Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ribërja e Shqipërisë Etnike në duar të politikanëve shqiptar!
Publikuar më 26 mars, 2015 në orën 08:32 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
E po sërish i drejtohem politikanëve shqiptar, të Shqipërisë Londineze, të Kosovës Historike dhe të Iliridës. Ribashkimin Kombëtar mos e shikoni nëpërmjet të Bashkimit me Evropën sepse fare lehtë mund të ndodhë që mund të prishet bashkësia Evropiane gjë që ka shenja nga më të ndryshmet, atëherë çfarë do të ndodhë me Shqiptarët???, Sërish të ndarë sërish me kufij ndërmjet veti!, Vallë këta kufijë a nuk u rrëzuan nga luftëtarët e Lirisë në krye me komandantin Legjendar Adem Jasharin? Përdorni mekanizmat e Demokracisë dhe me mjete paqësore bëjeni atë për çka e flijuan jetën luftëtarët e Lirisë në krye me Adem Jasharin e familjen e tij.Sot pa masë na gëzuan dy Qeveritë e dy shteteve shqiptare, të takimin e dytë me radhë, por kësaj here në Tirnaë me një ambient tamam elemente kombëtare, gjë që vlen të përshëndetet.

Është mirë që këta dy kryeministrat-dy qeveritë të angazhohen pak më shumë që çështjen e Ribashkimit Kombëtar ta bëjnë sa më parë. Në vijim për ti mos i thirre me emër e mbiemër njerëzit e politikës, po i thërras si Qeveri dhe si presidenca, duke shtuar këtu edhe politikanët e ILIRIDËS. Në vijim janë dy shkrime të botuara kohë më parë, meqë Ribashkimi ende nuk ka ndodhur, këto shkrime ende janë aktuale. Politikanët që sot nuk janë në pushtet ata i kanë lidhjet gjithandej politkës shqiptare, prandaj le të angazhohen për Ribërjen e Shqipërisë Etnike.

...shkrimi më poshtë tashmë është botuar si edhe ai nën te...

Politikanë shqiptarë, ende nuk e keni kryer punën kombëtare...!

Ribërja e Shqipërisë Etnike ende nuk ndodhi, por për këtë gjë ende ka kohë. Është koha për t’u mobilizuar politikanët në pushtet dhe në opozitë që bashkërisht të angazhohen që në mënyrë institucionale ta bëjnë hapin e duhur për Ribashkimin e kombit dhe të trojeve të saja. Përndryshe koha ecën, plagët shërohen por gafet politike koha i paguan shumë shtrenjtë. Shanset politike për të bërë punë të mëdha për kombin, atdheun shumë herë njeriut nuk i paraqiten. Duhet ditur kohën e veprimit, unë them se koha është shumë e volitshme për të vpruar drejt Ribashkimit Kombëtar, këtë gjë e garantojnë një mori aktesh ndërkombëtare lidhur me vetëvendosjen e popujve apo bashkimin e tyre, këtë të drejtë duhet kërkuar ashtu siç e kërkojnë shumë organizata politike dhe jo politike në gjithë hapësirën shqiptare.

Bamir Topi ish-president i Shqipërisë Londineze, Fatmir Sejdiu ish- president i Kosovës, z. Salih Berisha, kryeministër në largim të Shqipërisë Londineze, zonja Jozefina Topalli, kryeparlamentare e Shqipërisë Londineze, në largim ..., e kishin jo njëherë gjatë jetës së tyre plotike që të bëjën diçka të menqur dhe të madhe për KOMBIN, mjerisht ata nuk bën asgjë në drejtim të Ribashkimit Kombëtar, bile – bile ata kush më shumë e kush më pak me punën e tyre në forma të ndryshme e kanë penguar veprimtarin/ët e kauzës gjithëkombëtare të të gjitha nivele që ta japin kontributin e tyre sa më të madhë drejt Ribashkimit Kombëtar. Bie fjala z. Salih Berisha, kryeminstër në largim i Shqipërisë Londineze gjatë jetës së tij politike fare pak të mira i ka bërë kombit. Në të vërtetë ai disa herë në jetën e tij politike ka shkaktuar “ aso llojë plagësh-dëmesh” kombëtare- lexo: veprime të dëmshme për kombin shqiptar, saqë gjenerata e gjenerata kanë për ta paguar shumë shtrenjtë. Po, po populli do t’i paguaj shumë shtrenjtë gabimet e z. Salih Berishës, kryeministër në largim i Shqipërisë Londineze. Populli din me thënë: “Plagët koha më së miri i shëron”, por, them unë, gafet politike të z. Salih Berishës, kryeministër në largim i Shqipërisë Londineze do t’i paguaj i gjithë kombi madje me gjenerata të tëra. Kohë më parë unë e kam pas botuar një shkrim nëpër disa mediume:

Politikanë, bashkohuni për ta ribërë Shqipërinë Etnike, kjo thirrje i është dedikuar atë botë edhe z. Salih Berishës, kryeministër në largim i Shqipërisë Londineze, edhe, edhe...! Për t’u njoftuar me përmbajtjen e asaj thirrjeje, në vijim po e ribotojë këtë shkrim pa ndërhyrje , sepse ky shkrim ende është aktual dhe ende për këtë gjë mund të punohet, madje edhe vetë z. Salih Berisha. ( le të më falin ata lexues që atë botë, këtë shkrim e kanë pas lexuar një herë)

Këtu e më poshtë, është ribotim

Politikanë, bashkohuni për ta ribërë Shqipërinë Etnike

Atifete, Bamir, Nevzat, Salih, Hashim, Baki, Jozefina e Jakup, Rami…, Presidentë, kryeministra e kryeparlamentar, të Kosovës Historike, të Shqipërisë Londineze, të Republikës së Iliridës, tash punoni për Ribashkimin Kombëtar. Nëpër tribuna politike – diplomatike, nëpër takime dhe ndeja të ndryshme vendore(fjala është në të gjitha trojet shqiptare) ku më pak e ku më shumë flitet për Bashkim, respektivisht për Ribashkim Kombëtar. Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë flitet dhe lejohet Bashkimi Kombëtar, kemi përshtypjen ( ndonëse deri më tashti nuk është publikuar Kushtetuta e Republikës së Iliridës, nuk e dimë se çfarë thuhet për Bashkim Kombëtar) se Shqiptarët e Republikës së Iliridës duan të bashkohen me Shqipërinë Londineze). Ndërkaq në Kushtetutën e Republikës së Kosovës bashkimi me ndonjë shtet tjetër nuk është e lejueshme, mirëpo Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar-FBKSH-ja, për dallim nga të tjerët këta duan dhe punojnë për RIBASHKIM KOMBËTAR, gjë që kjo gjë nuk është e ndaluar me asnjë paragraf a nen të Kushtetutës së Kosovës.

Politikanë, diplomat, punëtorë shkencor, analist, publicist si edhe njerëz tjerë ekspertë të fushave të ndryshme në krye me “luanët” e kauzës gjithëkombëtare prof.dr. Mehdi Hyseni dhe analisti Agim Vuniqi, herë herë prononcohen në mediume të ndryshme në favor të bashkimit të gjitha trojeve shqiptare, bile bile këta të fundit duke qenë ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare dhe analist me dhjetëra shkrime kanë dokumentuar se Ribashkimi Kombëtar është një proces që duhet të ndodhë, bile – bile duke na ndihmuar Bashkësia Ndërkombëtare në krye me SHBA-të. Shqipëria Etnike vizion i shumë shoqatave, subjekteve politike, asociacioneve të ndryshme si edhe i njerëzve kauzës gjithë kombëtare, sot për sot është në letër, por jemi të bindur se nëse i kthehen tokat e copëtuara Shqipërisë Londineze, gjithkush do të përfitoj, do të përfitoj edhe Bashkësia Evropiane dhe më gjerë, sepse problemi i 15 milionëve shqiptar të shpërndarë gjithandej botës demokratike, do të kishin mundësinë që të ktheheshin në atdheun e tyre, thotë Kastriot Bushi, kryetari Këshillit Nismëtar i partisë më të re në Kosovë “Ardhmëria Kombëtare Shqiptare-AKSH”, parti kjo që shikuar nga platforma politike e saj shihet se janë luftëtar të denjë i kauzës për Ribashkim Kombëtar.

Për Shqipërinë Etnike shkruhet dhe flitet gjithandej trojeve shqiptare, për këtë tashmë për të satën herë kemi thënë se nuk është tabu temë. Kjo dëshirë tashmë është prezentë ku më pak e ku më shumë dhe si e tillë është shndërruar në kërkesë të qindra e qindra asociacioneve të ndryshme, qoftë në Shqipërinë Londineze qoftë në Kosovën Historike, tash dhe jo vetëm tash kjo kërkesë shfaqet edhe në republikën e Iliridës. Të gjitha këto asociacione, subjekte politike dhe atdhetar të dëshmuar të kauzës gjithëkombëtare në mendjet e tyre – në programet e tyre kanë Ribashkimin Kombëtar, ajo është vizion i jonë, atë do ta realizojmë me mjete tejet paqësore e demokratike, thotë Ferat Imeri nga Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, në këtë frymë kishte thënë “luani” i kauzës gjithëkombëtare 60 vjetë punë aktive në çështjen shqiptare, profesori i nderuar z. Hazir Shala. Ribashkimi Kombëtar, respektivisht SHQIPËRIA ETNIKE është një proces që do t’i kontribuojë paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomikë në gjithë RAJONIN, ka thënë Ibush Hetemi, zyrtar i lartë i Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar.

Njerëzit e pendës, njerëzit e pushkës, njerëzit e asociacioneve qeveritare dhe jo qeveritare si edhe njerëzit pleqnar bashkë me të gjithë ata që e ndiejnë vetën me tamam shqiptar, kanë pse të gëzohen me të arriturat që i përjetoi Kosova Historike, besa edhe shqiptarët e Republikës së Iliridës. Sigurisht që të gjithë këta që u përmendën më sipër nuk janë të kënaqur me dukurit negative që po ndodhin në shoqërinë tonë, sigurisht që as nuk e pëlqejnë gjendjen e vështirë ekonomike, gjithsesi nuk u pëlqejnë as gjendjen e të papunësuarve dhe skamnorëve gjithandej trojeve shqiptare. Mirëpo, të gjitha të arriturat si edhe dukuritë negative kanë ndodhur në proceset që ka kaluar Shqipëria Londineze, Kosova Historike, republika e Iliridës etj.

Një kthesë historike jo shumë moti ka pas ndodhur 22 korrik, 2011-tës, kur GJN i Hagës, Kosovës ia shpalli të ligjshme Shpalljen e Pavarësisë, me këtë të gjitha shteteve që akoma nuk e kanë njohur Shtetin më të ri të Botës, iu çelë rruga që ta njohin Kosovën si Shtet të Pavarur dhe Sovran. Gjatë kësaj kohe derisa u prononcua GJN i Hagës, në nivel kombëtar kemi shumë të arritura, ato janë kolosale. Pra Shpallja e Pavarësisë së Kosovës Shtet të Pavarur dhe Sovran Shpallja e Republikës së Iliridës, prill 2012, është një e arritur që shumë e shumë kombe e lakmojnë, ndërtimi i rrugëve gjithandej Kosovës, ndërtimi i rrugës kombëtare që lidhë Shqipërinë Londineze me Kosovën Historike dhe shkon më tutje në Evropë, anëtarësimi i Kosovës në Banka dhe shumë asociacione ndërkombëtare, janë të arritura të kësaj klike politike dhe të politikave tjera kombëtare.

Me forcimin e shtetit të Kosovës sigurisht që instrumentet ligjore do të jetësohen më me ngulm çka donë të thotë se me forcimin e ligjit edhe dukurit negative në shoqëri bien në masë të madhe. Këto dukuri negative sigurisht që do të zvogëlohen me krijimin e vendeve të reja të punës, me zhvillimin ekonomisë dhe të standardit të njerëzve. Jemi të bindur se dukuri negative do të ndodhin ashtu siç ndodhë në gjithë botën, por ato do të jenë nga autorë të “sëmurë për sensacione”, përndryshe dukuri negative do të ketë gjithnjë e më pak. Kosova, respektivisht populli i saj ka të drejt të besojë se zhvillimi i saj do të ecën me ritëm çfarë dëshirohet, ajo ka resurse tokësore dhe nëntokësore, sigurisht tani më kemi edhe resurse ujore sepse shteti amë, respektivisht klika politike e saj në bashkëveprim me opozitën ia dha Kosovës në shfrytëzim Shëngjinin, çka donë të thotë se Kosova edhe zyrtarisht ka dalje në det. Këtë çka e ka bërë Shqipëria Zyrtare nuk ishte në kundërshtim me ligjet e vendit dhe me ligjet ndërkombëtare, prandaj falje andej e këndej cepave të atdheut mund të ndodhin derisa përfundimisht të bëhet edhe Ribashkimi Kombëtar.

Sipas konventave ndërkombëtare kur është fjala e vetëvendosjes nuk u ndalohet shteteve të interesuara të bashkohen, shtetet e interesuara kanë të drejtë të formojnë unione të ndryshme për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme. Prandaj Shqipëria e Kosova nuk mund të jenë “açik” nga shtetet tjera të botës. Zonja e zotërinj:

Atifete, Bamir, Nevzat, Salih, Hashim, Baki, Jozefina, Jakup e Rami…, Presidentë, Kryeministra e Kryeparlamentarë, të Kosovës Historike, të Shqipërisë Londineze, të Republikës së Iliridës, tash punoni më me ngulm për Ribashkimin Kombëtar, sepse të gjitha këto konventa e akte ( të vetëvendosjes së popujve e garantojnë: 1. Karta Atlantikut të vitit 1941 ( lidhja e kombeve); 2. Karta e kombeve te Bashkuara e vitit 1945; 3. Deklerata Universale e OKB-es e vitit 1948; 4. Rezoluta e OKB-es nr,637, 16.12.1952; 5. Rezoluta e OKB-es nr. 1514, 14.12.1960; 6. Rezoluta e OKB-se nr. 1815 , 18.12.1963; 7. Rezoluta e Okb-es mr.2105, 20.12.1965; 8. Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike i vitit 1966; 9. Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike sociale dhe kulturore 1966; 10. Dhe Rezoluta e OKB-es me nr. 2625, 24.12.1970;

Të drejtën e Vetëvendosjes e garantojnë edhe këta dokumente të OSBE-së, (1. Akti Final i Helsinkut i vitit 1975; 2. Karta e Parisit pë Europë të Re e muajt nëntor të vitit 1990, si dhe 3. Dokumnti i Kopenhagës i qershorit të vitit 1990). Pra këto dhe dokumente tjera të ndryshme ndërkombëtare janë në favorin tonë, pse të jenë/jemi “açik” ne/shqiptarët.

Cenë Pushkolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 694 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi