KOMITETI LETRAR I ULPIANËS! |
Publikuar më 25 mars, 2015 në orën 01:35 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Sa keq e katrahurçe shkuan këto shtatmbëdhjetë vjetë të pasluftës sonë të lavdishme për liri e për Shqipëri. Sa keq është gjendja sot. Madje, e keqja ka shkuar aq lart dhe aq larg, në pikëpamjen e saj antishqiptare, sa po çuditen thi e qen! Çençe po shkon e gjithë situata e pasluftës sonë. Po, pse, vallë?! Kush është fajtor i kësaj të keqeje që na ka përtokur kështu? Mos, kjo e keqe ka pikur pingul, prej qielli? Nuk do ma merrte mendja se edhe kaq vjetë pas luftës sonë të lavdishme për liri e për Shqipëri, do të ndodhnin këto që po ndodhin e po i shohim me sytë tanë…
Nuk e paskemi ditur kurrë që Komiteti Letrar i Ulpianës paska qenë aq aktiv, kombëtarisht(Sic!) Për çudinë tonë shqiptare, gjithçka po ndodhë para syve tanë. Nuk ka përurim libri, nuk ka mbledhje komemorative, nuk ka takim ku nuk nderohen e çohen në qiell njerëzit e Komitetit Letrar të Ulpianës, madje, me emër e mbiemër! Po prej komitetlinjve letrarë të Ulpianës! Ata, në çdo takim, ta shurdhojnë prapanicën!... Po themi të Ulpianës, sepse, ata të Prishtinës janë shumë më shumë. Madje, ata që i thurën himne Titos e Jugosllavisë, nëpër fakultetet “tona” politike dhe punuan tërë jetën e tyre kundër shqiptarëve, sot janë bërë më të zëshmit “atdhetarë”!...
Në kohën e Titos ata diskutonin kudo (nëpër shtëpi, lagje, katunde e qytete, shkolla, fakultete dhe organizata) për Titon dhe Jugosllavinë Socialiste e Vetëqeverisëse, ndërsa, sot, pa pikë turpi dalin e dërdëllitin publikisht se nëpër lagjet e tyre është diskutuar për çështjen e pazgjidhur kombëtare(Bah!) Madje, marifetllëçe të tilla po dëgjojmë përditë nga Komiteti Letrar i Ulpianës (Prishtinës) dhe nga komitetlinjtë më në zë të atij Komiteti! Të gjithë ata që kanë qenë në strukturat antishqiptare të Rankoviçit, Titos e Millosheviçit, po dalin se kanë punuar për çështjen tonë kombëtare! Ata, po ia përshkruajnë njëri-tjetrit të gjitha “meritat” për komb e atdhe(Sic!)
Nga sa po shihet qartë, kudo paska pasur dhe paska gisht Komiteti Letrar i Ulpianës me komitetlinjtë letrarë e letraxhinj të socrealizmit jugosllav në krejt këtë gjendje që na ka mbërthyer e katandisur në këto përmasa? A nuk paska gisht Komiteti Letrar i Ulpianës në të gjitha rrjedhat e këqija në kurriz të luftës së lavdishme të popullit shqiptar për Liri e për Shqipëri? A nuk paska gisht Komiteti Letrar i Ulpianës në sabotimin dhe përçmimin e luftës së UÇK-së? A nuk po i heq UÇK pasojat “shqiptare” të Komitetit Letrar të Ulpianës, me degën e tij edhe në Tiranë?... Kush dhe cili është ai që nuk i ka kuptuar dhe mësuar të gjitha të zezat që ai Komitet ia ka kurdisur dhe ia kurdis UÇK-së dhe veteranëve të saj, pas shpine? A nuk është po ai Komitet Letrar i Ulpianës që nuk e katandisi luftën e luftëtarët dhe nuk e solli luftën e luftëtarët në këtë derexhe? A nuk është ai Komitet Letrar (i Ulpianës-Prishtinës) që nuk po i bën karshillëk luftës së popullit shqiptar për Liri e për Shqipëri shqiptare? A i di ai Komitet Letrar pasojat e politikave të tij “patriotike” e “kombëtare”? A i di dhe a i sheh ai Komitet Letrar sjelljet e tij “patriotike” e “kombëtare”, kryekëput, antishqiptare?...
Madje, për çka dhe për çfarë na u dashka ai Komitet Letrar i Ulpianës? Për të na i kujtuar me pietet komitetlinjtë letrarë e jashtëletrarë që kanë pushtuar çdo institucion “shtetëror” deri në “Akademi”! Për ta lavdëruar secili vetveten dhe secili kolegët e tij të Komitetit Letrar të Ulpianës?!... Kjo është tepër e pabesueshme, por, që po shihet përditë, kudo: solemniteteve, përurimeve, emisioneve dhe mediave destruktive, revistave (prej “Pionieri” e përpjetë) dhe librave (prej atyre për Shën Abrahamin e teposhtë), edhe nëpër mbledhjeve komemorative, etj.
Dhe, për fund, do ta shtronim vetëm një pyetje: A nuk do ishte më mirë që Komiteti Letrar i Ulpianës ta ndërpriste veprimtarinë e tij “patriotike” e “shqiptare”? Kjo, për ta kuptuar përfundimisht se ka kaluar koha e strukturave “shqiptare” të nomenklaturave “shqiptare” të Rankoviçit, të Titos dhe të Millosheviçit.
Prandaj, dhashtë Zoti e na i heq qafe, njërin pas tjetrit, komitetlinjtë letrarë të Ulpianës, që të lirohemi njëherë e mirë dhe njëherë e përgjithmonë prej shqiptaro-titistëve dhe sojit të tyre “shqiptar”! Prej Komitetit Letrar të Ulpianës dhe sojit të atij Komiteti “shqiptar” në trojet tona!...
Burojë, 17 mars 2015
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 75 vizitorë |
Lexuar:
836 herë
|
|
|
|
|
|
|