Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ja kush është Janullatosi dhe Vangjel Dule
Publikuar më 22 mars, 2015 në orën 23:40 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prof. dr. Eshref Ymeri

Përsëri sa për kujtesë shqiptarëve atdhetarë, në mbarë trojet etnike dhe në diasporë

Më 16 gusht të vitit 2014, kur hapa kompjuterin, gjeta të botuar në faqen e internetit materialin e mëposhtëm:
SKANDAL KOMBETAR / Zbardhen përgjimet greqisht të Janullatosit me Vangjel Dulen: “Ne dhe Athina morëm garanci nga Rama”

Përkthimi i bisedës në shqip

Dule: Urime, Hirësi, për titullin qytetar nderi.
Janullatos: Biri im, ka 20 vite që pres më tepër se kaq.
Dule: E vërtetë, Hirësi, por shqiptarët janë të pafe dhe të paudhë.
Janullatos: Vangjel, o bir, aty ku është i mbushur trupi me mikrobe, aty është më e lehtë që trupi të shembet.
Dule: Eshtë katranosur. Na është sosur durimi, Hirësi.
Janullatos: Nuk kemi ardhur për ta adhjasur, por për t’nakatosur.
Dule: Atdheu na thërret, Hirësi.
Janullatos: Misioni jot, bir, është të gatuash çorbën në enën që je futur.
Dule: Këtë mesazh e mora qartë edhe në Athinë.
Janullatos: Delja e shëndoshë qëndron brenda tufës.
Dule: Hirësi, nëse bariu e ndan tufën?!
Janullatos: Vangjel, bir, ki besim, ne dhe Athina morëm garanci prej tij (Citohet sipas: “Agjencioni Floripress”. 16 gusht 2014).

Ju, të nderuar bashkatdhetarë, kudo që jeni, në trojet etnike ose në diasporë, hapeni sot komjuterin dhe shkoni në faqen “Google”. Aty shkruani titullin e këtij materiali: SKANDAL KOMBETAR / Zbardhen përgjimet greqisht të Janullatosit me Vangjel Dulen: “Ne dhe Athina morëm garanci nga Rama”.
Do të shikoni se ky titull është botuar në dy faqe interneti: së pari në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” dhe në faqen e “Facebook”-ut të “Ancient Illyria”.
Pra, të dashur bashkatdhetarë, biseda sekrete e Janullatosit meVangjel Dulen, është bërë publike në internet që më 16 gusht të vitit 2014. Por deri tani, askush nga klasa politike e Tiranës nuk është bërë i gjallë të reagojë.
Asokohe nuk e quajta të arsyeshme të reagoja në internet, sepse mendova se, të paktën, intelektualët që punojnë në mjetet e informimit masiv, me siguri që do ta thonin fjalën e tyre për atë bisedë sekrete. Po ata heshtën. Por tani, kur Vangjel Dule i zbuloi faqe botës synimet e shovinizmit grekokaragjoz për pajisjen e Janullatosit me shtetësi dhe me pasaportë shqiptare, mendova se është momenti i duhur për të mos heshtur më.
Teksti i bisedës sekrete, në të tria faqet e lartpërmendura të internetit, i përkthyer në gjuhën shqipe, është shoqëruar edhe me tekstin e saj në gjuhën greke. Duhet theksuar me të madhe se ai që e ka regjistruar këtë bisedë dhe që ka bërë të mundur botimin e saj në faqet e internetit, ka kryer një akt të lart atdhetarie.
Normalisht, për përmbajtjen antishqiptare të kësaj bisede, duhej të kishte reaguar e para opozita shqiptare në Tiranë, në mënyrë që t’i ngrinte sa më lart aksionet e veta në sytë e elektoratit shqiptar. Por opozita shqiptare e Tiranës nuk është bërë e gjallë.
Nga përmbajtja e kësaj bisede të Janullatosit me Vangjel Dulen, dalin disa përfundime mjaft domethënëse:
Së pari, Vangjel Dule është Kali i Trojës në politikën shqiptare dhe në parlamentin shqiptar, të cilit shumica parlamentare i ka besuar edhe postin e zëvendëskryetarit të parlamentit. Ky përfundim, vetvetiu, të çon drejt pyetjes: deklaratat e Vangjel Dules, në bisedën sekrete me Janullatosin, a duhet të përbëjnë objekt hetimi për Prokurorinë e Përgjithshme?
Së dyti, misioni i Janullatosit në Tiranë është një mision i pastër politik, sipas objektivave të qarta që i ka caktuar shovinizmi grekokaragjoz, mision që nuk ka të bëjë absolutisht me punët e fesë, të cilën ai e përdor djallëzisht si mbulojë. Duke kryer një mision të pastër politik në Shqipëri, Janullatosi ka ndërtuar një shtet shumë më të fuqishëm brenda shtetit zyrtar shqiptar, të cilit i ka zënë frymën dhe s’e lë të kuturisë për ndonjë kundërshtim të mundshëm.
Së treti, populli shqiptar nuk e di se çfarë premtimesh i ka dhënë zoti Rama Janullatosit dhe Athinës, por nga sa deklaron Janullatosi në bisedën sekrete me Vangjel Dulen, del që zoti Rama ka marrë përsipër rolin e Enver Hoxhës, i cili, për gjithçka, vendoste vetë dhe popullin shqiptar e trajtont si një material inert. Se edhe në Vashington, zoti Rama, me kokën e vet, vendosi që armët kimike të Sirisë të çaktivizoheshin në Shqipëri. Por është puna se kur u bë publik vendimi i Ramës, rinia shqiptare u çua peshë më këmbë dhe zotit Rama i dha një mësim të mirë se si nuk duhet vepruar në dëm të interesave kombëtare, pa dijeninë e popullit shqiptar
Së katërti, heshtja e opozitës demokratike dhe e shumicës socialiste për bisedën sekrete të Janullatosit me Vangjel Dulen, vërteton pa mëdyshjen më të vogël se të dyja palët janë solidare dhe kanë kohë që vazhdojnë të ecin në rrugën e tradhtisë kombëtare në qëndrimin ndaj emisarit politik grek Janullatos, si edhe ndaj shovinizmit grekokaragjoz në tërësi.
Mendoj se nga biseda sekrete e Janullatosit me Vngjel Dulen, të botuar prej kohësh në faqet e internetit, duhej të kishin nxjerrë mësimet e duhura mbarë intelektualët shqiptarë, analistët, gazetarët, moderatorët dhe krejt mjetet e informimit masiv. Por të gjithë keta, fatkeqësisht, kanë heshtur, duke u rreshtuar përkrah klasës politike, e cila, në raportet e veta me shovinizmin grekokaragjoz, i ka tradhtuar interesat tona kombëtare.
Sigurisht që nga ajo bisedë sekrete e Janullatosit me Vangjel Dulen, askush nuk pret që të nxjerrin mësime ata që kanë tradhtuar Veprën Fanoliane, interesat kombëtare dhe janë vënë tërësisht në shërbim të shovinizmit grekokaragjoz, si prof. dr. Robert Andoni, prof. dr. Aleksandër Sallabanda, Atë Emanuel Lusha, Atë Ilia Mazniku, të cilët, në artikullin e tyre të datës 10 mars, të botuar ne gazetën “Dita”, sulmonin aq paturpësisht zotërinë Bedri Islami dhe prof. Skënder Gjonin.

Charlotte, Karolina e Veriut
22 mars 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,713 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi