Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
(Pa) drejtësia e gjyqtarit Haki Kryeziu
Publikuar më 24 mars, 2015 në orën 00:17 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në shumicën e rasteve, qëndrimi ndaj të drejtës është qëndrim ndaj diçkaje që kërkon zbatim dhe nga kjo pikëpamje buron kuptimi i së drejtës.
Në vendin tonë shumë shpesh ndodh që njerëzit ndaj të drejtës të kenë një qëndrim si ndaj diçkaje të huaj dhe të imponuar për shkak se cilësia e vendimeve dhe aktgjykimeve është nën nivelin e duhur.

Nga ky qëndrim buron kuptimi i së padrejtës në Kosovë.
Padrejtësia ekziston, atëherë kur drejtësia shtrembërohet. Me pastaj kërkohet një kohë shumë e gjatë për ta ven drejtësinë. Mendimtarë të shumtë mbrojnë pikëpamjen për të drejtën e të fortit, gjë qe praktika në vendin tonë i verifikon mendimet e tyre, sepse drejtësia shpeshherë ndodh që të kërcënon jo me ligjin e arsyes, por me ligjin e privilegjit e të korrupsionit.
Gjykatat në Kosovë, shpesh nxjerrin vendime jo objektive, të pa arsyetuara dhe kontradiktore, gjë që rezulton se nuk janë shqyrtuar dhe analiazuar provat dhe faktet e paraqitura nga palet.
I tillë ishte vendimi i Gjykatës themelore në Malishevë para disa javesh, ku gjyqtari Haki Kryeziu refuzojë padin civile që kisha berë për kthimin në vendin e punës.
Në ketë aktgjykim të dobet, të paqartë dhe kontradiktorë, në njerën anë përmendet rekomandimi i inspektorëve të arsimit, i cili thotë se duhet të kthehem në vendin e punës, përmendet udhëzimi administrative 09/2014, përkatësisht neni 12.2 në bazë të të cilit nuk është dashur të largohem nga puna, ndërsa në anën tjetër kryesisht aktgjykimi bazohet në vendimin e inspektorëve të punës, i cili thotë se duhet të me kompenzohet një pagë për shkak të largimit tim nga puna pa ndonje paralajmrim.
Vlenë të thuhet se në vendimin e inspektorëve të punës gjendet emri i drejtorit të administratës së komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, cili ka përdor ndikimin e tij që vendimi të mos jetë pozitiv.
Paraprakisht për çdo vendim që ka marrë lidhur me padit e profesorëve të larguar në komunën e Malishevës, gjyqtari Haki Kryeziu është konsultuar dhe ka zbatuar direktivat e familjes Limaj dhe kryetarit Ragip Begaj.
Gjyqtari politik i Nismes Haki Kryeziu nuk përmend askund se orët (mia) të lëndeve juridike që po i mbajnë joprofesionistet, gjëgjesisht historianet dhe ky është një krim që është duke iu berë nxënësve dhe arsimit në Malishevë.
Sigurisht se një aktgjykim i tillë do të bëhet i cenueshëm nga Gjykata e Apelit dhe kjo do të çon në rigjykimin e së njejtës çështje.
Një rigjykim i tillë padyshim që sorollat dhe lodh palet, krijonë përceptim negativ të qytetarëve ndaj sistemit gjyqësor dhe ulë besimin e vendimeve gjyqësore.
Kryetari i Nismes për Kosovën Fatmir Limaj terë kohën flet për kapjen e shtetit ama nese dikun kemi kapje të shtetit, atëherë kemi në komunën e Malishevës.
Pushteti i instaluar nga Limaj ka kapur dhe uzurpuar edhe gjykatën themelore në Malishevë, përkatësisht gjyqtarin Haki Kryeziu, i cili është nip i Jakup Krasniqit dhe ka lidhje familjare me deputetin e Nismes për Kosovën Enver Hoti.
Duke marrë parasysh natyrën dhe efektin e vendimeve gjyqësore dhe duke krahasur me pushtetet tjera, atëherë mund të themi se korrupsioni në pushtetin gjyqësor është me i dëmshmi dhe me i rrezikshmi.
Të gjithë punëtoret e gjykatës dhe i gjithë opinioni në komunën e Malishevës e di se gjyqtari Haki Kryeziu është i korruptuar sepse lëndet e tij, të cilat i ka pasur si avokat, tanimë i gjykon si gjyqtar, gjë qe sipas ligjit është konflikt interesi. Ai të gjithë ketë e bënë në bashkëpunim me kusheririn e tij, avokatin Bekim Kryeziu, të cilit ia pat lën zyren dhe lëndet e tij.
Mjafton që prokuroria të fillonë një hetim dhe të shikon se gjyqtari Haki Kryeziu ka prishur renditjen e lëndeve, duke gjykuar vetëm lëndet e tij të cilat i ka pasur si avokat dhe të cilat i ka trasheguar kusheriri e avokati Bekim Kryeziu.
Lëndet e shpronismeve i ka përzgjedhur në bazë të pazarëve që ka berë me palet dhe me avokatin Bekim Kryeziu, ku këto pazare i bënë në restaurantin "Derguti", "Mati Center" dhe "Euro Benz" në Kijevë. Të gjitha parat e këtyre lëndeve këta i ndajn përgjysmë, duke dëmtuar kështu qytetarët.
Se kredibiliteti i këtij gjyqtari është në nivelin me të ulët të mundshem tregon edhe fakti se ka berë edhe falsifikim të autorizimeve si dhe udhëtojnë vazhdimisht së bashku me veturën e avokatit me të cilin bënë aferat.
Përderisa Gjyqtari Haki Kryeziu jep vendime për shkak se është korruptuar nga palet apo për shkak të ndikimeve politike, atëherë assesi nuk mund të flitet me për drejtesi sepse nuk ka gjykatë të pavarur e të paanshme, të cilat janë vlerat kryesore të saj.
Në këto raste, drejtësia nuk është gjë tjetër veçse një farsë dhe kriminelet nuk dënohet. Përkundrazi ata ndihen me të motivuar për të vazhduar rrugën kriminale, duke vjedhur pronat e qytetarëve me pa të drejtë.
Kësisoji nuk luftohen korrupsioni as në deget tjera të pushtetit, por përkundrazi ai stimulohet.
I bëj thirrje kryetarit të gjykatës në Malishevë dhe Kryetarit të gjykatës themelore në Gjakovë Vaton Derguti që të merrën me këto afera dhe shkelje ligjore, të cilat është duke i berë gjyqtari Haki Kryeziu sepse ai është duke e humbur imazhin dhe kredibilitetin e gjykatës.
Poashtu për të gjitha këto shkelje ligjore kërkoj nga prokuroria një hetim të hollesishem.
Gjyqtarët duhet të jenë të pavarur ama jo të pavarurë nga ligji. Pavarësia nuk duhet të jetë privilegj për gjyqtarin, por garanci për qytetarin.
Meqense sot me tepër se kurrë kemi nevojë për drejtësi, atëherë sistemi i drejtësisë duhet të spastrohet nga gjyqtarët e korruptuar e të papergjegjshëm sikurse Haki Kryeziu, të cilët përmes vendimarrjes abuzive cenojnë rëndë themelet e shtetit demokratik, cenojnë rëndë të drejtat e qytetarëve.

Kushtrim Gashi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 385 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi