Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
TAKIMI I DY QEVERIVE NË SPEKTAKLIN E NGJYRAVE TË STILIT TOP CHANNEL- NË RRETHIN HERMETIK
Publikuar më 30 mars, 2015 në orën 01:57 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Takimet në nivele të larta , takim ministrash, kryeministrash, presidentësh. Përgatitjet, paravizitat, përpunim agjendash, protokole, opinjone. Gjithçka ka rëndësinë e vet. Rregullimi, riparimi ose hapja rrugë e zgjidhjes për një problem konkret e fuqizon në të gjitha dimensionet takimin.

Forma dhe përmbajtja përcaktojnë vlerën e spektaklit! Të vaqanta janë spektaklet politike, prandaj kërkojnë atribute shtesë ,nuk mjaftojnë ato fundamentalet. Politika e gjestit, simbolika edhe pakë folklorizëm patriotik, bashkë me skenarin pikë për pikë, e sidomos me skenografinë e spektaklit të ngjyrave të stilt “ Top Channel”, takimi punës kalon në përmasat e shout medial.
Kur vet protagonistët janë nga fusha artistike, kur piktori lëvron politikën, e këngëtari i repit bujqësinë, shkëlqimi sa vie e rritët!
Madhështinë e shtoi autobusi, duke bartur gjithë qeverinë, me
pak simbolikë, qeveri që udhëton me pakë shpenzime.
Kondicionimi po përsëritët. Nga ambientet historike të Lidhjes së Prizrenit në “Rrethin Hermetik” si në ritin e tarikatit, i cili gradualisht kalon në një autoerotizëm patologjik.
Pse u mblodh gjithë kjo qeveri? Herë në historinë e her në kryeqytetin e kombit. Ata mbase e dinë!
Cili është qëllimi i takimit në vetëvet? Diskrapanca shumë e theksuar në mes formës, gjestit,e simbolikës në njërën anë dhe e përmbajtes në anën tjetër, na qoi në dilema. A është ky takim per bashkim, apo takim për bashkpunim? --Mbishkrimi “ NJË TOKË-NJË POPULL-NJË ËNDËR” ,pastaj , një platformë e kuqe me një shqiponjë gjigante në mes, në rreth të mbyllur nga flamuj të BE, që simbolizon Shqipërinë e bashkuar të integruar në BE, mandej,solemniteti, kujdesi e delikasesa e gjithë asajë që dukej na jep të kuptojmë se këta njerëz, paskan marrë mbi supe përgjegjësinë historike që ju takon, për bashkimin e kombit. Nga kjo delë se: Me të vërtetë këto takime janë historike, në vendet dhe në kohën e duhur.Nëse ai mbishkrim për një ëndërr, të një populli , në një tokë, nuk është vënë pa dashje, kjo do të thot se, klasë politike në në të dy anët e kufirit, ka arritë në nivelin e përgjegjësisë për të realizuar atë që don ky popull.
- Kur shofim përmbajtjen, kemi nënshkrim marveshje të pa qarta, të përsëritura, për bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Për çfar bashkpunimi?
Bashkpunim ekonomiko- trgtar, i sili është i rregulluar me marveshjen e CEFTA-s, e cila vetëm se duhët të zbatohët.
Bashkpunim në fushën e arsimit, e cila është kulikula e Bolonjës e pranuar tashmë nga të dya palët.
Bashkpunim ndër kufitar, i cili është duke u aplikuar gadi në të gjitha shtetët e evropës, tashmë po e zbaton edhe Kosova me Sërbinë dhe me Malin e Zi.
Nëse ngelni në nivel të marveshtjeve për bashkpunim, atëherë:
-Një ndërmarrësi i intereson nivelizimi i tarifave tatimore si:TVSH, tatimet në fitim, tatimet të paragjykuar për tregëti dhe shërbime, si dhe mundësia e ushtrimit të biznesit në gjithë teritorin e dy shteteve pa procedura administrative. Të paguhët dogana dhe akciza vetëm për mallrat me origjinë nga vendi i tretë, ato vendore të kalojnë pa u ndalur, duke ju nënshtruar regullave tatimore në vendin e shitjes.
-Një studenti i intereson që me një laps në dorë e me njohuritë në kokë nga shkollimi paraprak, të konkuroj në të gjitha universitetet, në Kosovë e në Shqipëri, mbi bazën e rezultatit në provimin pranues, pa testin e maturës, ku në kopjues ordiner del më mirë se një nxënës i urtë e i mirë që nuk kopjon, si dhe pa kuota të caktuara për regjionin.
- Një pacjenti i intereson marëveshtja që i mundëson shërimin me kushte të njejta në të gjitha institucionet shëndetsore në të dy anët e kufirit.
Kategorive të lartpërmendura , dhe të gjithë neve të tjerëve , qoftë si pushues, qoftë si vizitorë, ose për të kaluar një vikend te njëri tjetri, nuk duam që për rrugën që zgjatë dy orë, të presim një orë në kufi.
Atëherë në Top Cannel shofim spektakle bukurie, me një shqiponjë të vogë në bikine bëhët pak patriotizëm folklorik.

Dr. Muhamet Aliu

Ferizaj

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 660 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi