Lëvizja e lirë, ma merr mendja, është e drejtë elementare e miratuar në të gjitha konventat ndërkombëtare dhe e përfshirë në ligjet e të gjitha shteteve demokratike europiane.
Prandaj kërkohet përgjegjia nga institucionet europiane: Pse Kosovës nuk i "takojnë" vizat për zonën Shëngen!
Aq më keq kur, pa hamendje Serbisë, si agresor që ishte, iu shtri mundësia e vizave, dhe jo vetëm vizave, drejt Bashkimit Europian! Atëherë çfarë ndjenje mund të kenë qytetarët e Repulikës së Kosovës, veç ndjenjës diskriminuese, pikërisht nga Europa, që thirret aq shumë në mbrojtjen e të drejtave elementare të njeriut! Është në natyrën e çdo gjallese se kur refuzohët nga një grupacion të kërkojë afri tek një grupacion tjetër, madje edhe duke rrezikuar deri edhe qenjen e vet.
Kjo sjellje e Europës sikur po u hapë rrugë të këqiave që sillën drejt Kosovës nga rajone të caktuara. Kjo po i ngjanë dilemës, mos Europa po dëshiron indirekt një diskreditim të qytetarëve të Kosovës!
Në vend se, lejimi i vizave të bëhej menjëherë, që veç tjerash, të shërbejë edhe si terapi e sherimit nga traumat e luftës që ua solli shqiptarëve të Kosovës, pikërisht e përgdhelura europine Serbia, Europa, jo vetëm se heziton, por edhe ua humbë shpresat qytetarëve tanë, duke i kushtëzua me korrektësinë e krerëve politikë shqiptarë të Kosovës, edhe pse ajo e din mirë, se hajnat kurrë nuk munden me qenë korrekt, nga se nuk kanë kohë, sepse janë të zënun me prenë e vet kriminale dhe financiare!
Kuptohet se lejimi i vizave nuk ka fare të bëjë me arritjet e standardeve shtetërore të Kosovës, po me të drejtën civile të banorëve të saj.
Dhe një herë: Europë mos politizo ekzistencën e popullit të Kosovës, sepse nuk ka kuptim të biesh nën nivelin e ndërgjegjës sate të proklamuar deri në kupë të qiellit!
Politikanët shtetërorë të Kosovës i kanë të siguruara vizat, andaj edhe nuk e mundojnë veten për sigurimin e do farë standardeve të juaja për t'ua sigurua banorëve lëvizjën e lirë në Europë.
Aq më komike bëhët çështja, kur ju nuk siguroni lëvizjën e lirë të qytetarëve as brenda Kosovës, as brenda qyteteve këtu, siç ndodh në Mitrovicë e që do të duhej KFOR-i e EULEKS-i ta bënin një gjë të tillë, pasi që policisë së Kosovës, "de facto" nuk i lejohet një ndërmarrje gjegjëse.
Çerkin H. PECI
24. 03. 2015
|