Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
GJYKATA SPECIALE EVROPIANE PËR “RASTE SPECIALE”, JO PËR DENONCIMIN E UÇK-SË!
Publikuar më 28 shkurt, 2015 në orën 13:14 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** “Great anger and violence can never Build a Nation” (Nelson Mandela)

*** Tracey Ann Jacobson (Ambasadorja e SHBA-së në Prishtinë) publikisht dhe qartazi ka deklaruar se Gjykata Speciale Evropiane nuk është kundër UÇK-së: “The idea that this is a court against the KLA is simply not true.”(Shih Faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë).

Pra, duhet të jemi aq të vetëdijshëm dhe aq largpamës, që të mos e fusim “therrën në këmbë të shëndoshë” (pavarësisht se çfarë “shkarravisin” agjenturat e ndryshme të nëndheshme kundër UÇK-së, kundër lirisë dhe pavarërisë së Kosovës), por të mbajmë parasyh faktin e qëndrueshëm- të vërtetën, ashtu siç është shprehur botërisht, Ambasadorja e lartnderuar Z.Tracey Ann Jacobson se, sikur Gjykata Speciale Evropiane për Kosovën, të ishte themeluar për të gjykaur UÇK-në, është e logjikshme që,as Amerika, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës, nuk do ta jipnin pëlqimin për formimin e saj (2014). Kjo është tejet e thjeshtë për t'u kuptuar, mirëpo, ata që e kanë “mizën në vesh” që janë armiq të Amerikës, të NATO-s, të BE-së, të luftës së ndritshme dhe të drejtë antikoloniale të UÇK-së, të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës po e propangandojnë të kundërtën, me qëllim që popullin dhe UÇK-në, t'i fusin në konflfikt me Amerikën, me NATO-në dhe me BE-në. Mirëpo, kjo strategji e frikësimit dhe e dezinformimit të popullatës, nuk është në funksion të mbrojtjes së vlerave dhe fryteve të UÇK-së, por të individëve të dyshuar se kanë kryer krime gjatë dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. However, we cannot get away with a lie, the truth will always come out. Ne themi, “rrena i ka këmbët e shkurtra”, e vërteta vonon, por ajo del në shesh mos sot, nesër.

* * *
Prandaj, është absurd dhe i papranueshëm propagandimi i strategjisë së frikësimit dhe i dezinformimit të popullit, se kinëse Gjykata Speciale Evropiane, është formuar për të denoncuar dhe zhvlerësuar vlerat dhe frytet e arritura çlirimtare dhe liridashëse të UÇK-së. Kjo nuk është e vërtetë, sepse formimi i saj ka të bëjë me “rastet speciale” të individëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë qoftë gjatë luftës, qoftë pas përfundimit të saj. Kësaj, kanë arsye t'i frikësohen vetëm ata që janë involvuar në krime individuale a gruopre, askush tjetër.

-Nuk është e moralshme, e ndershme, e ligjshme, njerëzore e as kombëtare, që të shërbehemi me mjete dhe me metoda paragjykuese të propagandës dhe të strategjisë së frikësmit dhe të dezinformimit se gjoja themelimi i Gjyaktës Speciale Evropiane për kryerjen e krimeve gjatë dhe pas luftës në Kosovë, është në fokus të gjykimit “kolektiv” të UÇK-së. Kjo nuk qëndron dhe fare nuk është e vërtetë, por një gënjeshtër dhe një spekulim perfid i qarqeve të ndryshme të nëndheshme politike, që në paqe po orvaten ta kompremetojnë, të mohojnë dhe të falsifikojnë karakterin historik të misionit dhe të luftës së drejtë çlirimitare kombëtare të UÇK-së.

Gjykata Speciale Evropiane për Kosovën, të cilën e kanë pranuar dhe votuar si Qeveria, ashtu edhe Kuvendi i Kosovës (2014), nuk është në funksion të denoncimit, të zhvlerësimit dhe të mohimit të luftës së drejtë të UÇK-së, të zhvilluar kundër agresionit dhe terrorizmit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, sepse kjo luftë u mbështet jo vetëm nga populli shqiptar i Kosovës, por edhe nga Amerika dhe nga NATO-ja. Rrjedhimisht, Gjykata Speciale Evropiane, nuk do ta gjykojë UÇK-në, por vetëm ata individë, që eventualisht kanë kryer krime si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në kohë paqeje.

Amerika nuk lejon asnjë gjykatë vendore a ndërkombëtare, që t'i heqë “vizë të kuqe” UÇK-së!

Këtë e provon edhe ky vlerësim i ekuilibruar dhe objektiv i ambasadores së lartnderuar amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson përmes një interviste dhënë “RTV21” më 15 prill 2014, të cilin po e citojmë në origjinal: “First of all, the idea that this is a court against the KLA is simply not true. Even in a war that was necessary – and don’t forget the United States also participated in that war through our membership in NATO – it is possible that individuals can commit crimes. Those are the allegations that we have now, and those are the allegations that need to be addressed. But I would stress these are individual allegations, not allegations against a group of people, KLA, or against the war in general. “( http://pristina.usembassy.gov/ambassador_interviewsrtv21.html).

Kjo nuk është e diskutueshme. Për më tepër, në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë “pazari” tjetër, sepse në të kundërtën, do të vinte në pikëpyetje rishqyrtimi i statusit politik të Kosovës (që deri tani e kanë njohur 108 shtete të Kombeve të Bashkuara), i cili është fryt i drejtpërdrejtë i luftës së UÇK-së së mbështetur nga Amerika dhe nga NATO-ja, që bashkërisht çliruan dhe pavarësuan Kosovën nga Serbia.

Prandaj, nuk ekziston asnjë arsye, që përmes propagandës antiamerikane dhe anti-UÇK, ta galvanizohet negativisht klima politike në Kosovë,se gjoja Gjykata Speciale Evropiane, është kundër UÇK-së. Kjo nuk është e vërtetë, ashtu siç ka vlerësuar me të drejtë, edhe Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, më 15 prill 2014 përmes intervistës së theksuar në TV21.

Zbardhja e krimeve indiduale, nuk do të thotë kriminalizimin e UÇK-së, të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës!

Andaj, nuk kemi pse të frikësohemi, sepse Gjykata Speciale Evropiane, do t'i gjykojë vetëm ato raste indivduale, që drejtpërdrejt ose tërthorazi janë implikuar në krime gjatë dhe pas luftës. Pra, vetëm të dyshuarit e tillë, pritet të nxirren përpara gjyqit në fjalë, e jo, kursesi, nuk do vijë në shprehje “denoncimi klektiv” i UÇK-së. Kjo nuk do të ndodhë assesi, pavarësisht nga spekulimet dhe dezinformimet e ndryshme propagandistike provokuese kundër UÇK-së.

Mirëpo, pavarësisht nga lojërat e tilla të rrezikshme individuale a grupore të atyre që kanë qenë të involvuar në kryerjen e krimeve qoftë gjatë luftës ose pas luftë, as UÇK-ja, as populli e as politika, nuk duhet të viktimizohen nga një propagandë e këtillë versus UÇK-së, sepse, tanimë, e gjithë Evropa dhe bota e di se UÇK-ja u mor në mbrojtje nga Amerika dhe nga NATO-ja. Këtë e provoi edhe legalizimi dhe ndërkombëtarizimi i saj në Konferencën e Rambujes (18 mars 1999) në Paris të Francës.

UÇK-ja nuk është objekt shqyrtimi i GJSE-së

Thjesht, si theksuam më sipër, po të ishte kështu, as Qeveria e as Kuvendi i Kosovës, nuk do të miratonin vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale Evropiane. Anadaj, as UÇK-ja e as populli, nuk kanë pse të frikësohen e as të dezinformohen për formimin e gjykatës së theksuar, sepse kjo nuk ka në “shënjestër” UÇK-në, por ata individë të dyshuar për krime lufte, të cilët kanë shkelur rregullat dhe ligjet e luftës apo kanë kryer vepra të tjera penale, që janë të dënueshme sipas së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare.

Pra, të gjithë ata individë, që kanë shkelur rreullat dhe konventat e luftës apo konventat. marrëveshjet, protokollet,rezolutat a deklaratat për të drejtat dhe liritë e njeriut, do të jenë objekt hetimi i Gjykatës Speciale Evropiane për Kosovën, jo, kursesi UÇK-ja.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 408 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi