Partia për Prosperitet Demokratik vëren se sa më shumë zgjat koha e trajtimit të aferës së përgjimit dhe vëmendja është e përqëndruar në “bombat” e Zaevit partneri i BDI-së në koalicionin qeveritar VMRO-DPMNE (me të cilën BDI thotë se ka platformë të përbashkët qeveritare!) është duke gjuajtur si ujku nëpër mjegull të dendur.
Disa javë më parë opinioni mësoi se qeveria e koalicionit BDI_VMRO nga buxheti ndau edhe 317 milionë euro për proektin famoz shpenzues të parave të marrura edhe nga xhepi i taksapaguesve shqiptarë të quajtur “Skopje 2014” edhepse ka disa muaj që jemi në vitin 2015. BDI për këtë fare nuk reagoi duke u shtirur se këtij proekti shpenzues nuk duhet vënë veshin sa duhet.
Për proektin e dytë që edhe më rëndë e dëmton çështjen shqiptare në Maqedoni atë të letërnjoftimeve BDI e ndërroi taktitën e veprimit: në parlament është e zëshme se kinse është kundër ligjit për ndrimin e letërnjoftimeve edhe pse këtë ndryshim ka mundur ta ndalë qysh në qeveri madje edhe me kërcënim se do ta lëshojnë qeverinë.
Poqese BDI nuk ka fuqi që qysh në qeveri ti ndalë proektet antishqiptare atëherë ajo është bashkëpjesmarrëse e atyre proekteve dhe me këto veprime do të hap rrugën legale të përsëritjes së vjedhjes së votave dhe pastrimit etnik të territoreve shqiptare me shlyerjen nga adresa e vendbanimeve për punëtorët tanë që punojnë në perëndim mbi tre muaj e që numri i tyre arrinë afër 100 mijë.
Që cinizmi të jetë edhe më i madh BDI shtiret e verbët dhe e shurdhët nga gjithë ajo që ndodh përreth nesh dhe vepron në stilin romak “panis et circenses” (bukë dhe cirkus) dhe na organizon “tryezë të rrumbullakët” (Kongres tematik) me të ftuar ndërkombëtar të tregojë se si shkohet në Evropë! Populli kësaj i thotë: mali digjet e plaka krihet!
Që turpi ti kaplojë deputetët e BDI-së ata në vend që ti drejtohen kryesisë së partisë the ta pyesin se pse në qeveri ministrat e VMRO-së nuk i përmbahen marrëveshtjes njëmujore për të hyrë në qeveri, që për ekipet e dy partive e nënshkruan me buzëqeshje udhëheqsit e tyre Ademi-Mijalkov, ata bëjnë teatër qesharak me pyetje banale për kryetarët e komisioneve se pse ambasadorët e BDI-së enden rrugëve e ata të VMRO-së udhëtojnë në Moskë.
Nisur nga kjo dhe shumë lëshimeve politike të patolerueshme deri tash PPD konsideron se ikja e BDI-së nga qeveria e cila ditë e më tepër e shton zullumin ndaj qytetarëve të vet do ta shpëtonte vetë qeverinë dhe do ta kthente dinjitetin e humbur shqiptar.
Zyra për shtyp e PPD-së
Tetovë, më 19 mars 2015
|