Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
QEVERIA MUSTAFA PO LEGALIZON NDARJEN E TREPÇËS EDHE ME LIGJ
Publikuar më 25 shkurt, 2015 në orën 21:43 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Aprovimi ligjit të propozuar nga Qeveria Mustafa me këto nene antikushtetuese do ta riaktualizonte çështjen “Trepça”, si problem të madh politik dhe social në shoqërinë e Kosovës. Miratimin e këtij ligji për ndërmarrjet publike, me të cilin synohet legalizimi i ndarjes së Trepçës sipas vijave të ndarjes së Veriut nga Republika e Kosovës, po e kundërshtojnë fuqishëm partitë politike opozitare dhe populli shqiptar i Kosovës. E kaluara e afërt na mëson se Trepça, përvec çështje ekonomike, ishte dhe mbetet edhe çështje me ndjeshmëri të lartë politike dhe kombëtare për Kosovën.

Diskursi i koalicionit qeveritar këto ditë është përqëndruar kryesisht te marrëveshja e Brukselit për drejtësinë dhe, sidomos, te krijimi i Gjykatës Speciale (“dhomave të specializuara”). Debati për këtë çështje këto ditë ka përfshi edhe medien dhe gjithë shoqërinë tonë. Duke vlerësuar ndjeshmërinë dhe dramacitetin në të cilin këto marrëveshje po e fusin Kosovën, konsideroj se ky debat është me interes për publikun-shoqërinë tonë. Nuk është e vështirë që secili nga ne të mund të konstatoj se sa e ç’orientuar dhe e papërgjegjshme është kjo garniturë qeverisëse. Por, qytetarit tonë të zënë me hallet dhe nevojat e përditshmërisë, lehtë mund t’i shpëtojë nga vëmendja se njëri prej “misioneve” të qenësishme të koalicionit PDK-LDK wshtw ai i zbatimit (jetësimit) të marrëveshjes së Rashkës me Listën Serbe! Koncesionet e mëdha që i janë bërë Listës Serbe (Serbisë) me këtë marrëveshje po “mbulohen” me zhurmën që po prodhon Qeveria e koalicionit dhe mediet e tyre për marrëveshjen e drejtësisë në Bruksel dhe pwr projektligjin e Gjykatës Speciale! Deklarimi i udhëheqësit të serbëve të instrumentalizuar të Kosovës “se për serbët e veriut ka vetëm një integrim, ai në bashkësinë e komunave serbe…”, si dhe deklaratat e Kryeministrit, Isa Mustafa, se “me këto marrëveshje nuk humb e as nuk fiton Kosova, por fitojnë qytetarët”, se “me marrëveshjen e Brukselit për drejtësinë ka fituar edhe Kosova edhe Serbia...”, jo vetëm që na i përkujtojnë deklarimet e vitit 1989 se “me këto ndryshime kushtetuese as nuk humb e as nuk fiton Kosova”, por po na rikthejnë në dallgët me të cilat u përballën punëtorët, studentët dhe e gjithë lëvizja atdhetare ilegale në fillim të viteve të 90-ta. Këto deklarime kërkojnë një analizë më të detajuar për të vërtetuar së çfarë mesazhi përçojnë dhe a po bëhen nga njerëz të padijshëm, apo nga njerëz me sherr e “prapavijë” që, të nisur nga parimi se “çdo çudi zgjat vetëm tri ditë”, po tentojnë të minimizojnë efektet shkatërruese që do të sillte zbatimi i marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK me Listën Serbe...! Zbatimi i paragrafëve të Marrëveshjes së Rashkës jo vetëm që do të garantonte funksionet ekzekutive të “Bashkësisë monoetnike” të komunave serbe por, përtej “Dokumentit të Ahtisarit” dhe “Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, parashohin edhe trajtimin selektiv etnik të procesit të deritashëm dhe ati në të ardhmen të privatizimit të ndërmarrjeve dhe pronës shoqërore në komunat me shumicë serbe në Kosovë!!
Marrëveshja e koalicionit qeverisës, e nënshkruar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Aleksandër Jabllanoviç, “de jure” e fuqizon ndarjen mbi parimet etnike dhe parapërgatitë bosnizimin edhe më të thellë të shtetit të Kosovës!! Koncesionet e bëra përmes saj, dhe futja e neneve antikushtetuese në projektligjin e fundit të Qeverisë për ndërmarrjet publike, janë testi i parë për implementimin e rolit ekzekutiv të këtij “asociacioni”, që serbët po e quajnë “Zajednica”! Pika 2 e marrëveshjes së koalicionit me Listën Serbe, përmes nenit 11.3., e tëra për nga përmbajtja dhe qëllimi, është futur në “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-087 për Ndërmarrjet Publike”. Pothuajse të gjithë paragrafët e këtij projektligji janë në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me nenin 121 pika 3 dhe me 122 paragrafin 1.2 të saj dhe me nenin 3 të ligjit nr. 03/L-163 dhe të strategjisë minerare. E drejta që u jepet komunave me nenin 11.3. të këtij ligji mundëson që ndërmarrjet e regjistruara në listën 2 të jenë “Ndërmarrje Publike Lokale”. Kjo nga të dy nenet, 3.1 dhe 3.2, definohet se ndërmarrjet e regjistruara në listën 1 janë “Ndërmarrje Publike Qendrore”, të cilat janë në pronësi të Republikës së Kosovës”, ndërsa ndërmarrjet e regjistruara në listën 2 do të jenë “Ndërmarrje Publike Lokale” në pronësi të komunës ose komunave, përqindja e pronësisë, e të cilave do të jetë siç është përcaktuar në listën 2”. Sipas kësaj komunave me shumicë serbe u jepet mundësia të jenë pronare mbi Minierat e Kopaonikut, mbi Parkun Turistik Kopaoniku, Metalurgjinë e Plumbit, Floatcioni e Pb-Zn, Brezovicën, Liqenin e Ujmanit, Hidrocentralin e Ujmanit, pronat e KEK-ut, Nënëstacioni Trepça-Vallaq, (të cilat edhe pse të privatizuara, po administrohen nga kompani ilegale serbe), Minierën e Artanës, Liqenin e Badovcit, Postës e Telekomit, dhe mbi shumë prona të ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë privatizuar ose presin për privatizim.
Ndalimi i përpjekjeve të dy ish-ministrave nga ana e Qeverisw Mustafa-Thaçi, që përmes nismave ligjore (në vitin 2010 dhe 2015) t’i “çlironin” ndërmarrjet shoqërore nga administrimi i AKM-së dhe t’i ristrukturonin ato ka dëmtuar rëndë perspektivën zhvillimore të Kosovës, nga njëra anw, dhe ka fuqizuar mafian dhe krimin e organizuar nw industrinë minerare. Ndërsa, veprimet e fundit veçanërisht kanë dëmtuar Trepçën, e cila rrezikon të degradoj në problem të madh jo vetëm ekonomik por edhe politik. Konstatimi i zëdhënësëve të Qeverisë se “me nenin 11.3. e shpëtuam Trepçën”, jo vetëm që është i pasaktë, por njëkohësisht shpreh diletantizëm, ngase ky veprim ka sjell një rrethanë të re, e cila së paku do ta shtyej procesin e likuidimit, por në fakt nuk zgjidh problemet e natyrës juridike, politike dhe ekonomike, me të cilat përballen N.SH. e veçanërisht Trepça. Kërkimi i një strategjie tw vecantw nga ana e Qeverisw për ristrukturimin e Trepçës është aventurë “Donkishotiane”, nga se Kosovës nuk i ka munguar korniza ligjore, nuk i ka munguar strategjia, idetë e projektet e zhvillimit, por i ka munguar një klasë e mirëfilltë politike, e cila do të ishte e gatshme për një qeverisje të përgjegjshme dhe e cila, para së gjithash, do të shtynte reformat ekonomike.
Dy përpjekjet e ish-ministrave, Shiroka-Pula dhe Ismajli, nga ekspertë të fushave konsiderohen përpjekje mjaft serioze, pwrsa i përket riorganizimit, risanimit financiar dhe reformimit të sektorit minerar. Zgjidhjet që sillnin “Projektligji për Transformimin e Pjesshëm të N.Sh. Trepça” i viti 2010, si dhe “Projektligji për ndryshime e plotësime të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, i cilësuar si “Projektligji për Trepçën”, i 19 janarit të vitit 2015, përveç që unifikonin njësit e ndara “Veri-Jug” të Trepçës, ato mundësonin shndërrimin e “Kombinatin Xehetaro Metalurgjik Kimik Trepça” në ndërmarrje publike qendrore, duke ia shtuar Listës 1 të “Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike”. Që të dy nismat legjislative kanë saktësuar se “në qoftë se para hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë filluar procedura të riorganizimit, falimentimit apo likuidimit, lidhur me ndërmarrjet sipas nenit 3 dhe 5 të këtij ligji, ato ndërpriten’’, që e demanton Qeverinë Mustafa se vetëm nenet 11.3, janë ato që e shpëtuan Trepçën nga falimentimi.

Arsyetimi që po bëjnë zyrtarët qeveritarë dhe telallët e tyre “se ne të djathtit nuk lejojmë shtetëzimin e ndërmarrjeve shoqërore”, është retorika më bajate që opinioni publik ka dëgjuar këtyre ditëve! Shndërrimi i N. SH. në N.P., sipas modeleve të “qeverisjes korporative”, nuk quhet shtetëzim i N.SH., përkundrazi, këto modele në shekullin e XX janë treguar si më të mirat në kontekst të reformimit, valorizimit dhe zhvillimit të resurseve minerare. Industria e minierave në Gjermani ishte kryesore për rindërtimin dhe zhvillimin e pas luftës. Edhe industria minerare në Norvegji gjatë viteve të 60-ta ishte industria kryesore për rritjen e begatisë së vendit dhe ajo ende kontrollohet nga shteti. Sektori i minierave dhe i energjisë mbesin shtyllat kryesore për zhvillim ekonomik për shumë vende të Evropës dhe të Azisë dhe ende janë në pronësi shtetërore, si p.sh. Suedia, Finlanda, Franca, Turqia, Kina, Rusia, etj. Qeveria Mustafa, pas Qeverisë Thaçi, është ndoshta e vetmja prej qeverive në botë që qeverisë pa program qeveritar, prandaj nuk mund të dihet a është e djathtë apo e majtë!! Ajo çfarë dihet është fakti se kjo Qeveri është produkt i një përzierje të dhunshme heterogjene, e cila për fatin e keq të Kosovës tërë potencialin e vet e ka orientuar ne “kapjen e shtetit”.

Tendenca e disa deputetve, eksponentë të Qeverisë, që të modifikojnë nenin 11.3 të projektligjit të kontestuar është djallëzore... Vetëm rikthimi për aprovim i cilitdo nga dy projektligjet: atij “për transformim të pjesëshëm të N. SH. “Trepça” ose atij të “shndërrimit të Trepçës në ndërmarrje publike”, do ta shpëtonin Trepçën nga ndarja dhe degradimi enormë që po i ndodhë asaj dhe ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.
Aprovimi ligjit të propozuar nga Qeveria Mustafa me këto nene antikushtetuese do ta riaktualizonte çështjen “Trepça”, si problem të madh politik dhe social në shoqërinë e Kosovës. Miratimin e këtij ligji për ndërmarrjet publike, me të cilin synohet legalizimi i ndarjes së Trepçës sipas vijave të ndarjes së Veriut nga Republika e Kosovës, po e kundërshtojnë fuqishëm partitë politike opozitare dhe populli shqiptar i Kosovës. E kaluara e afërt na mëson se Trepça, përveç çështje ekonomike, ishte dhe mbetet çështje me ndjeshmëri të lartë politike dhe kombëtare për Kosovën. Jemi dëshmitarë të faktit që sa herë është aktualizuar ky problem, pasojat në rrafshin politik kanë qenë me efekte të mëdha shkatërruese dhe, si gjithmonë, duke krijuar pasoja për rajonin e Ballkanit e më gjerë.

Izet Ibrahimi

(Autori është doktor i shkencave teknike)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 488 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi