Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gjilan: Lutfi Haziri, “sportisti” i vitit
Publikuar më 13 shkurt, 2015 në orën 19:41 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan organizoi sot një aksion përmes të cilit kritikoi Komunën e Gjilanit për mosshpalljen e sportistit të vitit për vitin 2014. Ekziston një traditë e pashkruar, jo obligative që në përmbyllje të vitit, Komuna dhe grupe të ndryshme interesi në mënyrë ceremoniale bëjnë shpalljen dhe promovimin e sportistëve, klubeve sportive dhe punëtorëve sportiv më të suksesshëm të vitit. Dhe kjo ndodh gjithkund, kjo ka ndodhur përherë edhe në të kaluarën, kjo ka ndodhur në të gjitha Komunat e Kosovës, kjo ndodh edhe në gjithë botën.

“Kjo nuk ndodhi kësaj here në Komunën. Sportistët nuk u nderuan nga organet komunale, ani pse ata me angazhimin dhe rezultatet e tyre nderuan komunën dhe qytetaret e saj. Sportistët e komunës tonë nuk pritën lëmoshë dhe as ndonjë shpërblim. Ata kërkuan respekt, e këtë nuk e gjetën kësaj here tek organet përgjegjëse komunale, jo sepse ata u harruan, por sepse pushtetarët nuk kanë vizion për sport dhe sportistë, sepse ata nuk kanë derë brenda organeve komunale që do kuptonte rrugën e gjatë e të mundimshme të suksesit, sepse ata nuk kanë sportistë brenda institucioneve që do ta dinte shpirtin, gëzimin e hidhërimin e sportistit”, tha Nehat Osmani, drejtues i Nënkomitetit për Sport në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan. Sportistët këtë “harresë komunale” e kanë kuptuar si fyerje dhe këtë injorim e kanë trajtuar si nënvlerësim institucional të sportit dhe rinisë në përgjithësi. Gjilani gjithnjë ka pasur kampion me të cilët është krenuar qyteti. Kishte edhe përgjatë vitit që lamë pas, madje të tillë që tejkalojnë përmasat e sukseseve komunale e shtetërore. “Elhami Shabani është karateist i përmasave botërore të rangut të Majlinda Kelmendi, i shpallur kampion evropian në Tiranë, kampion në kupën botërore në Prishtinë, kampion në Austria Open, kampion mbarëkombëtar; Liridon Zeqiri është boksier i niveleve dhe rezultateve të pakontestueshme; KF “Gjilani” me sukses është duke marshuar drejt kthimit në rangun elitar; përparimi i klubi femrave në volejboll; dhe shumë suksese tjera të sportistëve e klubeve të qytetit tonë. Dhe të gjithë këta kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje institucionale, por nuk e gjejnë dot nga pushteti aktual, madje as atë moral”, theksoi Osmani.

Sporti gjilanas përgjatë vitit të kaluar ka përjetuar një periudhë të rëndë. Në mungesë të institucioneve të mirëfillta ka munguar koordinimi me sportistë e klube sportive, ka munguar interesimi i vazhdueshëm për vlerat në sportin Gjilanas. Si rrjedhojë nuk kemi hasur në asnjë plan dinamik të zhvillimit të sportit në përgjithësi e në asnjë plan konkret të aktiviteteve që do pasojnë e përshkojnë sportin. Sportistët edhe më tej do kenë nevojë për ndihmën e institucioneve. Elhami Shabani në mars të këtij viti do ta përfaqësojë Gjilanin dhe Kosovën në kampionatin evropian në Azerbejxhan, dhe do ketë nevojë për mbështetje. Edhe shumë sportistë tjerë dhe klube sportive do kenë nevojë për përkrahje. Por institucionet komunale do duhej të punonin shumë, do duhej të konsolidoheshin shumë më mire, do duhej ndarë shumë më shumë kohë, angazhim e mjete në mënyrë që sportistët të mos ndjehen të braktisur.

“Prandaj sot, për meritat e jashtëzakonshme në sukseset e sportistëve; për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme përgjatë tërë vitit dhënë sportistëve; për kompensimin material, financiar dhe moral të sportistëve dhe klubeve sportive; për ngritjen dhe krijimin e kushteve optimale në arritjen e rezultateve kulminante; për përmirësimin e infrastrukturës sportive me ndikim në rritjen e niveleve sportive; dhe shumë “merita” të tjera të tilla, shpallim Lutfi Hazirin si sportistin më të mirë të vitit 2014 në këtë Komunë”, tha në fund me ironi Nehat Osmani.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan
13 shkurt, 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 571 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi