Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
QEVERIA E ISA HASHIMIT PROVOKON RËNDË NDJENJAT LIRIDASHËSE TË POPULLIT SHQIPTAR NË KOSOVË E MË GJERË
Publikuar më 06 mars, 2015 në orën 08:54 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përpjekjet e LDK-së për ta shkëputur Kosovën dhe popullin e saj nga kombi shqiptar janë të njohura, publike dhe të dokumentuara... Që në themelimin e saj, LDK-ja, dhe drejtuesit e saj kryesorë (sidomos ai që u bë babai i saj shpirtëror...) Kosovën dhe popullin e saj e shikonin në një "federatë ose konfederatë jugosllave" (në fillim fare...) dhe me një flamur dhe himn të ndryshëm nga ai i kombit shqiptar...!!

Për këtë qëllim I. Rugova kishte angazhuar djalin e tij që ta "shpikte" një flamur të veçantë për Kosovën...!! Të shtrënguar nga raporti i forcave dhe nga trysnia e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Rugova dhe LDK-ja e tij, më vonë u deklaruan për një zgjidhje “opportune”: "një Kosovë të hapur si ndaj Shqipërisë ashtu edhe ndaj Serbisë", që i bie edhe me Serbinë edhe me Shqipërinë (shtetin shqiptar)...!! Përpjekjet për ta dalluar popullin e Kosovës nga kombi shqiptar u thelluan dhe u zgjeruan edhe në dallimin dhe ndryshimin e gjuhës së popullit shqiptar në Kosovë nga gjuha e njësuar shqipe...!! Këto përpjekje vazhdojnë edhe sot herë hapur dhe herë fshehur nga "akademia" e LDK-së dhe kalemxhinjtë e saj të paguar nga armiqtë e bashkimit shqiptar...!! LDK-ja e I. Rugovës nuk e mori veten as gjatë përpjekjeve dhe luftës për jetë a vdekje që u bë me Serbinë pushtuese...! Avazin e saj për një Kosovë "kosovare" (jo shqiptare) LDK-ja e vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës...!! Gjithçka e deklaruar, publike dhe e faktuar.
E papritur, e pabesueshme dhe befasuese ishte kthesa që morën disa drejtuesë të LPK-së dhe UÇK-së ...!!! Nuk kishte shqiptar që mund ta besonte se programi i LDK-së dhe vlerat e saj do të bëheshin edhe program dhe vlera të Hashim Thaçit dhe të disa shokëve tanë...!! "Ne kemi program dhe vlera të njëjta me ato të LDK-së", deklaroi disa herë Hashim Thaçi para dy-tre muajsh...!! Pas mbarimit të luftës ky njeri deklaroi se "nuk kam qenë kurrë në LPK", ndërsa para disa muajsh deklaroi për një televizion gjerman se 'kam qenë larg frontit dhe larg luftës..."!! Me një fjalë, Hashim Thaçi u bë pjesë e besueshme e projektit për tjetërsimin e popullit shqiptar në Kosovë...!! Ai, me grupin e tij, mori përsipër ndryshimin e flamurit, të himnit dhe të simboleve dhe vlerave tjera kombëtare shqiptare...!! Të tjerët, dikur atdhetarë të përbetuar në flamur e në komb shqiptar, ose i duartrokitën ose heshtën dhe u bindën...!! Edhe gjatë qëndrimit të tij tetëvjeçar në krye të Qeverisë, H. Thaci u angazhua dhe shfrytëzoi gjithë mundësinë që të jep pushteti për ta degraduar dhe zhvlerësuar Luftën e UÇK-së dhe vlerat e saj kombëtare-shqiptare...!! Nuk nxori ligj për mbrojtjen e Luftës dhe të vlerave të UÇK-së dhe nuk mori asnjë veprim që do t'i mbronte dhe kultivonte këto vlera...!! Përkundrazi, me veprimet dhe mosveprimet e tij ndihmoi në zhvlerësimin dhe bastardimin e luftës së UÇK-së dhe të vlerave të saj mbarëkombëtare...!! Devalvimin e UÇK-së dhe të vlerave të saj, H. Thaçi, e thelloi më tej këto ditë edhe me "listat e veteranëve", që po verifikohen nga Agim Çeku dhe "poverenikët" e sejmenët tjerë të Hashimit...!!
Kulmi i kësaj përpjekjeje për t’u distancuar nga vlerat dhe simbolet kombëtare ishte sot, në ditën që po hapej Manifestimi "Epopeja e UCK-së"...! Për herë të parë, pas 16 vitesh, hapja e këtij manifestimi u bë pa u kënduar HIMNI kombëtar...! Qeveria e Isa Hashimit dhe Kuvendi i K. Veselit u mjaftuan me "himnin" dhe me "flamurin" ahtisarian (identik me atë të Bosnjes... Krahaso "flamuri"n e Kosovës me atë të Bosnjes...!!). Kjo ishte fyerje dhe ky ishte provokim i rëndë për Familjen e Madhe JASHARI, për heronjtë, dëshmorët, luftëtarët dhe për mbarë popullin shqiptar në Kosovë e më gjerë, sepse Kosova e lirë shqiptare është vepër e përbashkët e mbarë kombit...!!
"...nuk jam as i nderuar dhe as krenar në mesin tuaj... Turp!", ua përplasi në fytyrë këtyre politikanëve dhe qeveritarëve të mjerë, Bekim JASHARI. Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve tjera shqiptare po të hiqte dorë nga kombi i tij, nga gjuha e tij, nga flamuri, himni, historia dhe trashëgimia e tij shpirtërore e materiale shqiptare kurrë nuk do të kishte problem me Jugo-Serbinë pushtuese... Madje, do të jetonte në një "bashkim-vëllazërim" shembullor me pushtuesit e tij...!! Ishin pikërisht këto vlera dhe simbole shqiptare që e mbajtën të gjallë e të fortë këtë popull pjesë të pandashme të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë... Për këto vlera dhe për këto simbole populli shqiptar i Kosovës dhe i mbarë Shqipërisë u përpoq, jetoi, qëndroi dhe luftoi gjatë gjithë historisë... Për këtë u bë edhe Lufta e UÇK-së dhe e mbarë kombit shqiptar, duke derdhur gjakun lum...
Po duket që rrugët tashmë janë ndarë: populli shqiptar i Kosovës, si gjithmonë, po i vazhdonë dhe do t'i vazhdojë përpjekjet e tij për liri, pavarësi e bashkim të kombit në rrugën e Gjergj Kastriotit, Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Hoxha Tahsinit, Adem Jasharit..., ndërsa klasa politike vazale e Prishtinës po vazhdon përpjekjet e saj në rrugën e Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Azem Vllasit, Rrahman Morinës, I. Rugoves, Jusuf Buxhovit... Rezultati tashmë dihet: FITORJA, nderi dhe lavdia janë të popullit shqiptar, ndërsa humbja dhe turpi i klasës politike të llojit të Isa Hashimit...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 567 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi