Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Milionerët e varfër
Publikuar më 25 shkurt, 2015 në orën 21:34 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Milionerët e varfër duket se janë shtuar këtyre pesëmbëdhjetë viteve të fundit edhe në Kosovë, për dallim nga ankandi i pikturave, ankandi i tyre është politika. Milioneret e varfër të Kosovës në vend të pikturave, blejnë poste dhe korruptojnë fatin e qytetarëve dhe të vendit të tyre.

Ka diçka që fillimisht duhet ta komentoi si realitet, e që ka të bëjë më shtrëngesat e mendjes së shëndosh dhe lirisë së mbikëqyrur nga mafia e krimit dhe korrupsionit; prej nga del shija dhe dashuria për shtetin. Ndofta në këtë fotografi solidarizohej mania e ikjeve të fundit e shqiptarëve drejtë Evropës?!
Për herë të parë që kam hasur milioner të vërtetë, ka kenë një ankand i pikturave në Munih të Gjermanisë, Ishin pesë piktura në shitje, të kolosëve të artit botëror, duke filluar me Goya, Gogen, Monet, Matis dhe Serov!.
Në këtë ankand pikturash, përpos milionerëve milioner, kishte edhe milioner të varfër! Milioneret milioner blinin pikturat, ndërsa milioneret e varfër, ishin vetëm pjesëmarrës dhe vëzhgues të këti ankandi. 75.5 milion duket se përfitoi ky ankand i pikturave, pikërisht nga milioneret milioner. Gjithsejtë u shiten tri piktura, ndërsa të tjerat u shtyn në një termin tjetër të radhës.
Ishte sprovë për mua, të marrë pjesë në këtë ankand, madje vetëm si publik, pa pasur fare miliona, madje edhe pa kenë milioner i varfër. Në fakt isha i vetmi shqiptar, qe pata fatin të marrja pjesë në një ankand pikturash me renome.
Qëllimi im, në këtë artikulli nuk ishte të merrem me ankandin e pikturave dhe me vlerat e tyre, por ajo që më ngacmoi ishte fakti qe në këtë ankand hasa për herë të parë termin; “milioneret e varfër”. Pra këta milioner, ishin edhe të seleksionuar nga organizatoret e ankandit madje vetëm sipas kushtit të milionave që kishin. Këtë të vërtetë të seleksionimit e kuptova më vonë, nga një shokë i imi që kishte njohuri dhe komunikime të afërta me stafin e organizimit të ankandeve. Ndër të tjera kushte që mësova këtu për milioneret e varfër, ishte koten e lartë të milionave, sanksionimi i tyre në kërkesën për blerje, nëse vet ata nuk e argumentojnë se kanë blerje zyrtare brenda një kohe të gjatë prej 10 viteve, dhe po ashtu nëse nuk kanë kartelën e vizitave në ankande të tjera.
Milionerët e varfër, duket se janë shtuar këtyre pesëmbëdhjetë viteve të fundit edhe në Kosovë, për dallim nga ankandi i pikturave, ankandi i tyre është politika. Milioneret e varfër të Kosovës në vend të pikturave, blejnë poste dhe korruptojnë fatin e qytetarëve dhe të vendit të tyre. Milionerja e varfër, e radhës në listën e gjatë të shqiptarëve duket se është radhitur deputetja e PDK-së Blerta Deliu!. Asnjëherë nuk do të pyes se si u pasurua në një vend me kaq mjerim ekonomik dhe se sa milion ka arritur të ketë?. Nuk është punë e imja kjo, vetëm të konstatoj gjendjen që tashmë është e faktuar para qytetarëve këtë mund ta bëjë sepse është detyrë e secilit qytetar të ndershëm të këti vendi.
Milioneret më të mëdhenjtë duket se janë në PDK, sepse këta arritën që të mbajnë pushtetin më gjatë, arritën që gjatë mandatit të tyre qeverisës të shesin dhe të privatizojnë ndërmarrjet e shtetit, hapën tenderë të gjithanshëm dhe nga ta u bënë shumë milioner. Në Kosovë ka milioner-milioner dhe milioner të varfër të cilët po pasurohen çdo ditë në kurriz të fatit të qytetarëve dhe vendit, kjo nuk besoi të ndodh diku kaq ashpër se sa në vendin tim, të quajtur Kosovë.

24 Shkurt 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 458 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi