sa afėr kam qenė unė, me Xhafer Durmishin, Remzi Ademin, Murat Kryeziun, Nami Ramadani etj! A nuk i qėndruam besnikė JUSUFIT deri sa ishte gjallė, por edhe pas rėnjes sė tij. E kush i rrinte pranė familjes sė Gėrvallajve?! As ti nuk ishe aty ēdo ditė, kurse unė Faridini isha pėr ēdo ditė aty te varret… Unė isha bashkė me familjen time qė, pėr 20 vite u interesova pėr mirėmbajtjen e varreve, qė i vura detyrė se, pėr ēdo stinė tė vitit duheshin pastruar e ndėrruar lulet sipas stinės sė vitit dhe duhej t’i mbillnim e t’i ujisnim karafilat e varreve tė shokėve Jusuf, Kadri dhe Bardhosh dhe kjo bėhej pėr ēdo vit. E pėr tė mos iu mbetur nė hak atyre, qė mė ndihmuan dhe mė shoqėruan ishin tė vetmit Vedat e Sadrije Saliu, bashkėshortėt nga qyteti i bukur i Strugės, me banim afėr Shtutgartit-Walimdorf, dhe unė isha ai, qė pėr ēdo pėrvjetor e merrja lejen pėr demonstratė dhe pėr marshim te varrezat e Bad-Canstadit, nė organet pėrkatėse tė Shtutgartit, pėr demonstrim pėr tė shprehur indinjatėn e thellė, qė kishim nė shpirt, tė cilat i shpėrndanim nėpėr rrugėt kryesore tė Shtutgartit, pėr vrasjen e tre TRIMAVE tanė nga dora gjakatare e udb-sė sė Jugosllavisė titiste. I pari me fėmijėt e mi isha nė vendin Schlös-Platz tė Shtutgartit, ku fillonte demonstrata e ju vinit aty dhe mė gjenit bashkė me familjen time nė acarin e ftohtė tė janarit dhe shumė janarėve, edhe pse ju ishit shumė mė afėr se unė…

*Formula pėr dhėnien e lejes pėr demonstratėn e janarit nė Shtutgart














*Njė nga faturat pėr pagesėn e lejes sė demonstratės nė Shtutgart













*Njė nga faturat pėr rregullimin e varreve tė shokėve, aty ku i blenim gjėrat pėr pagesė, te varret nė Bad-Canstadt-Shtutgart














I bėnim edhe homazhet tek varret e shokėve, nė varrezat e Bad-Canstadit, duke lexuar nga shumė referatet unė Faridin Tafallari, pa u maskuar asnjėherė, por me fytyrė e ballėhapur dhe poezi nga shokė tė tjerė. Aty e bėnim njėzėri edhe Betimin se, kurrė nuk do tė largohemi nga ideali ynė!!! Do tė ndjekim rrugėn Tuaj O TRIMA deri nė arritjen e ēlirimit dhe tė Bashkimit Mbarėkombėtar! Do tė vazhdojmė deri nė ēuarjen e amanetit Tuaj nė vend dhe juve o shokė do tua marrim hakun…!!!
Po cili ore i barte disa herė valixhet e bagazhet, qė nga Untergruppenbachi e nė Nagold e nga Nagoldi nė Vienė, nė Ambasadėn e Shqipėrisė nė Austri, duke udhėtuar me makinė me mijėra km!?

*Faturat e mirėmbajtjeve tė varreve tė shokėve, dy nga janarėt e viteve 1989/91
















*Prane varreve tė bashkshortėrve nga e majtė Suzana me tė bijėn Donikėn, (nė mes) dhe me kunatėn Tushė Gėrvalla, verė 1982, nė Bad-Canstadt















*Varret e shokėve tanė, tė po sa ndėrtuara tė Jusuf e Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri Zeka



























...A isha unė, qė e prita me kėnaqėsi nėnėn Ajshe dhe Tushėn, gruan e Bardhoshit, si dhe Suzanėn, unė e bėra autorizimin dhe ēfarė duhej, pėr bashkėshorten e Bardhoshit pėr ēėshtjen e pensionit. Unė shkoja nga Nagoldi herė nė Shtutgart e herė nė Heilbronn, dhe anasjelltas, kur ti dhe tė tjerėt punonit nė firmat tuaja e ruanit vendet e punės, dhe pushimin qė ta merrnit, kur tė donit, dhe kur ju konvenonte juve, ndėrsa unė e ruaja pushimin, kur i duhej Suzanės e…?! Po pas vrasjes ēfarė u bė me Nuhi Sylejmanin, qė iku dhe e la familjen e Jusufit dhe shokėt e Jusufit!?! Ku rrinte ai, ku u fsheh ai dhe ēfarė bėri e ēfarė bėnė tė tjerėt qė, sot pikėrisht rrahin gjoksin se, na paskan qenė shokė tė Jusufit!!! E ēfarė bėre ti dhe shokėt e tjerė, kėto i di fort mirė, por nuk i thua sepse mungon korrektėsia, mungon respekti...dhe ja kėtu ėshtė xhelozia, inati! Po po kėto janė inatet dhe xhelozitė se, edhe nuk i bėnit por edhe kur i bėn Faridini atėhere xhelozoni!?!…Po po xhelozoni se nuk i mendoni aspak kėto, qė tė gjitha janė bėrė nga Faridini. Prandaj tė them ty e edhe te tjerėve mi rrofsh…bl…edhe tė gjithė ata, qė janė dhe mendojnė si ti!!! A mos vallė tu dukėn pak kėto e edhe shumė tė tjera qė nuk i thashė a…??! Ndaj tė kam thėnė lereni ato prroēka dhe mos iu bashkangjit atyre gėnjeshtrave e mos folė me inate karshi meje se, nuk e kam bėrė as pėr qejfin dhe as inatin tėnd apo edhe tė dikujt e as pėr inat tė askujt!? Por ka qenė e domosdoshme pėr t’u bėrė nga dikushi dhe ai dikushi isha unė, shoku i ngushtė i Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, por isha edhe shoku juaj, Faridin Tafallari, i prita e i pėrcolli disa here jo vetėm nėnėn Ajshe e bashkėshorten e Bardhoshit, Tushėn, si dhe bashkėshorten e Jusufit Suzanėn, por edhe Hysenin e Abdyl Gėrvallėn, tė cilėt papritmas mė erdhėn nė shkurtin e vitit 1985 dhe njė natė, pasi kishin pushuar aq sa ju desh qejfi nė banesėn time, kėrkuan nga unė qė t’i afroja deri nė kufi (jo mė shumė se 300 km. anasjelltas) dhe pas kalimit t’i dėrgoja me makinė deri atje ku ata deshironin, duke mos i harruar kurrė ato rrugė mjaft tė rrezikshme si nga kthesat e mėdha e si nga dėbora nė acarin e ftohtė…t’i kaloja nga Gjermania nė Zvicėr.Atje, nė kufi ku e kishim lėnė takimin, ata shokėt e Lėvizjes u vonuan pėr shkak tė dėborės qė binte dhe rojeve kufitare pėr kalimin e kufijėve Zvicėr-Gjermani-dhe anasjelltas, pra pėr t’i kaluar nė kėmbė mallet…Hysen “burri”, mė thotė mua, athua se unė i kisha marrė me garanci pėr t’i kaluar, “eee baco po qe se na gjen mua dhe Avdylin diēka ti mban pėrgjegjėsi”… dhe akoma pa e pėrfunduar fjalėn shokėt ia behėn dhe ai mbeti si shura nė shi...Ndaj Hyseni edhe Suzana u kthyen me gur kundėr meje, ashtu si e thotė ajo fjala e madhe dhe shumė e vėrtetė e popullit se, unė i prita me bukė e kryp dhe me zemėr tė bardhė, kurse ata mua ma shpėrblyen me gur, duke i harruar tė gjitha ato qė ua bėra me shumė mundim e sakrifica...u kthyen nė mosmirėnjohės e servilė, vetėm e vetėm tė bėjnė karrierė e tė zenė ndonjė karrige me servilizmin e tyre. Ai, sė bashku me Suzanėn, si njerėzisht e moralisht janė tepėr borxhlinj ndaj meje dhe familjes sime, veēanėrisht pėr respektin dashurinė dhe kujdesin e madh tė treguar ndaj tyre dhe familjes sė tyre…Prandaj kurrė nuk kam pėr tua fal shpirtėrisht kėtė, qė i prita me bukė e zemėr, dhe ma kthyen me gur!!!
Kėto janė vetėm pas vrasjes tė Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut! Por unė jam krenar e ballėhapur dhe shumė i lumtur se, isha shok e mik i ngushtė i Jusufit tė Madh dhe i Bardhit e pėr kėta tė tjerėt s’dua t’ja di fare me kėto sjellje kaq shumė tė panjerėzishme dhe aspak miqėsore!!!
...Eh, o shok! A nuk i di ti shumė prej kėtyre gjėrave dhe unė po tė pėrgjigjem edhe ty por edhe atyre, qė nuk i kanė ditur se janė bėrė pėr tė vetmin qėllim...sepse e kam ndjerė si detyrė e obligim dhe seriozisht pėr tė gjitha kėto jam shumė i LUMTUR?! Por ti shkon deri atje sa mė akuzon se, i kam dhėnė krahun PDK e jam kundėr LDKakės!? Po ėshtė shumė e vėrtetė se, ajo LDKaka e rugovititistėve, ka lindur nė Beograd...dhe njerėzit e Beogradit janė ata, tė cilėt janė vetėm shqipfolėsa se, me gjak janė serb e shkuar shkjaut! Po po LDK-nė e kanė gatuar ata nė Beograd dhe pėr kėtė nuk ka dyshim…!
Ta kam thėnė dhe po ta them se, nuk jam nė krahun e LDKakės!!! Por jam edhe kundėr liderėve tė tė gjitha partive se, kanė harruar popullin dhe janė lėshuar pas pasurive, si ai i LDK, i PDK e ai AAK-sė!!!

***
I NDERUAR ZOTI FARIDIN !

Jemi nė prag tė ndrrimit tė motmoteve, prandaj kėtė shkresė e filloj me urimet e mija mė tė pėrzemėrta, GĖZUAR PĖR SHUMĖ VITE, shėndet tė plotė dhe realizim tė dėshirave Juve dhe familjes suaj!
Librin tuaj “Zot tė Kėsaj Toke jemi Ne”, e kam lexuar me shumė vėmendje, pėrveē kėnaqsisė shpirtrore, qė kam ndjer, duke u rikthyer nė vendlindjen time dhe Tuajėn, vend me plotė begati natyrore dhe me njė komunitet tė shumė sakrificave, punėtor, dhe human, por dhe xheloz nė ruajtjen e riteve, tregimeve, veshjeve tipike struzhjane etj; kam zbuluar edhe shume risi. Shkrimet Tuaja kanė nxjerr nė dritė shumė tė pa thėna deri tani, si pėr veprimtaritė individuale, shoqata, fonde, pėr ishqeverinė; ashtu edhe pėr aktivitetin Tuaj tė gjėrė, para gjatė dhe pas lufės sė UĒK-sė, luftė e popullit tė Kosovės.
Dy librat e mėhershėm, dikush i ka quajtur Bibla dhe Kur`an i Diasporės, (krahasim i qėlluar, ndėrsa propozimi im personal ėshtė se kėto tre titujt, celulat e para, veprimtaria dhe herojt e Kosovės nė Diasporė, tė futen si lėndė e veēantė mėsimi nė shkollat e trojeve shqiptare.
Fal aktiviteteve dhe pėrkushtimit tuaj kombėtar, duke rrezikuar bile edhe jetėn. Unė por edhe tėrė struzhjanėt dhe kosovarėt, jemi krenarė qė tė kemi, JE HERO I GJALLĖ nė zemrat e tė gjithėve!
“Fondi i Struzhės” themeluar nė vitet e hershme nga mėrgata struzhjane, me nė krye Ju i Nderuar dhe disa kontribute, sigurisht duke falenderuar edhe gyrbetlitė tanė, sidomos nė vėnjen e Bustit tė heroit tė Kombit Anif Muji, ngritjen e Lapidarit gjė qė ishte edhe obligim moral edhe pse fatkeqsisht, jo i tė gjithė bashkėvendasėve.
I ceku kėto bėmza lokale, jo pėr tė lokalizuar punėn tuaj, qė pėr ato flasin tri libra me plot dėshmi, por mė ka goditur sinqeriteti, realiteti dhe guximi juaj pėr t’I nxjerrė nė dritė emrat e zotrinjėve zemėrligė, qė nė tė shkuarėn po nga ata merrje komplimente dhe lavdrime.
Do tė ndalem pak nė poezinė “Erdha”, ku ėshtė pėrdor njė ritmė pėrplot nostalgji, po citoj: “Erdha, erdha o vendi im i dashur, Ooo sa mė ka marrė malli pėr ty o vend i bukur”.
Frazat e sipėrpėrmendura, lėn tė kuptohet se, sa ju mungonte vendlindja dhe Kosova, gjatė atyre viteve tė mėrgimit.
Pėrmes kėsaj shkrese gjeje dhe mundėsin qė tė ju falenderoj pėr publikimin e artikullit tim tė prillit `99, nė faqen 234 tė librit tuaj”.
“I dėbuan nga Struzha dhe ua vunė zjarrin shtėpive”, si dhe fotografitė e bėra me anėtarėt e Kėshillit Organizativ dhe ato tė ahengut tuaj tė rikthimit nė vendlindje pas njėzet viteve, mė 2 gusht 2002
Duke ju pėrgėzuar pėr tre titujt e sė kaluerės dhe duke dėshiruar qė tė gjeni energji, kohė dhe mundėsi me vazhdimin e titujve tė ri, Ju uroj shėndet tė mira, harmoni nė familje, shėndrrim tė ėndrrave nė realitet, si dhe pension tė rehatshėm.
Ju kėrkoj mirėkuptim pėr ndonjė gabim eventual tė lėshuar padashur…
Me nderime dhe respekt -YsmenPireci-Itali…
E mėrkurė, 28 dhjetor 2005 Ora 21.40
***
BASHKESIA SHQIPTARE NĖ BADEN-WYRTEMBERG TĖ GJERMANISĖ I BĖNĖ KĖRKESĖ RADIO TELEVIZIONIT TĖ KOSOVĖS, PĖR LAJMERIM SE:
ME 19.11.2000, (e diel) duke filluar nė ora 13.00, do tė organizohet DEMONSTRATE me moton. lirimin e tė gjithė tė burgosurve shqiptarė, qė po mbahen nėpėr burgjet famėkeqe tė Serbisė, si dhe pėr informimin e tė zhdukurve. Pra tė informojė se, a janė gjallė dhe ku janė. Andaj Bashkėsia Shqiptare, u bėnė thirrje tė gjithė bashkatdhetarėve dhe tė gjitha klubeve,shoqatave dhe subjekteve politike, qė veprojnė nė Gjermani dhe Europė, qė t’i bashkohen zėrit tė tė gjithė atyre nėnave e motrave nėpėr qytetet e Kosovės,qė janė duke protestuar dhe duke kėrkuar qė bijtė e tyre sa mė parė tė lirohen. Andaj ata janė edhe bijtė tanė dhe mos tė kursehemi nė kėto ditė shumė tė rėnda pėr ne shqiptarėt dhe mėrgimtarėt.
U lutemi atyre, qė kanė vendosur tė marrin pjesė nė demonstratė, mos tė harrojnė qė, me vete tė marrin edhe flamuj kombėtarė dhe fotografitė e tė burgosurve.
Me shumė respekt Faridin Tafallari, kryetar pėr Bashkėsinė Shqiptare, nė landin e Baden-Wyrtembergut- Vula e Bashksisė Shqiptare dhe Nėnshkrimi. Haiterbach, Datė 16.11.2000

P.S. GFAXT 17.11.2000. Unė bisedova nė tel, dhe ia dėrgova tekstin me fax.
RTK Prishtinė, pasi i morra edhe nė telefon 0038138-549073 dhe fax.9075, dhe ua lexova tekstin, ata as nuk e lajmėruan dhe as qė treguan interesim fare…as qė u sollėn mirė…! U treguan shumė arrogantė

“Bota sot” e botuan shumė me rregull dhe as nuk kėrkuan ndonjė pagesė.

“Koha ditore” Tel. 00416-283-2015-fax….2019. Bisedova me Arbenin, ai tha se nuk ka tjetėr arsye, vetėm ēėshtja e shpėrnguljes nga zyra. Arbeni kėrkoj falje.

Ju lutem lajmrone dhe botojeni nesėr e shtunė, me 18.11.2000.
Pėr kėto shpenzime pagova 20 euro, me faturė.

***
Pas luftės sė pėrgjakur, e pėrjetuan tmerrėsisht nga serbo-ēetniko-fashist shqiptarėt pėsuan edhe luftėn psiqike, pas qershorit tė vitit 1999...













*Tanket e ish-jugosllavisė sllavo-fashiste! Me kėtė shenjėn ēfarosėse tė JNA-sė, shumė mjerana shqipfolėsa pa ndjenja kombėtare dikur mburreshin, disa pa e kuptuar fare e disa edhe me qėllim se, e donin Jugosllavinė e shokut Tito. Kėto tri shkronja tė JNA-sė, qė i tetovirnin nė krahėt e tyre he iu thafshin atyre, qė e kanė pasur me qėllim…!JNA!!!
Lufta ēlirimtare e UĒK-sė ju kushtoi shtrenjtė shqiptarėve tė Kosovės.Nė atė kohė, nuk mund tė kuptohej se, ē’lojė do tė bėhej pas kėsaj lufte tė pėrgjakur nė Kosovė!? Ata spiun e ata Udbash qė i shėrbyan pushtuesit serbosllav po ata do ti shėrbenin edhe Unmikut! Tash mė Unmiku po e maltretonte kėtė popull tė shumėvuajtur hiq mė pak se sa vet qė ua bėri serbosllavizmi ēetniko-shovenist…!!!Pas ēlirimit tė Kosovės, ushtarėt u pritėn me buqeta me lule nga populli i rraskapitur, i shpėrndarė ku mundi, i ndarė familjarisht nga dhuna dhe marrja peng e njerėzve tė njė familje, nga forcat mė gjakpirėse e mė fashiste, tė paramilitarėve serbe e ruse. Ē’nuk kishte nė atė ushtri tė ēmendurisė njerėzore, nė Ballkanin e viteve 1998/1999!!! Populli pasi u dėbua me dhunė, me masakrime e vrasje tė shumta, pėrjetoi nė mėnyrėn mė trishtuese, pamje e skena makabre, duke parė njerėzit e tij, qė ja merrnin dhe ja vrisnin paramilitarėt serbė e rusė pėrpara syve, duke garuar me njėritjetrin, pėr tėvrarė sa mė shumė shqiptarė se,pėr kėtė makabritet tė pashėmbullt shpėrbleheshin nga gjeneralėt serbė!?
Hyrja e trupave tė NATO-s u mirėprit nga populli i Kosovės, sepse, nė momentet mė tė rėnda dhe mė tė vėshtira, NATO ju gjend pranė popullit tė Kosovės, duke e shpėtuar nga shfarosja pėrfundimtare e ushtrisė dhe e paramilitarėve serborusė!? NATO i erdhi nė ndihmė popullit dhe UĒK-sė! Edhe sot NATO dėrgon kryeadministratorėt...Dhe ata vinė...e kalojnė afatin... Zėvendėsohen...Ikėn njėri e vjen tjetri...edhe ai qė vjen rishtas ashtu do tė vazhdojė, tė gėnjejė popullin se, “do tė zgjidhet ēėshtja e statusit!?”...E as njeri e as tjetri...ik e eja dhe Kosova vazhdon tė jetė nė varfėrinė e saj!? Papunėsi e madhe! Korrupsioni ka arritur kulmin! Mesa shihet, tė gjithėve tani po u ”pėlqen” (atyre qė ēdo gjė e kanė nė duart e tyre) tė korruptohen dhe pak, mė mirė me thėnė, aspak mė nuk po ju intereson pavarėsimi i plotė i Kosovės, e cila deri mė sot, ėshtė vetėm njė protektorat ndėrkombėtar e asgjė mė tepėr!? Prandaj shumica e popullit sot e ka humbur besimin! Nuk besojnė mė se, kjo lojė zgjati shumė!!! U ndanė tė gjitha republikat e tjera sllave dhe ne ende na mban Evropa me Brukselin dhe Serbinė!?
Ka shumė probleme kyē, pėr tė cilat duhet t’i vemė gishtin kokės, pėr t’i menduar thellė se, ē’ndodh sot realisht nė Kosovė dhe me shqiptarėt e ndarė nė republikat sllave tė ish-Jugosllavisė apo me rininė, ku tė rinjtė nė Kosovė mendojnė pėr tė ikur nga vendi i tyre! Kjo ėshtė dukuria mė e dėmshme dhe mė e rrezikshme pėr popullin tonė dhe Kosovėn!!! Ikja e tė rinjve jashtė dhe martesa e tyre me femra tė huaja ka bėrė qė, vajzat shqiptare tė mbeten pa martuar, beqare tė lashta dhe kjo nuk ėshtė pak, nėse duam tė ruajmė identitetin!!!
Po parlamentarėt e Kosovės? Kuvendarėt tanė janė bėrė si kllounė cirku!? Fjalė e vetėm fjalė, po tė njėjtat fjalė!? Ligjėrata pa mbarim, a thua se, kanė shirit manjetofoni nė gojėt e tyre...pėrsėrisin po tė njėjtat gjėra, pa nxjerrė nė krye asgjė reale pėr popull e Kosovė!? Vetė flasin e vetė dėgjojnė se, askush nuk i dėgjon mė... Edhe kėta fjalėbosha, tok me krerėt e shtetit janė bėrė kukulla tė ndėrkombėtarėve!!! Ashtu si tė mjerė e servilė, pa pikė personaliteti,rrinė urtė e butė e janė bėrė urė e ndėrkombėtarėve, tė kėtyre“miqve” tanė, qė pa pikėn e dyshimit, po veprojnė me Kosovė e shqiptari, sipas “direktivave” tė Serbisė!!!
...Duke parė se, ku ėshtė katandis populli dhe Kosova, gjendjen e vėshtirė sociale dhe ekonomike tė bashkėkombasve tė mi,nė Kosovėn e “ēliruar”, mjeranėt e politikės,qė po e udhėheqin sipas direktivave mafioze “xhvat sa mė shumė pėr vete”,s’ka si mos tė mė bien ndėrmend thėniet e goditura, tepėr tepėr aktuale tė Faik Konicės:
"Ē'besė munt tė ketė Shqipėria prej atdhetarėsh nga interesi, atdhetarė sot, armiq e tradhėtorė e gjakspirės nesėr? Ē'fitim do tė ketė Kombi prej njerėzsh tė blerė, e gati kurdoherė tė shiten, te kush do u japė mė tepėr?"
Para viteve tė 90, e gjithė Jugosllavia e atėhershme ishte kundėr ēdo gjėje shqiptare nė Kosovė dhe nė mbarė trojet etnike si kundėr tė thėnit “jam shqiptar”, kundėr flamurit kuq e zi, gjuhės shqipe, Shqipėrisė,shtetit shqiptar! Mbi tė gjitha kundėr ENVER HOXHES!!! Titistėt udbashė, shqipfpolės, vigjilentė nė kulm tė UDB-sė ishin kudo, vrojtonin e gjurmonin, spiunonin rininė shkollore e studentore, shpifnin pėr kėdo, qytetar, fshatar, intelektual a punėtor, burrė apo grua, vetėm pėr njė fjalė, pėr njė frazė, more pėr njė gėrmė tė njė parrulle tė shkruar diku! Sa shqiptarė tė pafajshėm fare janė burgos e torturuar, pėr njė kėngė popullore atdhetare, pėr njė tė shkruar SHQIP!
Mbas viteve tė 90, pasi ra sistemi komunist, udbashėt e zellshėm, ish-komunistėt e devotshėm tė LKJ sė dikurshme, me vrap kaluan nė LDK!!!Dhe ky gjak i zi, gjak i shprishur shqiptari, e nuhati situatėn! Udbashėt titistė e panė mirė e mirė se, ē’po ndodhte rreth e rrotull dhe tė bindur se, nuk do tu hynte gjemb nė kėmbė, pėr bėmat e tyre tė kahershme, tepėr tė sigurtė nė vetvete, u vėrsulėn si qentė pėr zorrė, kundėr rinisė atdhetare, tė burgosurve politikė, figurave e emrave mė tė pastėr tė LPRK-sė dhe Lėvizjes ilegale,kundėr atdhedashėsve e patriotėve tė vėrtetė, kundėr luftėtarėve tė UĒK-sė e atyre tė Bashkimit Kombėtar!!!
Nė vend qė tė kėrkonin dhe tė kėrkojnė falje, pėr bashkėpunimin e tyre “besnik” me UDB-nė, ata tani e kthyen “gunėn nga fryn era” dhe na u bėnė demokratė, burra tė urtė e tė mirė, paqedashės me serbėt e pinjollėt e tyre!?
Pėr fat kėta zagarė, pėrfituan edhe nga trazirat, qė ndodhėn nė Shqipėri, nė fillimvitet 90! Dhe tė kėnaqur nga kjo situatė kaotike nė Shqipėrinė amė, u vėrsulėn si ujq tė uritur, duke sharė regjimin e Enver Hoxhės, Enver Hoxhėn dhe Shqipėrinė, sepse nė kėtė mėnyrė, fshihnin edhe krimet e tyre, qė kishin bėrė nė Kosovė dhe viset shqiptare nėn ish-Jugosllavi, vite e vite me radhė!? Kriminelėt titistė propogandonin nėpėr tubime tė ndryshme se, Enver Hoxha ishte diktator i egėr dhe ka bėrė krime tė mėdha, mbi popullin shqiptar, prandaj ne titistėt udbashė nuk e kemi dashur!? Pikėrisht pėr kėtė nuk e kemi dėshiruar dhe nuk e duam Bashkimin Kombėtar!?!EUREKA! E gjetėn “psehin” kėta njerėz plehra e llum, qė kundėrmojnė veē era tradhėti!!!
Nė kėtė mėnyrė dhe me kėtė gjuhė, udbashėt e titistėt, i bėnin qejfin shkinės Serbi, qė e ka pas “halė nė sy” Shqipėrinė dhe sidomos Enver Hoxhėn! Propagandonin me tė madhe nė popull se, tė burgosurit politikė nė Kosovė dhe LPRK, janė Enveristė! Prandaj janė kriminelė, banditė, sigurimsa, separatista, irredentista, marksistė-leninista,stalinista,ista...ista... “tė shitur” te “nana”Rusi! Mirėpo antarėsimi dhe futja e njė pjese tė tė burgosurve politikė nė LDK e bashkėpunimi i tyre me ish-titistėt, shėrbėtorėt e dikurshėm tė UDB-sė, u dha krahė kėtyre zagarėve qė, edhe mė fuqishėm tė mrizojnė rreth LDK-sė, pjellės sė Beogradit!!!
...Dhe LDKakistėt, me ishėt e burgosur politikė, me kėta dritėshkurtėr, na sulmonin e na luftonin neve, atdhetarėve e idealistėve tė ndershėm e besnikė, qė kishim mbetur nė LPK, PA U TUNDUR E PA E TRADHETUAR IDEALIN, PĖR ĒLIRIM E BASHKIM KOMBĖTAR!!! Bile nga kėta ishėt u kundėrshtua e u dėmtua edhe krijimi i UĒK-sė!Ishin kėta servilė-kameleonė, qė deri nė pėrfundim tė luftės, i thurrnin lavde e i pėruleshin me temena titoistit Ibrahim Rugova!?
Pas luftės LPK-ja lindi PDK! Gėzimmmmmmmm nė muajt e parė...pa mbushur mirė vitin,PDK filloi tė gjuajė me shqelma e tė godasė...E mira LPK lindi PDK-nė, e financoi,e rriti,e krijoi UĒK-nė, i gradoi, gjeneralė ekomandantė...Eh moj LPK sa idealistė tė rremė,paske pas nė gjirin tėnd, sa kėlyshė tė bindur tė ish-Jugosllavisė, qė ju qan ende zemra e shpirti pėr Titon dhe Jugosllavinė e Titos!
Sot, i bindur nga ē’po shoh e ē’po dėgjoj dhe me plot gojėn e them se, edhe PDK-ja ėshtė njė LKJ e re, e bindura e Serbisė, mė keq se LDKaka, ku edhe aty janė futur e mbledhur gjithė llumi i shqiptarėve shqipfolės, vetėm me disa pėrjashtime fare tė vogla. Dhe kėta pushta, idealistė mafia, tani kanė pushtet absolut, me privilegje tė padiskutueshme, me xhipa tė zinj, me dy a tri gra, vila e banesa si po m’i do...janė bėrė tė fuqishėm dhe nga leckamanė e tė varfėr, janė pasuruar bollshėm...brenda natės janė bėrė milionerė!!!E kanė harruar fjalėn patriotizėm, luftė, atdhe, komb, shqiptari, Shqipėri, Kosovė...Pėr kėta horra kėto fjalė janė tė dala mode!?!
Dhe sot nga ky soji i lig, je i nderuar dhe i lavdėruar, vetėm nė se je hajdut, vjedhės, nė se e vjedh popullin e vendin tėnd, nė se je kurvar, nėse gėnjen, nė se je kriminel, i pa moralshėm, nė se je kundėr atdheut tėnd, nė se je tradhėtar e spiun i tė huajit, atėhere je “burrė”!?…Ooo sot kėtė lloj njeriu, sojin e majmunit e duan edhe tė huajt se, iu bėhet shtrues i tyre. Vetėm tė huajit i pėrkulen deri nė gjunj, e nderojnė...e respektojnė vetėm nė se kanė interes...dhe...e quajnė tė menēur, tė zgjuar, tė aftė e tė zot!?!...
Atė, qė duhet nderuar nė tė vėrtetė, patriotin, atdhedashėsin, njeriun me karakter e moral tė lartė, tė ndershmin e quajnė tė pavlerė...budallė, tė pamend...o lere atė se, nuk merrė vesh fare, nuk di asgjė!...E emėra tė tillė i vishen atdhetarėve patriotė, qė me shumė pėrpjekje sakrifica e luftė tė armatosur e ēliruan vendin! Po po, ata i quajnė tė paaftė, sepse tė ndershmit nuk dinė tė vjedhin, tė gėnjejnė, nuk kanė ditur tė spiunojnė te shkjau i zi e tek shumė armiq tė llojllojshėm!...E sot pėr fat tė keq ėshtė mbushur vendi im me njerėz tė tillė llumhane…qė mburren pėr bėmat e tyre siē mburreshin, kur i shėrbenin serbo sllavizmit fashist…
Sot njė anėtar i PDK-sė, edhe pse ka qenė udbash, me rrėnjė e degė, apo ka qenė kundėr LPK-sė e UĒK-sė, duke qenė servilė e sahanlėpirės, shėrbėtor i bindur i ēdo regjimi, ka mė shumė autoritet se, njė invalid a veteran i luftės, e lere mė nga njė atdhetar e patriot i ndershėm, qė gjithė jetėn e ka shkrirė pėr atdhe, komb e shqiptari!!!
Ē’po ndodh sot nė Kosovė, 15 vjet pas luftės sė UĒK-sė?! Sė pari dhe mė e paturpshmja nga qenveritarėt tanė, nga PDKakistėt, qė kanė nė dorė frenat e kėtij palaēo shteti, njė fyerje e madhe sa s’ka ku shkon mė, qė iu bėhet idealistėve atdhetarė, tė cilėt punuan, vepruan, u aktivizuan dhe luftuan pa hile, sakrifikuan, pa ju dhimsur asgjė, pa kursyer as jetėn pėr Kosovė e popull! A ka gjė mė tė rėndė se, tė shkelėsh mbi gjakun e dėshmorėve, mbi gjakun e bijėve e bijave tė kėsaj toke, qė u vranė e u torturuan nė burgjet e Jugosllavisė titiste, e atyre, qė humbėn pa nam e nishan e u tretėn diku, nėpėr varreza masive?..
...E udbashėt titistė janė mė tė kėnaqur, se kushdo tjetėr...jetojnė bukur e tė qetė, shėtisin pėr qejfi, si triumfatorė, krah pėr krah me “idealistėt e rrejshėm” e me turli malukati, qė mbiu mbas lufte, nė kėtė tokė tė zhuritur nga luftėrat pėr liri e pavarėsi!?
...Po vallė kjo ėshtė ajo qė dėshiruam, ajo pėr tė cilėn luftuam?! Kjo ėshtė Kosova jonė, jeta, liria, pavarėsia, qė i ėndėrruam??!...Mirė e ke thėnė o KONICA YNĖ, po kujt ja ke thėnė o burrė?!
"Ajo qė na shquan neve, shqiptarėve, ėshtė se pėsimet nuk na bėhen mėsime. E harrojmė tė shkuarėn me njė frazė tė ndyrė “ē’i gris t’ėmėn”, dhe biem prapė nė grackat e para. Me kėtė mentalitet nuk do mundim kurrė tė bėjmė njė shtet serioz.Sa kohė qė ne besojmė edhe kur na thonė se, fluturon gomari, le tė mos presim ngritjen tonė sociale dhe politike."

FUND

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 1,240 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI MĖ MORI NĖ PYETJE UDB-a NĖ TIRANĖ?
E merkurė, 06 dhjetor 2017 - 15:23
ME SHKAS Ishte dhjetori i ftohtė i vitit 1998. Dhjetori me borė, ngrica dhe acar. Dhjetori mė i rėndė i UĒK-sė. Nė Tiranė mbahej Panairi i Librit, ku, do ...
Marie Shllaku- intelektualja shkodrane qė jet...
E dielė, 03 dhjetor 2017 - 23:20
(Marie Shllaku: Nuk do t’i mungojnė kurrė lulet Kosovės t’i sjellė mbi vorrin tim) Heroina Marie Shllaku la gjurmė tė pashlyeshme nė jetėn dhe mendjen e p...
28 NĖNTORI – DITA E FLAMURIT
E martė, 28 nėntor 2017 - 07:30
Fjala e rastit nė shėnimin e Ditės sė Flamurit dhe 105 vjetorit tė Pavarėsisė se Shqipėr¬isė, mbajtur mė 26 nėntor 2017, nė Qendrėn Kulturore tė Republi...
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi