I kujtohet më së miri atij. Natyrisht u dënua me vdekje dhe u fal e u lirua në një gjendje të mjerueshme (por të kuptueshme) shpirtërore. I kujtohet edhe më mirë se shqiptarët i dolën në mbrojtje edhe pse e quajtën (me të drejtë) tradhtarë. U fol e përfol këtyre ditëve Azem Vllasi por, kush nuk e pa apo s’iu kujtua se ai vuan. Ai vuan dhe këtë e din më së miri ai vet. Si jurist, është tejet normale ta din këtë.
Pas mjekeve, janë juristes e mandej të tjerët që kanë njohuri më të mirë mbi Sindromën e Stockholm-it. Pikërisht për këtë ai nuk foli gjatë kohë, ca dhjetë vjet besa. Por, i gozhduar nga sindroma, nuk i përballoi edhe pse nuk është i pakalueshëm ky fenomen psikik. Për më tepër ai tregohet aq i nënshtruar ndaj atyre që e mbyllën në birucë dhe e dënuan sa që këto ditë publikisht i bënë apologji sistemit dhe njerëzve të cilët hyjnë në listën e gjakatarëve më të mëdhenj të historisë së njeriut. Apologji që nga momenti kur bënë krahasimin në mes të komunizmit (apo diktaturës) jugosllav dhe atij shqiptar duke e cilësuar njërin më të mirë se tjetrin. Pra edhe ai tjetri paskësh qenë i mirë por ky i Azemit më i mirë. Apologji dy sistemeve të dënuara nga të gjitha qarqet serioze në botë si tragjedi humane.
Azemi harroi apo nuk e lë sindroma të sheh qartë të kaluarën e kombit. Ai me qëllim i përzien fijet e historisë me disa elementë marksist të cilët ashtu si ishin megjithatë kërkuan liri dhe bashkim kombëtar por nuk qenë assesi udhëheqësit e rendit të parë në demonstrata, as të 68-s e aq më pak të 81-shit. Por Azem Vllasi elementët marksitë i mer vetëm për nevoja të vetat që të shpërlaj buburrecat e sindromës që e jeton që nga dalja prej burgut të “komunizmit të mirë”.
Azemi nuk është thjeshtë projugosllav apo proserb, edhe pse e folmja e tij është e tillë. Ai shkon më larg...
Nuk di si qëndron situata në Kosovë por në botë, t’i bësh apologji atij që të vret e të terrorizon, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, dënohet me ligj, a po jo z. Vllasi?!
Reis Mirdita
|