Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VLERËSONË SE, « BOMBAT » E ZAJEVIT DËSHMI E FUNDIT PËR FEDERALIZIM TË MAQEDONISË
Publikuar më 02 mars, 2015 në orën 02:54 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pushtetarët – qeveritarët në këtë shtet, që nga fillimi u krijuan me të gjitha llojet e hileve ndaj popullatës autoktone shqiptare dhe u krijua: si një klasë sunduese e egër; si një dinasti e krimit të instaluar në pushtet dhe lidhjes së rrjetit të tyre në kapjen e shtetit duke përbuzë çdo gjë që nuk ka të bëjë me përkatësinë e tyre etnike.

Fund viti 2014, dhe fillimi i vitit 2015, në vazhdimësi shtohen shumë e më shumë “eksplodimi i bombave” nga një lideri „si duket me orientim pro perëndimor “ në një parti e quajtura LSDM. Vallë kjo parti ma në fund a e kuptoi demokracinë ? ... A e kuptua se çka do të thotë dhuna, përbuzjet, hilet montimet dhe padrejtësitë ? Apo, përftim të rastit, për të zënë pozitë në kupolën e quajtur shet – qeveri ? Nëse Zajevi e ka këtë punë me seriozitet dhe pa hile nacionale, ky do të jetë i respektuari dhe demokrati ma në zë në pozitën udhëheqëse të subjektit që i takon, thënë real ai do të jetë autoritar i dalluar i këtij fillim shekullit. Ndryshe do mbetet “gjuajtës i peshkut në ujë të turbullt” ! ...
Por, si do që të jetë, zotëria për të cilin po përfolët e po shkruhet në portale të ndryshme të gjitha llojeve. Ky veprim është guximtarë, pjekuri drejt demokracisë së mirëfilltë pro perëndimore dhe për popullin shqiptarë do të jetë edhe një dëshmi - shtojcë , për zbardhjen e fakteve të montuara nga vetë soji i të akuzuarit. Prandaj këto dëshmi, këto zbardhje janë me shumë vlerë për vendin, për shoqërinë e sidomos për rastet skajshmërisht të maskuara e të montuar, nga të gjithë ata që morën pjesë direkt apo indirekt. Këto bomba nuk paraqesin shumë risi për shqiptarët, edhe sikur të lanësohen ndonjë lloji, i “bombës” edhe me përbërje “atomike” se, më keqe nuk bëhet. Populli shqiptarë nuk ka ku të shkojë më poshtë dhe më keq. Por ç`është e vërteta të gjithë kanë ardhur në buzë të „greminës” afër shpërbërjes. E ndaj nacionalitetin shqiptarët u bënë të gjitha të zezat, të gjitha eksperiment, qoftë në jetën qytetare, në kulturë, në origjinë dhe duke përbuzë edhe autoktonin, si fakt i pa mohuar historikisht nga bota e qytetëruar, nga kohërat më te lashta e deri më sot.
Për habi, të gjitha të zezat që iu bënë, as një subjekt pozitë e opozitë nuk as më voglin reagim, lere më ndonjë zhurmë kumbuese dhe këto nuk arritën ta vetëdijes ojnë në rrefshin nacional, ata që morën . votën e popullit. Po u vazhdua me këtë avaz shqiptarët do mbarojnë mu si duan armiqtë tanë. Se çdo kush që ka epitetin armik, skajshmërish ai në asnjë kohë dhe në asnjë çast nuk mund të jetë që llim mirë. Deri sa bashkëqytetari i mirëfilltë, institucionet që respektojnë ligjet pozitive demokratike, që respekton kulturën, historinë të drejtën dhe zhvillimin e barabartë, aty mund të flitetet për bashkë jetës, që shumë lehtë dhe thjeshtë është për të u kuptuare, atë që nuk e donë për vete, mos ja bënë askujt.
Populli autokton në botën demokratike ka trajtim të veçantë, pa varësisht përqindjen nacionale. Derisa populli shqiptarë nuk trajtohet, ekskluzivisht i barabartë pa asnjë dallim më të vogël e jo si qytetar i rendit më të fundit. Ndërsa në disa shtete fqinje, vetëm me ma pak se 5%, të numrit të përgjithshëm të strukturës nacionale, i kanë të gjitha të drejtat nacionale madje edhe me ma shumë se sa që parashihet me normat ndërkombëtare dhe trajtohen më shumë se sa të barabartë, edhe pse ata janë ardhacak, kur dihet se vetëm para disa decenieve, në kohën e kolonizimit u vendosën, aty ko sot jetojnë. Populli shqiptarë në trojet e veta autoktone në Maqedoninë shqiptare, janë qytetar në fund të fundit dhe të keqtrajtuar dhe të pa mbrojtur edhe nga përfaqësuesit i vet aktual, që as opozita nuk bëri gjë të veçantë. Të gjithë e dinë fajin dhe të bëmat e tyre, se koha e teknologjisë moderne po e mundëson që me ta “lexuar “ letrën në xhep si thotë populli, mu ashtu si po bëhet sot me “bombat” aktuale.
Mërgimtarët dhe Bashkësia Shqiptare „ILIRIDA“ në Cyrih, “këto vlera” i janë të njohura nga koha, në kohë, për të cilat flet opinioni i gjerë dhe faktet reale të kohës në vazhdimësi. Për këto flasin rasti i: Sopotit, Kumanovës, Brodecit, “Monstra” famëkeqe, dhe shumë raste tjera. Dhe të gjitha këto të cekura e të pa cekura, individ e në grupe,u likuiduan, u malltretuan e u burgosën, e u dënuan me dënime dra - konike, nga dënimet me burg në muaj e vite deri në dënimet me burg të përjetshëm. Burgjet në FYROM (Maqedoni) janë të mbushura me disa qindra të ri shqiptar pa pikë faji, pa asnjë arsyeje të vetëm, vetëm se politikës ditore iu deshtë një gjë e tillë, montimi dhe krijimi i rasteve, për fshehjen e mëkateve të veta dhe largimi i opinionit nga telashet reale. Prandaj të gjitha qeveritë në këtë shtet të brishtë, shtet që me emrin kushtetues edhe pas 25 vitesh në arën ndërkombëtare njihet si FYROM.
Me emrin që e quajnë veten si maqedonas nuk mbanë fare nga se sllavët u vendosën diku në shek.VII, apo në shek.. XII. Ata në fillim u vendosën për tej, në veri të lumit Danub dhe fare vonë filluan të depërtojnë kah jugu. Një milion herë kanë të drejtë populli shqiptarë, të quhet me emrin nacional: MAQEDONAS, se sa sllavët ardhacak, që nuk kanë fare të bëjnë me nacionalitetin dhe lashtësinë maqedonase. Klasa politike e këtij popullit për çudi të kohës, është vardis pas kulturës dhe historisë krejt false. Shpenzimet e mëdha që u bënë, për Shkupin 2014, dhe po vazhdon, tregojnë më shumë varfëri mendore, shpirtërore, se sa pasuri historike, kulturore dhe shtetërore. Gjenerali a e dinë se shqiptarët janë autokton, nuk ka kush që i dëbon, mirë thua se Ju (shqiptarë) jeni këtu. Sot në këtë kohë moderne fletë demokracia bashkë me AMERIKËN dhe BE-në. Mbaroi koha kur fliste lindja, sot ajo hallin e bukës. Në anën e popullit shqiptarë është, edhe një faktor shumë me rendësi, E DREJTA AUTOKTONIA, të cilat vlera “gjenerali” nuk i ka. Gjeneral “ruaju se po të hanë gllënja, se të keqën e ke brenda”.

Vetëm, kur populli shqiptarë, respektohet si zot i hises historike nacionale, territoriale, buxhetore e zhvillimore, urbanistike etj.etj Vetëm atëherë kur shqiptarët respektohen si popull autokton dhe plotësisht i barabartë. Vetëm atëherë mundet të flitet për një barazi të shëndoshë e të plotë, për një bashkëjetesë të shëndoshë e të mirëfilltë, në shtet me rregullim: FEDERATIV Me një ardhmëri dhe jetë gjatësi afate gjate. Ndryshe kot humbet kohë, kotë lansohen “bombat” qofshin edhe ato të gjeneralit, që tenton ta futë në qorr sokak këtë shtet të brishtë. Ballkani nuk ka nevojë për kryeneç, por për LIDER që duan njeriun si njeri, pa vërë në pyetje nacionalitetin. Ndasitë e, padrejtësitë nacionale do e thellojnë në një rrugë pa kthim. Sa më shpejtë të hiqen duart, nga luksi i shtypjes, nga luksi i egër i të gjitha keqtrajtimeve, pasojat do të jenë të lehta dhe tejkaluese. Ndryshe e keqja do të jetë në përmasa të pa përmisuara.
Pushtetarët – qeveritarët sllav, të cilës do parti që erdhën në pushtet, me orientim të majtë apo të djathtë nga fillimi kur u krijua, kjo krijesë artificiale, u krijua me të gjitha llojet e hileve. Avazi për keqtrajtim të nacionalitetit shqiptarë nuk ka të ndalur as sot dhe vështirë është të besohet edhe për një të ardhme të ndritur e të afërm, për deri sa nuk ç ‘veshët klasa politike nga antagonizmat e urrejtjet e të gjitha llojeve, ndaj popullin shqiptar autokton, po edhe ndaj cilit do nacionalitet tjetër.

BASHKËSIA SHQIPTARE “ ILIRIDA” CYRIH

Cyrih 27. 02. 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 1,791 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi