Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mësuesi, Gani Morina
Publikuar më 02 mars, 2015 në orën 02:42 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Arsimi shqip në Kosovë ka kaluar nëpër vuajtje e mundime të mëdha. Unë mendoj se vlera arsimore dhe pjekuria qytetare e popullit tonë mvaret nga vlera e pjekurisë së pjekur të individit apo popullit. Pjekuria e Rilindjes sonë kombëtare që vazhdon edhe sot, reflekton tek të gjithë shkrimtarët, shkencëtarët, historianët dhe pedagogët e kohës sonë. Shkrimtarët, gjuhëtarët, mund të bëjnë shumë për gjuhën, por mësuesi, arsimtari, dhe profesori janë ata që gjuhën e bëjnë të zhvilluar, dhe të pjekur për kohën.

Njohja e pjekurisë intelektuale dhe arsimore e popullit tonë nga viti në vit po ecën në ngjitje. Kjo është gjë e mirë shprehet mësuesi i nderuar, Gani Morina nga fshati Hodonoc ( Odanik ) i Komunës së Dardanës. Koha që kemi përpara mund të ketë stuhi dhe ortiqe. Por, evolucioni teknologjik do dije të thella nga ne, që të jemi në hap me kohën. Fal mësuesit, Kosova sot e flet gjuhën e letërsisë, gjuhën letrare të kombit. Ndryshe tagri i vonesave do të ishte me pasoja të rënda, për të sotmen dhe të ardhmen.

Mësuesi, Gani Morina u lind me 20 gusht të vitit 1950, në fsahtin Hodonoc, të Komunës së Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, dhe Roganë, Normalen në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës. Jetën time në arsim unë e kam jetuar si romanet në vazhdime. Pas Normales, mora ditarin e mësuesit, dhe ky ishte një moment i rëndësishëm për mua. Në shkollën tetëvjeçare në Roganë mësuesinë e fillova arsimtar i muzikës. Dhe ky ishte një çast vërtetë i veçantë për mua.

Rruste, jeta më mësoi herët të jem vetja. Ëndërra ime në jetë ishte të bëhesha mësues, se mësuesinë e doja me gjithë shpirt. Për 41 vjet të jetës sime në Arsimin Kombëtar të Kosovës, kontributi im kujtoj se është i dukshëm. Unë 13 vjet kam punuar në mësimdhënie të drejtpërdrejt, 19 vjet pedagog, 4 vjet inspektor i arsimit klasor, dhe 5 vjet drejtor shkolle. Nga leximi i gjithë atyre viteve, unë plotë shpirtin e kam me jetë të mësuesit. Jeta me nxënës qé bota ime e dëshiruar. Misionin e Rilindjes kombëtare e kisha testament në zemër. Me nxënës, jo rrallë, bashkëbisedoja për aktualitetin e kohës dhe temat kombëtare.

Unë kujtoj se 30 mijë mësues të Kosovës, dhe gjysmë milioni nxënës dhe studentë tanë , qenë forca kryengritëse e këtij vendi. Në luftën Çlirimtare të Kosovës ( 1968 – 1999 ) nuk ka familje në Kosovë, qoftë direkt, ose indirekt, që s´ është gjakosë me pushtuesin serb. Liria e ka çmimin e shtrenjtë, dhe për gjisecilin është e çmuar. Udha e lirisë së Kosovës, më thotë Gani Morina, qé nëpër burgje të rënda, në ndjekje biblike, dhe me banjo të mëdha gjaku. Ajo botë e vockël e gjelatit serb, në vitin e fundit të shekullit XX-të, Kosovën e përgjaki me 12 mijë të rënë, 4 mijë e 5 qind të pagjetur, 1 milion të përzënë, dhe me 100 mijë shtëpi të djegura e të plaçkitura.

Në Luftën Çlirimtare të Kosovës, edhe fshati ynë rrëfen Ganiu ishte pjesë e luftës për liri. Hodonoci ose ( Odaniku ) me fshatrat përreth ishte pjesëmarrëse e 2 Lufta kryengritëse; atë të UÇK-së, dhe atë të UÇPBM-së. Jeta e mësuesit në ato rrethana ishte vërtet heroike. Mësuesi i Kosovës kurrë s´u gjunjëzua të jetë vetja në tokën e tij denbabaden. Si sot më kujtohet mësimi në Shtëpitë-Shkollë. Mësuesit, nxënësit, studentët, dhe gjithë popullata shqiptare u bë protagoniste e luftës finale. Arsimi ka qenë dhe do të mbetet padyshim shtylla më e fortë e shoqërinë sonë. Nga këndi i përvojës sime më thotë Gani Morina, populli i Kosovës, e ardhmëja e Kosovës, është arsim, shkencë, art, dhe biznes.

Ardhja ime në jetë ishte shumë dramatike. Në familjen tonë ne jetonim sëbashku rreth 20 anëtarë. Vdekja e hershme e nënës sime mua më la 6 vjeç, një vëlla 12 vjeç, një vëlla tjetër 3 vjeç, dhe një motër 9 vjeç. Vdekja e nënës për mua, vëllëzërit dhe motrën, na e përmbysi për gjithë jetën atë pjesë të jetës që quhet nënë. Ne jetonim në bashkësi me xhaxhain. Xhaxhai kishte gruan, dy djem dhe një vajzë. Ai ishte njeri shumë i mirë , ai diti të përkujdesej për ne, të na edukoj, dhe të na jep kahe të duhur në jetë. Xhaxhai na e mësoi mirësjelljen, dashurinë për shkollën, dhe vizionin për të ardhmen.

Në martesë më thotë Ganiu unë kam qenë me fat. Edhe unë, edhe bashkëshortja ime jemi mësues. Kontributi ynë dhënë arsimit tonë kujtoj se është i mjaftueshëm. Në shtëpi kishim harmoni, në punë ishim të përkushtuar. Nxënësit e mi po edhe nxënësit e bashkëshortes sime tani janë profesorë, magjistra e doktor shkencash. Shkola fillore „Xhavit Ahmeti“ në Hodonoc ka 25 mësues e arsimtarë, dhe 257 nxënës. Fshati Hodonoc ka rreth 3 mijë banor. Dhe gati ëdo shtëpi ka nga një të diplomuar me fakultet. Hodonoci tokë të punueshme ka rreth 960 hektarë, domethënë, 65 përqind e qytetarëve merren me bujqësi. Fshati ka 30 biznese, pjesa tjetër e popullsisë mbahet me mërgim të prindërve dhe me mërgim të fëmijëve të tyre.

Rruste, ne shumë i kemi borxh të ardhmes së Kosovës. Shkrimshkronjat e gjuhës sonë na obligojnë ta zhvillojmë dhe ta arbërojmë këtë vend me dijet më të përparuara të kohës. Arsimi i mirëfilltë, dhe i profesionalizuar, është ai që mund t´i përballoj sfidave të globalizmit. Revolucioni i teknologjisë së re në të gjitha lëmitë e arsimit na do të përgatitur. Kosova e lirë, dhe e pavarur shikuar nga këndi im, shprehet mësuesi i nderuar, Gani Morina, është mundësi dhe perspektivë, e të gjithë brezave të ardhshëm të Kosovës. Populli ynë ka vuajtur shumë, por, ai në asnjë çast nuk ka rënë në ligësi.

Shqiptarët jemi popull me histori mijëvjeçare. Qytetërimi i lashtë pellazg, dhe më pas Ilir, kishin shkollat e tyre të përparuara të kohës. Shkollat e Dodonës Çame ishin të njohura në tërë antikitetin. Mjeshtërit pellazg ( shqiptarët e lashtë ) e ngritën Akropolin, dhe gurin në piramidën e Keopsit. Aristidh Kola, shkencëtar, shkrimtar dhe gjuhëtar i njohur Çam, kur e lexoi Odisenë e Homerit në Origjinal, bërtiti; bah, edhe shkrimshkronjat edhe e folura qenka shqip. Pas publikimit të këti zbulimi, Qeveria Greke në moshën më krijuese Aristidhin e vrasin. Mirëpo, çami i zgjuar na e la një mesazh; më duhen 400 vjet jetë për të kthyer mbarë të kaluar tonë të përmbysur.

Rrustem Geci - Dortmund
2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 512 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi