Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vaksina kundër korrupcionit
Publikuar më 25 shkurt, 2015 në orën 16:46 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Askund nuk gjen politikanë më të korruptuar dhe njëkohësisht më të duartrokitur se në shtetin Pakokë, thoshte shkenëctari Do. Kjo gjendje e pashpresë e shtetit të tij e kishte shtyrë atë në një përpjekje të gjatë për shpikjen e një vaksine që do t'i bënte zyrtarët shtetrorë të shmangnin çdo sjellje që do ta dëmtonte shtetin. Dhe pas shumë studimesh për gjithçka e netësh pa gjumë, ai e zbuloi vaksinën e tij të cilën e quajti vaksinë kundër korrupcionit. Sipas tij, zyrtari shtetëror që do ta merrte këtë vaksinë nuk mund të korruptohej e as të gënjente. Megjithatë qysh në fillim i doli një problem jo i vogël. S'kishte ku ta provonte vaksinën.

Për këtë iu desh të korruptonte një zyrtar të cilit i dha një shumë të madhe parash vetëm e vetëm që ta provonte këtë vaksinë. Inspektori shtetëror që do ta provonte i pari, nuk besonte në efiktin e saj, prandaj futi paratë në xhep dhe i tha shkencëtarit Do që ta kryej punën e tij. Megjithatë, të nesërmen kur doli në punë ai kishte ndryshuar shumë. Këtë e vërejtën tregtarët në dyqanet e të cilëve, inspektori zbarkonte shpesh dhe sigurisht gjente edhe parregullsi. Edhe tani ai gjeti shumë parregullsi, për të cilat si asnjëherë tjetër mbajti edhe shënim. Kjo sjellje e çuditi pak tregtarin, megjithatë ai krejt natyrshëm dhe me një gjest rutinor i ofroi sasinë e njëjtë të parave që i kishte dhënë edhe herave të tjera, me të cilat shteti do t'bëhej sikur s'ka parë gjë. Por inspektori e shikoi i habitur.

- Ju po më ofroni para?! e pyeti me një ton e me një qëndrim që tregtari s'e kishte dëgjuar as parë tek asjnë zyrtarë tjetër. Bëtë gabim, megjithatë kësaj here po ju fal, tha inspektori dhe doli.
Tregtari mbeti i shtangur. Dora me para i mbeti e zgjatur, njësoj sikurse zgjatë dorën ta përshëndesësh një mik e s'ke asnjë mëdyshje se edhe ai do ta zgjasë dorën. Shikoi një copë herë në drejtimin nga u largua inspektori dhe ende nuk besonte që kjo që pa e dëgjoi mund të ishte edhe e vërtet.

Inspektori shkoi edhe tek tregtari tjetër, e tek tjetri, e të gjithë i shtangu me sjelljen e vet. Kështu të nesërmen e të pasnesërmen...Kjo sjellje jashtë çdo standardi i bëri njerëzit të flasin. Të kërkojnë shkakun, arsyen e një sjellje të tillë të pakuptimtë. Por askush s'dinte të tregonte se çfarë po ndodhte me inspektorin shtetëror. Vetëm pasi u derdhën përrenjë thashethemesh gjithandej, u mor vesh për shpikjen e shkencëtarit Do. Njerëzit e Pakokës e pëlqyen këtë shpikje dhe kërkuan që të gjithë zyrtarët të vaksinoheshin. Një herë qetë e secilën herë e më zëshëm, pastaj në rrugë e me kërkesa të qarta. Pushtetarët rezistuan, por kur rezistenca më s'i bëri punë, lejuan të vaksinoheshin zyrtarët lokal.

Komunat u këndellën. Qytetarët në fillim shikonin me habi se si zyrtarët komunal i përshëndesnin me respekt e ua kryenin punët pa asnjë vonesë. Zyrtarët e vaksinuar po bëheshin shërbëtor të tyre. Shërbëtorë të shërbëtorëve, sepse qytëtarët ende nuk kishin mësuar të silleshin si zotërinjë.

Pastaj, si njeriu që ka prekur të mirën dhe s'do të shqitet nga ajo, qytetarët kërkuan që të vaksinoheshin edhe zyrtarët qendror. U luajt e njëjta dramë. Pushtetarët rezistuan me vendosmëri, por njerëzit e Pakokës kishin filluar të silleshin si të ishin ata pronarë të vendit të tyre. Kjo i zbrapsi pushtetarët të cilët s'patën rrugë tjetër veqse të lëshojnë pe. Kësaj radhe do të vaksinoheshin deputetët të cilët meqë u gjenden në presion nga të dy anët u bënë sikur kjo ishte edhe dëshira e tyre. U vaksinuan edhe këta, në radhë pas të parëve.

Gjendja po kthehej përmbys në shtetin Pakokë. Deputetët kishin ndërruar fjalët. Ata po flisnin siq do të fliste shteti Pakokë po të kishte kokë. Në fakt ata tani po bëheshin koka e këtij shteti. Një deputet i pozitës që deri dje ishte pjesë e teatrit qeveritar në luftën kundër koorupcionit, sot godiste në shenjë. Kjo qeveri, thoshte, është në konflikt interesi në luftën kundër korrupcionit sepse nuk mund ta luftoj vetveten. Korrupcioni do të thahej në secilin nivel nëse nuk do të përfshihej qeveria. Se korrupcioni përhapet nga lartë poshtë e jo anasjelltas, tha ai. Ndërsa deputeti i opozitës fajsonte edhe opozinën. Opozita bënë roje derisa qeveria vjedh, thoshte . Sikur opozita të ishte e pastër edhe qeveria nuk do guxonte të vidhte, jo kaq hapur. E deputeti që i përkiste partisë së fjalimeve patriotike, e hoqi flamurin kombëtar nga tavolina e deputetit në sallën e kuvendit, të cilin ai e shokët e tij e kishin mbajtur për një kohë të gjatë. Nuk ka patriotizëm me piskamë, tha. Madje edhe kur dikush e thotë të vërtetën me të bërtitura, ai vetëm sa e fsheh atë. Zhurma është mjegull, edhe zhurmaxhinjtë vetëm mjegull krijojnë, e mjegulla nuk i bënë mirë kombit.
Kështu flisnin tani deputetët. Këto gjëra që ata i kishin ditur edhe përpara e s'ia kishin thënë as vetes, tani po i thoshin krejt hapur.
Edhe po kërkonin ndryshime. një qeverisje tjetër, jo më vetëm për disa por për të gjithë, edhe për të paslindurit.
Ata kërkuan vaksinimin edhe të qeveritarëve, të cilët nuk rezistuan fare. Kalaja tashmë ishte marrë dhe ushtarët deputetë nuk i mbronin më. Madje u dëgjuan zëra që edhe klerikët të vaksinoheshin por shkencëtari Do kundërshtoi. Jo, tha ai. Nëse do të vaksinonim klerikët, feja do të vdiste. Feja nuk mund të rroj as edhe një ditë pa klerikët e saj. Janë këta që me interpretimet e tyre na bëjnë të besojmë e jo librat fetar, dhe klerikët u liruan nga vaksinimi.
Megjithatë kjo s'paraqiti asnjë problem.
Shteti Pakokë, nga një mal me therra ku asgjë nuk frymonte e as rritej, u bë një kopësht me lule e me drunjë gjithfare, që tani të papenguar nisën të shkonin përpjet. Të gjithë ishin më të lumtur, madje edhe ish zyrtarët e korruptuar të cilët do të silleshin sikurse tani edhe pa vaksinën e shkencëtarit Do sikur ta dinin që edhe lumturia e tyre gjendet këtu, në shtetin e të gjithëve.

Ireshtansi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 272 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi