Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mehmet Prishtina – Biri, shpirtëror i Hasan Prishtinës
Publikuar më 13 shkurt, 2015 në orën 20:55 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fton për një krahasim gjenetik, të gjithë ata të cilët pretendojnë se janë pasardhës të Hasan Prishtinës!

Replikoj ndaj botimit të gazetarucve dhe militantëve ordiner të cilët vodhën dhe fondet e dedikuara për shtatoren e Hasan Prishtinës, në Prishtinë, më pas dhe komunarëve të Vushtrisë, të cilët i vret ndërgjegjia derisa nuk bënë asgjë për figurën e Hasan Prishtinës dhe atyr mbeturinave të UDB-ës të cilët e kanë kokën në Beograd dhe trupin në Kosovë e që e kanë shitur Kosovën pas vitit 1999, tanimë dhe po e detyrojnë popullin e Kosovës që pas pesëmbëdhjetë vite të çlirimit nga okupacioni serb, akoma i detyrojnë të ikin nga Kosova për të kërkuar strehim politiko-ekonomik nëpër strehat e BE-së, por tashmë nga veprimet e tyre ordinere nuk dijnë as dhe ku te fshihen, ngaqë shumë shpejt kanë për t’iu dalë marrëzirat në shesh ku i pret ballafaqimi me drejtesinë.

Mjeranë të cilët merren me shantazhime dhe sulme ndaj kontributit dhe personalitetit të Mehmet Prishtinës, në emrin e pleqëve gjysmë të vdekur nga sëmundja dhe mosha, si në rastin e Hakan Berishollit apo Berishoviqit, (pas luftës BERISHA) dhe të Muhamet Pirrakut, i cili u keqpërdor deri në vdekje dhe vdiq me mari dhe hajni duke e vjedhur veprën e Tahir Abdylit kushtuar Hasan Prishtinës.

Një proverb i vjetër thotë: “nuk ka rëndësi se çfarë thuhet për ty, por kush e thotë”, e ky lloj pseudogazetaruci i cili në rolin e rrogëtarit të një partie politike si dhe për të rehabilituar jetën e tij private të dështuar, autori i shkrimit z. Riza Greiçevci, babai i Ambasadorit të Kosovës në Londër, z.Lirim Greiçevci e të cilit familjarët e heroit Fazli Greiçevci i’a kanë ndaluar, që ta njëllos këtë figurë të ndritur kombëtare, derisa kishte abuzuar me disa honorare gazetareske dhe fonde për të.
Është hera e dytë që ky mistrec po mundohet, në mënyrë të përsëritur të më shantazhoj edhe pse ka më së paku të drejt që të merret me mua. Duke ia tërheqë vërejtjen se, që nga nesër unë Mehmet Prishtina, paraqes një padi kundër tij dhe gjithë grupit të tutorëve të tij, të cilët padrejtësisht dhe në një mënyrë vullgare më sulmuan dhe sulmojnë pa ndarë.
Riza Greiçevci po e bën të vdes me turp Hakanin. Për t’ia përkujtuar plakut bukëpërmbysur, që unë dhe njëherë po ia ri-kujtoj që në prezencën e një zyrtari të Komunës së Mitrovicës dhe një dëshmitari e që në shkrimet e mëhershme të cilin e kam përmendur dhe me emër dikur në Shtator të 2012-ës, dhe më pas e kam takuar pasiqë ai më kishte telefonuar, duke m’u serviluar, e më quante dhe kushëri, ngaqë kishte shumë nevojë për mua. Por duhet ta merrni me mënd, o burra, që ky njeri gjatë asaj kohe nuk kishte as dokument udhëtimi dhe sipas deklarimeve të tij personale dhe që asnjëherë nuk ishte futur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, për faktin që kishte aq frikë nga e kaluara e tij dhe arsyet e tjera private.

Tani po i drejtohem këtij plaku të padrejtë e të padenjë, që lakmiqarët e deshtakët nuk po e lënë as dhe të vdes i qetë, duke e shfrytëzuar e keqpërdorë, në një rast nëse ka guximin ta mohon, që unë Mehmet Prishtina jam ai i cili të shtroi drekë në Restaurant “Krapi” në qytetin e Mitrovicës, për t’i dëgjuar hallet e uzurpimit të një lokali nga disa qytetarë dhe a nuk isha unë me miqtë e m’i që e zgjidhëm problemin tuje të uzurpimit.

A nuk jam unë ai që të bëra ftesë e që të vini me mua dhe të identifikoheni si familjarë i Zejnullah Begut, në Shkup?!
A nuk jam unë ai që të futi në Komunë për të firmosur aplikacionin për një dokument udhëtimi (pasaportë), e së cilës me një procedurë të shpejtuar dhe me pagesën time, ku dhe e more atë mbrenda dy ditësh.
A nuk erdhën bijtë e mi, Ariani me Pleuratin, që më datë: 14.10.2012, të morrën me veturë dhe të sollën në Shkup tonë, me rastin e inagurimit të shtatores së Hasan Prishtinës, por jo dhe ashtu sesi e shpjegoni ju, kinse keni ardhur me Gazmend Boletinin (stërnipin e Isa Boletinit), i cili është gjallë fatmirësisht dhe mund ta pohoj të vërtetën e tjetërsueshme tuajën!.

S’a u përket Veliqve të Polacit, “t’i paqa fal”, sepse vërtetë e kaluara juaj veqse me ata mund të krahasohet.
Por jeni ju o Hakan, që në prezencë të dy dëshmitarëve më keni thënë që Rexhep Veliqi, ishte rrogëtar yni në Kullën e Balincit!
Por dhe Zeqën e njoh edhe unë që nga qëndrimi në Gjermani, ai i një familje bukë-përmbysur dhe jo falënderues sikurse puna yte, të cilin e kam ndihmuar shumë gjatë kohës s’a isha duke punuar në pozitën e përkthyesit gjyqësor në qytetin e Munihut, i cili me gjithë djemtë e tij të ikur nga kushërinjët, ndaj të cilëve u kishte bërë denoncim në policinë serbe asokohe.
Rexhep Veliqi është ai, që Azem Bejtë Galica e la për të vdekur duke e plagosur tek “Përroi i Keq”, ngase ai më herët i kishte zënë pritë atij vet i dyti, të paguar nga një i Kçiçit.

Këto i dinë e gjithë Drenica, ashtu siç dihet dhe fakti tjetër që Rexhep Veliqi në konakun e tij kishte vrarë nipin e vet Birinxhikun nga Qubreli dhe e kishte hedhur në ferrat e lagjes Hoti në Polac, për t’ia humbur gjurmët.
Veliqtë i këshilloj që të mos vrapojnë pas shërbëtorëve të Serbisë së kaluar dhe të tashme, të cilët as në pension nuk po mund të lirohen nga e kaluara e tyre. Siç është Ramadan Veliqi-Berisha, (një ish-gjyqtarë komunist) nga i cili kanë vuajtur gjenerata e gjenerata shqiptarësh dhe nga Zeq Veliqi një informantor i ambasadave jugosllave në Gjermani, të cilët po vrapojnë nëpër familjet dhe dajallarët e Hasan Prishtinës në Dubovc, Vushtri, Beqiq e Krasaliqe, gjë që duke tentuar t’i bindin ata kundër gjenealogjisë së Hasan Prishtinës.

Mirëpo, përgjigjjen më të mirë e ka marrë ky “tresh” veliqësh, pikërisht në Krasaliqe, tek familja Sallahu dhe tek Shalakët e Dubovcit.
Abedin Veliqi, bënë më mirë të kujdeset për bagëtitë e tij e mos të vëhet në shërbim të vëllaut, “Ejup milicit”.

Marritë dhe mëkatet nuk lahen duke shantazhuar kontributet e shenjëta dhe më pas duke u fshehur pas figurave madhore kombëtare. Të gjithë këta prapë se prapë janë në shërbim të politikave ditore në Kosovë.
I’u kërkoj ndjesë gjithë familjarëve tjerë të ndershëm të asaj lagje, që s’fundi janë distancuar dhe u vjen shumë keq, derisa dhe ndjehen të turpëruar të quhen Veliqë, ngase si kushërinjë të qenur të Hakanit, ku dhe mbiemri u tingëllon në gjuhë serbe!
Ironia më e madhe është që Hasan beg Prishtina, të krahasohet me ata që miqësinë dhe kumbarinë e kanë ndarë gjithmonë me armiqtë e përbetuar të Hasanit dhe e të gjithë populli shqiptarë anë e mbanë trojeve, natyrisht që është shkelje ndaj veprave të tij dhe një turpërim yni kombëtar!
Të shumtë janë UDB-at e kësaj lagje që (për hirë të fëmijëve të tyre, nuk dua të përmend dhe më shumë emra tjerë) të një vargu të atyre që kanë vazhduar traditën e spiunimit dhe janë ende duke u futur në hall me imazh të keq gjithë Drenicën tonë.
Të tjerët nuk po i përmendim ngaqë mund të n’a burgosnin menjëherë, duke n’a shantazhuar dhe më keq sikurse ne të kalonim në rolin e tyre (spiun).
Por dua ta ceku një fakt që, kur “fyellat” që e thirrin vehten si “shkrimtarë” dhe shkruajnë me porosi marrëzira për kolosin kombëtar Hasan Prisihtinën, e për t’ua ngritur dinjitetin atyre Veliqve që kanë gënjyer dhe fëmijtët e tyre për prejardhjen dhe origjinën, duke i’u mbështetur të ndershmit, ai Ali Veliqi apo si e njeh populli Alia i Qutit, për ta konsultuar lidhur me Hasan Prishtinën, ai u thotë: “Në lidhje me personalitetin e Hasan Prishtinës, të gjitha i ka thënë dhe i’a ka dhënë hakun Mehmet Prishtina i Aliukve, të Polacit.

Ky fakt më është thënë personalisht në zyrën time të punës, në Hotel SWISS DIAMOND nga vet Mehmet Rukiqi, mik shtëpie i Ali Veliqit, në prezencë të dëshmitarëve!
Unë s’a për njohuri të opinionit jam tërësisht i pavarur, apolitik dhe nuk kam asnjë lloj synimi të pasurohem në këso mënyrash, ngaqë pasuria ime është e shumëfisht, që nga pronat shumë hektarëshe, nga të cilat është duke u zhvilluar një plan-projekt i një lagjeje banimi elitare, i emëruar si Lagjia “Hasan Prishtina”. Shih: (www.newpr.biz).

Nuk kam trashëguara pasuri nga askush, por të gjitha këto duke fituar me ndershmëri, ndërgjegjie dhe sakrificë ndjersje të punë.
Trashëgim nga i yni Hasan Prishtina, posedoj veqëse visionin dhe vlerat e tij kombëtare, por jo dhe ato matriale, gjë për të cilën flasin veqse veprat e mia për figurën ndritëse sado të voglë nëse mund të thoni, për shenjë respekti e përkuljeje ndaj veprave atdhedashurie që bartë kolosi ynë kombëtar Hasan beg Prishtina, që në qytetin e Prishtinës, Shkupit dhe Tiranës.
Thelbësisht, mund të lexoni dhe shikoni, në Google dhe Youtube, se çfarë kam trashëguar unë Mehmet Prishtina nga Hasan Prishtina gjatë këtyre vitesh.
http://albanur.eu/showthread.php?t=2826
http://www.beemp3.us/?v=62MOZIDovpQ
www.youtube.com/watch?v=5pdcUtTwyjc

www.zeriamerikes.com/media/video/1867302.html
www.zemrashqiptare.net/.../Mehmet-Prishtina:-Ideolo...

lajmpress.com/opinion/42507.html
philpapers.org/rec/ASATAQ

• www.aktuale.mk/mehmet-prishtina-pergjigje-disa-das...

www.top-channel.tv/english/artikull.php?id=10950

sq.kurir.mk/.../25178-101-vjetori-i-clirimit-te-shkupit-..
pen.existencia.org/_http_/www.youtube.../watch?v...
illyriapress.com/ne-selanik-do-te-perkujtohet-101-vjet...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 2,076 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi