Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Adem Jashari e dëgjoi thirrjen e historisë
Publikuar më 07 mars, 2015 në orën 08:20 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në ditën e dytë të 17-vjetorit “Epopesë së UÇK-së”, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, është mbajtur një Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Në këtë akademi përkujtimore kanë qenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve shtetërore e ushtarake, Familja Jashari, familjet e dëshmorëve dhe përfaqësues të botës akademike e kulturore.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fjalën e tij, para të pranishmëve në këtë akademi, ka folur me pietet për rezistencën e Komandantit Adem Jashari dhe Jasharëve të Prekazit.
Ai ka thënë se Adem Jashari e dëgjoi thirrjen e historisë për liri. “Ai (Adem Jashari) e kuptoi, më mirë nga të gjithë ne, se çfarë kërkonte momenti historik. Kosova nuk mund të mbyllte shekullin e 20-të duke qenë e robëruar. Adem Jashari e dinte se hapi i parë drejt çlirimit është mposhtja e frikës, sepse frika është instrumenti kryesor i sundimit të tiranëve dhe diktatorëve. Të gjithë e dimë se çka ndodhi më pas: historia i dha të drejtë Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një vit më pas, Kosova u shfaq në anën e ndritshme të historisë: ajo u bë e lirë dhe rigjeti lidhjen e saj të natyrshme në botën perëndimore”, ka deklaruar Veseli, duke shtuar se 17 vjet pas “Epopesë së UÇK-së”, Kosova shtet i pavarur dhe sovran, në themele të të cilit është mundi dhe gjaku i Adem Jasharit, i lagjes martire të Jasharëve dhe mijëra dëshmorëve e martirëve anekënd Kosovës.
Ndërsa, ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka thënë se lufta e Komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari ishte frymëzim për liri. Ai ka deklaruar se luftën e UÇK-së nuk mund ta zbehë askush, e as Gjykata Speciale.
Ministri Demolli në fjalën e tij në këtë akademi ka folur edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar UÇK-ja, TMK-ja dhe tani FSK-ja, që pritet të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës. Të pranishmit në akademinë kushtuar Komandantit legjendar Adem Jashari, i ka përshëndetur me një fjalë, vëllai i tij, bacë Rifat Jashari.

Epoka E Re

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 410 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi