Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Absurditeti i njė kronike!
Publikuar më 13 mars, 2015 nė orėn 02:33 ( ) Mehmet Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e 34 vjetorit tė demonstratave tė 11 marsit tė viti 1981, RTK, dha njė kronikė tė shkurtėr, aq sa pėr tė denigruar kujtimin pėr kėto ngjarje tė rėndėsishme, madje duke e dezorientuar qėllimin e njė ngjarje madhore siē ishte ajo e vitit 1981, deri nė banalitet!
... Po, RTK-, aty kishte tubuar njė duzinė pjesėmarrės-ish tė atyre ngjarjeve, madje kėta personazh tė ripėrsėritur qė nė ish Mezen e Studentėve atė botė, kishin filluar protestat e rinisė studentore tė Kosovės. Kjo ngjarje ripėrsėritet me po kėta pjesėmarrės gėrdallė me tregimin kaq banal, ku heroi i kėtyre kthesave vendimtare na del pėrplasėsi i njė “pjate me fasule!”, madje as kėtė nuk e thonė tamam shqip, por thonė se ishte pėrmbysur njė Kalanicė me
Pasul!..., pra plasja pėr toke e kalanicės me pasul na del kryeorientimi i gjithė kėtyre ngjarjeve, madje, autorėt e thyerjes sė Kalanicės, sa vie e ndėrrohen, nė rrahagjoksje pėr tė marrė primatin mbi Kalanicėn me pasul tė nxehtė!!!

Kėta zotėrinj, mbetėn kaq naiv dhe nuk e kaluan dot shkallėn e adoleshencės; ishin torturat shekullore ato, burgosjet, pėrndjekjet, vrasjet pa gjyq, likuidimet dhe shpėrnguljet masive kundėr shqiptarėve, qė ish pushteti shovinist jugosllav i kishte zbatuar pėr decenie me radhė si: pushkatimet e shqiptarėve nė masė, pa gjyq nė Tivar, Tetovė, Gjilan, Drenicė, Llap, shpėrnguljet e mbi gjysmės sė shqiptarėve nga trojet e veta, burgosjet e bijve tanė mė tė mirė nė krye me Adem Demaqin, Ali Aliun e Preshevės, Zeqir Gėrvallėn e qindra tjerė, likuidimit tė intelektualėve dhe atdhetarėve tanė si Fazli Grajqevci, vėllezėrit Gėrvalla e dhjetėra bijve tanė, demonstratat e viti 1968 e deri tek dita e organizimit tė kėtyre ngjarjeve madhore tė vitit 1981 e tutje, tė cilave fillimisht iu kanė paraprirė edhe kėrkesat qė kishin karakter social, qė po i vuante populli ynė, duke kulmuar me kėrkesa tė hapura politike deri nė pėrgjakjen e kėsaj toke tė zhuritur, ku edhe shėnuan fundin e ish Jugosllavisė e cila me gjithė mundin e vet nuk arriti tė ribėhet mė kurrė. Demonstratat e viti 1968, 1981 dhe rezistenca shekullore e shqiptarėve ndėr vite, bėri qė ish Jugosllavia tė mos ribėhet mė kurrė, ndėrkaq pushtuesin shovinist serb pushkėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės e vranė pėrfundimisht!

Pra e gjithė kjo valė pakėnaqėsie dhe vendosmėrie e shqiptarėve pėr tė kėputur prangat e robėrisė shekullore, deri tek lufta e UĒK-ės, erdhi si rezultat i pėrpjekjeve tona shekullore pėr liri, madje sa mė e madhe qė ishte bėrė shtypja mbi shqiptarėt, aq mė shumė ėshtė rritur rezistenca jonė pėr tė shporrur pushtuesit tanė nga trojet tona. Shqiptarėt edhe pėrkundėr dhunė sė pareshtur nga pushtuesi serbo-sllav, kurrė nuk jemi zmbrapsur nga kėrkesat dhe qėllimet e veta legjitime pėr tė cilat kanė dhėnė jetėn.

Pa tė keqe; pavarėsisht se fasulja ėshtė ushqim tradicional, madje ka kalori dhe energji tė mjaftueshme overdoza e sė cilės bėnė alamet alarmi! Megjithatė, autorė e pėrplasjes sė pjatės me fasules duhet tė vetėdijesohen se nė bazamentin e kėtyre ngjarjeve madhore- siē ishin demonstratat e vitit 1981, nuk e kanė simbolikėn e fasulės, por simbolikėn e lėvizjes sė shqiptarėve pėr liri dhe bashkim kombėtarė!, lėvizje kėto qė identifikohen nga heronjtė tanė tė tė gjitha kohėrave tė cilėt me sublimimin e tyre pėr liri e atdhe dhanė edhe jetėn, dhe jo Kalanicat e dalzotėsit e Kalanicave me Pasul pa kripe!- luten, mos kaloni kufijtė e banalitetit, ngase tanimė nuk jeni aq axhami. Megjithatė rroftė fasulja!

Mars, 2015


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 650 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Dy qingjat dhe dy lugėt
E martė, 20 shkurt 2018 - 20:16
Shėnjimi i Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, ishte plotė befasi. Aventurat e Fatmir Limės, e lindėn kopilin (Aneks marrėveshjen), ripėrtėritja e marrėve...
Keqkuptimi i intelektualėve me popullin dhe a...
E martė, 20 shkurt 2018 - 20:13
Intelektualėt pėrkojnė me dimensionin e cilėsisė, kurse populli me atė sasisė. Ėshtė natyrale qė intelektualėt tė shohin me skepticizėm sjelljet dh...
Shteti “ka vdekur”
E martė, 20 shkurt 2018 - 20:07
Aty ku ligjin e bėn dhe e sundon e paligjshmja, e palejuara, papėrgjegjshmėria, antiligji dhe antishteti; aty ku sundon kusaria, vjedhja dhe krimi e korrup...
Jo president e as kryeministėr tė pėrbashkėt,...
E hėnė, 19 shkurt 2018 - 17:00
*** Kryeministri aktual i qeverisė sė Shqipėrisė, Edi Rama nė fjalėn e rastit nė Kuvendin e Kosovės, mė 17 shkurt 2018, duke uruar 10-vjetroin e pavarėsis...
VETĖM AMIQTĖ E POPULLIT DHE PARTITĖ NĖ PUSHTE...
E hėnė, 19 shkurt 2018 - 16:53
...NDAJ BĖN GJITHĒKA, QĖ ISHTE E MUNDUR....DHE IA DOLĖN PĖR TA BĖRĖ LĖVIZJEN VV, PIKĖ E PESĖ!?...DHE SOT, LUAJNĖ ME FLAMURIN KOMBĖTAR, DUKE E HEQ ATĖ FLAMU...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2018 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi