Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KU ËSHTË VARRI I ALEKSANDRIT TË MADH?
Publikuar më 12 shkurt, 2015 në orën 01:51 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Varri i Aleksandrit të Madh gjendet sot në zemër të Aleksandrisë së Egjiptit- Varri apo katakombi i zbuluar është në regjionin e Komel el Dika, në zemër të Aleksandrisë, gjashtëdhjetë metra nga xhamia e Nebih Danielit, ku sipas besimit tradicional arap gjendet varri i udhëheqësit të madh ushtarak. Varri thuhet se kishte qenë i mbyllur dhe i fshehur gjatë shekullit 3 dhe 4 të erës së re, gjatë ndërrimit të religjionit në Perandorinë Romake është mbrojtur nga shkatërrimi.

Mbishkrimi në mauzole, në pjesën më të madhe është në gjuhën e vjetër greke dhe egjiptase, kuptohet se ai i kushtohet mbretit mbi mbretërit pushtuesit të botës, Aleksandërit të III-të.
Aty është gjetur sargofagu nga kristali i dëmtuar me siguri në trazirat e Aleksandrisë të vitit 270, të erës së re, dhe 37 eshtrat për të cilat besohet se i përkasin burrit të moshës madhore. Në rrjedhë të sipërme janë edhe analizat e vjetërsisë së eshtrave, si dhe provat të cilat duhen të dëshmojnë, athua ato i takojnë mbretit maqedonas?
Profesori dhe arkeologu polak Viktor L. Adams thotë se: “Aleksandri i Madh kishte vdekur imediatisht pas shëtitjes së tij me lundër, nëpër kënetat në zonat e lumit Eufrat” .
Lundra e tij ishte ndarë nga të tjerat dhe se tri ditë dhe tri netë kishte bredhur nëpër degët e lumit.
Burimet historiografike flasin se karroca luksoze me sarkofagun e florinjtë në të cilin ishte vendosur trupi i balsamosur i mbretit në vend që të arrij në Ajgu, kishte arritur në Memfis dhe tek më vonë kishte arritur në Aleksandri, ku Ptolemeu e kishte ndërtuar dy mauzole. Ku më vonë mbretëresha Kleopatra trupin e Aleksandërit të Madh e kishte vendosur në sarkofag prej qelqi, ndërsa sarkofagun e florinjtë e kishte shkrirë dhe përdorë në qëndresën e saj ndaj Romakëve, thotë prof. Viktor L. Adams.

Vend zbulimi arkeologjik Kom el Dika)



















Duke i besuar këtij profesori të shquar polak, se ekziston besimi i plotë se varri i Aleksandërit Maqedonas, më të vërtetë gjendet në Kështjellën e Aleksandrisë i kishte zhgënjyer “maqedono-mëdhenjët” të cilët kanë qenë të bindur se “mbreti i tyre” është varrosur diku në territorin e Maqedonisë së sotme.
Këtë tezë me vite të tëra e kishte ripërsëritur ish-drejtori i Institutit për mbrojtjen e monumenteve kulturore, Pasko Kuzman i cili me vite do të lavdërohej se ishte në tragë (gjurmë) se ku është varrosur udhëheqësi i madh ushtarak, Aleksadri i Maqedonisë Antike.
Gënjeshtrat dhe shpresat në mesin e “maqedono-mëdhenjëve” se strategu ushtarak i antikitetit prehet në territorin e vendit të tyre e kishin nxitur edhe hulumtuesin kroat Domogaj Nikoliqin. Ai në dhjetor të vitit të kaluar (2013, v.a.) kishte deklaruar se varri i Aleksandërit të Tretë, gjendet në lokalitetin Bila Zora, afër qytetit maqedonas Sveti Nikollë. Gjer tek ky përfundim kishte ardhur në bazë të fotografisë satelitore të kodrës ku gjendet shenja e geoglifit të stërlashtë antik për të cilin D. Nikoliqi beson se tregon varrezën mbretërore.

Mauzolei i zbulusr është në zemër të Aleksandrisë-Egjipt



















Shpresat e “maqedono-mëdhenjëve” tash për tash kanë ra në ujë. Sepse varri i Aleksandrit III-të, nga Meqedonia Antike për herë të fundit zihet në gojë në burimet e shekullit të IV (katërt), të erës së re.
Në fund thuhet se: “Zbulimet e arkeologut polak kanë bazë të veçantë që të janë reale. Lajmi që e ka përshkue botën për fat të keqë ende, nuk ka shpjegime nga ekspertët adekuat gjer më tani. Duhet pritur hulumtimin e provave arkeologo-laboratorike të sarkofagut të zbuluar me skeletin e mbetjeve mortore të dëshmohet apo të mohohet autenticiteti i zbulimit arkeologjikë” [1], thotë Prof. Viktor L. Adams
Lucia Nadin, Studiues Italian, zbulim arkivor. Tekst-Testament i Aleksandërit të Madh, e që në shqip thotë:
Privilegium Alexandri Magni Macedonis Ex Greco Originali Tradukum”
“Unë Aleksandëri, biri i Filipit Mbretit të Maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të madh, bashkëbisedues i Brahmanëve dhe i Pemëve, i Diellit dhe i Hënës, Triumfues mbi Mbretërinë e Persëve e të Medëve, Zot i Botës prej ku lind dhe deri ku perëndon Dielli, nga veriu në jug, PINJOLL I FARËS SË SHQUAR TË POPUJVE ILIRIK TË DALMACISË, LIBURNISË DHE POPUJVE TË TJERË TË TË NJEJTËS GJUHË QË POPULLOJNË DANUBIN DHE ZONËN QENDRORE TË THRAKISË, u sjellë dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre që do të më ndjekin në sundimin e botës. Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës dhe të fortë e të pa thyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap e u dorëzoj juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit e deri në skaj të Italisë së jugut. Askush tjetër veç jush, të mos guxojë të vendoset e të qëndroj në ato vende, dhe po u gjend ndonjë i huaj, ai do të mund qëndroj vetëm si skllavi juaj, dhe pasardhësit e tyre do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.
U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të Nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti (qatipi) im, dhe njëmbëdhjetë princ të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës”.

Reshat AVDIU
Shkurt, Preshevë
2015

PS. Të nderuar lexues Aleksandri i Madh apo (Leka i Madh) nuk ka të bëjë azgjë me sllavo maqedonasit e sotëm dhe se maqedhonasit e antikitetit kur edhe kishte jetuar Leka i Madh jami ne shqiptarët e sotëm që jetojmë në Iliridë në trojet tona etnike shqiptare. Ndërsa këta të vetëquajturit maqedonas të sodit janë pjellë sllavo-serbe nga Karpatet dhe Uralet e Rusisë.

1]. Viktor L. Adams, Mauzolej u Egiptu o Aleksadar Treći Makedonski, Arkeologija Kom el Dika.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 83 vizitorë
Lexuar: 3,587 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi