Zeqir GËRVALLA – POPULLI IM, IKJA NGA ATDHEU: NUK ËSHTË SHPËTIM…! |
Publikuar më 23 shkurt, 2015 në orën 16:11 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
SË PARI: TË DREJTOHEM TY, O ZOT-NJË!
I
Që në rini: përjetova veprimtarinë ilegale (unë, njëri - nga 5-themelusit e LRBSH-së);
Burgosjen-torturat-izolimet-qelitë…dhe përzënien biblike para tytash të serbo-policisë…
Por, më e rëndë po më vjen: kjo vetëpërzënie këto ditë… e Poullit, e Rinisë… për besë;
E, kjo po ndodhë: nga qeveria përulëse ndaj të huajve; e, korruptuese ndaj shqiptarisë…!
Andaj, së pari: O ZOT-NJË! Na ndihmo: me MIRËSI ndaj njëri-tjetrit… kësaj JETE…
Që të këqijat…vazhdimisht: t’i luftojmë… duke u nisur: nga Vetvetja - me Vetveten…!
Që edhe Ne – Shqiptarët: të ribëhemi Komb e Territor – ShtetPlotë; si shumë Shtete…
Të sundohemi nga vetvetja, e jo - nga të huajt; të jemi: SHQIPËRIA, - me të Vërtetën!
II
Po, po…O ZOT! Vetëm në këtë mënyrë reciproke: mund ta kultivojmë sot…e mot…
Drejtësinë-MIRËSINË-begatinë…në shpirt…në mendje-zemër…në vend e Kuvend…!
Për LiriPAQEN e VËRTETË: Kombëtare-NJERËZORE… në AR(B)DHE e - n’bOtë…
Vëlla-Vëlla, Shoq-Shoq, Motër-Motër, Shoqe-Shoqe, Njeri-Njeri…në Një-Ri-Rend…
O ZOT-NJË! Ty të qofshim falë, na UDHËZO-NDIHMO: për MIRË e MBARË!
Derisa të jemi: në këtë bOtë të BUKUR (sProvuese-kalimtare…) të gjallë…!!!...
Të gjithë Ne – NJERËZIMI… ( në këtë rast: po flas: për Popullin tim Iliro-Shqiptar );
Na bjerë në mend, O KRIJUESI ynë! Mos na lërë… kështu… bOta: për t’na tallë…!!!...
POPULLI IM, IKJA NGA ATDHEU: NUK ËSHTË SHPËTIM…!
… SHPËTIMI është: kËmbË-ngUljA në ATDHE-SHQIPTAR, duke u bërë – UNIKË;
( Motër-motër… Shoqe-shoqe…Vëlla-vëlla…Shoq-shoq…Njeri-njeri…si Diell-NJË );
Për të DREJTAT Themelore: Familjare-KOMBËTARE-NJERËZORE…për DRITË…
Me Votën e Lirë; po edhe: me PROTESTA PAQESORE kur Qeveria: bën padrejtësi…! --------------------------------------------------------------------------------
Ah, Vëllezer e Motra! Ju shqiptarët e mi…! O ZOT!
Ku i latë prindërit pleq? Ku po i qoni këta fëmij’…?
Përse kaq shumë: n’për rrugë… keni dalur… s O t . . . !?...
Po qanë KOSOVA… toka e qielli Ilir… O, NËNA SHQIPËRI…!!!
Në këtë dimër: të acartë… nëpër stacione autobusësh… nëpër kufij…
Nëpër shtëpi të rrëzbitura… të shkreta… nëpër shtalla kafshësh…
Të mashtruar-plaçkitur… nga matrapazë: të të gjitha ngjyrave… zi-zi…
Hej…! Ju…Ju Vëllezër e Motra të mi! Oh! Ju…Ju: Rinia jonë, kur iu pashë…
… Po, po…! Po qanë: toka… guri-druri…po qajnë: yjet… dielli-hëna…
Po qajnë: fusha-male… po qajnë: kroje-përrska- lumenj-liqej-dete…
Hej! po ofshanë baba i sëmur… po loton e pikkëlluar, e shkreta - nëna…!...
Biro! Ne, KËTU, QËNDRUAM edhe nën robëri… n’vuajtje-halle-derte…!!!...
Hej, Motra! Vëllezër! NJERËZ…Ku po shkoni…?! Vallë, për ku jeni mësy…!?...
Të ndalemi! E, thellë-thellë: të mendojmë… që nga kOhË… e SKËNDERBEUT…
Jo, jo…! Në ikje… s’ka FITORE! O ZOT! Na kthjello: mendje-zemër-shpirt-sy…
Sepse, kështu: na mallkojnë: varret… gjaku i dëshmorëve…buka e ATDHEUT…!
Sepse…! Sepse: në çfarëdo vështirësish që të gjindemi… n’për Sprova: J-e-t-e…
S’guxojmë: ta humbasim Shpresën…logjikën kombëtare-njerëzore…! Njerëz jemi...
Po…! Të gjithë: ishim foshnje…! Prindërit na rritën…me mundime: lot(ë)-de(R)te…
E ne…? Hej…!!! T’ua kthejmë shpinën sot… në pleqëri…! Ku? Ku po vemi…!?!
Të shkoni atje…t’u pastroni: WC-ët ca miqëve të armiqëve tanë… nëpër Evropë…!
Që na i kanë hapur dyertë: për IKJE… nga KOSOVA…! s.Serbia… e Hungaria…
Të zbrazën TrojeTonatIlire nga Ne-Shqiptarët… e të mbesim: si qyqet n’për bOtë…
E, armikja Serbi: t’i kolonizojë me kolonëserbzinjë…E,të heshtë SHQIPË(TA)RIA!!!
TY, MIKJA AMERIKË!
Së pari: po të drejtohem Ty, Mikja AMERIKË! edhe këtë herë, si - edhe më parë…
Të mos i përkrahni më qeveritarët e korruptuar, që me hile-tradhti na dolën në ballë;
Që keqpërdorën Votën e Popullit; pasuritë Kombëtare… duke i zhvatur e ndarë…
Shumicën e Popullit: duke e lënë në mjerim e varfëri…si peshqit pa ujë, në zallë…!!!
Se, ndihmën që na e bëre gjatë luftës së UÇK-së: për SHPËTIM Kombëtar e LIRI…
(Nga 24 Marsi ‘99 duke bombarduar Serbinë okupatore: me radhë 78 ditë e net’…);
E! nëse na lini gjysmë, e s’na ndihmoni deri në fund: për (ri)bashkim me SHQIPËRI,-
Ta dimë: çdo përpjekje…luftë…bombardim e investim…do t’na shkojnë huq-krejt!
Sepse: si Rusia - si Serbia – krejt njësoj; që të dyja: me synime okupuse, të vjetra…
(Edhe me ndihmën e ca hileqarëve ndërkombëtarë: Evropianë – dhelpër-ujk(ë)…):
Do të: AKUZOJNË Ty, Mikja AMERIKË; gjoja për bombardime të “padrejta…”
Meqë: Ne, dhe Ju - OKB-ja… ia heshtëm futjen e Kosovës: në të sajën - Kushtetutë!
E, duke mos dënuar Serbinë gjenocidiale: për krime-diegie-dhunime…para bOtës…
(Sikur që qe dënuar Gjermania naziste: për holokaustin me hebrejë…në L.D.Botërore):
Në ne - shqiptarët e Kosovës… në Kroatët…e, në veçanti: në myslimanët e Bosnjës…
Po! Serbia e pandëshkuar…sërish, kërcënohet: “Kosovën s’e lejojmë të bëhet shtet”!
Andaj, e dashura Mikja AMERIKË! Ju – së bashku edhe me miqtë tjerë…në botë…
(Në marrëveshje: me Gjermaninë-Turqinë-Anglinë…e me t’gjitha shtetët - në tërësi…)
T’i tregoni s.Serbisë: Jo vetëm që s’mund ta pengoni Kosovën - të bëhet shtetplotë…
Po me të Drejtën e VETËVENDOSJES: do t’i kthehen territoret shtetit - SHQIPËRI;
… Pra, realizimi i kësaj të Drejte Legjitime… Ribashkimi i SHQIPËRISË ETNIKE
(Të cilën: që mbase një Shekull e gjysmë… Fuqitë e Mëdha e ndanë: në 6-copë…!...
Padrejtësisht: me dhunë e terror barbar…duke ia mohuar: lirinë në rrugë DRITE… );
Ndaj, ky përmirësim: Historie-gjeografie… e bën - të bashkuar: Evropën-EVROPË!
Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Janar – Shkurt, 2015
BUZËQESHJA E FUNDIT – DHURATË*/
Amaneti i plakut mërgimtar
Mos iu largo qafimit tim prinduer
Edhe pse era e vdekjes i vjen shqim,
Se amanetin e fundit, o bir i dashtun,
Due me ta lanë gjithmonë kujtim.
Mos iu frigo grushtit të padrejtsis
Me i nxjerrë këmbët - pa gjak me ikë
E me i lanë gaca una në votër t’shpis
Se n’zemër, biro, të bahet pikë…
Por, merre kët buzëqeshje të ftohtë
Që shkrep n’buzët e shkrumueme…
Merre, qoje atje - n’trollin tim të ngrohtë
Dhuratë… dhuratë ships së rrënueme.
Se atje hija e t’parëve pa nda
Endet n’kujtimet e mija të f’minis
Që heret lidhë për vedi m’ka
Me lulakun e fortë të dashnis.
Afrohu, biri im, afrohu edhe ‘i herë
Të përqafoj me afsh - dashni e mallë
Se gjithmonë për Ty n’këtë zemër t’mjerë
Nji kangë dashnije m’ka kallë…
O, sikur t’mos ishe lindë Ti, o bir,
Kangën time për syt e Tu - liqej mali -
Kush kish me këndue ma mirë
Që votrës, dikur, dritë do t’i fali?
(1962)
KANGA E VËLLAUT MËRGIMTAR
Jam strukë si zog i ikun
Në vend të huaj n’shkretije,
Kam mbetë si yll i fikun
N’vetmi - me mall shoqnije
Dhe kudo shikoj përreth
Nuk shof bar’ as gjeth…
Këtu veç dielli djeg - përcëllon
Dhe malli të kall në gji,
Këtu vdekja emnat blozdon
Dhe kangën n’gojë të ngri
Pasha këta sy në ballë,
Jam ba shkrum’ i gjallë.
E dini ç’don me thanë jetim -
Mërgimtar pa prind’ e shtëpi,
I tretun larg Atdheut tim
Ku guri për guri ka dashni.
Se s’ka gja ma vështirë, o vlla,
Se malli n’zemër me t’ra!
Sot jam strukë si zog i ikun
Në vend të huej - n’shkretije
Dhe kam mbetë si yll i fikun
Me mall Atdheu - me mall shoqnije
Që kudo shikoj përreth
Nuk shof bar’ as gjeth…
Këtu veç dielli djeg - përcëllon
Dhe malli të kall në gji
Këtu vdekja emnat blozdon
Dhe lotin n’sy ta ngri.
Pasha këto drita t’ballit,
U dogja prej mallit…
(1963)
LOTI NË VARG
Një mikut tim në mërgim
Miku im i mirë i idealit,
atdhetar i flakët në mërgim!
Këtu edhe zogjtë e malit -
për ju kanë mallë e shqetësim.
Më kishe pyetur nga atje:
A kam shkruar ndonjë poezi për UÇK-ënë?
Po, unë atdhetarëve si sot si dje
ua stolisa dashurinë - folenë…
Miku im, e di, edhe atje larg
s’është lehtë të jesh atdhetar
Ti e di, kasollja më pikon si loti në varg…
Po shpirti më buzëqesh bardh, bardh…
Disa shokë të mi s’më pyesin fare
se, cicërimat e mia i mbajnë në mendje e n’gji
po nganjëherë me simbole bujare -
më përshëndesin, më japin forcë për poezi…
Ti e di, kam mundur ta lëshoj Kosovën
e të bëhem veprimtar larg saj!
Por, u ndala, këtu ta sfidoj kohën:
në flakë, në gjak, në lot e vaj…
URIM-POROSIA: E PRINDIT MËRGIMTAR**/
URIME DITËLINDJA
(Festonit tim të dashur)
Djali im i dashur Feston,
Sot i mbushe 18 vjet;
Me këtë tufë lulesh baba të uron -
Jetofsh i lumtur 100 vjet!
U bëfsh i ditur e paç fat në jetë,
Nëpër furtuna që sjell koha…
Mos harro biro, përherë një zë të thërret,
Ai është Shpirti im-Ar(b)dheu-Kosova…
Atje lind dielli edhe më bukur,
Shqip të duan gur’ drur’ e dhe…
Atje të buzëqesh ëmbël çdo zog e flutur,
Atje, o bir, kurrë i huaj nuk je.
***
… Lulet do të vyshken,
Do të treten si era…
Por, kujtimet nuk shlyhen,
Ato lule në lule i çelë PRANVERA…
Të don gjithmonë, babai,
Zeqiri
P. S.
Këtë poezi e shkrova në parkun “Holyoky”, (në Rochester, NY) e Diel, 18 Nëntor 2001 aty, kah ora 15 e 30 minuta. Dhe, kur u ktheva në apartament ia dhurova së bashku me një tufë lulesh të freskëta që i mblodha, aty, në livadh të gjelbëruar… që për çudi, ende s’i kishte “ngrënë” të ftohtit e vjeshtës…!
NË KËTË JETË: TË MALLKUAR MËRGIMTARE…
Po, sot…
( Unë e Hana: patëm këtë gjysmë-dialog… )
Përse s’më thirre…? - i thash, -
( për ta marrë nipçën së bashku, si për çdo mëngjes…) !
Ishe duke qeshur në gjum, - më tha; -
… m’u dhimbse ta prish ëndrrën…(!)…
Andaj, Arthot loçkën: vetë e ngjita shkallëve… nga-dalë-dalë…
Ç’të thosha? Një dhembje-heshtjeje…e pikëlluar…më muar…!...
… Hej! Këtu, vetëm nëpër ëndrra… ( … në ndonjë çast…):
Mund ta shohim njëri-tjetrin… të qeshur… të gëzuar…
Dhe, o Zot! në atë heshtje… për çudi…(!)…
… u përpoqa të rikujtoj: se ç’të mirë kisha ëndrruar… por, kot!
( që s’pakut… në këtë çast… i zgjuar… të ndjejë: pakëz kënaqësi…!... )
Në këtë mërgim: të padëshiruar…!
Në këtë jetë mërgimtare: të mallkuar…!
***
Dhe, po…! Ashtu i heshtur… posa e hapa kompjuterin…
Në AlbaniaPress.-in tonë të Çmuar: n’shiritin lëvizës për lajme të reja…
Fjaf! M’ra n’sy… Kuçi: Gjyqi Special për Kosovën është në dobi
të kundërshtarëve të pavarësisë së saj…
Andaj, i befasuar: nga këto fjalë të tij me vend, por - vonë…
Dhe, duke dashur deri n’fun t’i lexoj…
Kur qe… Bacë Adem Demaçi, - Legjenda jonë:
Në Skajf… më telefonoi…
(… andaj, po…! në çast… H. Kuçin, ashtu gjysmë… e lash gjysmë…)
… Dhe, si në pasqyrë: ballë-për-ballë… me Bacalokun tonë, Heroin e gjallë,
Vazhduam bisedën plot respekt e dashuri: për Kosovë e Shqipëri…
Për Amerikë e Gjermani… për gjithë botën… deri në Kinë… për: NË RRUGË DRITE…
… se, si… patjetër: edhe Ne – Shqiptarët… s’do të shkojë larg… e, - vi e varg…
(me të gjitha: Troje-Viset-Tona Iliro-Shqiptare; me Kosovë…Çamëri…e MollëKuqe...)
Me mbi 7-milionë banorë; Shqipoi-Shqipe: do të jemi SHtetPlotë – SHQIPËRI ETNIKE.
Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Më 19 Shkurt 2015
--------------------
*/ Këto tri poezi i nxora nga libri: “LULËZIMI I RRËNJËS” f. 44,45,46 e 292
Shtëpia Botuese LIBRI SHKOLLOR Prishtinë 2000
**/ Këtë poezi e mora nga nga libri: “ME O(R)Ë KOSOVE”, f. 63-64
Shtëpia Botuese SAS Prishtinë 2009
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 38 vizitorë |
Lexuar:
1,146 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|