Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Gėzuar Pavarėsia Besim Hasani, Majlinda Kelmendi dhe ju sportistė tė Kosovės!
Publikuar më 21 shkurt, 2015 nė orėn 10:16 ( ) Agim Vuniqi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kam shpresuar qė nė kėtė pėrvjetor, por edhe tė tjerėt qė do tė vijnė pas do tė shkonin nė drejtim tė shembjes sė murit, kufi, ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, se do tė ketė investime tė pėrbashkėta reciproke, se do te ketė konsulta dhe projekte konkrete nė mes tė dy vendeve, se politikat doganore do t'i pėrshtaten njėra tjetrės, se do tė ketė burzė te perbashkėt punėsimi, se do tė formohet Liga e pėrbashkėt nė sport..., se do tė formohet Univerziteti i pėrbashkėt i sporteve sipas standardeve evropiane, pėr tė gjithė shqiptarėt, por nuk kam pritur tė ndodhė kjo qė ndodhi mė 2015, se do tė shembet muri me Serbinė, askush nuk ka pritur, edhe po ta kete qėllim final Gjermaninė dhe shtetet perreth... Historikisht ky eshte dėshtimi me i madhė qeveritarė dhe qytetarė, nė njėrėn anė qytetarėt e shihin si pengesė-armik i realizimit tė interesave tė tyre, ndersa qeveria i shikon ata si shkelės tė ligjit, tė cilėt po kaluakan kufinjtė ilegalisht, asnjėra palė nuk pranon gabimet, edhepse ky migrim i pėrmasave tė tashme ėshtė shumė mė i rėndė se ai i largimit-dėbimit nė stepet e Anadollit, produkt i Marrėveshjes xhentėlmene Stojadinoviq-Ataturk, apo ai i mėvonshemi Rankoviqian, i viteve tė 50-ta, tė 60-ta.., i shpėrmguljes sė dhunėshme, me fluks herė tė shtuar herė nė renie, ai i viteve te 70-ta dhe te 80-ta ne SHBA, derisa ai tjetri nė Evropė ishte me i organizuar, me viza pune, duke vazhduar ai i viteve te 90-ta, pastaj ai i pasluftes etj. Por si ndodhi ky fluks i projektuar dhe kontrolluar nėpėrmes Serbisė nuk ka ndonjė spjegim nga Qeveria e Kosovės, e cila nuk pati guximin shtetėror tė ndali largimin, athua pse? Kėshtu dėshtoi shteti dhe institucionet e tij, sepse nuk kishin autoritet nė popull, e lane vendin 7 muaj nė lojė "tėrhiq e mos kėput" me parlament tė boshatisur, me 'loken' e Kuvendit e cila stoikisht degjonte urdhėrat e liderit tė saj, e opozitės e cila nuk kuvendonte me qytetarėt nė vende tė mėdha publike, por ne mes vete, e Gjykates Kushtetuese e cila zvarriste krizėn konstitucionale nė vend, e presidentes e cila priste lajmet nga kryeministri nė largim 7 mujor. Pyetja ėshtė kush kujt duhet t'i urohej pavarėsia. Tė vetmit ata qė e kanė merituar kanė qenė sportistėt e Kosovės KON-i i kryesuar nga Besim Hasanai sė bashku me ministrin e sportit Memli Krasniqin dhe Majlinda Kelmendit, ata ishin te vetmit qe merituan urimin.

Gėzuar sportistė dhe punetorė sportiv tė Kosoves Pavaresia! Gezuar Pavaresia 2015, ju jeni krenaria e Kosoves!

Letra e presidentit amerikan, Barack Obama

Nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, ambasadori i SHBA pranė OKB pėrmend pranimin e KOK nė KON si tė arritur tė Kosovės. Nė urimin e Obamės dhe zonjes sė parė drejtuar Presidentes Jahjaga, thuhet: "Mirėpresim konkurimin, krah per krah, me atletėt e Kosovės nė Lojėrat e ardhshme Olimpike"...

E udhėheqėsitė e Kosovės harrojnė tė permendin kėtė tė arritur!A thua pse? Jane kėshilltarėt pa pervojė!? Apo, ata qė kryen punė dhe dhanė ēdo gjė nga vetja duhet tė nėpėrkėmben, ēfarė logjike provinciale ėshtė kjo, kur do tė vlerėsohen njerėzit sipas meritave tė tyre!? Pėr mua mė meritorėt nė kėtė 7 vjetor tė pavarėsisė janė sportistėt, KOK-u dhe kryetari i KOK-ut Besim Hasani, keta janė heronjtė e vėrtetė tė Kosoves, kėtė e thonė presidentėt e vendeve mė tė fuqishme nė botė, por kėtė nuk e thonė liderėt e Kosovės, duke pėrfshirė presidenten e vendit, kryeministrin, kryekuvendarin...athua PSE!?

Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barack Obama e ka uruar Presidenten e Republikės sė Kosovės, zonjėn Atifete Jahjaga, me rastin e pėrvjetorit tė shtatė tė shpalljes sė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės. Nė urimin e Presidentit Obama thuhet:

E nderuara zonja Presidente,

Me rastin e shtatė vjetorit tė Pavarėsisė, mė 17 Shkurt, ju shpreh urimet e mia juve dhe qytetarėve tė Kosovės. Ēdo vit, vazhdoj tė impresionohem me pėrparimin e Kosovės si njė demokraci sovrane dhe shumetnike. Zgjedhjet historike parlamentare nė qershor ia kanė dėshmuar botės pėrkushtimin e Kosovės pėr proceset demokratike nė tė gjithė vendin. Ju pėrgėzoj pėr lidershipin dhe kėmbėngulėsinė nė punėn tuaj me udhėheqėsit partiakė gjatė procesit tė zgjatur tė krijimit tė qeverisė. Mirėpresim dhe plotėsisht mbėshtesim integrimin e Kosovės nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne mirėpresim konkurrimin, krah pėr krah, me atletėt e Kosovės nė Lojėrat e ardhshme Olimpike. Ne gjithashtu e vlerėsojmė mbėshtetjen e vendit tuaj pėr koalicionin ndėrkombėtar kundėr ISIL dhe pėrkushtimin tuaj tė fuqishėm pėr tė luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshėm, njė nga prioritetet kryesore tė administratės sime. Shtetet e Bashkuara mbėshtesin pėrparimin e Kosovės nė rrugėn e integrimit tė plotė Euro-Atlantik dhe nė ndėrtimin e njė tė ardhme mė tė ndritur pėr tė gjithė qytetarėt e saj.

Sinqerisht,
Barack Obama

Dita e sportistit, dita e olimpizmit

Dita e njohjes sė KOK--ut nga ana e KON-it duhet tė futet nė kalendarin e festive mė tė rėndėsishme tė karakterit kombėtarė, ngase data e pranimit tė KOK-ut ėshtė shėnuar ndėrkombėtarisht edhe nė kalendarin historik tė KON-it. Dita e olimpizmit shqiptaro-kosovare ka marrė formėn zyrtare dhe do tė ndihmojė dukshėm procesin e njohjes dhe pranimit ndėrkombėtarė tė Kosovės, kjo ngajarje ėshtė shumė mė domethėnėse se 7 milionshi i harghuar nga Qeveria e Kosovės pėr Saatchi@Saatchi, qė kishte pėr qėllim ngritjen e imazhit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare dhe tėrhjekjen e investimeve tė huaja. A ka investim mė tė mirė dhe mė profitabil se ndėrtimi i fushave sportive dhe investimi nė sport, si lėmi e perspektivės sė re tė tė rinjėve dhe hapjen e shumė vendeve tė reja tė punės. Sa bukur, nė sportin ndėrkombėtarė do tė masin fuqinė dhe do tė garojnė dy shtete vėllazėrore Shqipėria dhe Kosova, pse pra spoėrtistėt mos ta kenė ditėn e tyre nė kalendarin e festive kombėtare, Dita e sportistit, njėjtė si dita e mėsuesit duhet tė shndėrrohet nė festė tė pėrbashkėt nacionale, ēfarė rėndesie ka “Darka e Lamės’, nė krahasim me "Ditėn e sportistit", kurrėfare! Prandaj sportistėt duhet tė luftojnė tė realizojnė atė tė drejtė, duke e sponzoruar nė dy Kuvendet, nė atė tė Shqipėrisė dhe atė tė Kosovės, atė nuk ua fal kush pa ngulmuar ata. Padyshim merita mė e madhe per pranimin e Komitetit Olimpik te Kosoves ne Komitetin Olimpik Nderkombetar i takon Besimi Hasanit. Gėzuar pavarėsia Besim Hasani, presidentit e Komitetit Olimpik tė Kosovės, dhe Majlinda Kelmendi sportistja numėr njė nė xhudon botėrore, Gėzuar!

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 565 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi