Lëvizja G-7, ne analizën e fundit lidhur me shpërnguljen masive të shqiptarëve nga Kosova, konstatoi se shkaqet e kësaj shpërngulje janë:
1. Keqmenaxhimi i Kosovës nga kjo klasë politike, tani pozitë e opozitë, të cilët, qytetarëve ia morrën së pari pasurinë, e tani edhe shpresën.
2. Qendrimi indiferent i BE ndaj Kosovës dhe favoret që i ka bërë Serbisë, që ka ndikuar që Kosova të izolohet dhe të varfërohet ekonomikisht.
3. Qendrimi armiqesor dhe fashist i Serbiseëndaj Kosovës e që, ka ndikuar që Kosova të vonohet në integrime kombëtare, rajonale, evropiane dhe ndërkombetare. Si rezulltat i kesaj sjellje, ka bërë që Kosova të izolohet dhe varfërohet.
MASAT QE DUHET TE MERREN
1. Shqiptarët të qëndrojnë në Kosovë dhe këtu të luftojnë të këqijat që i detyrojnë të largohen nga vendi.
2. Që klasa politike dhe Qeveria e Kosovës të reflektojnë urgjentisht në marrjen e masave konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kthimin e shpresës dhe kthimin e pasurisë të marrë padrejtësisht.
3. Që Serbia të heq dorë nga politikat e saj shoviniste dhe penguese të zhvillimit te Shtetit te Kosovës.
4. Që BE dhe KE të reflektojnë menjëherë në trajtimin seriozë të Kosovës dhe ta ndihmojë atë në integrimin në BE.
5. BE të merr masa urgjente ndaj Serbisë që të mos nxisë largimin e shqiptareve.
6. Që BE të lejojë fonde financiare për ndihmë ekonomike Kosovës.
7. Që BE urgjentisht te nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për Kosovën dhe pranimin e punëtorëve sezonal në vendet e Bashkimit Evropian
Lëvizja G-7
zëdhënës Ruzhdi Gashi
|