Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Neger Albana”
Publikuar më 04 mars, 2015 në orën 10:47 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Politikanët e paditur kanë minuar të drejtën nacionale të shumicës shqiptare(këtu e kam aludimin për Kosovën), e kanë shndërruar vendin në një lëvozhgë të parëndësishme, të klisheve padëshiruara dhe të shprehive në shkretinë e fjalëve. Gjithnjë ata duke menduar dhe vepruar naivi, kanë shfaqur parregullsi në veprime, madje kanë menduar se edhe formimi i shtetit krijon vetvetiu freskinë e re të gjendjes në përgjithësi.

Ndofta do të tingëllonte si arkaizëm, madje diku edhe do të perceptohet si fyerje? Por, në realitet ky titull më një intencë më rrinte në kokë gjatë gjithë kësaj javë dhe jo pa ndonjë shkas të veçantë, ndër të tjera thash me vete, po pse ta shpërfillë këtë fenomen që nuk shprehet në tërësi?, por që në sekuenca të tij, ai vazhdon të shfaqet gati i tëri. Në kaosin e problemeve shqiptare, dhe në manin e ligjërimeve tona politike e ditore, e gjejmë kudo fajtorin, ashtu siç e kemi zakon, atë fajtorin e gjejmë vazhdimisht tek të tjerët dhe me pak të vetvetja jonë, ndërkaq precize dhe mjaftë e vërtetë është se ne vet kemi më shumë faje. Vazhdojmë ta dëgjojmë rituali politik të maniakëve që prodhojë dhimbje, dhe veç dhimbje kombëtare.
“Neger Albana”, nuk ka të bëjë fare me racizëm sepse ngjyra e shqiptarëve nuk është zi, e zi është këndi tjetër i shikimit nga jashtë, i një realiteti që s’po përmbyset dot nga vet shqiptaret!... Kanë mbet pak dhe më pak vende në Ballkan që Evropa, do ti shoh më inspirim për ti futur në gjirin e saj, ndofta dua të gabohem me kuptimin dhe shikimin e fotografisë nga sytë e një evropiani në drejtim të shqiptarëve dhe vendit të tyre, e gjitha pak rëndësi ka a do ta pranojmë këtë sepse hapur tashmë dihet që nuk ka një histori të mirë, të shkëlqimit në vete dhe për këtë “histori”, mbase jemi të vetëdijshëm. Plotësisht ka të drejtë konkluza e thekshme e Konicës, që vendin ynë nuk bëhet dot jo më nga shqiptarët, por nga politikanet.
Politikanët e paditur kanë minuar të drejtën nacionale të shumicës shqiptare(këtu e kam aludimin për Kosovën), e kanë shndërruar vendin në një lëvozhgë të parëndësishme, të klisheve padëshiruara dhe të shprehive në shkretinë e fjalëve. Gjithnjë ata duke menduar dhe vepruar naivi, kanë shfaqur parregullsi në veprime, madje kanë menduar se edhe formimi i shtetit krijon vetvetiu freskinë e re të gjendjes në përgjithësi. Është dëshmuar kudo se puna është fryti i suksesit të gjithçkaje dhe jo kujtesa për të punuar gjithçka, siç lexojmë në mendimet dhe shohim veprimet e për çdoditshëm të zyrtarëve vendor.
Agrafia e vogël e tyre dhe mbase historike, Kosovës i dha një imazh që diku-diku, e ndofta në Evropë shqiptaret të perceptohen edhe përkundër ngjyrës si “neger”, izolimi i tyre mund të ketë edhe premisa të tjera, ndofta edhe religjioni japë krah negativitetit kombëtar edhe pse shqiptaret deri në këto ditë, mbase shquheshin për jo fetar të mëdhenj që i rendisnin ne klasifikime më të larta të vlerësimeve ndërkombëtare. Por, dikush do të thoshte se ç’pate ti me “neger albanë”, qe s’u kuptuam dhe aq, le të mendojmë dhe le të punojmë më shumë para se ta kuptojmë dhe para se të themi ja pse kemi të bëjmë me të.
Jo për çudi këtë javë isha ne Munich dhe gjatë një kohë të lira sa po qëndroja në McDonald’s, rastësisht ne tavolinën prapa meje dëgjoja një “neger albana” tek fliste shqip.

02-03-15

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 479 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi