Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E TEPRUAT ZOTËRINJ SOLIDARË-OPOZITARË!
Publikuar më 24 shkurt, 2015 në orën 14:05 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në vitin 1919, Lenini dhe Sverdllovi ecnin në korridor në Kremlin. Në anë të murit ishte vendosur një kasafortë e madhe dhe e bukur, pritej specialist ta hapte. Mbi të, një marinarë i shtrirë përgjysmë po bënte një gjumë top, mbi kokën e tij në mur kishte shkruar “më lini 20 minuta të flë”. Lenini ndali dhe pa pozicionin e marinarit, i cili qytën (tabanin) e pushkës e kishte ndërmjet shalëve, rripin krahaqafë, me dorën e majtë kishte mbërthyer tytën dhe dorën e djathë e kishte te këmbëza e pushkës. Gati për alarm. “Këta janë besnikë, këta na duhen!- i tha Lenini Sverdllovit.

Pas një shekulli, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i P.J. Ditmir Bushati, po përgatisin të propozojnë për ambasadorë një sërë emrash militantësh të PPSH-së, përfaqësues të denjë të baballarëve e gjyshërve të tyre. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë kategorie të aftësh, por vetëm të jenë nomeklaturë e regjimit të shkuar stalinist. “Rilindasit e rinj të diplomacisë, nuk vijnë në këtë fushë me kurrëfarë dëshire për t’i shërbyer vendit, por për të çuar te rruga e etërve të tyre, atë që ata nuk mundën ta vazhdojnë me regjimin e komunist”. (“Ja rrënjët dhe frymëzimi Edi Ramës – Po rilindet blloku në diplomaci”, gaz. 55, 8-2-2015).
Visar Zhitin nuk e dërgojnë si ambasador në Selinë e Shenjtë, por si i ngarkuari i qeverisë pranë ambasadës për të ndihmuar “marinarët” e pa aftë të nomenklaturës.
Visar Zhiti, ka lënë pa gojë jo pak në të majtë dhe të djathtë të spektrit politik, të përfshinë në një furtunë jo vetëm mediatike, por edhe institucionale. Prej përplasjes së “Opozitarëve dhe Solidarëve, Visarin e turpëruan, i shpifën, e dënojnë dhe e ridënojnë, i bënë kurthe, e akuzuan, i rifabrikuan thënie për cënim kishe, nuk e kyçin në burg, por e tellallën. “Një strategji, e cila lakmon që në Shqipëri të mos ketë kurrë mirëkuptim, por vetëm sherre dhe mosmarëveshje mes forcave politike”. (A. S., 18-2-15).
Rruga e ndjekur nga Rama dhe Ditmir Bushati, për zgjedhjen e kandidaturës së ambasadorit në Vatikan, prishi rregullin e vendosur, pa ligj, por me mirëkuptim, midis drejtuesve të qeverisë shqiptare dhe Kishës Katolike. Qysh në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit në vitin 1991, ish kryeministri Meksi, u konsultua me krerët e Kishës Katolike për kandidaturën e Ambasadorit Willi Kamsi, Ambasadori i parë Shqipërisë në Vatikan. Po kështu ndodhi edhe me Ambasadorët e tjerë që erdhën njëri pas tjetrit: Pjetër Kola, Jul Bushati, Zef Bushati dhe Rrok Logu. Edi Rama dhe Ditmir Bushati prishën “rregullin” e vendosur dhe nuk u konsultuan aspak me krerët e kishës Katolike, provokuan, duke propozuar një kandidaturë jashtë komunitetit Katolik Shqiptar. Ky provokim i detyroi krerët e Kishës Katolike të reagojnë. Reagimi nuk lidhej aspak me profilin moral të intelektualit Visar Zhitit, por me deformimit e rregullit të vendosur për 23 vite rresht me krerët e qeverisë Shqiptare. Kjo përplasje e provokuar nga dyshja Rama & Bushati, si dhe nga “përkrahësit e zjarrtë” ateistë si D. Agolli, P. Xhufi, D. Hila, B. Blushi etj, gjeti rastin të shfrytëzohet për t’i treguar “vendin” Kishës Katolike Shqiptare. Mandej kandidati për ambasador i Edi Ramës, e cilësoi si inkuizicion qëndrimin e Krerëve të Kishës Katolike Shqiptare. Prononcimi i Edi Ramës la shije aspak të mirë në opinionin e Komunitetit Katolik. Edi Rama implikoi presidentin e Republikës me Kishën Katolike. Edi Rama cilësoi përfaqësuesit e Kishës Katolike “figurë lokale”. Ky etiketim i Ramës është një “skandal i rëndë” për sekretarin e përgjithshëm të konferencës I- Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, ipeshkëv dhe Vikar i Përgjithshëm. Po aq skandal është dhe përpjekja për t’i bërë nunciaturës Apostolike në Tiranë dhe selisë së Shenjtë në Vatikan, diversion të hapur, duke aluduar se këto institucione kanë mendim të ndryshëm me Krerët e Kishës Katolike në Shqipëri rreth kandidaturës të propozuar prej tij. (Online 55, 15-2-2015).
Visar Zhyti është propozuar prej kryeministrit për Ambasador në Vatikan pa kushtin themelor, ligjor procedurial, të thënë, të njohur, të shpallur dhe të përsëritur, konsultimin paraprak me presidentin e Republikës
Edi Rama si i pabesë që është, e ktheu propozimin për kandidaturën e poetit Visar Zhyti si Ambasador ne Vatikan, duke theksuar se ky është dënimi i dytë për ish deputetin e PD pas atij të regjimit komunist... Rama thotë: “… pas burgut në komunizëm për lirinë e penës, sot dënohet për shkaqe politike nga presidenti i Republikës.”
“Visar Zhiti, i vetmi deputet ministër i PD që s’ka fyer kënd dhe as ka shpifur për askënd. Një periudhë shërbimi në diplomaci me kontribut për kulturën. Botuesi i një volumi dinjitoz në italisht në nderim të NËNË TEREZËS.”
“… Një figure lokale e Kishës Katolike shqiptare, prononcohet me rezerva nda tij. Prononcimi i papranueshëm për të cilin vetë Ati në fjalë kërkon ndjesë publike. Komisioni i Jashtëm i Kuvendit i jep Visar Zhitit mbështetje pa asnjë rezervë. Vetë Selia e Shenjtë, përmes Nuncit Apostolik në Tiranë, na përcjell mirëpritjen më të ngrohtë për propozimin, me fjalë më të mira për kandidaturën”.
Kreu i qeverisë kritikoi me rezerva mosdekretimin e emrit të Visar Zhitit nga ana e kreut te shtetit Bujar Nishani .
Presidenti I Republikës, përmes një prononcimi për një emision lajmesh deklaron mosdekretimin e Visar Zhitit, me argumentin: “Kandidati për ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vatikan, se paska cenuar kishën me një prononcim publik! Një prononcim ky i fundit në fakt, krejt i pafajshëm dhe njësoj si poezitë e pafajshme dikur, rifabrikohet si arsye të lartë shtetërore për të ndëshkuar Visar Zhitin”.
Ja si tallet Edi Rama: “Unë nuk mund të hesht sot në asnjë mënyrë. Sepse ky është një ridënim i Visar Zhitit. Fatmirësisht më i lehtë se i pari. Sepse poeti nuk do të kyçet në burg; djali nuk do të shkëputet për së gjalli nga nëna, bashkëshorti nuk do të ndahet me përdhunë nga gruaja. Sepse një i dënuar i diktaturës komuniste për lirinë poetike, nuk mund të dënohet sot nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë për qëllime politike”. (“DIELLI” 14-2-2015). (Bravo Enver Hoxha i vogël. Visarin e ngritët, e ulët, e ofenduat e kërcënuat, ia gjetët kohën kur ai ka plagë të hapur të birit ATJONIT. Mallkuar qofshi stalinista. Shënimi im).
Më së fundi, Visar Zhiti gjithësesi në Selinë e shënjtë. – Bumçi: Të bisedohet për të gjetur një konsensus. Numri dy i Komisionit të jashtëm, Aldo Bumçi i ka kërkuar presidentit dhe qeverisë të ulen në bisedime, për të zgjidhur kështu çështjen e Visar Zhitit. (“DIELLI” 17-2-2015).
A. Hoxha thotë: “Vendimi për Zhitin: Qeveria e çon në Vatikan, jo si ambasador”, Visar Zhitin, por ta ketë pjesë të funksionareve të saj, në Selinë e Shenjtë. Pritet që t’i japë ish ministrit të Kulturës një tjetër funksion të lartë në Selinë e Shenjtë. (Shqip, 18 shkurt 2015).
Zhiti përfaqëson një figurë të njohur të kulturës së këtyre viteve, … Fakti që një president i zgjedhur me votat e PD-së nuk jep miratimin e tij për një ish ministër të PD-së që ka qenë, gjithashtu, edhe i përndjekur politik nga regjimi komunist, ka dy momente që habisin dynjanë: “Zhiti”, i pari është rast i pazakontë që një kryeministër i majtë propozon për ambasador një ish ministër të djathtë (PD). I dyti është fakti, edhe më i habitshëm, mosaprovimi i një kandidature të djathtë nga presidenti i “djathtë”! Tej të gjitha hamendësive për cënimin e interesave. Një strategji e cila lakmon që në Shqipëri të mos ketë kurrsesi mirëkuptim. KËTA JANË “OPOZITARË DHE SOLIDARË” që mbjellin furtunën. Pra, shikoni faqen tjetër të Edi Ramës, Bujar Nishanit, Ditmir Bushatit, Aldo Bumçit, pa koment.
Edi Rama po rilind bllokun në diplomaci. Që nga misioni ynë në OKB, OSBE dhe IZRAEL, Edi Rama ka përzgjedhur si përfaqësues të politikës së tij të re, bijtë apo nipërit e nomenklaturës së bllokut komunist, ku spikasin pasardhësit e Lenka Çukos, Xhelil Gjonit apo Ismail Leshit.
Faktet: Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, anëtar i Byrosë Politike dhe nipi i Hysni Kapos, propozohet si ambasador në OKB.
Ravensa Lleshi, e bija e Ismail Lleshit, sekretar i PPSH në Tiranë dhe ministri i mbrojtjes, mbesë në familjen Kapo propozohet ambasadore në OSBE.
Bardhyl Nimet Canaj, djalë i një sekretari të parë të PPSH-së dhe dhëndër i Lenka Çukos propozohet si ambasador në Izrael.
Fatos Reka, i biri i Iljas Rekës, sekretar i parë i PPSH në Durrës dhe eksponent i sigurimit të shtetit propozohet si ambasador në Zvicër.
Adia Bulent Sakiqi, mbesa e sekretarit personal të diktatorit dhe kushërirë e Nexhmije Hoxhës është tashmë ambasadore në Hollandë.
Me këto propozime Edi Rama, po tregon një dashuri të madhe për trashëgimtarët e nomenklaturës komuniste, sepse atje gjen rrënjët dhe frymëzimin. (Internet, 8-2-2015)

Rasim Bebo

Addison Çikago
shkurt 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 596 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi