Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zhvillimin i ngjarjeve politike në Maqedoni tregon se kriza politike gjithnjë e më tepër thellohet përderiza kriza ekonomike e karakterizuar me zvogëlimin e rezervave devizore dhe rritjen e shkallës së varfërisë janë duke e rrritur në vend ndenjën e pap
Publikuar më 14 mars, 2015 në orën 20:15 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Zhvillimin i ngjarjeve politike në Maqedoni tregon se kriza politike gjithnjë e më tepër thellohet përderiza kriza ekonomike e karakterizuar me zvogëlimin e rezervave devizore dhe rritjen e shkallës së varfërisë janë duke e rrritur në vend ndenjën e paperspektivës te të rinjtë dhe lëshimin e heshtur por masovik të vendit nga ana e të rinjëve.

Partia për Prosperitet Demokratik është e bindur se aktorët e tashëm politikë qeveritarë të cilët me keqpërdorimin e pushtetit krijuan situata dramatike të rrënimit të demokracisë në vend, e vunë në rrezik mendimin dhe fjalën e lirë shprehur nga mediumet dhe qytetatët, e partizuan pushtetin gjyqësor dhe e keqpërdorën ate policor për qëllime të ngushta partiake dhe i kurdisën si deshën vetë rezultatet zgjedhore duke i transportuar atje ku deshën thasët me fletëvotime dhe duke i zavendësuar me thasë tjerë me fletëvotime që i kanë rrethuar në shtabet partiake, nuk kanë kapacitet dhe vullnet të ofrojnë zgjidhje nga ky qorrsokak politik i shkaktuar nga afera e përgjimit.
PPD konsideron se Zoran Zaev me “bombat” e tia ia mundësoi opinionit të dijë se në cilat ministri dhe në cilin kat ishin shtabet zgjedhore të VMRO-së por deritash këtë kënaqësi të hidhët për të mësuar për shtabet-ministri të BDI-së nuk ia ofroi opinionit shqiptar edhepse Jankullovska (poqese është zëri i saj!) në pyetjen se ç’bënë BDI u përgjigj: “ate çka bëjmë ne!”
PPD me keqardhje konstaton se opinioni nga xhirimet (nëse konstatohen si të sakta) e dëgjoi se çka, sipas xhirimeve, mund të ketë bërë VMRO por deritash opinionit “i mbeti zemra djegë” të dijë çka mund të ketë bërë BDI.
PPD konstaton se kriza e thellë politike mund të zgjidhet vetëm me mjete politike sepse “tuneli” i shtetit të së drejtës është shumë i thellë dhe i erët dhe pa dritë dhe nëpër atë tunel mund të kalojnë tash për tash vetëm argatët e “zotëriut”.
Nisur nga besimi i humbur në gjyqësorin dhe keqëpërdorimi i institucioneve të shtetit nga ministra dhe funksionarë PPD konsideron se kriza politike nuk mund të zgjidhet pa ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë.
Duke përshëndetur deklaratat e zotit Han dhe zonjës Mogerini si dhe funksionarëve të lartë evropianë për gatshmërinë e tyre të ndërmjetësojnë në nisjen e dialogut politik mes opozitës dhe pushtetit PPD konsideron se është koha presidenti i shtetit dhe kryeministri ti drejtohen Komisionit evropian me kërkesë për ndërmjetësim. PPD konsideron se një i dërguar special i BE-së për ndërmjetësim siç do të mund të ishte Alen Lë Rua (Alain Le Roi) me eksperiencën e tij të gjatë ballkanike dhe rikthimi i diplomatit amerikan Perdju do të mund të ta nxjernin vendin nga kriza e rëndë politike.
PPD gjithashtu konsideron se pas këtyre ngjarjeve Qeveria është e bllokuar dhe që ta zbutë situatën merret vetëm me punësime partiake pa baza ligjore, ministrat e përfolur në opinion të delegjitimuar dhe jeta politike e ekonomike plotësisht e bllokuar. Ikja nga kjo situatë e rëndë do të ishte krijimi i një koalicioni të zgjëruar midis forcave politike dhe organizatave joqeveritare me një kryeministër dhe ministër të brendëshëm dhe të financave të paangazhuar politikisht. Kjo qeveri me mandat njëvjeçar do të kishte për detyrë pastrimin definitiv të listave zgjedhore, sjelljen e ligjit zgjedhor me Maqedoni me një njësi zgjedhore dhe organizimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe pa falsifikime e keqpërdorime. I dërguari i BE-së do të kishte mandat katërvjeçar dhe do ta ndiqte dhe stimulonte përparimin e vendit drejt integrimeve evropiane dhe veriatlantike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 375 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi