Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NË LIBRIN E ISMETIT JANË RRËNJËT KOMBËTARE
Publikuar më 24 shkurt, 2015 në orën 14:11 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sapo e mora librin e Ismet Sylejmanit “Akademi politike kombëtare dhe shkrime për tribunin e kombit Ramiz Cernica”, të dhuruar nga ai në prag të shtatëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e lexova me një frymë.
Pasi e lexova, fillova të mendoj dhe vendosa ta rilexoj e ta studioj me laps në dorë. Është një libër 145 faqe, por me një hapësirë të pamatshme. Një meditim i thellë e i jashtëzakonshëm ma pushtoj krejt qenien time kur shikova dy numrat e fundit të faqes së librit 45. Të jetë kjo një rastësi apo një vërtetësi e qëlluar edhe nga autori që flet për atë burrë, për heroin e Kombit Ramiz Cernicën, i cili në vitin ’45 do të deklaronte “PO ME SHQIPËRINË”.

Prandaj, po them se ky libër është në vetvete një histori, ku në të gjendet gjithçka. Aty do të gjendet fjala e ëmbël e autorit, mendja e ndritur dhe e kthjelltë e tij. Aty gjendet vetëm fitorja. Aty gjenden heroi dhe populli, flamuri e atdheu. Aty janë të gjitha bashkë: edhe kultura, edhe shkenca, edhe historia, edhe arti, edhe analiza, edhe udhëzimi, edhe konkluzionet për të ardhmen, por edhe mesazhi për sot e për brezat që do të vijnë.
Me këtë libër kushdo do të mrekullohet për nivelin e lartë e intelektual të autorit e për gjuhën e bukur e të ëmbël të të shprehurit të tij. Aty janë Kombi e Atdheu.
Ky libër është një vepër konkrete, nga më të bukurat e më të fuqishmet për sa i përket anës atdhetare në këta 103 vjet shtet shqiptar. Them kështu sepse ky libër është i pakrahasueshëm, i paarritshëm e i pavdekshëm.
Është një e vërtetë se në këtë libër shkruhet për Heroin e Kombit, Ramiz Cernica, por në brendësinë e tij që nga fillimi e deri në fund do të gjendet në të Atdheu me valëvitjen e flamurit kombëtar.
Madhështia e këtij libri është sepse ai është gatuar me atë lloj brumi që është vetë historia e jetës së kombit tonë, që autori na e pasqyron me vetëdijen më të lartë patriotike-atdhetare.
Unë po deklaroj hapur dhe pa mëdyshje, se Ismet Sylejmani është një krenari për kombin shqiptar, është një pishtar që vetëm ndriçon rrugën e së drejtës e të vërtetës, është një shqiptar e atdhetar i flaktë e i përsosur, është një njeri i jashtëzakonshëm, i cili, me të gjithë aktivitetin e veprimtarinë e tij tregon, se është një njeri simbol dhe emblematik, në veçanti në idealizmin kombëtar shqiptar, me të cilin krenohem se ka një vend të merituar nderi e lavdie jo për postin që mban, por edhe për veprat e tij të përditshme.
E them me bindje të plotë se janë shumë të rrallë njerëzit e tillë si Ismet Sylejmani, i cili besnikërisht i qëndron atdheut.
Duke përfunduar këtë përshtypje që më ka lënë libri i Ismetit, dëshiroj të them se do të jetë me fat kushdo që do ta ketë në dorë këtë libër, i cili është shumë meritor dhe ia vlen jo vetëm të lexohet, por edhe të studiohet thellë e ta mbajë atë si një pasuri të rrallë e të veçantë.
E falënderoj me zemër e me shpirt autorin për këtë libër-pasuri!
Gjithashtu, dëshiroj ta falënderoj edhe botuesin e gazetës prestigjioze “Epoka e re”, drejtuesin Muhamet Mavraj, i cili e botoi kaq bukur këtë libër.

Ndue Dodaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 502 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi