Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Patriotizmi i “Kuq e zi je ti”!...
Publikuar më 27 mars, 2015 në orën 17:59 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kënga “Kuq e zi je ti” e Elvana Gjatës në bashkëpunim me Florin ka ngjallur një debat të madh mes atyre kategorive të shkruesve, të ndarë shpesh në “nacionalistë”, “patriotë” dhe në “kozmopolitë”.
Duke qenë se kënga kishte dhe shprehi të tilla si “Shqipëri e Madhe”, “Shqipëri etnike” apo “Flamuri më i bukur në botë”, të konsideruarit “kozmopolitë” nxituan ta cilësojnë si një këngë nacionaliste, deri përdorën dhe termin “shoviniste”.

Në fakt, kënga ishte përgatitur për të qenë një “himn” për stadiume dhe për tu kënduar nga shqiptarët, kudo ku ata jetojnë dhe në thelb ngjan të mos jetë nacionaliste, por patriotike.
Një këngë që është bërë veçanërisht për patriotizëm, mund të ketë element që e lartësojnë kombin dhe kjo është gjë normale, mjafton që kënga të mos ketë tejkalime në masë në fjalë.

“Kuq e zi je ti” është këngë dhe kënga në fund të fundit është art dhe jo realitet.

Termi “Flamuri më i bukur në botë” nuk duhet marrë në kuptimin e parë të fjalës, por edhe si një metaforë mjaft e gjetur për të përshkruar bukurinë e flamurit tonë kombëtar.
Pra, teksti në mënyrë figurative përpiqet të thotë se flamuri kombëtar duhet respektuar dhe se çdo shqiptar, duke i shërbyer atdheut me ndershmëri, duhet të jetë krenar për këtë flamur.
Termi “Shqipëri e Madhe” ka dhe kuptimin se atdheu ynë, sado i vogël të jetë, për ne është i madh, na fal ndjesi të mëdha patriotike.
Njëjtë edhe “Shqipëri etnike” mund të mos jetë në kuptimin e konfiguracionit gjeografik dhe politik të fjalës, por në “bashkim” në një ide të shqiptarëve dhe në nderim të flamurit.

Për ta ilustruar me një rast, mund të vlerësohet se në një këngë mund të thuhet edhe se “bota është e imja” dhe asesi në art fjalët nuk kanë kuptimin e parë, por shprehjet janë figurative.
Kënga “Kuq e zi je ti” përfaqëson vlera patriotike të pastra dhe ngatërrimi me nacionalizëm të tejskajshëm as nuk zë vend.
Aq më tepër nuk mund të përdoren fjalë si “shovinizëm”, pasi në këngë as që përmenden etnitë e tjera dhe nuk ka ndonjë fjalë “agresive” që mund të shpjerë në veprime të tilla.

Gjergj Fishta shprehej dikur “Edhe hëna le ta dijë, edhe qielli do ta ketë pa’, se përqark kësaj Rrokullie, si Shqipnia i vend nuk ka”.
Fishta me siguri që ka qenë i vetëdijshëm se nëpër botë ka shumë vende të bukura përveç Shqipërisë, ama ishte figurë letrare që ngrinte në peshë patriotizmin. (paçka asaj që Fishta ka jetuar në kohë tjetër, parimi letrar vlen njëlloj).

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që supozohet të jetë demokracia më e zhvilluar, e kanë të brumosur patriotizmin edhe sot e kësaj dite.
Patriotizmi i bën përgjegjës qytetarët e një kombi për veprimet e tyre dhe ai nuk është kurrë i dëmshëm.
Kënga “Kuq e zi je ti” është e tillë, pasqyron vlerat e një patriotizmi të pastër shqiptar!...

Dionis Xhafa

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 965 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi