Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Inovatorėt e parazitizmit
Publikuar më 06 shkurt, 2015 nė orėn 19:24 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Azilantėt e deridjeshėm qeveritarė kritikojnė qytetarėt azilkėrkues tė sotėm

Skenat e pėrditshme tė lėshuarjes sė vendit nuk jane vetėm ikje, largim pėr njė jetė mė tė mirė, janė zė proteste, zė mallkimi kundėr elitės sė politikuc..kuc...kuc...kucėve, tė cilėt ua zaptuan vendin, politika zyrtare ka degraduar natyrėn, pasurinė dhe nga qytėtaret ka krijuar skllavė tė dėgjueshėm, tė varur, me grada ushtarake e shkencore, pa profesion, ka instaluar gjysėe analfabetėt nė administratėn shtėtėrore, tė cilet dijnė tė pijnė kafe dhe tė dėgjojnė eprorėt e paaftė, ka krjuar policėt partiakė tė cilėt kethejne kokėn nė anėn e kundert tė vendkrimit, apo alarmojnė shkelėsit e ligjit para ndonjė akcioni tė paraprė, tė cilėt gostiten ditėn dhe natėn nga duart e pista tė kriminelėve...

Largimi nga Kosova nuk ėshtė nėnshtrim, por protestė e hapur kundėr politikės sė ngadalshme, tė shfarosjes masive tė shqiptareve, atyre nuk u intėreson sistemi efikas shendetėsor i popullatės, sepse pėrmes tij plackisin popullin, ndėrsa familiaret e tyre i ėergojnė jasht vendit pėr sherim, nuk iu intėreson as arsimimi i mirė, ngaqė janė vet tė pa arsimuar, janė vetėm pėrfitues "patriotizmi" tė gradave tė meritokracisė shkencore, ndėrsa fėmijtė i dergojnė jasht vendit, duke iu dhėnė jo vetėm bursa studentore...,por ata kaėe blerė edhe pasuri tė paluajtshme jasht vendit, edhe nė SHBA. Tė larguarit janė zė proteste kunder kolerės sė bardhė tė nenshtrimit dhe tė pamundesisė per tė reaguar ndryshe

“Filozofėt” e brengosur…

1). Njė pjesė e "filozofėve" kosovarė kanė shpikur formulėn e spjegimit tė ekzodit masiv tė shqiptaro-kosovarėve, se ky ėshtė test pėr liberalizimin e vizave, kinse ata tė cilėt janė shpėrngulur tash do tė privohen nga ajo e drejtė, harrohet se shumica e garniturės udhėheqėse nė Kuvend, por edhe nė qeveri kanė qenė azilant, kryeministri aktual nė Gjermani, ndėrsa zėvendėskryeministri dhe ministri i jashtėn nė Zvicėr, ata kanė dosjet e tyre tė gjata intėrvistuese para organeve tė shteteve qė u pėrmendėn, edhepse policia zvicerane veēohet nga shtetet tjera, jo vetėm qė nuk ėshtė anėtare e BE-sė, por nė pėrbėrje tė Policisė sė rregulltė ka edhe Policinė pėr tė huaj. ēėshtja ėshtė qė tė shperngulurit nuk kanė shkelur ligjin, ngaqė ata janė paraqitur si azilant, ligji do tė shkilej poqėse ata nuk do t’ishin lajmėruar nė zyret e shtetit,ku ata janė shpėrngulur, apo eventualisht do tė tėjkalonin kohen e qendrimit tė paraparė, nėse kanė qenė tė paisur me vize adekuate... Ndėrsa cėshtja e liberalizimit tė vizave ėshtė plotėsim i standardeve nga qeveria e vendit, tė cilat i ka pėrcaktuar BE-ja, njėra ndėr problemet qė ndėrlikon situatėn ėshtė. 5-ja nė kuadėr tė BE-sė, e cila nuk e ka pranuar pavarėsinė e Kosovės...

2). Problemi i ekzodit masiv, apo shpėrnguljes sė shqiptareve nė BE, ėshtė problem mė i rėndė sesa paramendohet, nuk eshtė vetėm ikje. Tė gjithe kėta tė larguar nė intėrvista do tė deshmojnė drejtperdrejtė pėr krimin e organizuar nė Kosove, vjedhjet e shumta, procesin banditesk tė privatizimit, procesin zgjedhor, votat e vjedhura, ngase BE-ja ka investuar shumė nė Kosove, kanė shpenzuar taksat e qytėtareve tė vet dhe si kundershperblim kanė pranuar raporte tė shtrembėruara dhe tė fabrikuara nga qeveria e Kosoves dhe ajo e EULEX-it.

3). Njė shumicė dominate ka humbur edhe ashtu pasurinė, para shpėrnguljes, ka hyrė nė obligime bankare, me intėres tė lart komercial, kanė qenė tė implikuar nė mashtrimin masiv tė lojėrave tė kurdisura tė fatit, tė pa kontrolluara, nėn hije tė cilave ėendrojnė njerezit e fuqishem tė lidhur me politikėn, avokat tė njohur dhe policė...

4). Gjendja e vėshtirė ekonomike ka detyruar njerėzit dhe bizneset tė kapen nga sistemi i fajdeve, qė ka implikuar njerėz nga politika, avoketėr, referent gjykatash, policė..., janė tė njohura rastet qė familje tė medha udhėheqin krimin, nė mesin e tyre ka njerėz me ndikim tė punėsuar nė polici, anėtare tė tė cileve kontrollojnė krimin, njėri vella pronar bordeli, tjetri polic, i treti politikan, e kėshtu me radhė, por ata janė edhe donatorė nėper parti politike.

5). Nėse nė Kosovė nuk aprovohet ligji pėr preardhjen e pasurisė, sė pari tė klasės politike, atyre nė Univerzitet, nė Gjykata etj., atėhere shteti i Kosovės do tė falimentoj...

6). Realisht e tėrė shoqėria kosovare ėshtė e implikuar nė krim tė organizuar, elita e fajdexhinjve dhe shumica e popullatės "skllav" tė varur nga ata... Sistemi i krijuar ėshtė feudalist, dhe vendin e kanė udhehequr feudėt primitiv, tė paedukuar, tė cilėve iu vie era spermė dhe djersė, tė cilet ndėrtuan sistemin e bordeleve dhe klubeve tė natės, si dhe shitjen e mishit tė gjalle tė rejave shqiptare, vizitoni vetėm njė mbrėmje lokalet ku dėgjohet muzika shqiptare dhe do tė bindeni, kush janė pronaret e lokaleve dhe skllaveve tė lakuriquara qė punojnė ne to.

Mos puno dhe paguaju!

Vendi i punės sė parlamentarėve per 7 muaj nuk ishte Kuvendi, por rruga dhe kafenetė, ata pėr tė fituar pagat nuk ishin tė detyruar tė paraqiteshin nė vendin e punės, 40 orė nė javė, pėr tė arsyetuar tė ardhurat personale tė paguara pėr mosparaqitje, realisht edhe nėse kanė pasur tė drejtėn ligjore tė pagave-tė paguhen, ata nuk kanė pasur tė drejtėn morale, pėr parazitizėm janė paguar, edhepse ata nuk dukeshin fizikisht, ata as qė nėnshkruheshin nė vendin e punės pėr ardhje shkuarje, qė mund tė konsiderohen dėshmi pėr perfitim 70% i tė ardhurave, po jo ata tė pėrfitonin si realizues tė planit 100 pėrqind..., ngase kėta kėshtu bllokuan vendin dhe angazhimet tjera nė Kuvend, tė stafit civil dhe parkut tė veturave zyrtare…

Parazitizmi i instaluar nė kuvend…

Me ēfarė tė drejte moralizojnė se tash vendi i zgjidhjes sė problemeve eshtė kuvendi jo rruga, por tė njejtit ishin “rrugaqė” 7 muaj dhe pėr “rrugaqėrinė’ e tyre nė rrugė dhe paguheshin cdo muaj nga taksapaguesit shqiptarė..
Qytetarėt e Kosovės gati patėn humbur tė drejtėn tė ankohen, ata me votėn e falur kanė instaluar parazitėt nė krye tė vendit, nuk ėshtė vetėm pėrgjegjėsi e tyre falja e votės, ēelėsi ėshtė qė ata nuk thirreshin nė pėrgjegjėsi para elektoratit, ishtė e pakuptueshme tė paguhen parazitėt pa u paraqitur nė vendin e punės, bile sė paku ata do tė duhej tė detyroheshin tė paraqitėn nė vendin e punės, tė bėjnė “check in” dhe “check out”, jo kėshtu tė paguhen inovatorėt e parazitizmit…

Zėri i munguar opozitar i popullit

Mė nė fund foli zėri opozitar i popullit nė protesta, dhe ai zė dridhi tė gjithe, u fitua betėja me vetvetėn se pa bėrė zhurme tė madhe nuk tė kupton askush, as vendorėt, as ndėrkombetarėt, e drejta per t'u dėgjuar zėshem fitoi.. qytetarėt janė ata qė marrin vendime tė rėndėsishme si gjithėherė, jo dėshtakėt e heshtur qe merrinn rroga, pa punuar gjė, vetėm duke ngritur gishtėt dhe kėmbėt e leshura tatpjetė.. Vendi ka nevojė pėr zėrin e fuqishėm tė populllit, tė minatoreve, tė nėnave qe na rikujtuan se femijtė e tyre nuk lindėn per t'u masakruar dhe lėne pa u varrosur denjėsisht, ato bėne kėthesėn, jeta vazhdon per t'u mos rikthyer aty ku ishim dje...

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 573 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi