Revista letrare “Metafora” nr. 1, mars 2015, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndodhet në shtyp dhe së shpejti del në treg.
Ky numër i revistës përmban punime nga gjini të ndryshme, kritikë letrare, piktura dhe shënime të ngjarjeve letrare.
Janë botuar ese nga Skënder Drini, Rexhep Qosja, Rexhep Shahu, Umberto Eko dhe Kersti Berarot, si dhe një fragment drame nga Adem Dema dhe një dramë e Sadik Përveticës.
Nga proza artistike janë botuar fragmente romanesh nga Jean-Paul Sartre e Albina Idrizi dhe tregime të Lazër Stanit, Kujtim Agalliut, Gëzim Ajgerajt, Ilam Berishës dhe Adriana Istrefit.
Me cikle poetike janë prezantuar poetët Shaip Beqiri, Kolec Traboini, Xhevdet Bajraj, Anton Papleka, Lumo Kolleshi, Abdyl Kadolli, Dije Lohaj, Muharrem Kurti, Fazli Greiçevci, Rexhep Elmazi, Laureta Petoshati, Shahin Hasani-Shkoza, Faik Smajli, Rozeta Kreste, Mehmet Bislimi, Gëzim Llojdia, Agim Desku, Agim Berisha, Brahim Avdyli, Bilall Maliqi, Shahin Ibrahimi, Ferit Lamaj dhe poetët ndërkombëtarë Charles Bukowski e Odiseas Elitis.
Revista përmban edhe një studim për De Radën nga Vebi Bexheti, recensione letrare nga Sadri Fetiu, Shyqri Galica, Hans-Joachim Lanksch, Alisa Velaj, Kosovare Krasniqi e Sheremet Krasniqi, faqen e humorit, ballina të veprave dhe shënime për ngjarjet letrare të LSHK-së.
Revista ka përkujtuar me biobibliografi edhe shkrimtarët e ndjerë Ajri Begu, Yrjet Berisha e Qerim Ujkani.
Në këtë numër të “Metaforës” janë botuar pikturat e Esat Vallës.
|